Bektashizmi dhe Shqiperia

kastriot

Primus registratum
Bektashizmi dhe Shqiperia

REXHAB.JPG



Historia e Bektashizmit në Shqipëri që nga periudha e largët e shkëputjes nga Turqia dhe klerikët që luftuan për ta bërë atë realitet

Bektashizmi dhe mrekullia plakut të mençur Njazi Dedei


--------------------------------------------------------------------------------

Baba Edmond BRAHIMAJ

Në trajtimet studimore shkencore mbi prejardhjen dhe zhvillimin e ideologjisë klerikane dhe doktrinën teologjike fetare, na bëhet nder të gjithëve, sepse nëpërmjet këtyre trajtimeve ne lëmë vend të vecantë edhe për bektashizmin dhe besimtarët e shumtë të tij. Kjo na bën të reflektojmë për përgjegjësitë që duhet të ndjejmë lidhur me të ardhmen e shkollës së bektashizmit në Shqipëri. Kjo çështje ju përketë të gjithëve, sepse asnjë besim tjetër fetar në Shqipëri, as bektashizmi, deri më sot nuk e ka fituar të drejtën të quhet vlerë e shenjtë e kombit shqiptar. Sot Bektashizmi mbetet aktual, sepse merr parasysh veçanësitë e kohëve dhe punon në përshtatje me situatat e krijuara.

Është kjo arsyeja pse Bektashizmi nuk ka rënë kurrë ndesh me qëndrimet që është dashur të mbahen për kohë e probleme të ndryshme. Kjo doktrinë me shënjtërinë e saj ka ditur t'i deshifrojë mesazhet e kohëve dhe ka formuluar e përkrahur qëndrimet përkatëse më të mira. Kjo kthjelltësi, qartësi buron nga principet bazë të saj.

Historia e Bektashizmit në Shqipëri
Por është e nevojëshme të hedhim një vështrim të shkurtër në historinë e Bektashizmit në Shqipëri. Në pasqyrimin e vlerave të kësaj historie nuk kemi të drejtë të mbajmë anën tonë të Bektashizmit, as të nisemi nga të metat dhe të mirat e përmbajtjes së historisë së tij. Para masakrimit të tyre nga ana e Sulltan Mahm*tit prej më shumë se njëqinde dyzet vjet përpara, numëroheshin nën vullnetin e bektashinjve me qindra misionarë tepër aktiv, të cilët me zotësinë e tyre mund të kthenin shumë njerëz nën influencën e tyre. Motoja e bektashizmës si atëhere edhe sot, ka mbetur me bindje të palëkundura e të prera në fjalët e sinqerta: "Kush vjen me vullnetin e vet të na pasojë në këtë udhë, me dashuri të madhe e pranojmë, e kush nuk dëshiron të vijë kështu, ne nuk e ftojmë".

Klerikët e mencur e të urtë shekuj më parë predikonin se: "Bektashinjtë e Shqipërisë janë mbrujtur me filozofinë e gjallë të dashurisë hyjnore, sikurse dhe besimi i tyre nuk ka ardhur si fetë e tjera nga Anadolli, por sikur ka lindur në vendin e tyre. (nënkupto: pranoftë dikush nga këta klerikë që të mohojnë (nënkupto: heqin, ndërrojnë uniformën e tyre, ata të varen të gjallë në litar ose të theren me anën e xhelatit. Pra, në një ditë të tërë u mbyllën të gjitha Teqet e Stambollit me një urdhër të tillë që pa vonesë edhe në provincat e tjera kjo mizori të përmbushej. Ndër këta misionarë, Shemimi Babai pati fatin të kryejë veprën më të madhe të themelimit të Bektashizmit zyrtarisht në shtetin e Shqipërisë së atëherëshme, kurse vetë kryesundimtari i asaj Shqipërie, Ali Pasha, u bë myhyp menjëherë, duke marrë dorë prej atij udhërrëfenjësi të shquar. "Kur të perëndojë drita ime nga lindja, ajo ka për të lindur në perëndim", predikonte ai. Shemim Babai, i dha fund jetës së tij vërtet si një pjestar i udhës së Imam Hysenjit. Edhe pas humbjes së madhe të Ali Pashë Tepelenës, ujrat ishin kulluar e gjakrat e ndezura për tërbim qenë ftohur, e gjithë situata e perandorisë otomane për një kohë të shkurtër u normalizua dhe bektashinjtë mezi filluan të merrnin frymë të lirë. Pas Sejid Nebi Dedeit, kishin ardhur në Post njeri pas tjetrit edhe shtatë prindër të tjerë të panjohur zyrtarisht nga qeveria dhe të respektuar shpirtërisht prej besimtarëve bektashinj. Brënda kësaj situatë të rëndë, dita ditës bektashizma në Shqipëri po forcohej. Si në kohën e Sari Salltikut, duke shkuar nga ky vend 600 e ca vite më parë, bektashizmin ai e kishte lënë si një farë të mbjellë dhe të pambirë. Po kështu edhe Assim Babai në Gjirokastër, Kasëm Babai në Kostur dhe Hysenj Babai në Konicë, që këtë farë të mbjellë e tarrën dhe e vaditën me kujdesin më të madh, pas Shemimi Babait në Krujë, që shartoi bektashizmin dhe e rriti atë, erdhën në vitet 1826, Nibi babai në Frashër, që nuk e la të pushonte veprën shpëtimtare dhe shpirtërore. Ai u lavdërua më vonë shumë bukur nga ana e vjershëtorëve të vjetër Dalip dhe Shahin bej Frashëri që u kurorëzua mandej shumë madhërisht prej vjershëtorit më të madh të gjuhës sonë, Naim beut të pavdekshëm.

