Bektashizmi dhe Shqiperia

u74

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Bektashinjte fe shume tolerante dhe e nderuar ne Shqiperi. Une kam vetem respektin me te madhe per kete fe.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Kam bere dy biseda interesante ne lidhje me Bektashizmin ne Shqiperi, nje me dike qe ka studiuar mbijetesen e tij gjate periudhes komuniste, dhe nje me nje nga anetaret me logjikshem te forumit NAK.

Duke ardhur nga nje familje me rrenje te forta bektashi, jam pak a shume injorante dhe do te doja te mesoja me shume!
Por, si gjithnje fryma qe i eshte dhene temes, heq deshiren e atyre qe na japin informacione te mira, per te shkruar... :shrug:
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

do te keshilloja "historia e bektashizmes" e babait te teqese se Fush-krujes s'me vjen dnermend emri ndjese paste, se eshte e vetmja leteraure sakllam ne shqip me sa di por kam frige se simbolizmi i thelle i mistikes do te te ngaterronte idete... me mire pyet dike qe di, dhe qe eshte i urt e me dije( se shpesh te dishe s'te vlen as per vete e jo me per te tjeret po nuk ishe i urte)


shkurt bektashimza s'eshte fe tjeter!!! eshte nje nder konfraternat, vllazerite, tarikatet, bashkesite, apo thojii si te doni...!

si me themi franceskanet nder katolike...qarte?!??!

S'jane ato tolerues, por eshte metamorfoza e humbjese se esences qe ka kaluar kjo shkolle meqe eshte perdorur shpesh si vegel politike!

bektashizmi ka filluar te devijoje si levizje politike e me tendenca te hapura separatise rreth 1650-1700 .ka lindur si dokrtine ne 1200.Qe ne fillimet e kohes me nje karakter social qe do te sillte te bashkuar fiset turke nen udheheqjene osmaneve, fisi me i voqeg qe ndertoi perandorine qe njohim!

"gjyshi im paska qen bektashi e tashi eshte ateist se eshte i shkolluar..."
Apo "bektashi e mysliman por jo shqiptar"
Komente kalamanj!!!!!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Albinos edhe Roberto Baggio eshte budist
hahahahahahaaaaa...ah!
Dhe e ka Italine si Motel!
 

Klinton

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Hapet tema me titull "Bektashizmi dhe Shqiperia"
Qe ne fillim kjo teme ka nota fetare dhe te jep pershtypje se pa fene identifikuese te cdonjerit nuk ndertohet Shqiperia
:goofy: :goofy: :goofy:
 

kastriot

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Fillimisht postuar nga lola:
[qb] from The Book of Bektashi Dervishes:

A Bektashi entered a mosque and began to pray: My God, please send me a bottle of Raki!

A nearby pious person overheard him and was outraged:- "What is this blasphemy ? You know that raki is forbidden."

- But what else can I ask for ? replied the honest Bektashi.

- Well, you could ask God 's blessing, pity or forgiveness ...

Then the Bektashi rose and declared: People ask for what they lack. I already have God's pity, blessing and forgiveness. I just need a bottle of raki! [/qb]
:thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Kush tha qe feja ISLAME lindi ne arabi,persi.
Muhamedi po, por ai nuk shpiku fene ISLAME.
Feja Islame eshte me e vjeter se KRISTIANIZMI.
Pastaj edhe Kristianizmi lindi atje dhe jo ne EVROPE, dmth Kristianizmi nuk eshte fe EVROPIANE.
Ritet fetare Islame jane te ngjashme ritet fetare PAGANE.
Sic eshte psh KURBANI,
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Fillimisht postuar nga lola:
[qb] Eshte interesante te shikosh sa intelektual, paqesore dhe atdhetare kane qene shume bektashij. [/qb]
:thumbsup: :thumbsup: shume e vertete!!!
 

eM

Paper Moon
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Fillimisht postuar nga LIR111:
[qb] Kush tha qe feja ISLAME lindi ne arabi,persi.
Muhamedi po, por ai nuk shpiku fene ISLAME.
Feja Islame eshte me e vjeter se KRISTIANIZMI.
Pastaj edhe Kristianizmi lindi atje dhe jo ne EVROPE, dmth Kristianizmi nuk eshte fe EVROPIANE.
Ritet fetare Islame jane te ngjashme ritet fetare PAGANE.
Sic eshte psh KURBANI, [/qb]
LIR111,

Islami nuk eshte me i vjeter se kristianizmi. Feja e pare monotheistic(nje zot, e kunderta e feve pagane) eshte Judaismi, pastaj vjen krishterimi dhe pastaj islami.

