Bote dhe njerez te cuditshem...

Hektor12

Locus omnem
Sergei Esenin, u var në tubacionet e ngrohjes
Dy ditë pasi mjekët i kishin dhënë leje që të dilte nga spitali me rastin e Krishtlindjeve poeti rus Sergei Esenin preu damarët e njërës dorë dhe shkruajti një poemë lamtumire me gjakun e tij. Ditën tjetër u var në tubacionin e ngrohjes të dhomës së hotelit ku po qëndronte në San Petersburg. Ishte vetëm 30 vjeç kur u vetëvra. Ka dhe alternativa të tjera që sugjerojnë se vetëvrasja e Eseninit ishte një mashtrim pasi në fakt poeti ishte vrarë nga agjentë të GPU-së.
 

Hektor12

Locus omnem
Luigji i III- të, ra nga kali në përpjekje për të kapur një grua
Luigji i III-të i Francës vdiq në vitin 882 në Saint-Denis, ndërsa ishte duke bërë një lojë dashurie me një vajzë të re. Luigji i III-të ishte duke ndjekur me kalë vajzë e re dhe në hutim e sipër nuk e pa portën e ulët që i doli përpara, e përplasi fort kokën pas portës. Përplasja ishte aq e dhunshme sa ai theu kokën dhe vdiq.
 

Hektor12

Locus omnem
Eskili, goditet në kokë nga një breshkë
Legjenda thotë se Eskili vdiq për faj të një shqiponje e cila kishte kapur për të ngrënë një breshkë dhe po kërkonte një shkëmb për ta çarë breshkën. Shqiponja nga largësia e ngatërron kokën e dramaturgut të madh grek me një shkëmb dhe e lëshon breshkën. Ky aksident banal i shkaktoi vdekjen.
 

Hektor12

Locus omnem
Herakliti, i bërë copa-copa nga qentë e tij
Herakliti për t’u shëruar i drejtohet një burri që rezultoi një sharlatan. Ai e këshilloi Heraklitin që të zhytej në pleh, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të largonte ujërat e tepërt që kishte në trup dhe si rezultat do të shërohej. Ky sugjerim nuk rezultoi aq i dobishëm sa dukej sepse kur Herakliti doli nga plehu qentë e tij nuk e njohën dhe e bënë copa-copa. Është e mundur që shkaku i vdekjes së Heraklitit është zhytja në bajgat e lopëve.
 

Hektor12

Locus omnem
Jean Baptiste Lully, gangrenë e shkaktuar nga goditja me staf (shkop dirigjimi)
Vdekja e Lully-të u shkaktua nga një ngjarje që mund të duket qesharake në qoftë se nuk do të kishte pasur pasoja të rënda për shëndetin e tij. Ishte duke kompozuar një pjesë në nder të mbretit rreth viteve 1686, kur nga hutimi godet këmbën me shkopin e dirigjimit. Pas disa kohësh mjeku e këshilloi që ta priste këmbën e infektuar nga goditja, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i shpëtonte jetën por kompozitori preferoi t’i besonte fjalëve të një sharlatani në vend të fjalëve të mjekut. Sharlatani i premtoi se duke përdorur kurën e tij nuk do të ishte e nevojshme që Lully të priste këmbën. Kompozitori pranoi, në fillim kura pati efekt, dhe ai ndjeu përmirësime por më vonë gangrena e shkaktuar nga këmba avancoi sa i mori jetën.
 

Hektor12

Locus omnem
Se di eshte fakt qe eshte vdekje e cuditeshme .... i shkaktoi gangrene dhe e la pas dore sic e lejme veten shpesh ne shqiptaret ...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
te gjitha keto aksidentet jane me verte shume te çuditshme...me vjen dhe me qesh kur i imagjinoj! sidomos Louis III :giggle:
 

Hektor12

Locus omnem
Ka edhe nje tjeter te cuditeshme ... si ka vdek ambasadori amerikan ne Shqiperi Jozef Limpreht ... po seshte e shkruar ... pati nje vdekje shume interesante ... do doja te vdisja ashtu...
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk eshte zyrtare dhe sdua te bej pjese ne shw bizin per kete ... vetem ka vdekur ndersa po bente nje relaks total ne Lure Diber, abuzoj me veten duke kerkuar te ish i qendrueshem ne gjera qe bejne normalet ...
 

Hektor12

Locus omnem
Jo shume e thjeshte ta them me fjalor te drejtperdrejte ... po smundem per publikun dhe mjegullen e perhapur ... po eshte ashtu ... eshte interesante dhe e bukur ...
 

Hektor12

Locus omnem
E se di kete per ate (ambasadorin) besoj prehet ne paqe me deshira te realizuar, te tjeret verdalle jane hahahah
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Jo shume e thjeshte ta them me fjalor te drejtperdrejte ... po smundem per publikun dhe mjegullen e perhapur ... po eshte ashtu ... eshte interesante dhe e bukur ...


Mos vdiq gje mbi nje kurve duke bere xhigi xhigi push push?!


El_shpata
 
Top