Baric jep doreheqjen!

TheWanderer

Primus registratum
Baric jep doreheqjen!

Oto Baric jep dorëheqjen si trajner i Shqipërisë. Pas humbje 6-1 ndaj Rumanisë, trajneri kroat ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë më drejtimin e Shqipërisë, duke u larguar kështu nga pozicioni i tij.
Dy humbjet në takimet ndaj Bjellorusisë dhe Rumanisë, kanë sjellë këtë vendim të trajnerit, që në fjalët e tij për mediat ka thënë se “nuk mund ta drejtojë më këtë ekip dhe se dorëheqja e tij është përfundimtare”. Lajmi konfirmohet edhe nga zyra për shtyp e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Oto Baric erdhi në krye të Shqipërisë në korrikun e vitit 2006. Ai drejtoi për 16 muaj përfaqësuesen shqiptare, duke arritur 11 pikë pas 12 ndeshjesh në eleminatoret e Euro 2008. Shqipëria pritet të jetë edhe skuadra e fundit e Baric, duke parë moshën e tij 75 vjecare. Ndërkohë alternativa më e mundshme për të marrë drejtimin e kombëtares, vazhdon të mbetet ajo e sllovenit Srecko Katanec.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Baric jep doreheqjen!

A mund të gjejm nai trajner të hajrit dhe ta pagujm si duhet? Kemi elementë të mirê por mendoj se trajnerët nuk arrijnë të motivojnë lojtarët. Sigurisht që është e vështirë të drejtosh 22 shqiptarë por na nevojitet një trajner me eksperiencë dhe me karakter impozues.
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Baric jep doreheqjen!

Fajin nuk e ka Bariç, e kane futbollistet tane pordhace dhe te pa talentuar. Shqiperia ka nevoje per investime tek te rinjte, per impiante sportive moderne, per politike te rrepte sportive dhe per ngultijen e nje mentaliteti ndryshe nga ai i sotmi.

Traineri i ardhshem duhet te jete patjeter perendimor, italian mundesisht. Une them qe shqiptaret te dhurojne ca para qe te marrim si trainer ose Lippin ose Capellon /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Baric jep doreheqjen!

Mendoj se ata qe duhen hequr nga kombetarja jane Cana dhe grupi i tij. Loja e dobet e ketyre dy ndeshjeve te fundit vjen nga kembet e lojtareve dhe jo nga Baric, se helbete, as moshe per te luajtur nuk ka. Mund te marrim dhe Kapelon, por po patem pisa lojtare ne ekip qe thone, jo ata, po keta tifoze bertiten (sikur i ka sjelle njeri ne kombetare te merren me tifozet), nuk behet gje. Per te hequr nje trajner qe dy apo tre lojtare plehra nuk e duan, Shqiperia behet gazi i Europes, me humbje nga me te thellat. Nuk e besoj se Shqiperia kapi dy ndeshje te dobeta tani ne fund. E verteta eshte se humben me dashje per te shkarkuar te vetmin trajner qe vuri pak rregull ne ekip. Jazek! Turp qe lejohen te veshin ate bluze aq te rende!
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Baric jep doreheqjen!

Revolucioni me i turpshem, kaq keq ma merr mendja se as vete krijuesit e ketij PUCI ndaj te madhit Baric i cili na fali emocione pa mase, na beri te shpresonin,na beri pse jo edhe te qanim, na beri te ndiheshim te medhenje, na beri qe sa here kamerat e TV-se te zoomonin tek ai te ndiheshim te sigurt se kemi nje njeri te hekurt qe po drejton skuadren per te gjitha keto:

OTTO MAXIMALE FALEMINDERIT!

Ndersa te gjithe keta lojtare(hajduta te parave tona) te cilet na hoqen shpresen na hoqen endrren per ne boteror ngriten nje revolucion vetem e vetem qe rinovimi te mos behej, vetem e vetem qe disa prej tyre te luanin kot ne nje skuader kot, BRAVO QELLIMIN E KENI KRYER!!!!