Dhe ishte verte Muhamedi qe themeloi fene Islamike.
 

LEKE DUKAGJINI

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

ka drejte parafolsi
te rrime shtemte e te flasim drejt
se nryshe ma mire mos me fole hiç
kur e shikon se shkon kot...
..........
 

Triumfi

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Fillimisht postuar nga PaperMooN:
[qb].. Islami nuk eshte me i vjeter se kristianizmi. Feja e pare monotheistic(nje zot, e kunderta e feve pagane) eshte Judaismi, pastaj vjen krishterimi dhe pastaj islami.
Dhe ishte verte Muhamedi qe themeloi fene Islamike. [/qb]
Lashtesia apo origjina e nje feje nuk percaktohet me lashtesin e nje populli apo hershmerin e shpalljes se nje dizpozite fetare,por varet nga qellimi i vet shpalljes.Qellimi i te gjitha shpalljeve ishte "Monoteizmi" ; Besimi ne Nje Zot te Vetem,dhe qe vetem Ai te adhurohet.Te gjithe profetet,te cilet ftuan ne kete qellim,ishin te njejte dhe te nje feje.Por mund te shtrohet pyetja,se cila fe apo popull ruajti kete amanet ?!!
Per cfar vertetesi po na flet ti,qe Muhammedi (a.s.) qenka shpikes i Islamit?
Atehere,si ka mundesi nje shpikes qe s'din shkrim e as lexim,te flas per koherat me te lashta,e te flas per shpalljet e mehershme,e te rrefeje ngjarje historike te rendesishme me saktesi,e te flas per astronomin,biollogjine,e shkencat tjera natyrore !!? ... qe ne ate kohe, as nje skularist s'do i dinte!!

Te lutem,mos hedh shpifje pa kurrfar baze e mbeshtetje! S'kuptoj si te lejon ndergjegjja qe te akuzosh (kur 1 miliard e gjysem musliman,besojne dhe jane te bindur se Muhammedi a.s. ishte vetem profet) se muslimanet po pasokan nje ideolog apo nje njeri shpikes !!??

Njih vetveten!!!!!!!!
 

eM

Paper Moon
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Triumf, veten e njof shume mire, kete mos u be fare merak.

Me njohurite e mia reth fese Islamike, te cilat nuk jane gjitheperfshirese sigurisht, Muhamed (a.s) eshte verte profet. Megjithate ai ishte profeti i pare, personi qe konceptoi Islamin si fe me vete.

ps. real ka vetem nje "l"
 

arun

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Bektashizmi eshte nje sekt mistik i Fese Islame qe u themelua nga Hunqar Haxhi Bektash
Veliu.Haxhi Bektashi bazat e ketij sekti i mori nga MISTICIZMA Islame,te adoptuara nga
i Madhi Ali,i cili u frymezua nga Profeti Muhamed.
Haxhi Bektashi lindi ne Nishabur te Horasanit ne Persi ne vitin 1248 pas Krishtit,ridhte nga nje familje e madhe persiane qe ne ate kohe qeveriste nje pjese te madhe te vendit.
Kur ariti ne moshe madhore,pasi i ati i tij ndroi jete,Haxhi Bektashi nuk pranoi te zinte
vendin e mbetur vakand qe i perkiste si trashegim dhe ju pergjigj popullit me keto fjale:
"DASHURIA NDAJ ZOTIT ESHTE PER MUA FRONI ME I LARTE"
I keshilluar mga udheheqesi i tij shpirteror Hoxha Ahmed Jaseviu ,Ai shkon ne Anatoli
per te drejtuar njerezit ne rugen e mbaresise dhe persosmerise.
Para se te shkonte ne Anatoli Ai viziton tyrbene e te Madhit Ali ne Nexhef te Irakut,mau-
zeoleumin e Profetit Muhamed ne Medine dhe varet e Profeteve te tjere ne Palestine Damask dhe Alep.Shkoi gjithashtu edhe ne Mekke per te plotesuar urdherin e Haxhillekut
Islam,pas te cilit mori edhe titullin HAXHI.
Haxhi Bektashi ariti ne Anatoli ne vitin 1281 ne vendin e quajtur Suluxhe Kara Ujuk,qe
me vone mori emrin e Tij ,Haxhi Bektash.Ky vend ndodhet ne pjesen veri-lindore te Turqise se sotme.
Pas nje viti dhe pikerisht ne 1282,Haxhi Bektashi themeloi te paren Teqe Bekatshiane nebote.Ne te njejten kohe organizoi edhe ceremonite e sherbesave fetare dhe vuri ne zbatimrregulla qe zbatohen me rigorozitet edhe sot neper Teqete Bektashiane.
Bektashizmi filloi te perhapej me shpejtesi ne te gjithe Turqine,fama e Haxhi Bektashit ariti gjer ne Oborin e Sulltan Orhanit,i cili u nis ta vizitoje.
Nga biseda me Haxhi Bektashin ,Sulltan Orhani i tha:"BURRE I VERTETE,FJALA
JUAJ ME BERI AQ PERSHTYPJE SA NUK ME VJEN TE LARGOHEM"
ndersa Haxhi Bektashi ju pergjegj:"PO TE JESH SHPIRTERISHT ME MUA,EDHE NE
JEMEN SIKUR TE JESH,JE PRANE MEJE.PO TE MOS JESH SHPIRTERISHT ME MUA,EDHE PRANE MEJE TE JESH,JE NE JEMEN"
Haxhi Bektash Veliu jetoi 93-vjec dhe ndroi jete
ne 1341pas Krishtit.U varros me nje ceremoni madheshtore ne Teqene qe vete Themeloi e cila
mban emrin e Tij.Porosia e tij e fundit per besniket e vet ishte kjo:NE IKIM,POR MISIONI YNE
MBETET GJITHNJE I GJALLE DHE I PAVDEKSHEM
 