Teqeja e Frashërit
Frashëri dhe mbarë Dangëllija (Malsija e Përmetit përkëtej Vjosës) që me kohë ka patur një popull të urtë, të zgjuar dhe të rendur shumë pas diturisë, me përkrahjen dhe bindjen e këtij populli inteligjent e bujar u arrit që teqeja e Nibibabait, rrëzë malit të Kokojkës së Frashërit dhe përbri fshatit Selenicë në pak kohë të bëhej një Teqe e madhe si "Porta e Pirit". "Me emrin Tahir - predikonte ai - kam ardhur më parë në Malinët të Skraparit, tani këtu në Frashër, e si të vdes këtu, kam për të vajtur në Prishtë ku do të bëj gjithë ato vepra mirëbërëse". E vërteta është se para se të vinte shënjtëria e tij në Frashër, ekzistonte tyrbeja e Tahir Babait në Malind. Në teqenë e Frashërit, në vitin 1849, shkëlqeu në Prishtë Tahir Babai, i dërguar nga ana e Baba Abdulla Melçanit, i cili si udhërrëfenjës i shënjtëruar i afrohej shumë Nibi Sulltanit në pikpamje të madhësisë shpirtërore. Ai u dërgua nga ana e Abdulla Babait për të zgjuar popullin e malësive të Oparit, Tomorricës, Skraparit, Dëshnicës (krahinë e Këlcyrës së Përmetit), Toskërisë së Tepelenës (nga fshatrat Arrëza, Mariçani, Shalësi, Buzi, Gllava e deri në Klos e Hekal në zemrën e Mallakastërës së Sipërme) dhe Nahijes së Beratit (nga Ballgurasi, Novanji, Kapinova, Peshtani, Roshniku, Karkanjozi, Tozhari, Çorrogjefi, Zhapokika, Plashniku, Melishti) deri në Luar, Kurjan Lapulec dhe Cakran, në kërthizën e Mallakastërës së Poshtëme. Duke u çliruar nga kundërshtimet dhe duke shpëtuar prej rreziqeve, Baba Tahiri me të ngritur teqenë e tij në Prishtë, i zgjoji me lehtësi të madhe krahinat malësore të Skraparit, Dëshnicës, Toskërisë e Tepelenës, Nahijes së Beratit dhe Mallakastrës së Sipërme me veprimet e tij të shënjtëruara. Kjo ndodhi në një kohë që, Baba Hysenji i Krujës, Baba Alushi i Frashërit, Baba Adem Melcani, Baba Ali Gjirokastra, Baba Xhafer Prishta dhe Baba Muharrem Koshtani kalonin në zonat e tyre në një periudhë shumë të shkëlqyer. Në këtë vit Abdyl beu (Frashëri) erdhi në vendlindjen e tij në Frashër dhe nën kryesinë e Baba Alu në Teqe bëri të parën mbledhje kombëtare pas humbjes së Skënderbeut, e u përpoq për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e rrethonin. Baba Alushi dhe pas tij të gjithë baballarët bektashinj, atëhere u bënë faktorë të sigurtë mbështetës në qëllimet patriotike të Abdyl Frashërit. Pas mbledhjes patriotike të Frashërit dhe pas Lidhjes së Prizërenit, Teqetë e bektashinjve në Shqipëri mbetën përsëri nën armiqësitë e Sulltanit, i cili ruante rastin që t'i fshinte nga faqja e dheut. Përmes kësaj situate, Baba Hysenji i Krujës, me një nga antarët e shquar të mbledhjes në Frashër dhe një nga përkrahësit e zjarrtë të Lidhjes së Prizërenit, kryen disa vjet dënime në internim të rëndë. Në këtë kohë Varfë Meleq, Tahir Staravecka (në kohën e fundit Baba Meleq Shëmbërdhënji) tridhjet vjetë me radhë shëtitën Shqipërinë fshat më fshat, nga Ulqini gjer në Prevezë, duke përhapur libra për rilindjen e Shqipërisë, e të gjitha Teqetë, u kthyen në formën e shkollave kombëtare, duke predikuar "Qerbelanë", përkthyer në poezi të gjallë prej të pavdekshmit vjershëtor Naim Bej Frashërit.