Turp per te gjithe ata te cilet organizuan kete, eshte e veshtire tash qe te shikojme kombetaren tone me pasi ajo jo vetem qe u identifikua si kombetarja e Baricit por nuk e besoj se do ta heqin kete njolle me keta lojtare(qe zoti, krishti apo allahu ti bej) te cilet vetem nese zhvendesohen nga te rinjte do te heci para kombetarja, kombetarja jone dhe jo e tyre(se lala,tare,skela,duka etj nuk e kane pronen e babait)Ta meritojne ata qe do te jene te paster per ta veshur fanellen kombetare te ciles ja ulen vlerat keta pensionista(qe Barici para tyre dukej djalosh 20 vjec plot pasion dhe energj), duhet te vine ata te rinj sic na kishte premtuar Baric!
 

MLK

Primus registratum
Re: Baric jep doreheqjen!

Mendoj se Bariç eshte Kroat e u tregua shume me i denje se sa lojtaret qe jane normalisht me gjak shqiptari e u grumbulluan me kombetaren te perfaqesojne vendin e tyre.
Me sa kam pare, Bariç ishte nga te vetmit qe futi ne ekip elemente te rinj, te cilet kane nje te ardhe me ekipin kombetare e la jashte saj nje pjese te lojtareve te cilet jo vetem qe kane perfunduar ne skuadra te kategorive te dyta, po nuk luajne as ne ato kategori, e nuk flitet per kampionate italiane apo spanjolle, po greke e qipriote.
Federata shqiptare duhet te hapi nje ankete, te analizoi ndeshjet e fundit, e nese verifikohen shkelje te qellimeshme, atehere per lojtaret qe i kane bere, duhen perjashtuar per jete nga kombtarja.
Asnje nuk duhet te harroje se te luash per ngjyrat e vendit tend, eshte nder e privilegj e nuk te le njeri te drejten te tallesh me to.
 

Al-Punk

Still here
Re: Baric jep doreheqjen!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Dash Frasheri, Gjergji Stefa

