Re: Arrin terrorizmi komik
Arrin terrorizmi komik
Nga Alban Bala
Pak gjera mund te te deshperojne me shume sesa nje shaka pa kripe… Rrembimi i avionit Turkish Airlines 1476 ishte pikerisht nje gje e tille. Skematik ne ideim, medioker madje absurd ne praktike, provokativ deri ne cinizem - ashtu siç konkludoi, por edhe shume banal ne produktin e vet mediatik, aksioni i kishte te gjithe elementet qe i duhen nje skenari per film me (anti)terrorizem.
Mjetet e Punes: Nje avion turk ne ajer; nje turk per rrembyes (apo disa- ky detaj nuk ka rendesi, pasi nuk do t’i shohe askush), nje Pape (mundesisht ne prag te nje vizite ne Turqi), nje origjine per historine – Shqiperia, nje destinacion per historine – Italia.
Misioni: Te simulohet nje akt terrorist me efekte nderkombetare, qe perfshin Turqine, Shqiperine, Vatikanin dhe Italine. Turqia te njolloset ne lidhje me te drejtat e njeriut dhe te çarmatoset moralisht perpara vizites se Papes atje, Vatikani te vihet ne nje pozite edhe me te veshtire ne prag te vizites se Papes ne Turqi, Shqiperia te akuzohet per standartin e ulet te sigurise dhe si strehe eventuale e çdo lloj terrorizmi, duke perfshire ate komik, Italia te testohet per nivelin e sigurise ne pergjigjet ndaj sulmeve eventuale me target qytetet europiane. Ky nuk eshte megjithate program per stervitje ushtarake.
Ngjarja/Subjekti : Avioni ngrihet nga Rinasi - Shqiperi, por mbi Greqi dikush pa u hetuar ka hyre ne dhomen e piloteve dhe urdheron /vendos (pa u thene gje te pranishmeve, te cilet prej ketij çasti mbiquhen a) per Policine: te rrembyer b) per Median: pengje fatkeqe dhe/ose viktima te terrorizmit nderkombetar) ta ndryshoje rruge-drejtimin dhe te synoje Romen. Motivi: Rrembyesi ka nje leter / mesazh per Papen.
Prej ketij çasti aksionit terrorist i jane shfryre bulçite. Edhe pse ende nuk jane te sigurt nese rrembyesit jane te armatosur, ekspertet e sigurise e dine se nuk ka skenar tragjik pas ketij plani, i cili artikulohet fluturimthi nga kabina e qete dhe e kalter e Boingut 1476. Misioni i rrembyesit eshte kunder-arma e tij: ai ka nevoje per vemendje nderkombetare.
Dy elemente tejkalojne pritshmerine edhe te optimisteve me te medhenj. E para, rrembyesit jane te pa-armatosur. Kete fakt e dine edhe pasagjeret, te cilet ja thone medias qysh perpara se avioni te zbrese ne Brindisi. E dyta, per gjate te gjithe udhetimit, per te shmangur trazira te panevojshme, asnje prej pasagjereve nuk e di qe eshte peng apo viktime e nje akti rrembimi. Terroristet jane edhe me gjakftohte se ç’duhet. Atyre ju intereson media. Ajo qe avioni turk dhe rrembyesi i tij ne fakt moren peng per me shume se disa ore ishin syte e medias nderkombetare.
Ne ekrane u rikthye i plote nje debat mediatik mbi fjalimin e fundit te Ratzinger dhe udhetimin e tij te pritshem ne Turqi.
Sterzgjatja e ngjarjes ne ajer, deviacioni per ne Brindizi, pastaj vonesa ne toke, mbajtja me force por pa arme dhe pa kercenime, e njerezve te gozhduar ne avion, ulur ne karriget e tyre ajrore edhe kur avioni kishte disa ore i parkuar, dhuna e mos-dukjes e atij turkut qe sipas nje deputeti ne avion “mund te kete nje grup ketu brenda, se shoh ca djem me mjekrra”, vizionimi i modelit te fushes se minuar brenda avionit, etj, te gjitha keto prodhuan kohen e nevojshme qe i duhej dikujt per te futur ne qerthull Vatikanin dhe per ta detyruar te shprehej per nje ngjarje qe e prekte direkt.
Pesha e pergjegjesise sociale ishte shume e madhe: 107 persona dhe 7 pjesetare te ekuipazhit rrezikonin çdo sekonde jeten, ne pritje te nje deklarate nga Papa mbi nje mesazh te ardhur enkas nga Turqia/ turqit per te.
Ne fakt kur avioni turk u ul, media shqipe kishte kohe qe e kishte marre fluturimin e saj. Konkluzionet e analisteve shqiptare qe transmetonin live ishin te pameshirshme: “Ky rast e perfshin perfundimisht Shqiperine ne ngjarjet terroriste” - thoshte pa asnje prove neper duar drejtori i lajmeve te nje televizioni qe ne fakt mbulimin e ngjarjes e beri permes nje gazetari qe rastesisht ndodhej ne te njejtin fluturim. Raporti nga brenda avionit te ulur dhe komenti i editorialistit ne studio ishin perputhshmerisht te kundert, shprehje tipike e lirise editoriale per te thene çdo gje, pervecse te verteten.
Te deshperuar qe rrembyesi i avionit te Turkish Airlines nuk ishte shqiptar, mediat lokale u perpoqen te nesermen te ngushellohen me tituj si “Dorezohet rrembyesi. Kerkon ndjese ne shqip”, si e si te njollosin vendin e tyre, i cili ne fakt nuk lejoi askend te kalonte me arme dhe te merrte nje avion. Standarti i sigurise nuk u cenua nga ngjarja, por nga jehona mbi ngjarjen.
Vazhdimin e artikullit e gjeni ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=316