Berluskoni akuzohet por edhe akuzon B.E-ne
E Enjte, 03 Korrik 2003
BERLUSKONI PRITET ME PROTESTA
Nga Viron Gjymshana
Asnjehere ne sallen e Parlamentit Europian nuk ishte vene re nje situate e tille, si ajo qe u krijua dje kur kryeministri italian Silvio Berluskoni paraqiti programin e qeverise se tij, gjate ketyre 6 muajve sa do te zgjase kryesimi i BE-se nga qeveria italiane. Megjithese kjo atmosfere e ndezur, mosbesuese dhe konfliktuale ishte parapare disi, askush nuk e merrte dot me mend se ajo do te perfundonte deri me sharje, akuza dhe ndonjehere edhe lot, si ishte rasti i eurodeputetit gjerman Shulc. Duhet thene se eurodeputetet e majte ne Parlamentin Europian nuk e priten jo vetem me lule, por as me me te voglen dashamiresi kryeministrin e djathte italian, por e sulmuan per te gjitha aferat per te cilat ai akuzohet sa ne Itali, aq edhe ne shtypin perendimor. Ata dolen me parulla ku shkruhej se "Ligji eshte i njellojte per te gjithe", "Nuk kemi nevoje per padrino ne BE", etj. Ndersa koleget e djathte te Berluskonit, ishin te ndare pergjysme. Nje pjese, sidomos grupimi liberal, reformator dhe demokrat ne PE, dukej qe nuk kishte simpati per te, ndersa grupimi i partive popullore, ku ben pjese edhe Forza Italia, partia e Berluskonit, ishte e pafuqishme per ta mbrojtur ate ndaj yryshit te deputeteve socialiste, komuniste dhe te gjelber. Por edhe kryeministri italian dukej se kishte vendosur te mos e linte veten e tij te neperkembej apo poshterohej. Ai i cilesoi kundershtaret e tij politike si turiste te demokracise pas perpjekjeve te tyre per t'i prere fjalen. Kulmi i agresivitetit dhe debateve arriti kur Berluskoni i propozoi me tallje kryetarit te socialdemokrateve gjermane ne Parlamentin Europian, Martin Shulc, per te luajtur rolin e nje kapoje te kampeve te perqendrimit ne nje film te ri qe po xhirohej ne Itali. Kjo deklarate e hidhur coi ne kembe gjysmen e Parlamentit Europian qe nuk rreshten se protestuari. Ne kete atmosfere te ndere kryeministri italian filloi te shpalose prioritetet e presidences italiane te BE-se. Nder perparesite kryesore te presidences se re italiane ai nenvizoi mbajtjen me sukses ne tetor te konferences nderqeveritare ku do te aprovohet edhe kushtetuta e re europiane, vazhdimin e procesit te zgjerimit te BE-se, forcimin e marredhenieve me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, luften kunder terrorizmit si dhe venien nen kontroll te emigracionit. Por kryeministri italian theksoi ne fjalen e tij edhe rendesine qe Italia i kushton afrimit dhe integrimit te vendeve ballkanike ne familjen europiane. Berluskoni deklaroi gjate seances plenare te P.E se presidenca italiane do te vazhdoje te theksoje ardhmerine europiane te vendeve te Ballkanit perendimor ne vijim te procedurave te vendosura ne Zagreb dhe vendimeve te marra para pak ditesh ne Selanik. Ai shtoi se ne rast se veshtrojme prapa ne rolin qe ka luajtur BE-ja ne Ballkan mund te jemi krenare. Duke krahasuar gjendjen e sotme me ate te 10 vjeteve me pare, mund te arrijme ne perfundimin se nderhyrja e Europes dhe Amerikes ka bere te mundur dhenien fund te konfliktit t- pergjakshem ne ish-Jugosllavi, qe shpresojme se do te jete lufta e fundit civile ne Europe. Ne kete situate te re presidenca italiane mendon se duhet te kalohet nga proceset e tanishme te asociim-stabilitetit ne nje strategji me gjitheperfshirese me qellim qe te forcojme marredheniet tona me keto vende. Jemi te ndergjegjshem per kompleksitetin e ketij afrimi, por jemi te bindur se perspektiva europiane eshte mjeti i vetem per te ndihmuar qeverite e ketyre vendeve per te ecur me vendosmeri ne rrugen e reformave, modernizimit, tregut te lire dhe te shtetit te se drejtes, - deklaroi ne Strasburg presidenti i rradhes i BE-se, kryeministri italian Silvio Berluskoni