INTERVISTË EKSKLUZIVE - Edhe pse zilja bie disa herë në shtëpinë e tij në Zagreb të Kroacisë, ndihet një përtesë për ta ngritur receptorin. “Alo”, - dëgjohet zëri i lodhur dhe me ton të ulët i Bariçit. “Kush jeni dhe për cilën gazetë merrni?”, - pyet Oto nga ana tjetër e linjës telefonike. “Ah, ‘Sport Ekspres’ dhe Albania-sport? Nuk jeni lodhur duke më pyetur në Shqipëri. Ç’mund të them unë më shumë? Ju dorëheqjen time e keni marrë vesh”, - thotë trajneri kroat, i cili u detyrua të largohej pas humbjes së thellë me Rumaninë (6-1), pikërisht në ndeshjen e tij të fundit për edicionin kualifikues Euro 2008. Të dielën në Tiranë përjetoi një ditë të zymtë pas humbjes me Bjellorusinë (2-4), që e përballoi duke qëndruar i vetëm në dhomë, ndërsa të mërkurën në Bukuresht, pas humbjes 6-1 me Rumaninë, ishte zeher. Madje përjetoi një nga ditët më të errëta të tij gjatë karrierës 40-vjeçare si trajner, për ta mbyllur karrierën si trajner i tre ekipeve kombëtare me një shifër të bukur dhe të rrumbullaktë: 100. 75-vjeçari Bariç, edhe pse në zë gjatë intervistës duket i qetë, nuk e fsheh ndonjë nuancë zemërimi. “Tare? Nuk dua të flas për të. Murati? Më thoni ku luan ai, nuk e kujtoj dot emrin e skuadrës”, - kundërpyet trajneri i tretë i huaj i Shqipërisë, pas Dosenës dhe Brigelit.
Oto nuk dëshiron të flasë për projektet e tij të afërta në botën e futbollit. “Ç’do të bëj tani? Do të shkoj tri javë me pushime në Spanjë së bashku me gruan time. Ajo është më e lumtura në të gjithë këtë histori”.
Zoti Bariç, pas humbjes 6-1 me Rumaninë, ju i deklaruat në mënyrë të papritur presidentit Duka dorëheqjen tuaj si trajner i Kombëtares së Shqipërisë, edhe pse pas disa ditësh pritej nënshkrimi juaj zyrtar i kontratës së re me Federatën Shqiptare të Futbollit. Cili ishte argumenti juaj kryesor në vendimin tuaj?
- Unë ia deklarova edhe presidentit Duka dhe ia bëra të qartë dhe atij arsyen time thelbësore, që çoi edhe në marrjen e vendimit vetëm pak kohë pas përfundimit të ndeshjes me Rumaninë. Edhe pse kishim rënë dakord për të përtëritur kontratën me Federatën Shqiptare, përvoja ime e gjatë si trajner më solli ndërmend faktin se në rast se një trajner nuk arrin të gjejë besimin e tij te lojtarët, atëherë puna më e mirë e tij është të marrë vendimin të largohet. Dua të përsëris se edhe mosha ime 75-vjeçare nuk më lejon të kem fuqitë e duhura për të drejtuar një ekip kombëtar që shfaq probleme mosimpenjimi edhe pse isha shprehur më parë me kënaqësi se do të vazhdoja drejtimin e tij.
A ka ndikuar në vendimin tuaj vonesa nga ana e presidentit Duka për nënshkrimin e kontratës?
Jo. Absolutisht, jo. Së bashku edhe me presidentin ne kishim rënë dakord për nënshkrimin e saj pas disa ditësh, madje mund ta firmosnim atë edhe me një ceremoni simbolike jozyrtare gjatë ditëve që do të qëndronim në Afrikën e Jugut në prag të hedhjes së shortit të Kampionatit Botëror. Dua ta falënderoj presidentin Duka për gatishmërinë e tij për të ma besuar edhe për dy vite të tjera Kombëtaren shqiptare. Unë i kisha paraqitur edhe një projekt të detajuar atij të cilin ai e kishte pëlqyer. Jua përsëris, pas ndeshjeve të fundit kuptova se nuk kisha më fuqi të drejtoja një skuadër që nuk më bindej.
Jeni shprehur gjithmonë publikisht se keni pasur fatin të keni grupin më të mirë të lojtarëve, madje ia keni atribuar edhe suksesin e dhjetë ndeshjeve të para atyre, duke minimizuar edhe meritat tuaja personale. Çfarë ndodhi me këtë grup lojtarësh në dy ndeshjet e fundit?
Shikoni, gjatë shtatë ndeshjeve të para të këtij viti ne kishim pësuar vetëm dy gola, dhe ato në minutat e fundit të takimit, ndërsa në dy ndeshjet e fundit pësuam dhjetë gola. A është logjike kjo? Nuk duhet të harroni faktin se në dy ndeshjet e fundit unë kam qenë në tribunë për shkak të pezullimit nga UEFA. Përveç fazës përgatitore gjatë grumbullimit dhe udhëzimeve para ndeshjes, nuk kam pasur asnjë kontakt me lojtarët gjatë dy takimeve. Unë dallova shumë qartë se futbollistët nuk po bënin në fushë atë që u kisha udhëzuar. Ishte e dukshme se futbollistët nuk kishin motivimin e duhur për të zhvilluar të njëjtin nivel loje si në ndeshjet me Holandën apo Bullgarinë.
Ju keni pasur gjatë dhjetë ndeshjeve të para rezultate shumë të mira, ndërsa në dy ndeshjet e fundit pësuat dy humbje të rënda. A besoni se ka pasur ndonjë tradhti ndaj jush?
Pse më bëni pyetje të tilla? Unë personalisht nuk dyshoj te tradhtia, por te besimi reciprok që duket se mungoi në ndeshjet e fundit. Gjatë një viti e gjysmë, unë arrita t’i njoh lojtarët, psikologjinë dhe mentalitetin e tyre, për më tepër që unë isha i informuar për gjithçka që ndodhte në ambientet e Kombëtares. Ju i keni parë si një grup solid dhe të disiplinuar ata në dy ndeshjet kundër Holandës dhe kundër Bullgarisë duke fituar edhe admirimin të gjithëve, por thuajse të njëjtët lojtarë ishin të shthurur kundër Bjellorusisë dhe aq më keq kundër Rumanisë, që për mua ishte dhe më e mira e grupit. Si e shpjegoni ju faktin që Bjellorusia mundi 2-1 Holandën apo Bullgaria me Slloveninë (2-0). Edhe te Holanda ka pasur lojtarë që nuk kanë dashur të fitojnë.

