Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

Çmimi i Bankës së Kursimeve si V.K.

Nuk mund të pranoj se çmimi i shitjes së Bankës së Kursimeve është shumë i lartë; ndoshta ky mund të jetë çmimi më i mirë që ofronte tregu ndërkombëtar, por jam i sigurt se ky çmim nuk është më i lartë sesa vlera e bankës, siç po reklamon së fundi ministri i Financave





Nga Adriatik Kotorri / Data (26-12-2003)


Privatizimi i Bankës së Kursimeve me 126 milionë dollarë nga Raiffeisen Bank ditët e fundit është kthyer në një pikë referimi për ministrin e Financave, i cili duket se nuk lodhet së prezantuari këtë proces si një sukses të madh. Ajo që të bën përshtypje është krahasimi për të disatën herë të çmimit të shitjes së bankës me vlerën që ishte paracaktuar për këtë bankë nga KPMG-ja. Dhe këtu ajo që thuhet mendoj se është shumë larg asaj që mund të jetë në realitet.
Personalisht nuk jam kundër privatizmit të BK-së nga Raiffeisen Bank. Kjo e fundit është një bankë e madhe me një përvojë shumëvjeçare dhe ndoshta të rejat që ajo pritet të sjellë në sistemin bankar shqiptar kanë për të ndikuar pozitivisht në ekonominë shqiptare. Ajo të cilën do të doja të komentoja ka lidhje me çmimin. Nuk dua të shpreh të pakënaqurin. Pranoj, ndonëse me rezerva, që më mirë është shitja me këtë çmim sesa vazhdimi i kësaj gjendjeje agonie ku Banka e Kursimeve vegjeton vetëm nëpërmjet investimit në bono thesari, duke dëmtuar në këtë mënyrë më tepër se veten, tregun bankar dhe ekonominë në tërësi.
Por gjithashtu nuk mund të pranoj se çmimi ishte shumë i lartë. Ndoshta ky mund të jetë çmimi më i mirë që ofronte tregu ndërkombëtar. Por jam i sigurt se ky çmim nuk është më i lartë sesa vlera e Bankës, siç po reklamon së fundi ministri i Financave.

Vlerësimi i KPMG-së, i dyshimtë
Ministri i Financave konkretisht argumentoi se “çmimi i shitjes është më i lartë sesa vlerësimi i bërë nga KPMG-ja”. Kjo, për mendimin tim, nuk është argument për të qenë.
Së pari, është hera e dytë brenda këtij viti që një ndërrmarje shtetërore privatizohet me një çmim më të lartë sesa vlerësimi i KPMG-së. Në fillim ishte rasti i INSIG-ut. Ky institucion ishte vlerësuar nga KPMG-ja për një vlerë 2.3 miliardë lekë (vlerë minimale) dhe 2.8 miliardë lekë (vlerë maksimale), kur çuditërisht kjo ndërmarrje në bilancin e saj zotëronte mbi 3.9 miliardë lekë depozita me afat dhe bono thesari. Për më tepër, vlera e ofruar për 39 për qind të aksioneve të këtij institucioni nga IFC dhe BERZH rezultoi në një çmim total prej 3.2 miliardë lekësh për INSING-un. Pra, tregu ofroi 400 milionë lekë (ose 3.5 milionë dollarë) më tepër sesa vlerësimi maksimal i KPMG-së.
Rasti i tanishëm është Banka e Kursimeve. Shifrat e vlerësimet maksimal dhe minimal të këtij institucioni nga ana e KPMG-së nuk janë bërë publike. Ajo që po bëhet publike dhe me të cilën po “rreh gjoksin” ministri i Financave janë shifrat krahasuese. Po flitet për një tejkalim me 26 për qind të vlerësimit që i është bërë kësaj banke.
Këto tejkalime të çmimit të tregut ndaj vlerësimit të INSIG-ut dhe BK-së ngrenë një pikëpyetje: A mos vallë ne krejt papritur po tregohemi kaq të zotë sa t’u shesim “sapunin për djathë” investitorëve të huaj? Pra, a është e vërtetë se çmimi i shitjes për këto dy institucione është më i lartë sesa vlera e brendshme e tyre?
Patjetër që jo! Nuk është çmimi ai që është i lartë, por janë vlerësimet e realizuara për këto institucione që janë të ulëta, në mos të çuditshme. Diferencat midis vlerësimeve të kryera nga KPMG dhe vlerës së brendshme të këtyre institucioneve janë të mëdha dhe për të vërtetuar këtë nuk nevojitet ndonjë analizë shumë e thellë ekonomike. Vetë fakti që Banka e Kursimeve vetëm nëpërmjet investimit në bono thesari siguronte rreth 20 milionë dollarë në vit fitim, mjafton për të thënë se vlera e brendshme e kësaj ndërrmarrjeje duhet të luhatet në shifra më të larta sesa 126 milionë dollarë dhe natyrisht më të larta se vlerësimi që i është bërë bankës. Nëse vlerësimi do të marrë parasysh edhe faktin se ekziston edhe një fitim i konsiderueshëm potencial që Banka e Kursimeve mund të siguronte nëse do të jepte kredi, atëherë vlera e bankës do të rezultonte akoma më e madhe.

