Bisede me ateistet!

freesky...

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Une mendoj se zoti eshte njefare limiti per njerzimin per ta mbajtur ate ne ekuiliber dhe kjo eshte me se e qarte nga vete format ne te cilat ai ka ardhur e na eshte paraqitur ne shkolla,familje...eshte dhe nje forme besimi e imponuar nepermjet frikes ndaj te panjhures.Por nga ana tjeter ne duhet te pranojme se cdo element i siperpermendur eshte ne evoluim e siper dhe kjo ne njefare menyre do te thote dhe LIRI...Tashme mendoj se po vjen momenti kur ne ti percaktojme vete limitet tona dhe te besojme ne dicka sepse ajo eshte reale dhe arritshme,pa patur friken imponuse se dicka me e madhe se ne do na e ndaloje kete,sepse ska asgje qe te na ndaloje nese e nisim kete besim duke filluar nga vetja jone...sepse pavarsisht se ckishte para nesh ne shohim ate qe eshte dhe mund te ndertojme ate qe vjen pas nesh,sepse ne i kemi te gjitha forcat e duhura,te perpiqemi te njhim ate qe kemi,vetem keshtu do te arrijme ate qe duam...
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Besim do te thote bindje ne dicka qe nuk eshte provuar ose qe nuk mund te provohet.

Nqse je i bindur per dicka atehere do te thote se ke Dije/Njohuri qe ajo qe ti je i bindur eshte e vertete. Pra per te besuar ne dicka ne fillim duhet te kemi Dije/Njohuri qe dicka eshte e vertete ose fakt.

POR, Besimi ne dicka shfaqet vetem kur dicka eshte e Paqarte, perndryshe po te ishte e qarte do ishte Njohuri/Fakt dhe jo besim. Megjithate Njohuri/Fakt mund te jete dhe besim nqse psh 1+1=2. Pra Dime qe 1+1 bejne 2 prandaj dhe besoj ne te.

Fetaret Besojne ne Zot kurse Ateistet Besojne ne Mosekzistencen e Zotit. Fetaret nisen nga premisa: Beso dicka (ne fillim) qe ta Njohesh, qe llogjikisht nuk ben sense.

Kurse Ateistet si pjelle e Epokes se Aresyes kerkojne te Njohin ne fillim pastaj te besojne.

Por ne kete perpjekje per te Njohur te Verteten, Ateistet ne kundershtimin e tyre per Zotin perdorin te njejte menyre te PALLOGJIKSHME. Pra nxitohen te besojne ne Moseksistencen e Zotit pa Njohur ne fillim nqse Zoti ekzsiston ose jo.

Nisur nga ky kendveshtrim Ateizem v. Zot eshte nje lufte BRENDA LLOJIT.

Dik AGNOSTI :wave:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Zogush, besoj ne ty kur thua se shkolla nuk eshte as Liri as Dije por Edukate. Dhe si e tille shkolla eshte eshte thjesht besim. Besim i imponuar si feja. Diktature :thumbsup: !
 

lir

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Shume njerez jane te varur ne definicione, rrine ne errsire ndonese mendojne se shohin driten; kjo shihet qarte kur nje "besimtare" sillet perulshem para nje zoti si rrjedhoje e frikes; e shume "ateiste" shperdorojne lirin qe i japin vetvetes duke mos rrespektuar shoqerine. Nese zoti egziston ose jo, pak rendesi ka; ne kete bote njeriu "besimtar" oe "ateist" duhet te rrespektoj e te doje njeriun. Nese kjo arrihet atehere te gjith e kemi arrire zotin pasi te duash zotin do te thote te duah njeri-tjetrin, do te thote te duash vetveten, edhe pa shkuar ne xhami e ne kishe.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Hhahahah por kush nuk shkon ne xhami apo kishe, shkon ne ferr... thone besimtaret, ata nuk thone asnjehere beso ata thone duhet te besosh.
Natyrisht qe ndaj te njejtin mendim ne lidhje me rrespektin ndaj njeriut pasi ne ateistet besojme tek ky.
 

freesky...

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Une jam niciste jo nicist por jo vetem aq...sepse gjeta te ai nje te vertete te madhe por qe ende nuk pranohet si e tille sepse dihet qe ne shume raste eshte me e lehte dhe me komode te jetosh me nje genjeshter sesa me nje te vertete...kjo na ben ne te jemi njerez te dobet dhe qenie inferiore ne shume raste.Megjithate une nuk jam anti njeri persa i perket ndjenjave dhe bukurise se jetes e cila eshte e shumllojshme,por edhe ate jemi ne qe e krijojme nese e duam,askush tjeter...
 

renea

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Nje pytje e thjeshte, ne c'fare gjendje mendore i kaloi vitet e fundit te jetes Niçja?
Dhe nga doli fraza Zoti ka vdekur?
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Bisede me ateistet!