Skuadra Kombëtare është e përbërë nga dy grupe të mëdha lojtarësh nga Shqipëria dhe Kosova. A dalluat ndonjë konflikt midis tyre që të ketë ndikuar edhe në harmoninë e grupit të lojtarëve, por dhe në rezultatet e ndeshjeve?
Përse? Shikoni nuk dua të merrem me këto gjëra. Për mua si trajner i një ekipi kombëtar janë të gjithë të barabartë dhe nuk bëj dallime nëse Cana e Curri janë nga Kosova dhe Dede e Vangjeli janë nga Shqipëria. E përsëris me forcë dhe nuk dua të krijohen keqkuptime: nuk mendoj kurrë se ka pasur probleme brenda lojtarëve. Unë jam një trajner profesionist dhe kam qenë i hapur dhe njëlloj me të gjithë. Në ndeshjen e fundit mungoi Cana dhe Dallku, por ata që luajtën jo në nivelin e duhur ishin të tjerë, pasi nuk dua të përmend emra.
Në opinionin sportiv shqiptar vihet në dukje fakti se ju krijuat shumë armiq në radhët e lojtarëve të Kombëtares, ku jeni fyer edhe nga futbollistë të veçantë përmes deklaratave të tyre në media. Cili është reagimi juaj për këtë konsideratë?
Unë kam krijuar armiq? Shikoni, unë kam një përvojë jo të vogël në komunikimet me lojtarët dhe di të kuptoj shumë qartë se çfarë ndodh dhe si mund të mendojnë futbollistët për mua. E di që më kanë ofenduar, si Tare dhe Murati, (“Bariç është një plak matuf”, - ishte shprehur mesfushori), por më thoni një gjë. Çfarë ka bërë Tare te ekipi i tij, Lacio? Për të nuk dua të flas më. Po Murati, të cilin nuk e kam thirrur në gjashtë ndeshjet e fundit, e dini se ku luan? Ma thoni ju, se nuk e kujtoj dot emrin e skuadrës.
Aktivizohet me Panserraikos, një skuadër e kategorisë së dytë greke.
E dini ju sa lojtarë ka që luajnë në kategorinë e parë në kampionate të ndryshme? Unë kam parimet e mia. Si mund të thërras një lojtar, i cili pjesën më të madhe ka qenë i dëmtuar?
Duke filluar nga portieri Beqaj e deri te sulmuesi Kapllani, cili është mendimi juaj për lojtarët tani që edhe eliminatoret përfunduan, por dhe ju nuk do të jeni më trajneri i pjesës më të madhe të tyre?
Dëshiroj të sqaroj se nuk më pëlqen të veçoj emra lojtarësh, pasi në përgjithësi nuk kam pasur në dispozicion futbollistë klasi, por as të këqij. Mendimi im është se futbollistët shqiptarë janë të mirë, pavarësisht se forma e tyre në disa ndeshje ka pasur luhatje të madhe.
Cili ishte lojtari më i mirë dhe më i keqi i 12 ndeshjeve kualifikuese, sipas jush?
Unë vazhdoj të besoj se Dede është një lojtar i mirë, Vangjeli po të punojë seriozisht do t’i shërbejë shumë Shqipërisë, Curri e Dallku janë me të ardhme të madhe, por dhe Hyka e Bakaj.
Ish-kapiteni i Kombëtares, Igli Tare, në një intervistë për shtypin shqiptar pohoi se duhej të prisnim surpriza deri në fund të nënshkrimit të kontratës suaj.
Shikoni, mos vazhdoni me Taren. Nuk dua të flas për gjëra që unë personalisht nuk i di. Jam keqkuptuar shumë me gazetarët.
Si e priti familja lajmin për dorëheqjen tuaj si trajner i Kombëtares, cili ishte reagimi i tyre?
Menjëherë fola në telefon me gruan, sapo i deklarova presidentit Duka dorëheqjen time dhe i thashë se nuk do të nisesha në Johanesburg.
Cilat janë planet tuaja për të ardhmen e afërt? A do të rinisni tentativat për të qenë pjesë e Dinamos së Zagrebit në rolin e drejtorit sportiv për zbulimin e talenteve?
Atyre u kam dhënë një përgjigje refuzuese ditën kur pranova ofertën e presidentit Duka. Tani më duhet të pushoj dhe do ta nis me tri javë pushime së bashku me gruan në Spanjë.
Në Shqipëri keni ardhur gjithmonë për arsye pune në drejtimin e Kombëtares, a do ta vizitonit atë si vizitor?
Përse jo? Me shumë kënaqësi, në Shqipëri kam bërë shumë miq. Vendi është vërtet i bukur. Nëse nuk arrita dot ta bind gruan time të ndjekë një ndeshje futbolli, jam i bindur se ajo do të pranonte të vinte në Shqipëri si turiste.
Një mesazh për Kombëtaren shqiptare në ditën e parë tuajën si ish-trajner i saj?
Është e natyrshme që t’i uroj asaj shumë sukses në të ardhmen me trajnerin e ri. Unë tani jam në historinë e saj, ashtu siç jam në ato të Austrisë e Kroacisë. Jam i bindur se Shqipëria do të bëjë hapa përpara, ka në gjirin e saj talente mbi të cilët edhe unë po projektoja të ardhmen e saj. Por fatkeqësisht...
</div></div>
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Baric jep doreheqjen!

