Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

PBDNJ-eshte 17 vite ne pushtet.NO COMENT
Mbani mend qe berisha tha:do bejme gjithcka per tu futur ne B.E dhe NATO prandaj jimmy mire e ke me mire presim te futemi pastaj te shikojme.lol
 

99999

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Pse e merni aq seriozisht deklaraten e Bolanos? Ne Himare nuk ka fare greke.
Rreziku eshte ne Tirane, aty ku ka hedhe themelet Janullatosi. Me dhjetra firma ndertimi investohen nga kisha greke ne Shqiperi.
Apo do thoni qe i ka fajet Sali Berisha edhe per kete?
E keqja nuk na vjen nga te tjeret por nga ata qe per 60 vjet luftojne vetem per te siguruar te mira materiale per familjet e tyre pa ia ditur per te ardhmen e shqiptareve. E keqja jone eshte Fatos Nano, Edi Rama, Dhori Sollaku, Pandeli Majko,
Skender Gjinushi...
Le te zgjidhet puna e Kosoves se do e shofim edhe punen e anti-shqiptareve ne Shqiperi!
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Dukesh pak si fanclub berisha po nejse te gjithe e kane fajne per nje parti greke ne shqiperi pastaj skandalet greke(kosine,video e shume te tjera) dhe ne fund nje deklarate per ricopetimin e shqiperise nga Himara keto gjera nuk po ndodhin sot per here te pare keto i kane rrenjet shume me para dhe jane neglizhuar nga te gjithe sot po vine rezultatet pra fajtor jane te gjithe fajtor jemi dhe ne.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Skandal tjeter ambasadori grek ne tirane eshte shprehur se Bollano mendon drejt!
 

regele

Forumium maestatis
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Deklaratat e diplomatit në Ersekë: Por nuk më takon mua të them nëse janë të sakta

Kokosis: Bollano ka të drejtë

Vorio-Epiri, ambasadori grek mbron Kryebashkiakun e Himarës

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Konstandinos Kokosis, ka mbështetur dje deklaratat e kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, sipas të cilave "ajo që kërkohet nga Omonia për Vorio-Epirin nuk është aspak më shumë se ajo që duan shqiptarët për Kosovën". Diplomati grek jo vetëm që nuk e ka kontestuar idenë e Bollanos, por nga qyteti i Ersekës ka lëshuar edhe një deklaratë surprizë lidhur me këtë çështje. Ai nuk është shprehur kundër mendimit të Bollanos, duke e konsideruar këtë një mendim të drejtë.

Megjithëse është shprehur se nuk donte të jepte shumë sqarime dhe komente, ambasadori grek ka thënë: "Nuk besoj se jam në gjendje të flas për zotin Bollano. Imagjinoj dhe besoj se ato që ai thotë janë të drejta, por në rast se janë edhe të sakta, kjo nuk është një çështje që më takon mua, apo më përket si diplomat për ta gjykuar dhe komentuar". Ndërsa nuk ka preferuar të zgjatet në këtë pikë. Edhe pse e ka quajtur të drejtë mendimin e hedhur nga kryebashkiaku i Himarës, Kokosis ka thënë se ky është një mendim personal, ndërsa deri më tani nga ana e qeverisë greke nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Vetëm një javë më parë kryetari i rizgjedhur i Bashkisë së Himarës ka gjetur mundësinë të ribëhet protagonist i përplasjeve të ashpra nacionaliste. Gjatë emisionit të përjavshëm "Exclusive" në "Top Channel", Vasil Bollano është shprehur për pavarësinë e Vorio-Epirit, siç njihet në Greqi pjesa jugore e Shqipërisë. Ai edhe më parë kishte lëshuar deklarata për statusin e minoritetit që i duhet dhënë Himarës, por kësaj radhe qëndrimet e tij u përshkallëzuan në një mënyrë drastike, duke arritur deri aty sa të vendosë paralele me kërkesat e shqiptarëve të Kosovës. Sipas Bollanos, "kjo gjë do të ishte në të mirë të Ballkanit dhe të pakicave greke në Shqipëri".

