Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

notorious

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

po pra Kondra... trima ne n'fakt.

po gjithsesi... problemi me duket shum delikat

e kam thon me koh un qe Sala esht anti Shqiptar po prit se ja avash avash do e tregoj dhe ky klysh putane ftyren e vet
 

notorious

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

hawk... ne 81-ishin vdiq Tito

ne 87-ten ne nje miting ne Beograd ishin parudha dhe thirrje per ate qe thash

Enveri ska te boj fare ktu se vdiq ne 85-en nese sgaboj

e per temen... esht von qe qeveria te meret me kto klysha kurvash Mirditore

qeveria te shkoj e t'ankohet ne parlamentin Europian per kte loj te poshter... po me ke po flet thuj
 

hawk

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

I - permenda enverizmin si ideologji dhe jo Enverin si ideolog.

II - nese ne 1987 ke degjuar(lexuar)parudha te tilla ateher cfare lidhjeje kane me heqjene autonomise se Kosoves qe nodhi ne 1989 me rastin(sa per zbukurim mediatik) e 600 vjetorit te betejse se Fushe Kosoves...?!

Per shtetin presim diskretitimin e rradhes...pasi nuk jam optimist.
Do te ishte me vend nje peticion kombetare kunder deklarates dhe jo vetem kesaj por edhe ndaj antikombetarizmave te tjere.
Politika jone eshte nje mejhane Greke.
 

notorious

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

po e drejt... ka qen viti 1989, ku me kujtohet qe ate dit ne Fushe Kosove shkuan mbi 700.000 Serb qe s'jetonin ne Jugosllavi por kishin ardh aty nga e gjith Bota

kemi historira ne ballkanasit

nejse,

ti mir e ke... po dhe ai qe e plasi gjith ket llaf, s'esht se e hodhi kshu n'ajer

un them qe t'kerkojm ndihm ne Bruksel per kte nderhyrje te fqinjeve tan

dheeee me von te bindim Shqiptaret... qe kta tipat qe flasin Greqisht ne Himare sjan Grek por jan me origjine nga Mirdita, qe shum pak Shqiptare e dine kte realitet
 

Al-Punk

Still here
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

A dini Artikuj te ketyre viteve qe flasin per cudite Greke? Do doja ti mblidhja te gjitha ne nje dhe ti botoja! Jane bere shume po si copa copa e pa ze kur kane qene tek e tek!
 

notorious

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

mso ta luftosh me dashuri e zgjuarsi armikun... e jo me urrejtje Adm. Mandi

e çte hyn n'pun kto artikuj...?

qent te lehin e kervani te shkoj perpara o njeri... kshu jetohet e jo me urrejtje

jo per gjo po s'nxier gjo n'drit
 

MLK

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Gjeja me e mire do te ishte pergjigjia brenda ligjit, nese ligji shqiptar parashikon denimin e diçkaje te tille, atehere le te pergjigjet para tij, nese jo, atehere le te injorohet e te mos i behet jehone kot neper media.
Per zgjedhjet e ardheshme, e majte dhe e djathte le te bashkohen per te mare voten ne Himare, jo me premtime e genjeshtra, po me projekte konkrete, e do shihni sa qef do ken ata ti marin.
 

Sirena

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Noto, serisht nuk po e kupton problemin ti dhe po e ngaterron.Solle shembullin e Kosoves qe nuk eshte fare ekuivalent sepse Kosova ishte pjese e Jugosllavise e nuk kishte te bente fare me shtetin shqiptar, pra me kufijte e tij politike.
Himara eshte Shqiperi!Ketu preket drejtperdrejt sovraniteti i Shqiperise (e nuk eshte hera e pare) dhe nuk ka si te nderhyje Greku ne Shqiperi.Nuk jane kaq te lehta keto pune.Do kishte shume sanksione Greqia si nga BE ashtu edhe nga NATO, do rrezikonte shume dmth.Leqe nuk behet fjale fare per keto hipoteza drastike.Behet fjale thjesht per nje reagim zyrtar, serioz e mbi te gjitha te drejtperdrejte (pa shume diplomacira) te qeverise shqiptare.E nuk kemi fare pse te ankohemi ne Bruksel.Nuk do na e redaktoje Brukseli deklaraten zyrtare...!
 