arun

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

MISTICIZMA ISLAME
dhe bektashizmi
Misticizma ,apo tesavvuri sic njihet nga bota islame,eshte gjalleria shpirterore e njeriut.Eshte fruti qe del kur njeriu zhduk egoizmen dhe ekzistencen e tij materiale,me anen e regullave fetare,dhe behet zoterues i fronit te zemres.
Eshte ajo njohuri qe e udheheq njeriun ne reugen e persosmerise,e pajis me te gjitha parimet morale,e kullon nga trubullirat materiale dhe i ploteson qellimin,duke e
bashkuar me te Dashurin e Tij,Zotin e Madh.
Me fjale te tjera, misticizma ne Islamizem nuk eshte gje tjeter vecse pasqyra e gjallerise shpirterore.Pse fitimi qe ben njeriu duke ndjekur misticizmen eshte se,duke luftuar me epshet dhe duke i frenuar ato,spastron veten,gris te gjitha perdete ndjenjave trupore dhe kullon zemren nga cdo trubullire.Atehere zhduken ndjenjat shtazore dhe fillon pjesa shpirterore te marre fryme,te pasqyrohet e te vihet ne dukje.
Mistiket Islame kete teze e bazojne ne fjalen e larte Hyjnore, e cila eshte:
"Nuk me nxe Mua as qielli im dhe as dheu,me nxe vetem zemra e besimtarit te bindur.''
Pra,nga kjo kuptohet qarte se tek njeriu i vertete,brenda ne zemren e tij,ekziston drita e Zotit,dhe kjo shkelqen si thame kur i heqim vete cdo te keq e dhe epsh.
Me kete menyre njeriu shenjterohet,arrin shkallat me te larta morale,i zbulohen thesaret e fshehta dhe mbetet i shkrire ne fronin e Zotit,se ciles ne gjuhen fetare Misitiket i thone :Beka Billah Mbetje tek Zoti.
 

arun

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Bektashinjte besojne Zotin e Madh e te vertete,Muhamed-Aline,Hatixhen,
Fatimene,Hasanin e Hysejnin.Besojne te dymbedhjete Imamet qe jane:

IMAM ALIU
IMAM HASANI
IMAM HYSEJNI
IMAM ZEJNEL ABEDINI
IMAM MUHAMED BAKIRI
IMAM XHAFER SADIKU
IMAM MUSA QAZIMI
IMAM ALI RIZAJ
IMAM MUHAMED TEKIU
IMAM ALI NEKIU
IMAM HASENI ASKERIU
IMAM MUHAMED MEHDIU