Por kësaj radhe deklaratat e kryebashkiakut problematik shkaktuan një reaksion mjaft të ashpër jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në politikën vendase, e cila shpesh herë i ka kaluar në heshtje shkeljet e ligjit, kur ato bëhen nga persona që kanë lidhje me Greqinë, apo që mbështeten nga politika e Athinës. Kësaj radhe, me përjashtim të qeverisë, e cila vazhdon të heshtë në mënyrë të pakuptimtë, spektri politik shqiptar i dënoi me forcë qëndrimet e Bollanos, duke kërkuar madje edhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

E ndërsa kishte nisur të fashitej zhurma e krijuar nga këto zhvillime dhe dukej se deklaratat e Bollanos do të arkivoheshin sërish në sirtarët ku shkeljet e tij ligjore të padënuara janë bërë tashmë një stivë e lartë, vjen në mbështetje të tij një zë grek. Ambasadori Kokosis, i cili edhe pse ka shprehur dyshim për saktësinë e deklaratave të kryebashkiakut të Himarës, i ka cilësuar ato si të drejta, çka duket se do të shërbejë si një lloj benzine në prushin që kish nisur të fikej.

Deklarata e Kokosis është bërë publike pas një takimi që ai ka mbajtur në qytetin e Ersekës me kryetarin e bashkisë, Adriatik Braçe. Në këtë bashki qeveria greke ka akorduar një investim prej 22 milionë eurosh për përmirësimin e sistemit të trotuareve dhe të ndriçimit të rrugëve të qytetit. Ndërsa ka firmosur edhe marrëveshjen për projektin në fjalë, Kokosis ka deklaruar se ky investim i qeverisë greke nuk është i pari për zonën e Kolonjës, ndërsa sipas tij këtë vit do të jepen 10 mijë viza pune për shtetasit shqiptarë.



PBDNJ u distancua nga përfaqësuesi i saj


Qëndrimet antiligjore të kryebashkiakut të Himarës, kësaj radhe kanë vendosur kundër tij edhe vetë forcën politike të cilën ai përfaqëson. PBDNJ mori një pozicion të ndryshëm nga herët e tjera, duke u distancuar menjëherë nga deklaratat e tij. Nëpërmjet Leonard Solis, sekretarit të Përgjithshëm të saj, PBDNJ bëri të ditur se "deklaratave të Bollanos nuk u duhej kushtuar rëndësi", duke i cilësuar ato shashka pa rrezik. Ky qëndrim krijon kështu një precedent në marrëdhëniet midis PBDNJ-së dhe përfaqësuesit të saj në krye të Bashkisë së Himarës.



Reagimet ndaj Bollanos



LSI

Sekretari ndërkombëtar i LSI-së, Edmond Haxhinasto, i ka konsideruar deklaratat e Bollanos si shprehje të një nacionalizmi arkaik, që shkon kundër frymës integruese evropiane të Shqipërisë


Sabri Godo

Kërkoi nga Kryeministri largimin nga detyra të kryebashkiakut të Himarës. Sipas tij, banorët e Himarës s‘e meritojnë një kryebashkiak që ka rënë pre e qarqeve të errëta greke


PDI

Partia që përfaqëson interesat e popullsisë çame, ka deklaruar dje se "çamët nuk kërkojnë autonomi në Greqi, por vetëm standarde evropiane të të drejtave themelore të njeriut"
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Godo u shpreh se:Ambasadori grek duhet te shpallet “non grata” nga qeveria shqiptare.
Imagjinoni se cpasoja do te kishte shqiperia ne rast se do te ndohdte kjo,duhet te kalohet ne masa te tilla ekstreme?po kujtoj edhe se ndodhemi pak para shpalljes se pavaresise
 

Al-Punk

Still here
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Cfare pasojash? Edhe njehere, ne pasojat i kemi nga mos reagimi qe bejme. Nga gelltitja e te gjitha fyerjeve qe bejme dhe jo nga reagimet qe nuk i kemi pasur kurre.

(Shpeshhere) Gjithmone duhet te tregohesh i ashper (ne te drejten tende) qe te rrespektohesh!
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

gjeja me normale qe ambasadori te zevendesohet dhe mos shkeli me kembe ne shqiperi. ato denglat "mendim personal" t'ja thot dikujt tjeter. un e kuptoj idjotllikun dhe mosmarrjen parasysht te kryetarit te bashkise, se kemi plot toça, po peraqsusesit e shtetit grek ne shqipri s'ja fal ne bote. perjasht!
 

MLK

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Kokosis eshte perfaqesuesi direkt i Athines zyrtare, dhe si i tille, kur jep mendimin, nuk mund ta japi personal, pasi nuk eshte nje qytetar i thjeshte, pra fjala apo mendimi i tij, angazhon direkt qeverine greke.
Pra ne kete rast, Ministria e jashteme shqiptare, apo kryeministra, duhet te kerkojne shpjegim zyrtar nga homologet e tyre grek, ne lidhje me kete deklarate.
Vetem pasi te merret nje pergjigje zyrtare nga Athina ne lidhje me deklaraten, atehere mund te kalohet ne fazen tjeter.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Ore, i njeh njeri ata te levizjes Mjaft? Pse nuk organizojne ata te pakten nje prosteste ne shesh, se qeverise dhe partive me kohe iu kemi pire lengun! Fundja dhe ne, kot bejme llafe ketu, greket njesoj do sillen, mbetet qe ne te reagojme dhe t'u tregojme ku eshte kufiri...