notorious

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

po ec e fol me Greket ti se ç'thojne per Himaren e kujt esht... ti imagjino presidentit aktual Grek i ka lind mamaja ne Jug te Shqiperise

n'fakt nje fare te drejte i jap se te gjitha Kishat ne jug te Shqiperise qe jan Kisha 300 vjeçare me shkrime Greke jan...

un spo them tashi qe tu ipet autonomi qe as nuk esht ne diskutim...

por Shteti jone duhet te kishte nderhyre me koh ne minoritetet qe ka brenda kufijve... duke u lejuar nje fare veteadministrim, shkolla, etj. te drejtat qe gzojn Arbereshet ne Itali sot e 500 vjet

dhe Enveri kur shkonte nga ato vende... e fillonte omel e omel muhabetin duke fillu fjalen ty i thon qe me vjen keq qe sdi tju flas Greqisht kte gjuh antike e shum te bukur

Sweet... esht içik si e komplikuar politika goce.
 

hawk

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Ore ti si <span style="color: #FFCC66">"A" </span>do pregatiteh nje peticion ne fillim ne forum pastajme gjere.

<span style='font-family: Comic Sans MS'><u>Qeveria merr direktiva nga Greqia.</u></span>
Integrimi yne ne BE kalon nepermejt Greqise-thuhet.
Ne jemi shtojce ekonomike e Greqise.
Territore te banuara nga shqiptare mbahen te pushtuara nga Greqia.
Shqiptareve ne Greqi nuk ju garantohen te drejtat dhe lirite thmelore te njeriut.

Mund te vazhdoj me tej...por cfare ben shteti shqiptare??????
Perse shpresoni,pretendoni nje rreagim pozitiv,kombetare????


Populli himariot esshte i lire te beje zgjedhje politike por pamvaresine-autonomine ta kerkoje ne ate te se emes.Cfare alternativash duhen ketu nga e majta/djathta !!
Ketu duhet respekti i ligjit dhe sovranitetit.Kush eshte kunder te iki ose ti nenshtrohet ligjeve shqiptare qe jane me demokratike se ato greke.
 

Sirena

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Noto...nuk behet fjale per politike ketu me teper sesa per fakte.Shiko, duhet pare nga ana juridike kjo.Eshte fakt i pakontestueshem qe Himara eshte pjese e asaj qe quhet shtet shqiptar.Te thone cte duan greket.Ne momentin qe ky fakt i pakontestueshem (pra Himara si pjese e shtetit shqiptar) behet i abuzueshem ne te tille menyre, atehere preket integriteti i shtetit.Mund ta quash edhe thjesht matematike.Vetem duke u nisur nga kjo, qeveria shqiptare e ka per DETYRE te reagoje hapur dhe negativisht.

Dhe sa per reagimin qe duhet te kishte qene shume me i hershem jam dakort, por tashme te kapemi tek momenti e jo te humbim kohe me te kaluaren.
 

notorious

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

tek momenti pra... po sje ne gjendje ti sot ta perballosh vetem kte situat pa ndihmen e te tjereve

sepse kush sot gzon te drejten me fol (qeveria) sdin te lidhin 2 fjal

dhe skemi as njerez te afte ne policine segrete qe tu japin drejtim pa zhurme ktyre tipave.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Po ashtu edhe Kosova ishte pjesë integrale e Shtetit Serb por kjo nuk mjafton. Nevojitet edhe ndërgjegja kombëtare e popullsisë në fjalë. Nëse himariotët e ndiejnë veten si grekë juve mund të hidheni edhe nga maja e 15-katëshit e kjo nuk ndryshon asgjë. Pra Himara ka të drejtën e plotë të ketë autonomi lokale ku pushteti lokal (i cili merret edhe me shkollat, rrugët, tabelat, etj) të vendosë atë që kërkon popullata.

Përsa i përket autonomisë territoriale kjo nuk është e mundur për faktin e thjeshtë se tokat e Himarës janë toka shqiptare dhe sipas ligjit, çdo tokë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nuk mund të ndryshojë destinacion. Kjo do të thotë që Shqiptarët i pranojnë himariotët si pakicë kombëtare por kjo nuk përbën një faktor ndarje territoriale. Kjo për faktin e thjeshtë se të njëjtat kërkesa mund ti bëjnë nesër speciotët e plot banorë të ishujve grekë ku ka një shumicë dërrmuese shqiptarësh. Ndofta kjo duhej të ishte dhe kundërpërgjigja e qeverisë që në vend që të justifikojë të drejtën e himariotëve duhet të kërkojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Greqi në po atë shkallë që i gëzojnë edhe grekët në Shqipëri.
 