Te gjithe Bektashinjte kane per At Aline dhe per Nene Fatimene.Besojne te
gjithe te "Lumturit",te tanishem e te shkuar.Besojne sidomos ne miresine te cilen e adhurojne.Pervec senjtoreve,qe u permenden me siper,te cilet i
dashurojne me shpirt,Bektashinjte besojne gjithashtu Moisine,Shen-Merine,krishtin dhe sherbestaret e tij.
I pari i Bektashinjve eshte Imam Xhafer sadiku dhe perkujdestari i tyre eshte Haxhi Bektash Veliu,qe rrjed nga e njejta familje.
Te siperpermendurit kane thene :Bej mire e mos bej te keqen.
Ne keto fjale permblidhet e gjithe feja e Bektashinjve.Ne kete fe mbreteron e vereteta,drejtesia,urtesia dhe te gjitha vetijat e mira.Feja e
Bektashinjve eshte nje ruge e gjere,perpara se ciles shtrihen miredashja
miresia,vellazerimi,miqesia,nderi,sjellja njerezore dhe te gjitha te mirat.Kjo
rruge,ne njeren ane eshte e mbushur me lule te urtesise dhe ne anen tjeter me lulet e se vertetes.
Pa vellazerimin,urtesine dhe dashurine ndaj se vertetes nuk mund te jesh nje Bektashi i vertete.
Per Bektashine,Gjithesia eshte perendija vete dhe njeriu perfytyron Perendine.
Njeriu,gjersa kryen vepra te mira,permbush deshiren e Perendise dhe te
Engjujve te vertete.
Per kete shkak Bektashinjte deshirojne te kryejne te miren e bekuar dhe e urrejne dhe e hedhin poshte te keqen e mallkuar.
Te njeriu eshte vete Perendia.Kur Perendia desh te vinte ne dukje vehten krijoi Njerine.
Rruga qe ndjekin Bektashinjte eshte e hapur dhe e drejte: eshte rruga e urtesise dhe e miresise per ata qe jane te zgjuar.
Per Bektashinjte,cdo gje e keqe eshte e ndaluar:veset,veprimet e pa drejta
mosbesnikerite,dinakerite jane te mallkuara.
Bektashizmi eshte zeri i Perendise dhe i te gjithe shenjtoreve.
Katekizma e Bektashinjve eshte Gjithesia dhe sidomos njeriu sepse i Madhi Ali ka thene:"Njeriu eshte nje liber qe flet,feja eshte nje fjale e vetme.por te paditurit e kane shtuar.Feja qendron ne zemer dhe nuk eshte e shkruar ne karte.".

NAIM FRASHERI
 

arun

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Nje here Haxhi Bektashin e pyeten se cila ishte gjeja me e mire ne bote dhe Ai u pergjigj:
"Gjeja me e mire ne bote eshte zemra e dervishit,qe permend Zotin".
Pastaj shtoi :
"Ai qe e shkon kohen kot,por dashuron Zotin eshte me i mire nga ai qe kendon Kuranin,por mendjen dhe zemren nuk i ka tek Zoti".
Kur e pyeten ne nje rast tjeter Haxhi Bektashin se kush ishte me te vertete i "kuptuar"1)
,Ai u pergjigj:
"I kuptuar,apo i persosur,eshte ai qe sdo tja dije fare nga kjo bote se cka e ku ka dhe jo ai qe vesh hirka te grisura e ri me sixhade ne dore,por qe zemren e ka te zbrazet."


Nje dite nje Dervish i kerkoi leje Haxhi Bektashit te udhetonte.
Pse kerkon te udhetosh -e pyeti Haxhi Bektashi dervishin
Burre i vertete!Uji po nuk eci,bie ere te keqe-u pergjigj Dervishi
Atehere Haxhi Bektashi ju pergjigj:
Pse nuk behe det,qe as te mos rjedhesh,e as te mbash ere.Zogjte qe fluturojne nuk mund te arrijne qiellin,por ngrihen aq lart
sa per ti mos ti kapur kembet neper caqet qe ngrehin njerezit per ti kapur.Keshtu edhe nje Dervish,edhe sikur te mos ta arije shkallen e persosmerise,kur largohet nga bota e trubullirave i lehtesohet pak barra dhe shpeton nga ajo brenge.Pse te miret kane thene :"Kush qendron ne nje vend behet burre dhe kush udheton gjen burra."


1) Ketu ka kuptimin i persosur,njeri qe ka kuptuar gjithcka
 

arun

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Duke komentuar nje thenie te Profetit Muhamed AS ,"Kush ka njohur veten e vet,ka njohur Perendine"
Haxhi Bektashi tha:
"Ne baze te kesaj thenieje mund te thuhet se kushdo qe e njohu Zotin me cilesimin e Perendishem,
njohu veten e vet me cilesine e Perunjsit,domethene se njohu varferimin e Tij,njohu pasurine e Perendise.
Kushdo qe njohu veten plot mundime,njohu Zotin me vendosmeri.Kushdo qe njohu veten me te meta,njohu Perendine te persosur.Kushdo qe njohu veten me ndricim,njohu Zotin te Shkelqyer dhe kushdo qe njohu veten duke u zhdukur,e njohu Perendine ne mbetje te perjetshme.