Ngjyra shqiptare e Bektashizmit
Çuditërisht në vitet 1880, idenë pan-Shqiptare e përkrahën jo vetëm bektashinjtë e Shqipërisë, por të gjithë sa ishin të deklaruar përkrahës të doktrinës së Haxhi Bekta mbi faqen e dheut. Në këto kushte Bektashizmi, në vitin 1885, pothuajse kishte marrë ngjyrën kombëtare shqiptare. Por qeveria turke mbeti armike e këtyre zhvillimeve. Duke bastisur Teqetë e duke gjetur atje libra shqipe të ndaluara prej Sulltanit, dervishët i syrgjynosi në Janinë dhe Teqetë i mbylli për shumë kohë. Por këto ndodhira kaq fatale nuk vazhduan shumë. Tashmë kishin dalë në veprim nacionalistët e rinj si Rexhep Pashë Mati, Shahin Bej Kolonja, Ahmed Ali Pashë Vrioni, Ismail Qemal Vlora, Fadil Pashë Toptani dhe Bajo Topulli, të cilët gjetën mbështetje në institucionet bektashiane, përfaqësuar prej Baba Hysenj Melçanit, Baba Abedin Frashërit, Baba Salih Elbasanit, Baba Ahmed Koshtanit, Baba Shaban Prishtës dhe Baba Xhemal Përmetit. Në këtë lëvizje pra, i pari udhërrëfenjës që nuk kursente veten për shpëtimin e atdheut, ishte Baba Hysenji nga Veleni i Devollit. Pas Baba Hysenjit vinin gjithashtu Baba Abedin Frashëri dhe Baba Shaban Prishta, të cilët bënin sakrificat më të shtrenjta për veprimet kombëtare të çetës së kapedanit të shquar Çerciz Topullit. Në vitet 1908-1909, duke përfituar nga shpallja e Konstitucionit të Turqisë dhe nga liria e reklamuar prej turqve të rinj të miemëruar "Jeune Turques", shqiptarët intelektualë filluan t'i japin kombit të tyre mësimin e shkrimit të gjuhës së tij amtare edhe Teqetë e bektashinjve, duke marrë frymë lirisht ishin bërë të gjitha pothuajse shkolla të përhapjes së kësaj gjuhe. Por pas një kohe të shkurtër, turqit e rinj (ose xhonturqit) lirinë që kishin reklamuar me aq shumë buje e bujari e abuzuan. Në këtë masë të tyre ata u gabuan, sepse shqiptarët këtë herë nuk ishui më në gjumë si edhe më pare, por tashmë ishin të zgjuar. Mitingu i Korçës, që u mbajt më 1909, për këtë qëllim u përkrah dhe u shpirtësua prej Baba Hysenj Melçanit, mitingu i Përmetit u kryesua prej Baba Abedin Frashërit, dhe ai i Beratit u përkrah prej baballarëve të Skraparit, Mallakasrës dhe të Tepelenës, midis të cilëve dalloi Baba Shaban Prishta, Baba Belul Therepeli dhe Baba Ismail Gllava. Në lëvizjet e viteve 1909-1910 të gjitha teqetë e bektashinjve morën pjesë aktive. Kështu Baba Hysenj Melcani mori malet e u bashkua me kryengritësit për të treguar edhe një herë flakën atdhetare që i vlonte në shpirtin e tij në kohën e pleqërisë, për lirinë e kombit që e nderonte si një udhërrëfenjës të nderuar. Në Teqetë e rithemeluara, në vitin 1916 u shtua edhe një teqe e re, por me rëndësi të madhe në Baba Tomorr, duke pasur themelues Dervish Iliaz Vërzhezhën. Në Çukën e Tomorrit qysh në vitin 1600 kishte ardhur Haxhi Babai nga teqeja e Haxhi Bekta dhe në atë Çukë të shënjtëruar prej shqipëtarëve, që nga kohërat parahistorike, kishte vënë një shënjë e i kishte thënë Ilauzit (nënkupto: gjindjes, popullsisë, miletit, besimtarëve) se, ky vend paskëtaj do të vizitohet nën emrin e "Abaz Aliut", të vëllait të Imam Hysenjit dhe flamur-mbajtësit të Qerbelasë. Por pas themelit të ri që hodhi dervish Iliazi më 1916, pranë këtij vendi të shënjtëruar, si nga pikpamja kombëtare ashtu dhe fetare, Tomorri u bë një vënd me rëndësi të madhe për bektashinjtë dhe për të gjithë shqiptarët. Në vitin 1919, me arritjen e paqes pas Luftës së Parë Botërore, për mbrojtjen e indipendencës shqiptare, u ndje nevoja e gjallërimit të lëvizjes kombëtare nga të gjitha anët e Shqipërisë, e si në herët e tjera ashtu edhe këtë herë, bektashinjtë ju përveshën punës duke mbajtur e plotësuar deri më një detyrimet e tyre. Në Korcë, Baba Ramadan Qatromi, në Tepelenë Baba Ahmet Turani, në Përmet Baba Mustafa Frashëri dhe Baba Xhemali, në Skrapar Baba Hysenji, në Gjirokastër Baba Sylejmani dhe Baba Selimi, në vitin 1920 u përpoqën dhe bashkuan popullin në mbështetje të Kongresit të Lushnjës.