Zoti ka vdekur?

Nuk e di ne ka lindur ndonje here? Ne se gjej pergjigje kesaj , mund ti pergjigjem tjetres.

E pergjigjen nuk dua te ma japin albforumistat o te tjere, por ne e gjetsha vet, brenda meje!

pS: Sa kollaj e kane disa te flasin mbi ateizmin kur nuk ja dine as kuptimin e saj! Njeriu me evoluzionin e tij kerkon te dije sa me shume, por keta te tjerat te gjitha duke perfshire edhe ateizmin jane besime!

pSs: Per vete jam ateiste! E ne se gabohem ne teorine time, do ta kuptoj kur te jete koha per ta kuptuar.


pSsS: Duke bere muhabet nje here me dike qe beson me tha:

- Mire ti kerkon te verteta. Besime e gjera qe preken me duar. Po ne dashuri beson?

Po!!! I thashe!

- Dashurine e prek me duar?

Jo, por e ndjej?!!

- E atehere ...............


:shrug: :idea: :shrug:
 

el_che

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

S6T6N6

Ti ateist? Nuk besoj qe je, ose nuk ia ke idene se cfare do te thote fjala ateist, pasi qe nga nickname qe ke, pohon egzistencen e zotit edhe te kundertin e tij, satanin.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Bisede me ateistet!

Dicka qe me beri pershtypje ne te tere shkrimet e kesaj teme eshte nje bindje unanime per idene qe besimtaret jane njerez te respektueshem, nderkohe qe ateistet abuzojne, liria shperdorohet dhe merr forma te shemtuara dhe morali i tyre eshte i lekundur. Sipas kesaj llogjike, ku jane besimtaret e devotshem me te paster sesa cdokush (ateistet dhe besimtaret perfshire) qe identifikon nje terrorist fanatik me tere komunitetin besimtar? Dhe ketu nuk po flas per asnje fe ne vecanti, sot terroristet identifikohen me grupe te caktuara muslimane, dikur ishin kryqtaret ne rolin e xhelatit, madje dhe te ligjeruar!
Ashtu sic jam i bindur qe besimtarin e mire nuk ka per ta gjetur askush midis atyre qe rrahin gjoksin ne cdo moment, po ashtu as nje ateist nuk eshte mire te kerkohet midis individeve qe lirine e konceptojne me anarkine!
 

freesky...

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Nicja u cmend,por une jo dhe as e tjere qe u pelqen filozofia tij nuk jane te cmendur.E konsideroj Nicen thjesht si nje piknisje te reflektimeve te mia mbi ceshtje reale qe edhe se nuk do e ekzistonte do e ishte njesoj sepse si do qe te jete une do te arrija ne konkluzione te tilla...Mendoj se lufta qe ne duam te luftojme nuk bie mbi ata qe besojne ne zot sepse kjo ne fund te fundit eshte nje zgjedhje e lire e megjithate eshte me se e qarte qe dobesia e karakterit dhe nenshtrimi ndaj te ashtuquajturit "fat"eshte shume me evident tek keta te fundit...Duhet mposhtur!!!!!!!
 

blabla

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Mendoj se lufta qe ne duam te luftojme nuk bie mbi ata qe besojne ne zot sepse kjo ne fund te fundit eshte nje zgjedhje e lire e megjithate eshte me se e qarte qe dobesia e karakterit dhe nenshtrimi ndaj te ashtuquajturit "fat"eshte shume me evident tek keta te fundit...Duhet mposhtur!!!!!!!
Ju ateistet jeni shum per njerez interesant--ne idiotllekun tuaj, kuptohet. Nderkohe qe nje besimtar simply beson ne Zot, ju ateistet jo vetem qe kundershtoni besimin ne Zot, po gjithashtu duhet dhe ta impononi ne rest-in e popullsise...Ose sometimes (it takes one to know one) ateismi lind thjesht nga "existentialism-i" edhe "mos-vetedija"...KNOW THY SELF!!!
Me vjen shum keq per disa ktu sepse te studiosh philosophy do te thot te hapesh syte nga shkrimet e te tjereve, ndersa disa i marrin kto shkrime si teorema, nderkoh qe jan thjesht teori.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Nese ateizmi konsiderohet si te jeshe i semur... i bie qe ne ateistet te ishim te semure nga shendeti :cool:
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Bisede me ateistet!