* * *


Haxhi Bektashi ka thene:
"Jane pese gjera qe eshte mekate te ndodhin:
e para- edhte drita qe ndizet ne mes te qiellit
e dyta- eshte paraqitja e gjese se bukur perpara te verberit
e treta- eshte renia shi nje token qe eshte lluce
e katerta-eshte paraqitja e nje gjelle te mire nje njeriu qe eshte i ngopur
e pesta -eshte te thuash fjale te larta perpara injorantit."


* * *

Haxhi Bektashi tregon nje ngjarje nga Profeti Mojsi AS se Zoti i madh i ka thene Profetit Mojsi keto fjale:
Une kam ndertuar nje shtepi prej drite dhe e lashe amanet ne brendshmerine e njeriut.Emrin ia ngjita zemer.Ajo eshte ne nje gjendje te tille hyjnore qe eshte me e gjere nga cdo gje ne bote.Dhenia e asaj shtepie eshte njohuria.Qielli i saj eshte Besimi.Dielli i saj eshte deshira.Hena e saj eshte dashuria.Yjet e saj jane njohurite.Malet e saj jane lutjet.Pema e saj eshte sherbimi.Gjethet e saj jane qendrimi.Fruti i saj eshte kuptimi.Kjo shtepi ka kater porta : e para eshte DIJA,e dyta eshte BUTESIA e treta eshte DURIMI e katerta eshte FALENDERIMI.
 

arun

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Haxhi Bektashi ka thene:

Te shesesh madheshti eshte shtazeri
Kur lajmeron te arthmen behesh astrolog
Ti deftosh vendin cdokujt eshte rezistence
Te rekomandosh popullin tek Zoti eshte tallje
Te lendosh tjetrin perbrenda eshte krim
Te zbulosh sekretin eshte trashesi dhe te mbash sekretin eshte burreri.
Te mbahesh gjithnje me shprese per te mirat qe ke bere dhe per dhuratat qe ke dhene eshte tregeti
Te zbulosh dhuratat e te medhenjve eshte padrejtesi
Te durosh te presesh qe te dale ne shesh e verteta eshte burreri
Bertitja,kur je i merzitur eshte kulmi i marrezise
Te blesh mrekullite nga tjetri eshte marrezi
Te grisesh robat kur te gjen ndonje fatkeqesi eshte mendjelehtesi
Te mbash gjuhe nga lavderimi i vetes eshte ndershmeri
Te lavderosh me gjuhe veten eshte nje shenje qe tregon se je ne gjume dhe ne hutim
Te jesh gjithnje me frike eshte spiunazh
Te jesh pushuar eshte ndershmeri
Te tregohesh i gezuar gjithmone eshte mendjelehtesi
T e tregohesh gjithmone i brengosur eshte trashesi
Te shesesh ndershmeri eshte pa shije,Te kerkosh ndershmeri eshte e pa pelqyer,une i perunjem atij njeriu qe nuk shet kurre ndershmeri
Ti lutesh Zotit per te fituar Parajsen eshte e perbuzur
T'a admirosh Parajsen gjithnje,vete pas epshit
T'i tregosh tjetrit simpathi eshte delikatese
T'i tregosh drejtesi eshte detyre
Sinqeriteti eshte kurdohere shpetim
Te shoqerosh tjetrin eshte miqesi
Te jesh gjithmone plot kerkesa eshte gje e perbuzur
Te shikosh perhere veten mbetesh prapa
T'i hysh nje mendimi te madh, per tu dukur eshte pune e prape.
Kundrejt te mires te tregohesh i ashper eshte shtazeri
Kundrejt te keqes te deftohesh i mire eshte fisnikeri
Kundrejt te keqes te tregohesh i keq,eshte pune qeni
Te largohesh nga Feja eshte poshtersi
Te flasesh per tjetrin,behesh njeri i thash e themeve.
Te kesh syrin ne tryezen e tjetrit eshte pune e keqe.
Shpirti eshte gjalleria e trupit,dashuria shpirterore eshte gjalleria e zemres.
Natyra e bute eshte shpetim
Te kerkosh nga tjetri eshte perulje prestigji
Te meresh vetem me veten tende eshte qetesi


Te gjitha keto qe thame me larte jane shenjat e gjallerise se njeriut,te cilat i permbledhim vetem ne dy fjali.
1-Ne nuk i japim rendesi kurre fjaleve,por veprave te njeriut.
2-Ne nuk shikojme te jashtmen e njeriut,por te brendshmen e Tij
 
Top