BREAKING RREMBEHET AVIONI I LINJES TIRANE-STAMBOLL

i_own_u

Primus registratum
Re: BREAKING RREMBEHET AVIONI I LINJES TIRANE-STAM

t'shikojm çdo boj qeveria tashi me kte histori...

po mesiguri do ja hedhin fain pilotave Turk si te pa aft, e jo sigureses Aeroportit

nejse, jeta vazhdon...
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: BREAKING RREMBEHET AVIONI I LINJES TIRANE-STAM

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
A i kishte hyp avionit ne Rinas ai, se per linjen Rinas-Stamboll sikur behej fjale, apo prap kan rrejt gazetat?! lol

[/ QUOTE ]

e mora vesht more zotni po ku e ndigjove q1 ka pase arme (kjofte edhe presje thojsh) /pf/images/graemlins/confused.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: BREAKING RREMBEHET AVIONI I LINJES TIRANE-STAM

do ket qen djali haxhes pilotit pra... meqe ka kerku azil politik n'talias /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: BREAKING RREMBEHET AVIONI I LINJES TIRANE-STAM

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
do ket qen djali haxhes pilotit pra... meqe ka kerku azil politik n'talias /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Nuk thashe se degjova ne ndonje vend, po e lexova /pf/images/graemlins/wink.gif te gaeta shqiptare /pf/images/graemlins/tipsy.gif Problemi eshte se nuk i duhet besuar shume asaj gazete /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mostro

Putraku
Re: BREAKING RREMBEHET AVIONI I LINJES TIRANE-STAM

do zoti nuk e levizin kusheririn tim nga aeroporti.nqs e keni parasysh eshte ai gabeli qe shet cigare te hapme te dera e jashtme e rinasit.ma tha qe kish nis fshesa ne aeroport,nuk kishin lon pastrus dhe plenaxhinj pa leviz.... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

5hakani.jpg
TIRANË- Dëbimi në Turqi i ka rënduar më shumë se prangat, 30-vjeçarit Hakan Ekinci, mysliman i konvertuar në i krishterë. Ka tentuar të fitojë azilin politik në Shqipëri e kur nuk ia ka arritur, ka thurur planin e rrëmbimit të avionit me të cilin po deportohej, duke kthyer “sytë” e gjithë botës drejt tij. Ka kërkuar ta çojnë në Romë, për t’i kërkuar ndihmë Papës, e për këtë motiv ka detyruar ndryshimin e kursit të avionit të linjës Tiranë-Stamboll me 113 persona në bord. E gjithë historia e pengmarrjes ka nisur pak minuta së avionit, kur ai ndodhej në hapësirën ajrore të Greqisë. Ekinci, krejt i pa armatosur, ka hyrë në kabinën e pilotimit të Boeing 737 dhe është shtirur sikur kishte një shpërthyes të fuqishëm, që mund të hidhte në erë avionin, duke diktuar ndërrimin e kursit të avionit.
Kërkesa për ndihmë
Në fillim u përhap lajmi që pengmarrja po bëhej nga dy persona, bllof ky i pengmarrësit Hakan Ekinci dhe që pengmarrja po bëhej si një shenjë proteste kundër vizitës së Papës në Turqi, vizitë kjo e planifikuar për në datën 28 nëntor. Televizionet turke kanë bërë të ditur identitetin e pengmarrësit Hakan Ekinci, një dezertor i ushtrisë, i konvertuar në i krishterë në vitin 1998. Ekinci i ka shkruar Papës dhe në të shkuarën, për t`i bërë të ditur atij çështjen e tij dhe për ta ndihmuar atë që të mos kthehej në Turqi. “I dashur Papë, jam Hakan Ekinci, jam i krishterë dhe nuk dua që t`i shërbej një ushtrie myslymane”. Në mesazh, ai kërkon ndërhyrjen e Benediktit XVI, si një udhëheqës i të krishterëve dhe i botës së krishterë, për ta ndihmuar që të mos e kryente shërbimin ushtarak dhe për të mos jetuar në një vend mysliman. Pas uljes në Brindizi, devijuesi i avionit ka shfaqur menjëherë dëshirën për të kërkuar azil politik. Pas dorëzimit, i pari që ka lënë avionin ishte një anëtar i ekuipazhit, i cili u ndoq më pas nga turku që iu dorëzua policisë.
I dëbuari
Hakan Ekinci ka gabuar për herë të dytë, duke kërkuar me ngulm azilin e dëshiruar politik në Itali. Fillimisht, turku kishte dashur ta realizonte këtë në Shqipëri, pak kohë më parë, por autoritetet zyrtare të Tiranës ia kishin refuzuar kërkesën dhe pas skadimit të leje-qëndrimit, e kanë mbajtur në një kamp azilkërkuesish në kryeqytet. Dje u vendos që ai të deportohej për në Turqi dhe për shkak të mungesës së pasaportës, e kishin pajisur me një dokument identifikimi. Asnjë dyshim nuk kanë mundur të konstatojnë punonjësit e policisë dhe ata të sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, pasi Ekinci ishte i qetë. Burime të sigurta në Ministrinë e Brendshme thanë për “Shekulli-n” se Ekinci kishte hyrë disa herë në Shqipëri. Policia kufitare ka konfirmuar hyrjet e daljet e shtetasit turk në vendin tonë, të cilat kanë qenë plot tre. Sipas tyre, ai dispononte dokumentacion të rregullt hyrjeje. Vetëm pak kohë më parë në ardhjen e tij të fundit Ekinci, pasi i kishte mbaruar edhe leja e qëndrimit, kishte aplikuar të merrte azil politik në Shqipëri dhe si shkak për ta përfituar këtë kishte paraqitur shndërrimin e tij nga mysliman në katolik.