Plaku i mençur Njazi Dedei
Në po këtë vit, Shqipëria formoi themelërisht qeverinë e saj kombëtare, duke hedhur hapa më të sigurta për lulëzimin e kombit dhe atdheut të shuëmvuajtur. Data 4 janar 1921 është një datë e shënjtë, për faktin se veçon një moment tepër të rëndësishëm që do të bëhet më vonë një pikë referimi edhe për besimet e tjera fetare në Shqipëri. Atë që bëri kleri bektashian i kohës është një veprim i mençur, është një mrekulli, një largpamësi e kohës që u dha mundësinë shqiptarëve të kenë Kryegjyshatën e tyre, sipas organizimit madhor të kohës së shkuar e me vlera për të ardhmen në Shqipëri. Historia e bektashizmit nuk përmblidhet vetëm në veprimtarinë e shenjtorëve në Shqipëri, vecanërisht pas viteve 1921. Ajo është pjesë e historisë së shumë popujve të shtrirë nga Ballkani në Anadoll, Lindjen e Mesme e të Largët deri në Republikat Aziatike. Duke u ndikuar nga kjo hapsirë e pamatë plaku i mençur bektashi Njazi Dedei, bëri mrekullinë shqiptare, e cila ndër shekuj e vite ka pasur dhe ka edhe sot vlerat e pazëvëndësueshme shpirtërore e njerëzore të Bektashizmit të lashtë e të sotëm dhe u bë një realitet i gjallë, sepse doktrina e Haxhi Bektash Veliut edhe sot është e gjallë dhe një udhërrëfenjë e sigurtë drejt jetës së mirë e liberale. Këta shënjtorë të mrekullueshëm me mendje të ndritur ngulmuan edhe një herë që t'i bënin apel njerëzimit me drejtë se për lavdinë e tyre dhe lumturinë e kombit shqiptar, i duhet dhënë kuptim historisë shumëshekullore, duke përhapur botës anembanë se Akilea, Bardhyli, Leka, Pirrua, Kastriotët, Shpatajt, Muzhakët, Selefkët dhe Ptolemenjtë me shokë, nuk kanë qënë as grekër, as sllavë dhe as tjetër gjë, por si nga prejardhja, raca, ashtu dhe nga zakoni, kanë qënë shqiptar autoktonë të kulluar. Të parët e bektashizmit në Shqipëri, pjesmarrës të Kongresit të Parë Bektashian si, Gjysh Ahmet Baba Turani, Gjysh Sulejman Baba Gjirokastra, Baba Xhemal Përmeti, Baba Ahmet Elbasani, Baba Mustafa Frashëri, Baba Kamber Prishta, Baba Hajdar Turani Korça, Baba Hasan Krahësi, Baba Hasan Memalia, Baba Kasëm Koshtani në Përfaqësinë zyrtare të Fehim bej Zavalanit, Baba Sulejman Kicokut, Baba Ramadan Qotromit, Baba Xhafer Tomorricës, Baba Halim Therepelit e shumë e shumë të tjerë. Pas vitit 1921 këta kanë realizuar punë të mëdha, kanë bërë mrekullira dhe kanë treguar një gjenialitet të jashtëzakonshëm, duke i shërbyer njerëzisë për të rezatuar ndjenja të pastra, liri dhe dashuri. Ishte koha kur shteti turk në efektin e reformave të nisura po i nxirrte jashtë veprimtarisë misionarët e shkollës së Haxhi Bektashi Veliut. Ishte rasti dhe momenti që kjo shkollë të shkëputej përfundimisht nga ndikimi otoman dhe të krijonte hapsirat e veta liberale në tokën e lirë. Mençuria e klerikut të lartë Njazi Dedeit shkoi edhe më larg se kaq. Është rasti i parë që në Shqipëri hirësia e Tij filloi të blinte prona për vendet e kultit dhe të hidhte themele shumë të forta për të ardhmen. Bektashinjtë, në kushtet e stabilizimit të qeverisë indipendente shqiptare, menduan të kryejnë një detyrë të madhë-rueshme për mirësinë e kombit dhe lulëzimin e fesë, duke filluar të bënin reforma nën vendimet e Kongresit panbektashian, që u mbajt në teqen e Prishtës në vitin 1921. Në kongres u vendos mëvetësia e faltoreve bektashiane shqiptare dhe themelimin e një kolegji filozofik për të ngjallur një kulturë të lartë në fetarët e kësaj faltoreje. Por fatkeqësisht, bektashinjtë që Shqipëria e re i kishte përkëdhelur si punëtorët veteranë të kombëtarisë, në kushtet kur qeveria e tyre ua respektonte të drejtat që ua kishte mohuar qeveria e Turqisë, që më 1921 deri në vitin 1928, nuk treguan dot ndonjë aktivitet të dallueshëm për të hedhur të paktën një gur në themelin e kolegjit, prej të cilit do të dilnin dervishët e dijshëm të bektashizmit të ri në Shqipërinë e qytetëruar. Në këtë periudhë kemi edhe dy evendimente të tjera të rëndësishme. Në teqenë e shenjtë "Hajdarie" në Gjiro-kastër mbahet Kongresi i dytë Bektashian më 9 korrik 1924 dhe pas pesë vitesh, në teqenë e shenjtë të Turanit në Korçë mbahet Kongresi i tretë në 5 tetor të vitit 1929. Zhvillimet e mëvonëshme japin një pasqyrë tjetër të aktivitetit të besimeve fetare në Shqipëri. Në kushtet e funksionimit të shtetit të Mbretërisë Shqiptare në 9 korrik të vitit 1929 publikohet dekret - ligji "Mbi komunitetet fetare". Në këtë datë të përkujtimit të një prej momenteve më të spikatura të Bektashizmit në Shqipëri, ju përcjell të gjithë besimtarëve bekta-shian urimet më të mira të Kryeshënjtërisë së Tij, Haxhi Dede Reshat Bardhi. Qoftë ky vit një vit i begatë, për më shumë dashuri dhe mirkuptim midis shqiptarëve kudo që janë, u realizoftë vullneti i të madhit Zot.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

SHQIPERIA DEMOKRATIKE LIDH MARREDHENIE ME NJE SHTET DIKTATORIAL QE UDHEHIQET NGA NJE SULLTAN

E diele, 30 janar 1994/ Pas vizites se suksesshme te Presidentit te Republikes se Shqiperise, zotit Sali Berisha ne Brunei, ATSH nepermjet RD njofton se "Me 27 janar 1994, Republika e Shqiperise dhe Brunei, duke u mbeshtetur ne interesin dhe deshiren e dy popujve te tyre vendosen te lidhin marredhenie diplomatike midis tyre ne rang ambasadoresh". Kur merr vesh nje fakt te tille, nuk ka se si te mos habise protokolli me te cilin punon Presidenti i Republikes sone. Cili president ne Evrope apo me gjere niset e i hyp avionit per te vizituar nje shtet me te cilin shteti i tij nuk ka marredhenie diplomatike? Cili President evropian apo me gjere do te shkelte ne token e nje shteti ku asnjehere me pare nuk ka shkelur asnje kembe diplomati i rangjeve me te ulta te ketij shteti ku shkon Presidenti? Kete e ben Presidenti i Shqiperise Sali Berisha, ku sipas informacionit qe kemi per takimet ne kete shtet, dihet qe deri tani qe u vendos lidhja e marredhenieve diplomatike me Brunein asnje diplomat tjeter i rangjeve te ulta nuk ka vajtur me pare. As ndonje drejtor drejtorie, as zv/minister dhe as ministri i Jashtem. Keshtu vete Berisha President, shkon per te lidhur marredheniet, me Brunein, shtet nga i cili ende nuk ka ardhur ne Shqiperi ndonje diplomat i ulet apo i larte.

