Na vdes një mëkatar dhe na shkon direkt e në ferr!
«Shumë të mërzitur të shof…» i thotë djalli që e shikonte mëkatarin të pashpresë.
«Eh sidoqoft ferri më pret… dhe mendoj të gjitha gabimet që më sollën këtu…por tani është tepër vonë!»
«Ndoshta nuk është aq keq sa e mendon…» i thotë djalli «Ja më thuaj e pi duhanin?»
«Εh, dy paketa i pi në ditë..»
«Të Hënave kemi ditë duhani me puro Havana» i thotë djalli.
Mëkatari lehtësohet…
«Alkoholin e pi?»
«Εh ndonjë dopjo raki e pija….»
«Të Martave kemi ditë alkoholi, me pijet më të mira dhe më të shtrenjta»
«Luan bixhoz?»
«Mua që më shikon lash familjen time në rrugë, humba gjithë pasurinë nga bixhozi».
«Të Mërkurave kemi ditë bixhozi dhe luajmë të gjithë» i thotë djalli.
Mëkatari i habitur tashmë fillon të gëzohet!
«Ndonjë barishte bëje? Thuaj të vërtetën!

»
«Eh, bëja ndonjëherë…»
«E Enjtja është dita e barit. Kemi mallin më të mirë…»
Mëkatari tashmë me një buzëqeshje fluturon nga gëzimi…
«Të bëj një pyetje, nuk ja them askujt: E merrje ndonjëherë nga pas???» I thotë djalli.
«Joo joo.. Kam bërë lloj lloj mëkati por këtë gjë KURRE.»
«Hmm atëherë të Premte-Shtunë-Djelë do e kesh pak të veshtirë…!!!!!»