Re: Can You Freestyle...
per lezhen s'di cte te them, une flas per tironen,
se kam pa per 6 vjet, qe ja ** *sha ate nonen,
flas per qytetin e 15 katshit, dhe parkut "Rinia",
i vetmi kryeqytet evropian, qe downtown ka xhamia,
flas per tironen, o tirona ime,
ku qe ne 97 sna zete gjumi pa nji te shtime,
ku pubet jane si kerpudhat, cdo dite numrat rriten,
ku jeta eshte si lufta, perdite njerez vriten,
ku bera shkollen e mesme, tek "harry fultzi" shkova,
po ato gocat e "sami frasherit", asnjehere nuk i leshova,
ku piramides i doli boja, dhe bllokut boja i hyri,
albanian_girl(s) me minifunde, na u kenaqte syri,
ku partizani e dinamo vdiqen me u bo "tirona",
por o tiron tirona, kupa eshte e jona,
ku nuk flitej me shqip, tropojance became the native one,
ku tironcat u bone minoritet, ky popull ska din e iman,
mos me keqkupto, e dua tironen me zemer,
me vrron gjaku ne deje, sa here e them ate emer,
krenarine e pamase, me qene prej tirone,
me mi ndryshu kto ndjenja, vallaj nuk ka bir none,
megjithese ka rruge me gropa, megjithese nuk ka drita,
megjithese makinat jane benz, por benzat jane pa marmita,
megjithese zogu i zi, nuk hahet me shallvaret,
megjithese cunat e rinj, po i popullojne varret,
megjithese intelektualet, nuk kane leke per buke,
kurse gjysma e milionereve, origjinen e ka "puke",
megjithese nje darke tek rogneri, kushton sa rroga e nje muaji,
megjithese ne jemi te paret, te lepijme byth*n e nje te huaji,
megjithese gjithe keto ndodhin, tiron te dua shume,
te kujtoj me mall, cdo nate para se te fle gjume,
sepse aty u rrita, kujtimet kudo burojne,
dhe kur bie ne gjume, endrrat e saj me zgjojne,
mbaj mend heren e pare, kur u hap disko refleksioni,
pastaj "meteori", te tjerat mi kujtoni,
kujtoj puthjen e pare, ne shkallet e universitetit,
ate moment u ndjenin, si t'ishin karrigia e mbretit,
kujtoj sherrin e pare, shkoja tek alqi kondi,
me vone "pjeter budi", me nje cun qe e thirrnin mondi,
kujtoj demokracine, u perpoqem per te miren,
mbi 300 mije veta, "e hodhen qelbesiren",
kujtoj kur becker erdhi, vizite nga amerika,
kujtoj gjendjen e jashtzakonshme, ne palce na hyri frika,
3 milione njerez, 45 parti,
10 milione kallashe, matematiken beje ti,
o tiron tirona, ku je se me ka marre malli,
na ndau kjo jete m*ti, na ndau per se gjalli...