Nje protokoll i tille mund edhe te perdorej ne ndonje rast te rralle ku kemi te bejme me ndonje shtet te fuqishem ku interesat e medha te Shqiperise te detyrojne ta shkelesh rregullin protokollar evropian. Por qe kjo te ndodhe me Brunein, kjo duket jo serioze per protokollin zyrtar te Shtetit Shqiptar.

Kush eshte Brunei? Eshte shpallur shtet i pavarur ne vitin 1948. Udhehiqet nga Sulltani...me emer te gjate e mbiemer shume te gjate. Ka nje siperfaqe prej 5765 km katrore (afro 5 here me i vogel se Shqiperia). Ka nje popullsi prej 226.300 banore (popullsi kjo qe eshte ne numer me pak se Tirana, kur dihet se kryeqyteti yne eshte afro 300 000 banore); 69 per qind jane malajziane, 18 per qind jane kineze, 64 per qind jetojne ne fshat, 22.2 per qind jane analfabete. Afro 70 per qind jane muslimane.

Brunei eshte nje shtet diktatorial; prej 400 vjetesh sundohet nga e njejta familje sulltanesh. Ky vend qe Shqiperia demokratike ldhi marredhenie diplomatike, nuk ka dhe as behet fjale per pluralizem, nuk ka fare parti, nuk ka as qeveri, as parlament, cdo gje varet nga Sulltani, i cili ia trashegon sundimin e vendit trashegimtarit te tij. Brunei eshte nje vend islamik ku po te shihet ne rruge apo ne ndonje ambient tjeter natyral, ndonje djale a vajze qe kapen per dore apo puthen denohen me 5 vjet burg.

Ky eshte pra pak a shume Brunei,ne ato cka shkruhet per te ne shtypin e huaj. Shpresojme qe kjo vizite e presidentit Berisha dhe lidhja e marredhenieve me Brunein Islamik te sherbeje per paqen ne Ballkan e me gjere. Shpresojme se pas kthimit te Berishes nga Brunei, ne Shqiperi nuk do te kete arrestime gazetaresh ashtu sic ndodhin ne keto vende. Kujtojme se jo shume kohe me pare ne Turqi policia arrestoi brenda nje dite te gjithe redaksine e nje gazete te pavarur. Se fundi shpresojme se vizita e suksesshme dhe lidhja e marredhenieve diplomatike me shtetin islamik te Bruneit do te sherbeje per pranimin sa me shpejt te Shqiperise ne Keshillin e Evropes.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

SHQIPERIA DEMOKRATIKE LIDH MARREDHENIE ME NJE SHTET DIKTATORIAL QE UDHEHIQET NGA NJE SULLTAN.......

Po mire more Nardi...pe.ili sh o ku ta dij une se cfare emrash te tjere.... vetem Shqiperia ka lidhje diplomatike me kete shtet. Se me sa dij une edhe Gjermania dhe shtete te tjera. Si e shpjegon zotrote kete fakt????
Njehere na izoluat per arsye ideologjike tani doni te na izoloni edhe per arsye fetare. Simbas llogjikes tende ne duhet te kemi lidhje diplomatike vetem me Vatikanin, Italine, Spanjen, Portugaline dhe ndoshta Austrine dhe Polonine se vetem keto jane vende te besimit katolik.
Gjermanet jane me shumice Protestante, Anglezet Anglikane Ruset dhe kompani jane Ortodokse Greket po ashtu, ndersa Turqia dhe te tjre jane Muslimane. Pra me shtetet qe nuk jane katolike nuk duhet te kemi marredhenie simbas llogjikes tende prej INJORANTI DHE EKSTREMISTI KATOLIK

Me kete llogjiken tende na bere te permjerremi nga te qeshurit.


Kastriot
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

SHQIPERIA DEMOKRATIKE LIDH MARREDHENIE ME NJE SHTET DIKTATORIAL QE UDHEHIQET NGA NJE SULLTAN

E diele, 30 janar 1994/ Pas vizites se suksesshme te Presidentit te Republikes se Shqiperise, zotit Sali Berisha ne Brunei, ATSH nepermjet RD njofton se "Me 27 janar 1994, Republika e Shqiperise dhe Brunei, duke u mbeshtetur ne interesin dhe deshiren e dy popujve te tyre vendosen te lidhin marredhenie diplomatike midis tyre ne rang ambasadoresh". Kur merr vesh nje fakt te tille, nuk ka se si te mos habise protokolli me te cilin punon Presidenti i Republikes sone. Cili president ne Evrope apo me gjere niset e i hyp avionit per te vizituar nje shtet me te cilin shteti i tij nuk ka marredhenie diplomatike? Cili President evropian apo me gjere do te shkelte ne token e nje shteti ku asnjehere me pare nuk ka shkelur asnje kembe diplomati i rangjeve me te ulta te ketij shteti ku shkon Presidenti? Kete e ben Presidenti i Shqiperise Sali Berisha, ku sipas informacionit qe kemi per takimet ne kete shtet, dihet qe deri tani qe u vendos lidhja e marredhenieve diplomatike me Brunein asnje diplomat tjeter i rangjeve te ulta nuk ka vajtur me pare. As ndonje drejtor drejtorie, as zv/minister dhe as ministri i Jashtem. Keshtu vete Berisha President, shkon per te lidhur marredheniet, me Brunein, shtet nga i cili ende nuk ka ardhur ne Shqiperi ndonje diplomat i ulet apo i larte.

