Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

E Enjte, 03 Korrik 2003


BERLUSKONI PRITET ME PROTESTA

Nga Viron Gjymshana

Asnjehere ne sallen e Parlamentit Europian nuk ishte vene re nje situate e tille, si ajo qe u krijua dje kur kryeministri italian Silvio Berluskoni paraqiti programin e qeverise se tij, gjate ketyre 6 muajve sa do te zgjase kryesimi i BE-se nga qeveria italiane. Megjithese kjo atmosfere e ndezur, mosbesuese dhe konfliktuale ishte parapare disi, askush nuk e merrte dot me mend se ajo do te perfundonte deri me sharje, akuza dhe ndonjehere edhe lot, si ishte rasti i eurodeputetit gjerman Shulc. Duhet thene se eurodeputetet e majte ne Parlamentin Europian nuk e priten jo vetem me lule, por as me me te voglen dashamiresi kryeministrin e djathte italian, por e sulmuan per te gjitha aferat per te cilat ai akuzohet sa ne Itali, aq edhe ne shtypin perendimor. Ata dolen me parulla ku shkruhej se "Ligji eshte i njellojte per te gjithe", "Nuk kemi nevoje per padrino ne BE", etj. Ndersa koleget e djathte te Berluskonit, ishin te ndare pergjysme. Nje pjese, sidomos grupimi liberal, reformator dhe demokrat ne PE, dukej qe nuk kishte simpati per te, ndersa grupimi i partive popullore, ku ben pjese edhe Forza Italia, partia e Berluskonit, ishte e pafuqishme per ta mbrojtur ate ndaj yryshit te deputeteve socialiste, komuniste dhe te gjelber. Por edhe kryeministri italian dukej se kishte vendosur te mos e linte veten e tij te neperkembej apo poshterohej. Ai i cilesoi kundershtaret e tij politike si turiste te demokracise pas perpjekjeve te tyre per t'i prere fjalen. Kulmi i agresivitetit dhe debateve arriti kur Berluskoni i propozoi me tallje kryetarit te socialdemokrateve gjermane ne Parlamentin Europian, Martin Shulc, per te luajtur rolin e nje kapoje te kampeve te perqendrimit ne nje film te ri qe po xhirohej ne Itali. Kjo deklarate e hidhur coi ne kembe gjysmen e Parlamentit Europian qe nuk rreshten se protestuari. Ne kete atmosfere te ndere kryeministri italian filloi te shpalose prioritetet e presidences italiane te BE-se. Nder perparesite kryesore te presidences se re italiane ai nenvizoi mbajtjen me sukses ne tetor te konferences nderqeveritare ku do te aprovohet edhe kushtetuta e re europiane, vazhdimin e procesit te zgjerimit te BE-se, forcimin e marredhenieve me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, luften kunder terrorizmit si dhe venien nen kontroll te emigracionit. Por kryeministri italian theksoi ne fjalen e tij edhe rendesine qe Italia i kushton afrimit dhe integrimit te vendeve ballkanike ne familjen europiane. Berluskoni deklaroi gjate seances plenare te P.E se presidenca italiane do te vazhdoje te theksoje ardhmerine europiane te vendeve te Ballkanit perendimor ne vijim te procedurave te vendosura ne Zagreb dhe vendimeve te marra para pak ditesh ne Selanik. Ai shtoi se ne rast se veshtrojme prapa ne rolin qe ka luajtur BE-ja ne Ballkan mund te jemi krenare. Duke krahasuar gjendjen e sotme me ate te 10 vjeteve me pare, mund te arrijme ne perfundimin se nderhyrja e Europes dhe Amerikes ka bere te mundur dhenien fund te konfliktit t- pergjakshem ne ish-Jugosllavi, qe shpresojme se do te jete lufta e fundit civile ne Europe. Ne kete situate te re presidenca italiane mendon se duhet te kalohet nga proceset e tanishme te asociim-stabilitetit ne nje strategji me gjitheperfshirese me qellim qe te forcojme marredheniet tona me keto vende. Jemi te ndergjegjshem per kompleksitetin e ketij afrimi, por jemi te bindur se perspektiva europiane eshte mjeti i vetem per te ndihmuar qeverite e ketyre vendeve per te ecur me vendosmeri ne rrugen e reformave, modernizimit, tregut te lire dhe te shtetit te se drejtes, - deklaroi ne Strasburg presidenti i rradhes i BE-se, kryeministri italian Silvio Berluskoni
 

marko

Primus registratum
Re: Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

Ok jula, I'll shut up (lol)
Ca pret nga Berlusconi, shok me Nanon /pf/images/graemlins/wink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

me ne fund reabilitoi edhe musolinin

"nuk ka vrare njeri
maximumi i conte me pushime ne kampe :cry: (burgimi)"