Si AF- bejme dot dicka per kete problem?
 

zog

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

ta kisha une ne dore do ta nderroja himaren me kosoven psh. bile me kete rast u kthej pergjigje dhe ca *** qe nuk e duan mbretin zog ngaqe sipas tyre nuk qe patriot se fali shen naumin ne maqedoni. zogu mer katnare nuk e fali, por e NDERROI kundrejt malesive te vermoshit, po ta shihni harten gjithe ajo gunga e siperme e shqiperise.

sikur mos kishte bere gje sot do kishim nje shen naum (nje pllom) orthodoks e jo shqiptar qe si himara do te na çate birren duke kerkuar perçdodite bashkim me grekun, e do te kishim nje Malesi bosh nga malesoret (shqiptaret me te PASTER) ngaqe ata nuk do te kishin mundesi kullotash per bagetine i vetmi mjet ushqimi ne ata maja ripa ripa ku njeher ta hipa e njeher prap ja hipa. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

a e shihni pra qe zogu (si dhe une) ishte largpames ne llogarite e tij.
 

notorious

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

heeee ???

si shkoj ai muhabeti i Himares ???

kur do votohet per pavarsi atje ???

zog... mir e ke ! shum larg'pames ai ish mbreti i qyrraxhijve Skipetare, siguroj jeten e familjes nen kurriz te tipave si ty pershembyll

akoma me zogun ti...?
 

dimir

Forumium praecox
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: regele</div><div class="ubbcode-body">Ore, i njeh njeri ata te levizjes Mjaft? Pse nuk organizojne ata te pakten nje prosteste ne shesh, se qeverise dhe partive me kohe iu kemi pire lengun! Fundja dhe ne, kot bejme llafe ketu, greket njesoj do sillen, mbetet qe ne te reagojme dhe t'u tregojme ku eshte kufiri...

Si AF- bejme dot dicka per kete problem? </div></div>
Mjaft nuk perzihet me kesisoj problemesh, se fillojne e tkurren fondet!

Si AF- mund te bejme nje leter si peticion dhe t'ja dergojme te gjithe zyrave shteterore dhe te gjithe adresave te miqve per nje sensibilizim!
Per ti bere te ditur si qeveritareve dhe te gjithe te tjereve se nuk mund te luhet me integritetin e ketij vendi.
Mbaj mend qe ka qene bere nje e tille per doktoret e nje vendi per punen e AIDS!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

une them qe shteti duhet te shkoje ne Himare, ti pyese te gjithe kush eshte grek dhe ai qe thote se eshte grek, te paketoje plackat dhe ta nxjerri nga ana e kufirit.

E di, e di, por ata qindra mijera emigrante ne Greqi?! Epo, ata ngelen duke u ankuar, ndoshta keshtu u bejme nje nder duke i kthyer ne atdhe. Plus, nese shqiptaret do te largoheshin brenda nates, atehere Greqia do te falimentonte brenda nates.

Gjithashtu, dua t'ju kujtoj se Greqia eshte ne BE dhe BE nuk do te ndryshoje asnje kufi, se i hap gropen vetes ashtu!!!

Ajo qe po ben ky palla i Himares eshte zhurme, pikerisht para ceshtjes se Kosoves. Ne kete menyre e di qe terheq vemendjen, dhe i tregon botes se ka shume vende ne bote qe duan te ndryshojne kufinjte. Dhe ne e dime c'ndodhi heren e fundit apo jo? Kjo eshte e njejta strategji e ndjekur nga ruset ne Gjeorgji me ate krahinen qe beri referendum ne te njejten dite, per t'u shkeputur. Keta politikanet greke s'jane hic origjinale, vazhdojne ta bejne politiken si ne shekullin e 19, edhe pse jetojne ne BE e shekullit te 21.
 