SIGURIA

Ndryshimi i kursit të avionit ka sjellë në të gjithë Italinë nivelin “Leonardo da Vinci”, që ka të bëjë me sigurinë kombëtare në raste të pengmarrjeve për terrorizëm. Në fund të ngjarjes, ministri i Brendshëm italian, Giuliano Amato, do të jetë në një interpelancë në Senat, të mërkurën në orën 9.30 të mëngjesit
MINISTRI TURK

“S’ka të bëjë fare me vizitën e Papës. Ishte thjesht një përpjekje për kërkimin e azilit politik nën influencën e problemeve fiziologjike”. Kështu ka pohuar për median Binali Yildirim, ministri turk i Transporteve, duke shtuar se Hakan Ekinci është përpjekur t`i shpëtojë kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak
D’ALEMA

“Një ngjarje që na ka mbajtur pezull, por që për fat u mbyll mirë”. Kjo është psherëtima e lehtësimit, shprehur nga ministri i Punëve të Jashtme, Massimo D'Alema, pas mbylljes së ngjarjes së devijimit të avionit turk. “Këto janë ngjarje që sjellin shqetësim”- ka shtuar D`Alema, i cili ka shtuar se duhet kuptuar shkaku


Marre nga Gazeta Shekulli
 

eddantes

Primus registratum
Re: Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

ai turku i shkrete ka kerku azil ne shqiperi, ka qene i konvertuar ne katolik, eshte me origjine kurde......qeveria shqiptare nuk i ka dhene azil per shkak te marredhenieve te mira me turqine dhe dje e ka nisur pakopostale ne turqi....ai fukarai i shkrete ka rrembyer avionin...ka qene pa arme pa asgje, ci ngelej tjeter te bente?
Qeveritaret tane i japin azil 5 knezve ujgure dhe atij qe ne nje moment teper delikat kerkon besen e krishterimit jo!!!!
RROFTE QEVERIA MYSLIMANE SHQIPTARE!!! idiote paskemi qene
 

olololol

Primus registratum
Re: Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

Sot ne Tirane qarkullonin anekdoda per historine e turqeve dhe avionit.

POR !

Une kam dyshimet e mia /pf/images/graemlins/rolleyes.gif /pf/images/graemlins/rolleyes.gif

Mos fshihet ndonje Shtet qe ska qef qe Turqia te behet anetare e BE-se.Dhe per kete gje paguan keto sajon historine , me avionin dhe nxjerr Turqine para Europes si vend te pasigurte etc.
Si u rrembenka avioni per per te kerku azil politik ?????

Po ju si thoni ?
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

vallaj shume pune te pista behen... s'ke kujt ti besosh me perpara!
 

antip

Primus registratum
Re: Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

A ta hedhim nje hipoteze... :

Kete muhabet e ka sajuar Papa...
 