Nje protokoll i tille mund edhe te perdorej ne ndonje rast te rralle ku kemi te bejme me ndonje shtet te fuqishem ku interesat e medha te Shqiperise te detyrojne ta shkelesh rregullin protokollar evropian. Por qe kjo te ndodhe me Brunein, kjo duket jo serioze per protokollin zyrtar te Shtetit Shqiptar.

Kush eshte Brunei? Eshte shpallur shtet i pavarur ne vitin 1948. Udhehiqet nga Sulltani...me emer te gjate e mbiemer shume te gjate. Ka nje siperfaqe prej 5765 km katrore (afro 5 here me i vogel se Shqiperia). Ka nje popullsi prej 226.300 banore (popullsi kjo qe eshte ne numer me pak se Tirana, kur dihet se kryeqyteti yne eshte afro 300 000 banore); 69 per qind jane malajziane, 18 per qind jane kineze, 64 per qind jetojne ne fshat, 22.2 per qind jane analfabete. Afro 70 per qind jane muslimane.

Brunei eshte nje shtet diktatorial; prej 400 vjetesh sundohet nga e njejta familje sulltanesh. Ky vend qe Shqiperia demokratike ldhi marredhenie diplomatike, nuk ka dhe as behet fjale per pluralizem, nuk ka fare parti, nuk ka as qeveri, as parlament, cdo gje varet nga Sulltani, i cili ia trashegon sundimin e vendit trashegimtarit te tij. Brunei eshte nje vend islamik ku po te shihet ne rruge apo ne ndonje ambient tjeter natyral, ndonje djale a vajze qe kapen per dore apo puthen denohen me 5 vjet burg.

Ky eshte pra pak a shume Brunei,ne ato cka shkruhet per te ne shtypin e huaj. Shpresojme qe kjo vizite e presidentit Berisha dhe lidhja e marredhenieve me Brunein Islamik te sherbeje per paqen ne Ballkan e me gjere. Shpresojme se pas kthimit te Berishes nga Brunei, ne Shqiperi nuk do te kete arrestime gazetaresh ashtu sic ndodhin ne keto vende. Kujtojme se jo shume kohe me pare ne Turqi policia arrestoi brenda nje dite te gjithe redaksine e nje gazete te pavarur. Se fundi shpresojme se vizita e suksesshme dhe lidhja e marredhenieve diplomatike me shtetin islamik te Bruneit do te sherbeje per pranimin sa me shpejt te Shqiperise ne Keshillin e Evropes.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Kastriot, sinqerisht te kam ditur njeri te zgjaur atdhetar, por po e shoh qe qenke nje fondamentalist mysliman.

Ku jeton?
E ke percaktuar veten tende se cfare kombesie i perket?
A e di ti qe je evropain?
A e di ti qe duke futur fe te ndryshme ne Shqiperi, qon uje me shumice te mulliri i atyre qe nuk na duan te miren?
A e ke harruar Gjergj Kastriotin, Heroin Kombetar Shqiptar?
Pershtyte 500 vjet mbi varrin e Gjergj Balshen, Teodor Muzaken, Gjon Kastriotin, Gjergj Kastriotin dhe tashme doni te pershtyni edhe mbi ne?

Jo jo myslimane te tille nuk kane vend ne VENDIN E SHQIPONJAVE.

Je mysliman?
Ti vetem shqiptar nuk je.
Ty te jane qorruar te dy syte dhe mburoja jote prej myslimani, dashje pa dashje, realizon profecine e pushtuesve osmane.

Edhe sot pas 600 vjetesh o legen nuk e ke kuptuar se A JE SHQIPTAR APO JO.

Nuk te kma fajin une ,por ta ka fajin ajo mendja jote prej muhamedini, qe aspak nuk ndihmon ne ceshtjen shqiptare.

Larg prej Vendit te Shqiponjave.
Shqiperia i perket shqiptareve dhe vetem shqiptareve.

Tradhtare si puna jote fatkeqesisht jane ne shumice.

Shko te e djathta shqiptare se kushedi te ecen.

FAKTEQESIA E KETIJ KOMBI NE KETE FILLIM SHEKULLI TE RI ESHTE VETEM SALI BERISHA, BASHKIM GAZIDEDE QE FSHIHET NE TURQI.

NA VRATE MORE QENA, NA COPETUAT, NA LATE PA KOMB, NA TURPERUAT NE SY TE KOMBVE TE TJERA.
NA BETE TE NA THERRASIN TERRORISTA KUR JEMI VETEM SHQIPTARE.

PREJ JUSH VJEN E KEQJA.
ASKEKRUSH NUK I DO NE BALLKAN TURQIT, PERVECSE JU.
DHE SI TE TILLE DO TA LINI SHQIPERINE GJITHMONE PENG TE TE TJEREVE.

Ti me flet per tolerance fetare?
Ti shkruan vargje te Fan Nolit?

30 KRYEMINISTRA U A NXORI TURKU DHE TE 30-ET DOLEN LOPE SHTERPE.
TI DHE ENVER HOXHA VRATE SHQIPTARET E VERTETE.

EDHE SOT GJERGJ KASTRIOTI NUK KA VARR NEN TOKE
MALLKIMI I TIJ SDO TE LERE TY MUA E TE GJITHE TE SHOHIM DITE.
ESHTRAT E AT GJERGJ FISHTES, BABAI JOT ME SHOKE I HODHI NE LUME, DUKE U MBYLLUR GOJEN ATDHETRAEVE TE VERTETE.