Sirena

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Po pra Kondra, s'mund te kete autonomi territoriale.Per ate e kam fjalen kur permend integritetin e shtetit.Ndersa autonomia lokale eshte per tu marre parasysh, pa abuzuar as me te sigurisht.E pa abuzuar as me shifrat qe jepen (si duke i shtuar si duke i zvogeluar) mbi pakicat kombetare ne shqiperi.Secilit ate qe i takon e mbi te gjitha secili ne vendin e vet.

Hawk, sipas teje shteti shqiptar nuk reagon e normalisht as populli e kjo lloj status-quo-je qenka normale...E dime te gjithe cfare duhet te kishte bere shteti e cfare duhet te beje e sa shume pika mbi "i" duhen vene.Puna eshte qe nuk duhen toleruar me.

Noto, sa per ndihmen e te tjereve, deri tani kemi abuzuar aq shume, e jemi cjerrur ne Bruksel per lloj lloj budalliqesh aq shume sa nuk ta ka me ngene njeri.Shteti shqiptar duhet te "rritet"...ka ardhur koha.Pa bere potere te kota e pa llafe te hedhura ne ere...thjesht "shkurt, sakte dhe bukur".
 

Al-Punk

Still here
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Notoriuos, ato shkrimet qe kerkova duhen pikerisht per te kunderten e asaj gjeje qe thua ti. Per te reaguar. Ti ne shkrim sugjeron per mos reagim. Dhe ka vite qe Qeveria (Qeverite) shqiptare nuk reagojne. Kemi arritur qe e kemi neglizhuar teresisht kolonizimin kulturor/politik/ekonomik qe Greqia ben ne Jugun e Shqiperise. Dhe ky kolonizim ka shume vite qe vazhdon .. dhe ne e leme ne heshtje.

Dalin e bertasin 5 palaco spiune greke, dhe thone qe Himara eshte Greke, asnje mase nuk merret. Cdo vit ne Jug te Shqiperise flitet gjithmone e me shume Greqisht, bile kane filluar fshataret e Jugut te te shohin me percmim nese thua se je Shqiptar dhe flet Shqip atje. Dhe pse? Sepse i kane bindur qe jane Greke dhe jo shqiptare. Takova kete vere nje malesor shkodre qe kishte shkuar te jetonte ne Dhermi qe para 10 vjetesh. Greqisht fliste me fshataret e tjere, pretendonte dhe ai qe te merrte nje cope karte vorio-epirioti qe te shkonte lirisht te punonte ne Greqi.
Tjeter rast banal. Nje familje nga Mesi i Shqiperise. E ema minoritare merr nje Aprovim per VorioEpiriote. E merr dhe burri, e marrin dhe vajzat, e merr dhe dhenderri (!?) Numri i minoritareve po shtohet me proporcion te shpejte dhe abuziv.

Keto jane 15 vjet pune e grekeve, cfare do behet pas nja 5 vjeteve te tjera nese nuk reagojme dhe vazhdojme te leme ne heshtje deklaratat e tilla?

Do te dish cfare do ndodhe pas 5 vjetesh?
Do digjen nja dy shtepi ne Jug. Do hidhen ca parrulla AntiGreke, do vriten nja dy 'minoritare' (ndoshta ndonje prift per te irrituar sic duhet). Atehere do futet ushtri greke ne Territor shqiptar per te 'mbrojtur' Minoritaret e saj. Kuptohet, do paraqese diku prane BE nje liste me emrat e disa qindra mijera Minoritare te shtuar keto vite! Do copetohemi me shume sec jemi copetuar ne mijra vjet.