Ju ateistet jeni shum per njerez interesant--ne idiotllekun tuaj, kuptohet. Nderkohe qe nje besimtar simply beson ne Zot, ju ateistet jo vetem qe kundershtoni besimin ne Zot, po gjithashtu duhet dhe ta impononi ne rest-in e popullsise...Ose sometimes (it takes one to know one) ateismi lind thjesht nga "existentialism-i" edhe "mos-vetedija"...KNOW THY SELF!!!
Me vjen shum keq per disa ktu sepse te studiosh philosophy do te thot te hapesh syte nga shkrimet e te tjereve, ndersa disa i marrin kto shkrime si teorema, nderkoh qe jan thjesht teori.
Hmm Ne radhe te pare s'ta pranoj ikyt fjalor, sepse eshte teper i lekundur dhe ofendues!

E dyta kam lexuar vreherin qe kane vjellur disa besimtare, per hir te besimit te tyre. Kur flitet per to o me to, nuk mundohen kurre me shprehe me fjalet e veta ... si- qysh-perse por thjeshte nje imponim copy/paste nga librat e shenjte.

Di ti shoh nga te dyja anet e me nejt indiferente, ndaj te dyjave. Pasi librat e shenjte i kam lexuar shume e shume here te dy, por nuk ma ngrohin zemren e qe te arri te besoj!


Fundja: Si arritka njeriu te besoj, kur je ti i pari qe ofendon dhe je besimtar, pra i ndricuar nga Fjalet e te "Atit te madh"?

pS: Nuk thuhet qe: Kur te bien dikush ne shpulle, ktheji faqen tjeter!

Pra ne vend se te kuptosh kete, jo qe s'e kthen faqen tjeter, por po mundohesh me ju hedh kesaj kategorie nje shkelm bytheve!
 

lir

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

hmmmmmm, hmmmmmmm /pf/images/graemlins/laugh.gif ti me duket se je besimtar vetem se ashtu te intereson...gjynah..
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Natyrisht qe cdo njeri beson cfare i intereson... por besimi ne Zot tejkalon limitet... si eshte e mundur, me duket sikur ndodhem ne situaten me irreale kur degjoj teologet qe flasin irrealen aq me bindje!!! Shesin reren per fare ne menyren me te turpshme vetem ne saje te injorances se tjetrit. Me irriton shume kjo genjeshter kaq e madhe.
 

blabla

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Ne radhe te pare s'ta pranoj ikyt fjalor, sepse eshte teper i lekundur dhe ofendues!

E dyta kam lexuar vreherin qe kane vjellur disa besimtare, per hir te besimit te tyre. Kur flitet per to o me to, nuk mundohen kurre me shprehe me fjalet e veta ... si- qysh-perse por thjeshte nje imponim copy/paste nga librat e shenjte.

Di ti shoh nga te dyja anet e me nejt indiferente, ndaj te dyjave. Pasi librat e shenjte i kam lexuar shume e shume here te dy, por nuk ma ngrohin zemren e qe te arri te besoj!
omylsine--ne radh te par, ti mua me "strike" si nje person qe nuk ke mendime te themeluara, me kte dua te them qe mendimet e tua nuk ta kan mush menjen ty, edhe do na e ndryshojn neve???...

Ne radh te dyte, per kte vrehrin qe flet, na jep ca evidence, sepse fjale ne ajer hedhim gjith neve. Po kto besimtare, be it musliman, christian, ortodoks, etc., jan frymezuar pikerisht nga kto shkrime e lexime qe ti po i konsidero fillestare, kjo esht arsyeja pse edhe ato i citojne ne fjalimet e tyre, sepse esht baza per besimin e tyre.

*un mendova se ne kte teme, do diskutohej cfar ishte besimi i ateismit, kur ne fakt duket si nje diskutim where ateistet jan the plaintiff, edhe ne besimtaret te akuzuarit. Dita e gjykimit esht cik si larg...no pun, really!
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Bisede me ateistet!

Me ne fund nje besimtare qe pranon te diskutoje! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

freesky...

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Nuk kishe pse ti ofendoje ato qe une mendoj dhe qe jam gati ti mbroj ne cdo moment,hmmm,sepse une besoj ne to,pra besoj ne dicka reale,jo te panjohur dhe mese te arritshme.E megjithese jam ateiste nuk ofendova perkundrazi kerkova nje forme bashkpunimi gje qe ti si besimtar duhet ta kishe me shume se un madje duhet ta kishe te"detyruar"nga feja jote...:)Por pikerisht ky eshte ndryshimi midis nesh,u tregove teper i kufizuar sepse dhe ajo perzierja e gjuheve qe ti ben ne shkrime mos kujto se te ben me te zgjuar,thjesht me cinik dhe mendjemadh...dhe mos ma mer per ofendim por me duket sikur e turbullon veten se koti,perpiqu me mire i qartesosh ate...PEACE!!!
 
Top