Re: Bravo Ratcinger!
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk po them se kisha ka para me pak apo xhamia me shume! Spo i hyj kesaj analize, thjesht po them qe kisha ne epoken qe po jetojme eshte shume me paqsore se xhamia.
Ps kur them Kisha apo Xhamia e kam fjalen per ata qe flasin ne emer te tyre dhe e perfaqesojne, e jo per turmen e besimtareve qe manipulohet.
[/ QUOTE ]
Se pari nuk duhet te neglizhos faktin qe Kisha e sotme katoliike jeton ne paqe, nen obrellen e ngrohte te laicizmit perendimor te fuqishem, dhe eshte mese e natyrshme qe te jete me paqesore, nderkohe qe nje mori e shoqerive arabe (te cilat juve i identifikoni si islame) jetojne ose nen pushtim direkt, ose nen kercenimin e nje pushtimi, dhe ne pjesen derrmuese nen shtypjen e diktaturave qe i kane lene ne mjerim te plote, pa llogaritur nen nje presion te vazhdueshem karrikaturimi nderkombetar. Duke mos harruar ketu as epoken koloniale dhe as politikat nderkombetare qe shpesh hapur ndermarrin aksione per t'ua prere krahet levizjeve qe tentojne reformim, eshte e natyrshme qe kjo klime presioni te mbjelle konfliktualitet ne mesin e ketyre shoqerive.
Por, gjithsesi, thuajse te gjithe autoritetet fetare dhe klerikale jane ne menyre te prere kundra kesaj klime konfliktuale dhe dhune te perhapur ne mes te nje pjese te muslimaneve. Problemi eshte kur fenomenet fetare perdoren politikisht duke u shfrytezuar ne qarqe te ndryshme militantesh apo nga klika diktatoriale te instaluara ne bashkepunim me popujt e qyteteruar perendimore ne shoqerite islamike.
Por ketu po shoh nje diversitet brenda atyre qe nuk e shohin Islamin me sy fort te mire. Nje pjese e konsiderojne vlere pacifizmin ekstrem te katolicizmit, duke e pare veger tendencen konfliktuale te grupeve apo rrymave te ndryshme islamike, ndersa nje pjese e konsideron si zhvillim dhe qytetari prirjen e papes drejt nje konfliktualiteti te ri, me ane te deklaratave provokuese.
Apo mos ndoshta do te duhet te rikthehemi ne egocentrizmin e rendomte te atyre qe e shohin gjithcka brenda qyteterimit te tyre si vlere dhe cdo gje jashte qyteterimit te tyre si barbare. Ne kete rast, a mos duhet thene qe konfliktualiteti eshte vlere kur vjen nga kultura superiore, dhe eshte barbar kur vjen nga kultura "inferiore"?