S

Scorpion

Guest
Re: Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

Problemet filluan në tokë, kur Boeing-u i "Turkish Arilines" nuk po shkulej nga vendi, edhe pse po kalonte një orë nga orari i përcaktuar. "Duhet të niseshim në orën 15:30, por u nisëm në 16:30, kur na hipën shpejt e shpejt në avion", tregon Ermir Hoxha, gazetari i "Shqip", që u ndodh dje në vendin e gabuar në momentin e gabuar së bashku me 110 njerëz të tjerë.

Kur hipën në avion, askujt nuk i bëri përshtypje pamja e Hakanit dhe Mehmetit, madje, asnjë nga pasagjerët nuk i vuri re as kur ata të dy hynë në kabinën e pilotit. "Nuk kuptuam asgjë. Shenja e parë që na u dha ishte pas më shumë se gjysmë ore fluturimi, kur stjuardesat nisën nga e para të na tregonin përdorimin e dyerve të emergjencës. Mua m‘u duk qesharake kjo. Vetëm kaq", tregon Ermiri. Pasagjerët u trembën pak më vonë, kur avioni nisi të rrotullohej në mënyrë të pakuptimtë në ajër, por edhe kësaj here nuk e morën seriozisht. Shqetësimi filloi kur disa pasagjerë të mësuar me fluturimet Tiranë-Stamboll, konstatuan se dritat e qytetit të shtrirë në dy kontinente nuk po dukeshin, edhe pse orari i mbërritjes kishte afruar. "Kur njerëzit nisën të shqetësoheshin për këtë gjë, kapiteni i fluturimit na komunikoi se për shkak të një defekti do të uleshim në Brindisi. Kjo nuk kishte kurrfarë kuptimi, sepse ne ishim nisur në drejtim të lindjes, jo të Perëndimit". Gazetari i "Shqip" tregon se edhe kësaj radhe, megjithëse nisën të shqetësoheshin, pasagjerët nuk menduan më të keqen, që na fakt ishte duke ndodhur.

Ulja në aeroportin e Brindisit në Itali u bë rreth orës 17:45, kohë në të cilën disa nga pasagjerët arritën të shquanin në fluturim paralel me ta disa avionë ushtarakë. Ata avionë të modelit "F16" i kishin shoqëruar nga afër qysh nga Greqia.

"Vetëm kur u ulëm dhe nisnim të komunikojmë me njerëzit tanë në Shqipëri, Turqi e gjetkë morëm vesh se ishim pengje. Përpara se të mësoja këtë lajm, kisha vënë re një njeri me veshje sportive e me kapele prej reperi në kabinën e pilotëve, gjë që më bëri përshtypje, por nuk më shkoi për asnjë moment ndërmend se mund të bëhej fjalë për një rrëmbim". Ermiri, një besimtar praktikant mysliman, nuk mund ta mendonte se "terroristët" do të merrnin peng një avion të mbushur në mazhorancë absolute nga myslimanë. Në avion ndodhej edhe një grup besimtarësh, që udhëtonin për në Arabinë Saudite, për të kaluar atje disa ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

"Lajmi se ishim pengje u përhap në sekondë dhe njerëzit filluan të trembeshin. Por shumica ishin burra, nuk kishte asnjë fëmijë dhe qetësia e vetëpërmbajtja mbizotëronin në atë kuti metalike ku ishim mbyllur. Një djalë i ri, te të 20-at, që udhëtonte me të ëmën, ishte më i tremburi nga ata që pashë. Por, më tha se trembej më shumë për të ëmën se për vete", tregon Ermiri. Ai shton se momenti më i frikshëm, kur edhe burrat u drodhën, ishte kur gjithë dritat e avionit u shuan. Por kjo zgjati shumë dhe njerëzit më shumë se të trembur ishin të çuditur. U bindën se ishin pengje, por nuk shikonin pengmarrësit. Nuk dëgjonin asnjë zhurmë të çuditshme nga kabina e pilotimit dhe kishin gjithnjë përballë fytyrat e qeshura të stjuardesave, qe herë pas here mundoheshin të bënin edhe ndonjë shaka. Ndërkohë, në media filloi të flitej se pengmarrësit kishin kërkuar gazetarin në bordin e avionit. Në redaksitë e "Top Medias" të gjithë mbetën pa frymë, sepse kuptuan që kishin "dekonspiruan" shokun. Por Ermiri tregon se kjo nuk kishte qenë e vërtetë: "Pengmarrësit nuk komunikuan asnjëherë me ne. Madje, si myslimanë, së bashku me grupin e besimtarëve që udhëtonin për në Dubai diskutuam njëherë të merrnim ne përsipër negocimin me pengmarrësit, duke menduar se ata ishin të të njëjtit besim. Por nuk patëm asnjë shans të flisnim me ta. As që na e vërshëllyen fare". Ermiri e mori vesh vonë se pengmarrësit nuk ishin "fondamentalistët myslimanë që luftonin perëndimin" dhe e kuptoi që kishte qenë fatlum që nuk kishte tentuar të negocionte me ta.