dhe me e forta eshte se e beri "per te mbrojtur NDERIN e italise kur e krahasuan me irakun" (islamik inferior - si eshte shprehur me pare)

stalini, enveri, hitleri e shoket tyre lajmeruan se presim me padurim intervisten e ardhshme te berluskonit :rockband: (ishalla del naj gjo per ne - deklaruan)
 

jula

Primus registratum
Re: Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

E, e, ashtu duket si i trashe, ngaterron nje fshat te tere, por ne fund merr ate qe do: Konkretisht, qendren e AN (ish-fashistet e Finit) po e mbysin telefonatat e simpatizanteve te vet :mad: , te cilet deklarojne se Berlusca eshte burre i vertete dhe Fini s'ia vlen me te votohet si tradhetar i Duce-s.

O popull, c'nuk behet per voten tende! A je i lumtur? :shrug:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

problemi eshte kur te kuptoje se italianet i kane pare hajrin demokracise e pergjithesisht nuk duan diktatura te asnje ngjyre.

eshte njelloj sikur nano te reabilitoje enverin.
nuk do te ishte nje levizje e mencur
 

edda

Primus registratum
Re: Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] LA STORIA


A 12 anni Silvio Berlusconi entra nel collegio dei Salesiani, in Via Copernico a Milano, dove resta 7 anni in un clima di rigida disciplina e di integralismo cattolico, vi si adatta perfettamente.
Un suo compagno dai Salesiani, Giulio Colombo, racconta che faceva i suoi compiti in fretta e poi aiutava i compagni... in cambio di caramelle e monete da 50 lire.
[/qb]
il buon giorno si vede dal mattino :devil:
 

jula

Primus registratum
Re: Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

Dakort jam, por Cavolieri ka nje menyre demagogjike te shprehuri dhe e ka prezantuar veten qe ne '94-en ne menyre te tille qe gomari i mesem (shumica e elektoratit) percepton gafen/gabimin/skandalin thjesht si "apoliticizem" apo sinqeritet i thene nga "njeriu i ri, i paperziere me politikat e I Repubblica". Nuk ka ku te veje me keq:
Te kesh ne krye nje mafioz pothuajse te deklaruar dhe alternativa te jete nje pseudo-opozite qe s'ke nga ta kapesh me pare.
Nejse, :sleep:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

berlukonit ia futen anglezen me kete interviste

ai vete tha se ishte nje bashkebisedim i hapur e jo nje interviste e mirefillte

vertet qe problemi eshte opozita e paafte por mund te konsiderohet fitorja e berluskonit edhe si nje deshire per te thyer monotonine e qeverisjes se majte - italianet qe njoh une e qe kane votuar per berlusken, kane ndryshuar mendje tashme (po mbase jo te tjeret)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

megjithe antipatine personale, mendoj se qenia ne pushtet e te djathtes eshte per ne shqipetaret ne itali nje avantazh jo i vogel

1- per te treguar se tashme ka siguri, televizionet e mediaset e kane ulur shume dozen e sharjeve per shqipetaret

2- detyruan dhe ndihmuan qeverine tone te zhduke gomonet

3- jane me te ndjeshem ndaj problemeve te bizmesmeneve - qe kerkojne fuqi punetore nga jashte - sesa ndaj problemeve sociale qe sjellin me vete immigrantet

4- dhe faktikisht ligji bossi-fini ishte sanatoria me e madhe e te gjitha koherave ne itali


me cinizem do te thoja BERLUSKONI MOS E LENTE KURRE PUSHTETIN
 

Klinton

Primus registratum
Re: Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

<ul type="square">
[*]Aleati i Berluskonit, presion për më shumë pavarësi rajonale
[/list]


Bossi paralajmëron ndarjen e Italisë së Veriut

ITALI

Umberto Bossi, ministër i Reformave Institucionale dhe kryetar i lëvizjes populiste dhe ksenofobe të Ligës së Veriut, kërcënoi dje Silvio Berluskonin se do të rrëzonte qeverinë dhe do të niste ndarjen e veriut të Italisë, nëse nuk do të arrinte federalizimin.