SHTETARI I 30 I SHQIPERISE ISHTE ENVER HOXHA.
E PAME SE KU SHKUAM DHE KU JEMI.

POSHTE TERRORISTAT DHE ANTIATDHETARET.

NEQOFTESE DO VAZHDONI KESHTU JU DO TE JENI PERCARESIT E ATDHEUT.

Tashme Shqiperia eshte bere koke turku dhe mbi te luhen fate qe ti qen myslimani shkruan.
Ju jeni maskarenj.

Mendoja se po njihja nje njeri intelektual, te zgjuar te mencur, patriot, atdhetar, por falme Zot.
Paskam qene gabuar.

UNE JAM PASARDHESI I GJERGJ KASTRIOTIT DHE BIB DODES.
UNE JAM PASARDHES I GJERGJ FISHTES.

Perse nuk ktheheni ne fene qe patet me pare
Ishim katolike dhe orthodoksa?
Atehere perse une jam dhe ti nuk je?
Perse nuk kthehesh ne origjinen tende?
A mos valle te pelqen te jesh Pasha?
Mos valle ke deshire te behesh Pasha?
Mos valle pret qe Allahu juaj te vije ne Shqiperi e te kolonizoje edhe njehere Shqiperine?

Po cfaj kane katoliket dhe orthodokset qe nuk mund te jetojne prej jush?
Ju lutem ne qoftese nuk ju pelqen ne Shqiperi, shkoni ne Teheren.
Atje mund te vendosni 5000 fe te ndryshme po deshet.
Keni gjetur ju te beni pershesh, por do tu zere frymen.
 

Ema

Goddes
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

I dashur pe.ili.sh!

Te jesh mysliman dmth te jesh budalla?
Ti quan fondamentalist dike qe u perpoq te shkruante vetem histori?
Ti quan jo-fondamentaliste vetem ata qe shkruajne per historine e Vatikanit,Papatit,Gjermanise,Italise,Zogut te pare dhe kompanise ????

Pse futni turite ku nuk ju takon dhe aq me teper ca lidhje ka se c'beri ne '94 berisha me kete teme?

Turp tu vije,gjithandej shihni kundershtare dhe kamzhike....


pffffffffffffff :rolleyes:
 

kastriot

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb] SHQIPERIA DEMOKRATIKE LIDH MARREDHENIE ME NJE SHTET DIKTATORIAL QE UDHEHIQET NGA NJE SULLTAN.......

Po mire more Nardi...pe.ili sh o ku ta dij une se cfare emrash te tjere.... vetem Shqiperia ka lidhje diplomatike me kete shtet. Se me sa dij une edhe Gjermania dhe shtete te tjera. Si e shpjegon zotrote kete fakt????
Njehere na izoluat per arsye ideologjike tani doni te na izoloni edhe per arsye fetare. Simbas llogjikes tende ne duhet te kemi lidhje diplomatike vetem me Vatikanin, Italine, Spanjen, Portugaline dhe ndoshta Austrine dhe Polonine se vetem keto jane vende te besimit katolik.
Gjermanet jane me shumice Protestante, Anglezet Anglikane Ruset dhe kompani jane Ortodokse Greket po ashtu, ndersa Turqia dhe te tjre jane Muslimane. Pra me shtetet qe nuk jane katolike nuk duhet te kemi marredhenie simbas llogjikes tende prej INJORANTI DHE EKSTREMISTI KATOLIK

Me kete llogjiken tende na bere te permjerremi nga te qeshurit.


Kastriot [/qb]
Po merre mundimin more dhe na jep nje pergjigje pastaj fillo te sulmosh te tjeret me fjale dhe shprehje te denja per nje RRUGAÇ INJORANT sic je ti.

Kastriot
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Ema une ketu nuk shikoj kundershtare dhe kamikaze.
Por une ketu pashe njerez qe flasin shqip

Gjuha e tyre eshte shume e embel dhe elyer me vaj ose gjalp dhe funksionon ne menyre perfekte.

Une nuk urrej kamikazet dhe islamiket sepse ata jane njerez qe luftojne per nje ideal, por une urrej ata qe kane mesuar shqip.

Ema duhet te bindesh ne sinqeritetin tim, se neqoftese urrej Kuranin apo librat fetare islamike, athere jam njeriu me i keq ne bote.

Por mua me hyn frika se edhe ne vendlindjen time mbas 600 vjeteve keta do vendosin xhamine ne shenje perkujtimi te zhdukjes se pakices katolike, ashtu sikur deshen te benin ne vitin 1993, me urdher nga lart patjeter, ata deshen te ndertonin nje xhami ne Mirdite dhe i gjithe populli ateist dhe besimtar i Mirdites nuk i la.
Sa per dijeni Ema kete.
Kerkoj vetembrojtje prej atyre qe flasin shqip

Kastroit as nuk jam rrugac, as nuk jam legen, sepse veten time nuk e kam bere te quhem i tille.

Ju po fundosni Shqiperine dhe e keni kthyer ne kohen e baba Qemos.

Nuk e di ne se jam une ai fatkeqi qe kerkon te shpetoje veten nga Tajfuni qe po vjen me 100 km ne ore, apo je ti?

Po populli cfaj ka????????????????
 

kastriot

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
[QB] Ema une ketu nuk shikoj kundershtare dhe kamikaze.
"..Kastroit as nuk jam rrugac, as nuk jam legen, sepse veten time nuk e kam bere te quhem i tille.

Ju po fundosni Shqiperine dhe e keni kthyer ne kohen e baba Qemos...."


