Ca vargje nga unë,e panjohura!

Eléonoré

Valoris scriptorum
Një letër do doja....

Më shkruaj një letër të modës së vjetër
shkruaj me çfar të duash, nuk ka rëndësi
stilolaps, gjak zemre ose diçka tjetër
shkruaj me mjaltë blete,i çik ëmbëlsi...

Shkruaj të dua e dashura ime
shkruaj të lutem çfar të duash edhe pa emër
një zarf blu ose të bardhë nuk bëj dallime
postoje me një shigjetë dashurie,
edhe nëse shigjeta më godet në zemër...

Letrën e dua në kutinë postare
thjesht dërgo fjalë e grafite dore
nuk dua shkrime në mënyrë elektronike
për shkak se ato janë pa shpirt...përbrenda
shkronjat janë të vrazhdëta,e fjalët janë mizore...



Ishte një dëshirë për kohën e vjetër
e dij që atje nuk ka,as laps e as letër....

E dashur «e panjohura» ,
U rregjistrova ne kete forum sot me 25 Shtator 2016, me synimin e pare qe t'ju kontaktoj per te shprehur shqetesimin e madh qe ndjeva kur lexova dy tre mesazhet e tua te fundit te ketij filli diskutimi. A eshte thirrje per ndihme apo thjesht veteshpalosje momentale e thellesise se ndjenjes tende per humbjet e medha qe jeta pa meshire te ka servirur?

Ashtu qelloi qe me 21 Shtator, pervjetorin e 10-te te vdekjes se tim ati, une lexova me nje fryme te gjitha poezite e tua. E kote te them, kur hasa ne poemat e tua per tet Ate, lotet nuk me mbaruan. Ka pena te fuqishme, por ti tashme e njohur «epanjohura» me drodhe sic dridhet nje lis i lashte nga nje furtune e madhe. Uroj te degjoj prej teje qe cdo gje eshte ne rregull me ty.

PS. Ne nuk e dime nese ka laps e leter atje PERTEJ por Qiell dhe Det ka. Ndoshta AI do te perdore Detin si Boje per te shkruar Qiellin ....Nuk e di ne se e di ate kengen : Sikur Qielli te ish leter, edhe Deti te ish Boje, nuk do te shkruaja une gje tjeter, vecse ty te dashuroj. Kujdesu per veten. Mirudegjofshim e ndoshta Mirupafshim.
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Kamë ngelur e njejta...


Unë nuk kamë ndryshuar
kamë mbetur e njëjtë;
si një shkëmb i bardhë
që ngrihet nga deti,
qielli nuk është blu
pafundësi e ujit të thellë,
dhe era fryen pa pushuar
mbi një shkumë të bardhë
valët e tua shqetësuar.

Unë nuk kamë ndryshuar;
ngela një lis që krijon hije
mbi shtratin tuaj të ftohët,
ndalova të kënduarit
e vetmuar veshur me të zezë,
u përpoqa për të fluturuar
por kisha krahë të thyera.

Unë nuk kanë ndryshuar;
jamë një re që sjelli shi
i cili derdhet në pika të pastra
në puset tuaja të thata,
ngela errësira e harresës
e cila nuk sjell lumturi
në gjumin tuaj nuk erdha
ngela nën këmbët tuaja......
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Sonte......

Engjëjt e harruar mbërritën sonte
për të më kujtuar jetën para jetës,
se zemra është duke rrahur në mua
përsëri fshij lotët dhe i drejtohem vetvetes....

Për të gjetur se pse jamë e mërzitur
dhe pse natën nuk fle,vetëm rrijë shtrirë..
ku çelësi për gjetjen e sekreteve pa vrejtur
ka humbur diku,t'a gjej është shum vështirë.....

Edhe sa do të zgjasë ky kërkim nuk dijë?
dicka në mua është më e fuqishme
edhe pse e gjithë bota pëshpërit: "I dashur!",
unë ngela duke qarë,u bëra e mërzitshme.....

Hënën dhe tokën, tokën dhe detin,
detin dhe kripën, dritën dhe errësirën.
asnjë nuk flejnë, sepse po presin për agim,
dhe shpirti është disi i lodhur,në ta kërkon mëshirën.....

Derisa sekreti ngadalë, ngadalë zbulohet...
Po po.. 'pak vdekje' do ishte ndihmë për mua,
e zgjuar jamë,dhe shpirti më torturohet,
inkurajoi dëshirën për t'u ringjallur,por ajo u shua.....
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
TË MALLKUAR QOFSHI PËR JETË
QË VRAT NJË DASHURI TË VËRTET!


Kur nje bebe e vogel filloi te flase te gjithe u gezuan VECSE kur filloi te permendte emrat e te dashurve keta te fundit filluan te vdisnin. Permendi gjyshen. Gjyshja kaput. Permendi te emen. E ema kaput. I ati filloi te dridhej. Kur me ne fund bebi permendi te atin, asnje gje nuk ndodhi. Prit e prit e prit, vjen lajmi qe kishte vdekur komshiu.

Morali i historise: Mallkimi bie mbi te vertetin dhe jo mbi ate qe presupozon ti te jete i verteti.
 
Top