Njerëzit janë gjithmonë palaço. I takon trajnerit ti drejtojë e ti bindë ata. Kjo është detyra kryesore e një trajneri pasi për strategjitë dhe stërvitjen ka ndihmës-trajnerat.

Shpresojmë të gjendet një trajner me natyrë të fortë e udhëheqëse.
 

olololol

Primus registratum
Re: Baric jep doreheqjen!

Doreheqje Morali ka bere Z Baric.

I cili dhe pse u largua ka gjithe mirenjohjen dhe respektin e sportedashesit shqipetar , perjashtim ben ajo pjese e gazetareve qe nje e dy lakonin rrogen e tij,qe mendoj se e justifikoj me ate c'ka bere per Shqiperine, Me ate disipline c'ka futi ne fubollin tone, me ate autoritet qe futi ne Kombetaren tone.

Me ben pershtypje reagimi i ftote i presidentit Duka duke e pranuar direkt doreheqjen e tij !!!

Dhe mendoj se nje nder kryesoret qe shiten dy ndeshjet e fundit eshte dhe A .Duka.

Te bejme nje llogari deri para ketyre dy ndeshjeve ekipi yne kishte pesuar 9 gola ( rumania 2, bjellorusia 2, hollanda 4, bullgaria 1 ) ne vetem dy ndeshje pesojme 10 gola ( duke falenderuar rumunet qe mund te na benin sa te donin , pra nje c'thurje ne mbrojtje e papritur e ketij ekipi kur ne Mbrojtjen e kishim nje nga pikat me te forta !!!!

Problemi eshte se Federata jone i fut shume hundet ne Kombetare sepse ne i kerkojme trajnerit dhe nje Stabilitet ne Rezultate, Dhe Rinovim te ekipit kombetar, Dhe nje vend te 4-t.Gje e cila e ndrydh trajnerin te beje ate qe ai di , ate qe ai mendon me keta futbolliste.

Dhe ne Itali pati shume presion pas atij fillimi te keq te Kampioneve te Botes por trajneri Donadoni su perkul para veshtiresive, para presionit te federates dhe shtypit por arrit ti kualifikonte dhe ne vend te pare biles duke ju mbyllur te gjithe skeptikeve gojen , por ne Shqiperi ndodh e kunderta ne fund ne leshojme ose "Fillojme Avazin tone Te Shitjes se Ndeshjeve" dhe me pas trajneri ska mundesi te arrij objektivin qe i eshte vene .

Gjithashtu futbollistet e kombetares jane bere shume mendjemedhenj , qe mne deklarata e xheste kane arritur te irritojne edhe tifozerine.Duhej nje dore e REnde tani e mbrapa qe tu ulu hunden te tilla shqetesimeve. ( rasti me flagrant qe ai i E Kapllanit qe nuk pranoj zevendesimin ne nje ndeshje dhe Baric e denoj 3 ndeshje mosgrumbullim me kombetaren ).
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Baric jep doreheqjen!