Fundi i makthit ishte njësoj i çuditshëm me fillimin e tij. Dy djemtë dolën nga kabina e pilotimit si të mos kishte ndodhur asgjë. "Na përshëndetën në një mënyrë shumë sportive, na kërkuan falje dhe dolën". Në orën 8:20, pasi nga avioni kishin zbritur dy pengmarrësit dhe piloti, dera u hap edhe për 105 pasagjerët dhe pesë anëtarët e tjerë të stafit. Të gjithë qëndruan për disa orë në Brindisi, ku iu dhanë ushqime të shpejta e pije freskuese dhe i kontrolluan imtësisht. Natën vonë, një tjetër avion do t‘i transportonte për në Stamboll.


Marre nga Gazeta Shqip
 

pompa

Primus registratum
Re: Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

ore, po thone qe ishte vetem nje "rrembyes" loool..ca gazetash ahahaha
 
S

Scorpion

Guest
Re: Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

Shikoni qe s'paskan qene agresive... kane patur ndonje hall dhe ata... sa keq qe s'paskan qene agresive se s'i kane lene oreks ca tipave te flasin mbi "terrorizmin islamik".
Sa avione rrembehen cdo vit... pse te gjithe muslimane jane rrembyesit. Ka dhe rrembyes qe per qellime kriminale i rrembejne, ose per te fituar lirine personale... c'iu ka bere politika e feja aman...
 

eddantes

Primus registratum
Re: Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

kush po vje ta rrembejm i arropllan per gallate, e di una si bohet.....hahahahaha
 
H

harap

Guest
Re: Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

Socialistet me kete rast po e tregojne perseri injorancen e tyre e fshatarllekun nga ku vijne.
Ça lidhje ke PD me avionin ?nderkohe qe pilotet jane ushtarake e nje person me duar ne xhepa arrin te ndryshoj destinacionin.Te nxjerrin fall se ça ne mendje?
Ku ta dime ne se nuk eshte loje e turqve kjo ?
PFFFFFFFF
e ça ndodhi ? asgje.
 
S

Scorpion

Guest
Re: BREAKING RREMBEHET AVIONI I LINJES TIRANE-STAM

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Cudi si kan hy ka Rinasi me arme ata /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Ti ndiq lajmet ndonjehere, mos shih telenovelat. Rrembyesi s'kishte arme. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: BREAKING RREMBEHET AVIONI I LINJES TIRANE-STAM