“Nëse nuk kalon federalizimi, Veriu do të ndahet dhe do të jetë e vështirë, pa kompromise me shtetin italian”, kërcënoi ai në disa deklarata për dy media të lëvizjes së tij, Radio Padania dhe e përditshmja “Padania”. “Berluskoni e di se duhet të bëjë reforma dhe partitë e tjera të koalicionit e dinë se pa reforma do të kthehen në shtëpi. Sepse ata kanë frikë nga zgjedhjet që do të bëhen pa Ligën”, paralajmëroi ai. “Një pozicion të prerë mbi reformat do të detyrojë të bëjë reformën dhe, sipas meje, ajo do të kalojë. Problemi është se ata do të tentojnë të zvogëlojnë përmasat e saj aty-këtu, por ne do të bëjmë gjithçka për të arritur një rezultat të mirë dhe, gjithsesi, ndryshimi i mënyrës së funksionimit të shtetit do të kalojë”, siguroi kryetari i Ligës së Veriut. Umberto Bossi ka marrë nga Silvio Berluskoni premtimin se Parlamenti italian do të nisë të analizojë që në dhjetor një projektligj, që do t’i japë më shumë pavarësi e pushtet legjislativ rajoneve në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe të policisë. Ai kërkon gjithashtu zëvendësimin e Senatit nga një dhomë e rajoneve, gjë që do të thotë një ndryshim i Kushtetutës në një proces parlamentar shumë të gjatë. Pak ditë më parë, Kryeministri Berluskoni u vu në qendër të kritikave për një ligj të ri mbi median. Ligji ndryshon rregullat e konkurrencës në pronësinë e medias, duke anashkaluar nevojën për zbatimin e një vendimi të gjykatës që i kërkon zotit Berluskoni të shesë një nga tre televizionet që ka pronë të tijën. Stefano Boco, i Partisë së të Gjelbërve, tha se ligji shkelte Kushtetutën e vendit. “Mendoj se është shkelur e drejta kushtetuese, por ajo që është më kryesore, qytetarët privohen nga e drejta për t’u informuar në mënyrë pluraliste”, tha zoti Boco.


MacShane kërkon dorëheqjen e Prodit

Ministri britanik i Çështjeve të Jashtme, Denis MacShane, i bëri thirrje shefit të Komisionit Evropian, Romano Prodi, të jepte dorëheqjen, ose të hiqte dorë nga ambiciet e tij politike në Itali, njoftoi dje e përditshmja e Londrës, “The Guardian”. “Është e papranueshme që komisioni të ketë një kryetar, që nuk i përkushtohet 100 për qind çështjeve evropiane, por që, përkundrazi, konsiderohet si kryetar i grupit të opozitës italiane në mërgim”, deklaroi MacShane, gjatë një vizite në Romë, njofton gazeta, që citon fjalët e tij. “Pas CIG (konferenca ndërqeveritare), Prodi duhet të vendosë nëse do të kthehet në Itali për të drejtuar opozitën, ose do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të Komisionit Evropian”, tha ministri. Komisioni Evropian e injoroi kërkesën e MacShane, duke theksuar se Prodi po përmbush detyrimet e tij në krye të Komisionit Evropian.

© 2003 Gazeta Panorama
 

Genta

Primus registratum
Re: Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

Dje pashe nje dokumentar per Berlusconin.
Te them te drejten une kam patur shume simpati per Berlusconin, sepse te ben per vete me ate buzeqeshje dhe me sigurine e tij. Nuk dija shume per te. Kur pashe dokumentarin sikur nderrova cik opinion. Berlusconi po shnderrohet ne nje dikator, sepse zoteron te gjitha mediat italiane dhe ben propagande me to(sipas dokumentarit). Mediasetin e ka pronen e tij, por dhe Rain "e ka ne dore" sepse eshte televizion shteteror dhe ne nje fare menyre ben "zap" dhe aty e nuk i le te thone gje pa i kontrolluar ai. Gjithashtu kontrollon dhe shume gazeta si "corriere della sera". Plus qe eshte akuzuar disa here per korrupsion. Kritiket mendoni se nuk do ishte cudi sikur Berlusconi te nderronte kushtetuten ne favor te tij me nje fjale Italia po shkon drejt diktatures dhe Berlusconi ishte si nje Musolini i dyte.
Mua mu duken shumete ashper ndaj Berlusconit.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne

Emisioni qe ke pare natyrisht eshte i anshem, por kjo nuk do te thote se nuk eshte i vertete!
Zoteria ne fjale ka nje monopol mbi mjetet e informimit te mases. Ky monopol perfshin median e shkruar, televizionet (jo vetem ne Itali por edhe ne France dhe Spanje),shoqeri sondazhesh etj, etj. Natyrisht neqoftese zoteria nuk do te ishte kryeminister keto gjera mund edhe te ishin normale.Konflikti lind ne nderthurrjen e ketyre interesave, publike edhe private. Kesaj i shtohen edhe ligjet ad hoc qe parlamenti e qendres se djathte ka bere per te zgjidhur problemet e proçeseve kunder Berluskes. Ketyre ligjeve u jane shtuar edhe ligje te tjere qe favorizojne mediat e tij dhe keshtu me rradhe.
Tashme ai synon ne nje reforme te kushtetutes per te shnderruar Italine ne nje republike gjysem presidenciale dhe ne kete menyre kerkon qe me te kaluar kjo reforme ai te marri vendin e presidentit, me me shume fuqi se ç'ka tani.
 
Top