OTTO KTHEHU MBRAPA, VENDOS RREGULL DHE LARGO TE GJITHE DESHTAKET KUSHDO QOFSHIN KETA!
 

MLK

Primus registratum
Re: Baric jep doreheqjen!

Si pas th&th te gazetareve, qarkullon nje lajm se ne dhomat e zhveshjes jane krijuar dy klane, ai i lojtareve shqiptar me origjine nga Kosova, dhe klani tjeter i atyre me origjina nga Shqiperia! Nuk e di sa te verteta jane, po konflikti ka lindur per punen e shiritit te kapitenit!
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Baric jep doreheqjen!

Reagim i ashpër i shoqatës së tifozëve kuqezi për dy humbjet e turpshme të kombëtares shqiptare Tifozat kuqezi janë një grupim i krijuar për ta dashur dhe për t'i shërbyer flamurit kuqezi. Jemi mbledhur nga të gjitha trojet etnike shqiptare me qëllimin e vetëm që t'i shërbejmë kombit tonë dhe të njihemi e ta duam njëri tjetrin. Prishtinasi ka gjetur vëlla në Shkodër, kavajasi shokë në Tuz, gjakovari ka bërë motër në Tiranë, llapjani u miqësua me Drenicën e Tetovën, preshevari ka gjetur vëlla në Sarandë. Nga çdo ndeshje dalim më të bashkuar me njëri tjetrin dhe mundohemi të jemi shembull dhe frymëzim për rininë shqiptare. Në çdo ndeshje, afër apo larg, në Shqipëri apo në Danimarkë, në verë apo në dimër, në diell apo në shi, bashkohemi për t'u dhënë zemër lojtarëve tanë, për t'i ndihmuar ta nderojnë flamurin, t'i nderojnë ngjyrat kuqezi, ta nderojnë kombin shqiptar. Dhe asnjëherë nuk presim fitore. Po të prisnim të tilla, rrallëherë do të ishim në stadiume. Gjërat e vetme që kërkojmë janë virtytet shqiptare: kërkojmë KRENARI, kërkojmë ZEMËR, kërkojmë NDERSHMËRI, kërkojmë DINJITET, kërkojmë BESË, kërkojmë RESPEKTIN NDAJ SIMBOLEVE KOMBËTARE, kërkojmë RESPEKTIMIN E TRADITAVE SHQIPTARE! Ngjarjet e dy ndeshjeve të fundit të kombëtares sonë të futbollit na kanë bërë që ta ndiejmë veten jo vetëm të braktisur në këtë qëllim të shenjtë, por edhe të zhgënjyer e të fyer, deri aty ku nuk mban më. Shohim lojtarë që kinse mbrojnë ngjyrat kuqezi, por nuk e këndojnë himnin! Shohim tifozë të lagur nga shiu, por lojtarëve nuk u bëhet vonë për ta dhe as që e kthejnë kokën nga ta pas ndeshjes! Shohim lojë pa inat, pa zemër, pa ndjenjë krenarie! Shohim një trajner të huaj më të angazhuar për simbolet tona, sesa vetë futbollistët shqiptarë! Shohim marrëveshje dhe shtrëngim duarsh me trajnerë, por luhet aq keq sa detyrohet trajneri të japë dorëheqjen! Shohim vendosje të shumave marramendëse bastesh ne "5+" e më shumë! Nuk e dimë se ku është halli. Ne do ta vazhdojmë misionin dhe punën tonë, sepse kombëtarja nuk është as e lojtarëve, as e federatës, as e trajnerit, apo (Zoti na ruajtë) e ndonjë mafieje bastesh. Kombëtarja është e popullit! Kombëtarja është e shenjtë! Kombëtarja është e të gjithë shqiptarëve! Kombëtarja është etnike, është NJË! Kombëtarja jonë është PASURI KOMBËTARE! Të gjithë ata që e kanë dërguar kombëtaren tonë në këtë derexhe duhet ta kuptojnë se nuk mund të luajnë dot me simbolet dhe ndjenjat kombëtare. Vetëm kush është i denjë dhe punon duke i respektuar parimet e mësipërme duhet të bëhet pjesë e saj. Përndryshe, do të shkojmë gjithmonë poshtë e më poshtë e do t'i lejojmë të tjerët që të na poshtërojnë e të mos na respektojnë më në fushën e blertë dhe jashtë saj. Dhe respekti fitohet vetëm me punë, ndershmëri dhe besnikëri ndaj vlerave e simboleve kombëtare. Për momentin na mbetet vetëm t'ia qajmë hallin Shqipërisë së mjerë dhe të mjerët ne në çfarë gjendjeje kemi lejuar të biem! U bëjmë thërrje të gjithë bashkatdhetarëve, motrave dhe vëllezërve shqiptarë në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë, në Bujanovc, në Tuz, në Artë e në gjithë botën, që së bashku t'i nderojmë traditat tona shqiptare, së bashku t'i respektojmë simbolet tona kombëtare, së bashku t'iu kundërvihemi çdo loje me ndjenjat kombëtare. SË BASHKU T'IA KTHEJMË KRENARINË SHQIPTARISË! VEÇ BASHKIM! Tifozët kuqezi, o sa mirë me qenë Shqiptar