Ruçi: E dashura e rrëmbyesit punon në Ministri të Brendshme


Anila Rama

TIRANË- Pengmarrja e avionit të shoqërisë “Turkish Airlines” nga Hakan Ekinci, është konsideruar nga opozita e majtë si një plan i menduar mirë dhe jo si një veprim i rastësishëm i një njeriu të dëshpëruar. Debati kryesor dje në seancën plenare është përqendruar te kjo ngjarje, ku palët shkëmbyen akuza, kundërakuza e replika lidhur me përgjegjësinë që kanë strukturat qeveritare për menaxhimin e situatës. Deputetja socialiste, Arta Dade, theksoi se si përgjegjës kryesor për moszbatimin e procedurave për pajisjen e shtetasit turk me dokumentet e azilkërkuesit, ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, duhet të japë dorëheqjen. Sipas saj, nëse çdo gjë ka funksionuar ashtu siç po deklarohet dhe përgjegjësia për gjithçka i takon kompanisë “Turkish Airlines”, ministri i Transporteve të kërkojë ndërprerjen e fluturimeve të kësaj kompanie. Akuza më e fortë dhe e drejtpërdrejtë për gjithë sa ndodhi të martën pasdite u bë nga deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi, i cili i cilësoi veprimet e turkut Hakan Ekinci si të një profesionisti.
***
“Në vend që të mbahet qëndrim nga qeveria, të gjitha deklarimet janë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Olldashi ose nuk e njeh akoma detyrën që ka marrë përsipër, ose vjen këtu si një mashtrues ordiner. Neni 52 i ligjit “Për të huajt”, thuhet se kur i huaji nuk ka të ardhura e kur nuk ka pasaportë, ka dyshime se mund të largohet në drejtim të paditur. Urdhrin për largimin e një të huaji e bën vetëm ministri i Brendshëm dhe një urdhër të tillë nuk ka. Pengmarrësi thotë se ka kërkuar azil, ministri thotë që nuk e ka kërkuar. Ai njeri është i kualifikuar dhe si profesionist i ka bërë të gjitha veprimet. Ai dinte sesi ushtrohej trysnia mbi pilotin. Aq shumë është përgatitur ky, sa edhe një dashnore të vetme që kishte, punon në Ministrinë e Brendshme”, - tha Ruçi. Por ministri Olldashi ka ripërsëritur disa herë gjatë seancës se shtetasi turk nuk kishte kërkuar azil politik. Sipas tij, ai është lejuar të lëvizë i lirë, pasi nuk kishte ardhur në Shqipëri si i burgosur.
***
“Njoftimi zyrtar që na ka ardhur nga Shërbimi Informativ i policisë turke thotë se një nga dy pengmarrësit, Hakan Ekinci, nuk ka precedentë të mëparshëm dhe nuk ka qenë i burgosur. Ekinci vetëm i është shmangur shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, - tha Olldashi, duke cituar shkesën e mbërritur në Ministrinë e Brendshme. Por deputeti i PS-së, Ben Blushi, theksoi sërish se pengmarrësi i avionit është një terrorist, me një skedë kriminale në vendin e tij. “Tendenca për ta minimizuar si ngjarje është sa qesharake, aq edhe kriminale. Çfarë statusi kishte ky njeri? Ai nuk është si gjithë të tjerët. Ka qenë në burg, është arratisur edhe nga spitali i burgut në Turqi, ka dezertuar nga ushtria dhe është arratisur nga Turqia. Kjo skedë e bën të detyrueshëm shoqërimin e tij. Neni 55 i ligjit “Për të huajt”, thotë që largimi i të huajit bëhet nga policia. Ju hipët në avion terroristin, ne hipëm deputetin legjitim. Të marrësh peng një njeri, kryen një akt kriminal e jo më një avion në ajër me 107 pasagjerë. Ky akt terrorist ka dalë nga Rinasi”, - tha Blushi. Ndërkaq, disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar e konsideruan qëndrimin e opozitës të politizuar dhe cilësimin si një akt terrorist të asaj që kishte ndodhur si të qëllimshëm. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ngjarja është e rëndë dhe do të jetë hetimi i ndërmarrë nga prokuroria që do të përcaktojë të gjitha rrethanat e ngjarjes.
 

MLK

Primus registratum
Re: Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

Jam plotesisht dakort me harapin /pf/images/graemlins/laugh.gif
Opozita po tregohet teper qesharake me akuzat qe ngre! Fjalet e perdorura ne akuzat ne parlament dhe kerkimi i shkarkimit te Ministrit Olldashi eshte nje manover teper mediokre e nje opozite e cila ne vend qe te preki çeshtjet themelore qe prekin shtetasit shqiptar merret me th&amp;th!
Te kerkosh dorheqien e Ministrit te brendshem pasi ne Shqiperi nje shtetas i huaj qarkollonte pa dokumenta do te thote te mos kesh as nocionet me elementare se si funksionon nje shtet!
Kur ne Amerike, 16 terroriste jetuan dhe u streviten ne teritorin amerikan, kryen atentatet dhe si pasoje vdiqen rreth 3 mije vet, a ju kerkua valle dorheqia Ministrit te brendhsem amerikan (sekretarit te shtetit se nuk ka miniter Amerika)nga kongresi amerikan?! /pf/images/graemlins/angel.gif
Eshte me te vertete per te ardhur turp ne rastin konkret nga opozita qe kemi, pasi po merret vetem me sulme politike boshe.

Ps. Kjo sdo te thote qe politika e qeverise aktuale nuk le shume per te deshiruar, po ne rastin konkret akuzat ndaj saj jane qesharake.
 
H

harap

Guest
Re: Dëbimi në Turqi, motivi i pengmarrjes

po e ka ditur ruçi edhe sa here ne nate bente seks.Ai ka qene nje tip debili.tip manjaku
 
Top