Kastriot: O djale, po lexoje njehere artikullin deri ne fund e pastaj nxirri perfundimet e tua.
Po te them lexoje artikullin se po ta kishe bere nje gje te tille nuk do te shkruaje ashtu sic shkruajte me siper. Ne thelb artikulli nuk ka te beje fare me ceshtje fetare dmth te besimit por flet per kontributin e personave ne fjale per lirine dhe pavarsine e Shqiperise.
Prandaj do te ishte mire qe Fanatizmat dhe Ekstremizmat fetare ti harroje. Dhe kjo vlen jo vetem per ty por edhe per te tjere.
Sigurisht qe kur ti te kerkosh ti IMPONOHESH te tjereve me Besimin tend (Katolik??)ata do te reagojne. Prandaj mos u cudit kur dikush te kthen pergjigje. Megjithate une do te deshiroja qe asnje dmth edhe ata qe te kthejne ty pergjigje, te mos bien pre e Fanatizmave fetare.


Kastriot
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Edhe pse nuk do desha ta bej kete postim , se nuk i kam qej fare po ju lutem:

Pika 2: Ndalohet rreptësisht postimet që kanë për qëllim të shajnë me fjalë ofenduese drejtpërdrejt një antar të Albforumit. Shkelja e kësaj pike do sjellë si pasojë paralajmërimin për heqje e së drejtës së postimit në Albforum.


Nuk ka nevoje me shume per sqarime. Aman o burre i dheut se nuk jemi kalamaj kopshi...apo gabohem?!
Gjithe te mirat.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Kam admirim shumë të madh për bektashinjt sepse janë edhe atdhetarë shumë të mëdhenj! Kam edhe për të gjithë klerikët që janë patriotë si Fishta, Frashërit, P.K. Negovani e shumë të tjerë!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

NJE PYETJE PER Emen:
C'kupton ti dhe ata si ty me shprehjen te mos i futesh turinjte aty ku s'te takon?
 

GaP

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

une nje gje nuk kuptoj??? ne kur lutemi apo fajemi a i drejtohemi nje ZOTI??? a i therrasim ZOT si me qene ortodoks, katolik, mysliman apo bektashi????
une jam bektashie dhe kam patur nun nje baba atehere kur ne shqiperi nuk lejohej as te mendoje per fe dhe jo me qe te shkoje ne teqe e te kete per nun nje baba megjithate i respektoj edhe fete e tjera. kjo eshte e mira e shqiperise sepse bashkejetesa e feve te ndyshme edhe shume e mire
 

lola

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Edhe familja ime ka qene bektashije se tani jane shumica ateista apo agnostike kuptohet se jane te edukuar. Por dua te them se sido te jete feja ime, kam shume respekt per bektashijte per nder te gjyshit tim qe ishte njeri i mrekullueshem!
 

lola

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Eshte interesante te shikosh sa intelektual, paqesore dhe atdhetare kane qene shume bektashij. Gjithashtu feja ka shume elemente te fese katolike.
 

lola

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

from The Book of Bektashi Dervishes:

A Bektashi entered a mosque and began to pray: My God, please send me a bottle of Raki!

A nearby pious person overheard him and was outraged:- "What is this blasphemy ? You know that raki is forbidden."

- But what else can I ask for ? replied the honest Bektashi.

- Well, you could ask God 's blessing, pity or forgiveness ...

Then the Bektashi rose and declared: People ask for what they lack. I already have God's pity, blessing and forgiveness. I just need a bottle of raki!
 

Albinos

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

Postuar nga Lola
Edhe familja ime ka qene bektashije se tani jane shumica ateista apo agnostike kuptohet se jane te edukuar. Por dua te them se sido te jete feja ime, kam shume respekt per bektashijte per nder te gjyshit tim qe ishte njeri i mrekullueshem!
Edhe familja ime ka qene bektashije(pra familjet e shumta ne Shqiperi flasin shqip, mirepo identifikohen si bektashinj, myslimane, katolike, orthodokse, protestante, evnagjeliste etj)
Hahahahhahahahahaaaaaa
Pra te gjithe indetifikohemi si te huaj dhe Shqiperine e kemi si vend kalimtar apo si Motel.
Ti lola paske respekt shume per bektashinjte per nder te gjyshit tend
Ne fakt une kam respekt per babain tim qe me ka lindur dhe ky eshte nje nder qe nje katolik me ka bere.
Babai eshte katolik dhe megjithese jam ateist per nder te tij une respektoj fene dhe ne momentin me te pare do shkoj te takoj Papen ne Vatikan.
Cfare gezimi /pf/images/graemlins/smile.gif
 

lola

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

albinos lexo te gjitha qe kam shkruar para se te pergjigjesh. Bektashijte ka qene me shume levizje intelektuale se sa fetare. Mbi te gjitha konsiderojne cdo njeri te barabarte (duke perfshire femrat).
 

lola

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

C'ka te beje kjo me te qenit shqiptar? Kjo eshte e vetmja fe qe e ka qendren ne Shqiperi. Ka elemente te fese Judeo-kristiane dhe te asaj lindore. Eshte me humaniste se cdo fe qe kam studiuar. E permenda gjyshin tim sepse ishte intelektual dhe feminist, gje shume e rralle per nje klerik te cdo feje tjeter.

Si historiane e di shume mire se c'ka pesuar njerezia nga feja. Megjithate duhet te jemi objektive dhe te shikojme gjerat per ato qe jane; mos gjykojme verberisht, pa ditur.
 

lola

Primus registratum
Re: Bektashizmi dhe Shqiperia

FAMILJA KA QENE BEKTASHIJE NE FE POR SHQIPTARE MBI TE GJITHA. Thashe familja per ta distancuar brezin e sotem ateist me ata qe kane qene fetare.
 
Top