Rrofte Shqiperia etnike!!!

Klanet thuhet se jane 3 ata qe luajne ne greqi ata qe luajne ne evrope dhe jane me te medhenje ne moshe(qe larguan edhe Baric) edhe ata shqiptar nga krahina e kosoves dhe gjithe lojtaret e rinj.
 

MLK

Primus registratum
Re: Baric jep doreheqjen!

Mosha e madhe, Murati, Tare & co mendoj qe i ka ardhur koha te luajne ndeshjet e lamtumires me kombetaren, e kjo do te ishte rruga per ta mbyllur me nder ate etape te karrieres se tyre. Intrigat e tradhetite nga pas kraheve me duket te ulta e duhen denuar nga çdo shqiptar qe e do sadopak ate vend.
Normalisht, dy ndeshjet e fundit duhen studjuar ne video nga Prokuroria, e nese gjenden fakte ku ndeshjet jane trykuar nga lojtare te veçante, atehere ndaj tyre duhen te merren masat me te renda, deri ne perjashtim te perjeteshem nga kombetarja.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Baric jep doreheqjen!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: MLK</div><div class="ubbcode-body"> Normalisht, dy ndeshjet e fundit duhen studjuar ne video nga Prokuroria</div></div>

Sa halle t'mdhaja i kan ra Ina Rames qe n'fillim
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif

Baric u shpreh qarte se "nuk e menaxhoj dot me grupin". Probleme disipline dmth.
Katanec qe u perfol per pankinen tone eshte drejt rinovimit me maqedonine. Zakeroni ka refuzuar. Ndoshta Topmeler do ishte alternative e mire?
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Baric jep doreheqjen!

Ishte botuar tek "La Stama" nje artikull i gjate ku flitej se rezultati i ndeshjes se fundit te Shqiperise, pra 6-1 ishte i rregulluar me pare. Madje flitet se shefat e federatave qenkan takuar e pare per te rregulluar pazaret e tyre.
 

MLK

Primus registratum
Re: Baric jep doreheqjen!

Te akuzosh, duhen prova, pasi rezultati supozon qe mund te jete shitur por kjo duhet provuar me fakte.
Problemi eshte se vazhdohet te merremi me llafe, e jo me pune.
Ne vend qe te hetojne dosjet, te grumbullojne fakte, merren me deklarata populiste ne media, e harrojne se puna e qeveritareve nuk eshte gazetar, pasi me shume i shohim neper media se sa duke punuar.
 

vampo

Tom Sojeri
Anëtar i Shtabit
Re: Baric jep doreheqjen!

Se kuptoj se c'far faktesh do ti me shume.Ktu u luajt me bllofin..Presidneti FSHF nuk e donte Otto Baric spse nuk u be pjes e pazareve..Nuk e di ti sa ne dijeni je se ne Slloveni ku kombetarja jone barazoi ishin luajtur shuma te medha qe ekipi Slloven te fitonte.. Krisje tjeter midis Baric dhe Armando Dukes ka qene dhe largimi Igli Tares nje nga miqt me te mire te Dukes.Kto dy takime ka qen per largimin e Baric.Ajo qe ndodhi nuk kthehet.. une po ju them Claudio Xhentile apo Shechefer jan shume afer kombetares...
 
Top