exp-s

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Bollano, ate pune ka. Nje e dy merret me pune te "renda" per veten e tij.
Nuk ia vlen te merresh fare me nje njeri te semure psiqik , qe kerkon ta ktheje historine 200 mbrapa me planet greke te Megali Idese etj.
Keta me duken se vijne nga shekulli i 18 me makinen e kohes,
i keni pare ata filmat qe udhetojne njerezit ne kohe?
ja ashtu me duket bollano mua!
Me ata filma kenaqesh por me bollanon te vjen te vjellesh
Aq debil eshte

po nuk eshte per tu cuditur, sepse edhe ai shqiptar eshte njesoj si edi rama sali berisha erjon brace etj
Keta i ka kapur budallalleku me gjera te tjera , ndersa Bollano sheh endrra me syhapur ne mes te dites per vorio-epirin.
S'mund te bej bollano vecim nga te tjeret.
Vetem se e ka ndryshe semundjen
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Alinos mos mendo se eshte e sigurt mosndryshimi i kufijve ligjet i krijone njerezit edhe ata i prishin ata po bejne vite madje dhe shekuj lobing kundra shqiptareve.
Po videon e fundit qe ka dale nga revista greke ultranacionaliste stohos per nje shtab te pergjitheshem dhe UCC(Ushtria Clirimtare Came)mua mu duk amatore fare qe mund te jete e organizuar nga vete ata.Ju si mendoni ka organizata te tilla ne Shqiperi?Duhet te kete?apo ndoshta klanet greko-serbe duan te krijone imazhin se Shqiperia ka terorista sic kane thene gjithmone po ju kujtoj se kudo qe behet fjale per shqiperine ata thone se Osama Bin Landen ka vizituar shune here Shqiperine si edhe terorista te tjere!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Une them tja japin pamvarsni Himares. Ti vejm te bojn referendum dhe po qe se jane dakort tja japin parmvarsin, ti vejm kufi rreth e qark e ti lejm te ngordhin per buke.
 

zog

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

nuk e ka fajin ballano qe himariotet flasin greqisht ne shpi. neqofte se qahemi se dy te tretat e shqiptareve na kane ngel jashte kufirit duhet te mendojme njesoj edhe per ata mbrenda qe nuk duan me te jene shqiptare. le tu lihet te zgjedhin.

gjermane te behet himara une (e shume prej ju patriotave prej lecke) nuk kam ndermend te shkoj te jetoj atje. te ishin fashatrat greke te jetushme s'do te kish veç pleq ne to.
shteti shqiptar duhet te kete sa me pak drunj te shtrembet qe te mund te mbaje gjithe stiven drejt. mos harroni se durresi apo lezha kane qene me dhjetra mos qindra vjet nen qeverisje venedikase e shqiptare ndodhen perseri, nuk u bene gje italiane.

ne politike duhet te tregohemi te hapur si ne jete te perditshme, ai qe s'na do le te largohet, nuk mbahet me zorr. aq me teper qe mondializimi i botes po i ven zjarrin shteteve klasike hiper te medha. po i shuan nacionalizmat. sot te gjithe duan te kene konfort minimal jete e asgje tjeter, per kete ndahen ose bashkohen.

ka ardh koha kur francezi e ka zili monegaskun (prej montekarlo ose monakoje) ngaqe ai ja kalon pikerisht ne konfort jetese. e pra po keshtu sikur tirana vetem ta perfaqesonte shqiperine, por nga ky shkak te behej njeqind here me e pasur, e pra as ata greqishtfolesit nuk do te donin te ishin greke ngaqe greket vete do na kishin zili. kuptoni pra njerez qe nuk eshte siperfaqja qe te ben me te mire ne diten e sotme por pasuria. e shtepite e medha (me shume femije, halle, shpenzime) e kane treguar qe nuk behen dot me te pasura nga shtepite e vogla (burre grua e nja nje/dy kalamoj)

personalisht e kam thene e them perseri do te me pelqente shqiperia konfederate me shume qytet "shtete" te pavarura ne gji te saj. ashtu siç ne fakt jemi ne jete. me shume te perbashketa ka nje francez me nje italian sesa nje prishtinali, shkodran ose tropojan me nje nga berati, korça, vlora, apo nga gjirokastra.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Po sikur gjith kjo zhurmë të bëhet me qëllim që Sala të reagojë e grekët t'i thonë Bushit që Berisha nuk ka ndryshuar. Berisha është po ai që dënoi SHBA në 95 kur arrestoi 5 minoritarët grekë.

Kjo, me qëllim që Bushi të anullojë vizitën në Tiranë e Shqipëria mos të përfitojë nga mbështetja politike e SHBA (se si aleatë që jemi tani sikur po na mbajnë me hatër /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif)
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Kjo tegon shenje pozitive per mendimin tim /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Bollano eshte masha greke pra tregon nje tentative te deshperuar te grekeve qe te bejne nje kunderpeshe ndaj ceshtjes se Kosoves, qe do te thote se dine dicka me shume se ne se Kosova do fitoje pavarsine se shpejti /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Po ceshtja Came kur do dali?
 
Top