Fatkeqesia e Shqiptarit eshte ajo fraza qe dikur thonim me qejf: Ne nuk kemi pushtuar kurre njeri!
 

dimir

Forumium praecox
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

1- Une jam i mendimit qe z. Bollano te shpallet person non-grata.
2- Qe shteti shqiptar te ndaj shapin nga sheqeri me keto njerez dhe kete vend.
3- Te krijoj mundesimin e popullimit te kesaj zone me shqiptare.
4- Te nxjerre PBDNJ parti te jashteligjshme.
5- Te nxjerre nje ligj kushtetues qe te heq dynenshtetesine. Te gjithe shtetasit shqiptare te cilet duan te kene nje nenshtetesi tjeter duhet te heqin dore nga nenshtetesia shqiptare. Te gjithe nenshtetasit e huaj qe duan nenshtetesi shqiptare duhet te heqin dore nga nenshtetesia qe kane, qe te marrin nenshtetesine shqiptare.
Kjo do te zgjidhte shume pikepyetje.!
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

PBDNJ eshte turpi i madhe i shqiperise,jo vetem bolano duhet te shpallet i padeshirueshem dhe te debohet por edhe ata qe e kane drejtuar te bej kete levizje ka ardhur koha per reflektim dhe proteste imagjinoni kur ata po thone hapur per copetimin e vazhdueshem te shqiperise dhe keto po ndodhin nga brenda vendin,e gjithe shqiperia duhet ti denoje keto akte,media,qeveria etj dhe marrin masat per spiunat e grekeve si Dule
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Dimir ajo zone eshte e populluar vetem me shqiptare por disa prej tyre kane hequr dore nga identiteti kombetar per nje vize,vende pune ne greqi ose per pensione,kot nuk ka dake shprehja:nga je?vorioepirot nga burreli!
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

Partia Republikane dhe Sabri Godo reagojne:
“Mendoj se ashtu si kam thënë edhe 6 muaj më parë, Berisha duhet ta pushojë këtë kryetar bashkie dhe njerëz të tillë që punojnë për copëtimin e vendit. Këta njerëz nuk kanë vend në administratën tonë. Këta duhet të shikohen si elementë që kanë vënë të gjithë fuqinë e tyre për të dëmtuar marrëdhëniet greko-shqiptare”, u shpreh Godo. Sipas kandidatit për president të PR-së, në pamje të parë kjo deklaratë mund të merret si një deklaratë e papërgjegjshme, por ai tha se ajo kjo mund të jetë e lidhur me vendimin e fundit të qeverisë greke për të regjistruar qytetarët për t’u dhënë atyre kombësi greke. “Në vështrim të parë mund të merret si deklarata e një njeriu të papërgjegjshëm, i cili prej kohe prej kohe e ka manifestuar një ide të tillë për të punuar për aneksimin e Himarës. Por nëse e shohim në kontekstin e një veprimtarie më të gjerë të bërë nga burime greke, si regjistrimi i qytetareve për t’i dhënë shtetësinë greke, mund të supozohet se Bollano i shërben planeve më të gjera”, vijoi më tej Godo. Në fund, ai theksoi se pala shqiptare duhet të bisedojë me atë greke për këtë çështje, por kjo nuk mund të pengojë palën shqiptare që të penalizojë të gjithë ata që kryejnë veprimtari anti-kushtetuese. “Mendoj se ka vend të bisedohet me palën greke, por kjo nuk duhet të ndalojë qeverinë tonë për të penalizuar njerëz që kryejnë veprimtari antikushtetuese dhe që kanë të bëjnë me tërësinë territoriale”, u shpreh Godo.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Bashkia e Himares kerkon pavaresine!!!!!!!!!

çeshtja kyçe eshte perkatesia territoriale, dhe ktu jemi dakort. tani se ngrihen ne kembe ca rob qe flasin greqisht, nuk me rruhet hiç. te shkojn ti thone se ça problemi ka qe nuk shkon ne himare mqs duan pavarsi. se nuk kerkohet kshu, me iluminim nderkohe qe je duke gjujt peshk maj shkembit. analogji per trajtim minoritetesh ka pafund, nuk do shume pune e diplomaci.

ç'te drejta i mungojne atyre qe ndihen greke ne himare?
ç'mundesi jetese dhe zhvillimi si personal ashtu dhe bashkesie minoritare kane?
u mungon perfaqesia ne vendosjen lokale?
sa peshe ka kjo perfaqesi?


kto jane disa pyetje, qe me nje shikim historik nga 90 e tutje e zgjidhin situaten.
 
Top