Fillimisht postuar nga moonlight:
[qb]Shumica e pikave qe dikush pro bashkejeteses mendon se jane te drejta, jane vecse mite. Dihet se jetezgjatesia e nje lidhjeje eshte me e larte ne martese sesa ne bashkejetese. Nese nuk jam plotesishte e bindur se x-i do te ishte nje bashkeshort 'ideal' per mua, atehere rruga qe do te zgjidhja do te ishin takimet e shumta e komunikimi i hapur mes nesh, etj. e jo bashkejetesa. Mendoj se do ishte fyese qe dikujt te cilin e dashuroj, ti ofroja bashkjetese ne vend te marteses. Nuk eshte e thene t'i marresh vendimet me vrrull, por personalisht nese dike nuk e dashkam gjer ne: 'dua ta lidh jeten me ty gjer ne vdekje', atehere perse te bashkejetoje e te ndaje krevatin e te tjera me dike per te cilin 'nuk me rrifet dhe aq shume'?!
Shume mendojne se mardheniet seksuale gjate bashkejeteses jane tregues se sa shume u shkon cifti njeri-tjetrit per shtat e per rrjedhoje, sa gjate cifti do zgjase ne martesen e mepasshme. Ne nje martese, menyra se si nje cift perballon konfliktet qe dalin eshte tregues me i forte se sa gjate lidhja do shkoje sesa jeta e tyre e 'lavdishme' seksuale.
Shumica thone se nuk jane gati akoma nga ana finaciare per te marre vendimin per martese. Por, sa vete nga ato qe bashkejetojne nuk ndajne 'harxhet ekonomike' bashke already?!
Mbase duket qesharake per disa, por sipas shembujve ne shoqerine e sotme ciftet e martuara gezojne pergjithesisht shendet me te mire (dhe nga gjendja mendore sidomos), jane me te 'lumtur', ndihen me te 'permbushur' dhe kane me pak shance per abuzim fizik sesa ciftet ne bashkejetese.
C'do cift i din vet me mire se 'ku i pikon catia', por une shkoj gjithnje tek ajo qe: nese e dashuron dike aq shume sa te ndash krevatin e te jetosh ne nje shpi me deshiren per te qene besnik ndaj njeri-tjetrit, perse mos ta respektosh po aq shume e ta 'festosh' kete dashuri, ta forcosh me tej e t'ia besh te ditur shoqerise se ...perkisni bashke per aq gjate sa do te rroni?![/qb]