Efekti i zhvlerësimit të dollarit
Në lidhje me vlerën e dollarit janë dy çështje që do të trajtoja: së pari, Banka e Kursimeve u privatizua nga një bankë austriake e cila bilancin e saj e ka në euro. Monedhë zyrtare e Austrisë është euro dhe pjesa dërrmuese e transaksioneve ndërkombëtare që realizohen në vendet e Eurozonën bëhen në po këtë monedhë. Dollari nuk është monedhë zyrtare as për Shqipërinë dhe as për Austrinë. Atëherë pse çmimi i shitjes së Bankës së Kursimeve u shpall në dollarë? Kjo ndoshta është më e lehtë për t’u kuptuar. Sot dollari është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj euros. Pra, çmimi në dollarë është shumë më i favorshëm për bankën austriake sesa çmimi në euro.
Së dyti, duhet të marrim në konsideratë zhvlerësimin e dollarit për të qenë më të saktë në vlerësimin e çmimit të BK-së. Nëse sot ne (më saktë qeveria) mburremi për tejkalimin me kaq apo aq për qind të çmimit maksimal dhe minimal të vlerësimit të Bankës së Kursimeve, duhet të marrim parasysh kohën që është marrë për bazë nga vlerësuesit dhe asaj se kur po ndodh në realitet shitja e bankës. Çmimi sot është 126 milionë dollarë. Gjatë nëntë muajve të fundit dollari është zhvlerësuar me rreth 25 për qind. Pra, 126 milionë dollarë sot vlejnë sa 100 milionë dollarë në muajin mars. Kështu që para se të nxjerrin raportin e çmimit të shitjes me vlerën e nxjerrë për këtë bankë, duhet që shifrat të vendosen në të njëjtën bazë kohore. Në këtë mënyrë do të jemi më realistë kur flasim për atë që realisht kemi marrë nga Banka e Kursimeve. Dhe pas një llogarie të tillë hapësirat për vetëkënaqësi patjetër që do të jenë më të ngushta.

shume te ngjare ka me shkrimet e meparshme tonat!!!! ( edhe fakti qe e publikon mbas 1 jave qe cmimi eshte publikuar kete shkrim-analize)
BRAVO biznesi.com.al /pf/images/graemlins/wink.gif
mos valle ka lecuar albforumi-n dhomen ekonomia?
nejse me mire kur publikimet tona behen edhe publike per te gjithe shqiptaret permes gazetes biznes.
edhe politikanet le ta kuptojme qe edhe populli i thjesht dicka kupton nga lojrat qe bejne ,mgjs se zeri i tij eshte veshtire per tu degjuar sepse ka pak mundesi qe te dali ne shtyp (falenderojme per kete rast biznesin.com)
shpresojme qe eksperienca te tilla nga kjo gazete te behen edhe per ata burrokratet e bankes se shqiperise qe te levizin edhe te hapin filialet e tyre si fillim ne 12 prefekturat e shqiperise edhe me vone ne te gjitha rrethet e vendit.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

sic e dime banka e kursimeve u ble me 126 milion dollar .
po nga dita ne dite kjo monedhe me te cilen do te paguhet kjo shume po humbet terren me euron e lekun shqipetar.
nqs se 10 dite me pare kursi €/$= 1.23 sot arriti deri 1.253.
pra duhen 1.253 dollar american per nje euro.
vetem nga kursi qeveria shqipetare ka humbur 2 milion dollar per te gjithe shumen .
pse valle shitja u be me dollar amerikan kur as shitsi i bankes e as blersi kane si monedhe te tyre kete valute????
kur ne jemi ankoruar me euron si monedhe kombetare (mjaftojme te shohim kursin e 2003 ku raporti lek /euro eshte pothuajse stabel, ndersa ai lek/$ ka nje luhatje prej 30%)edhe kerkojme te hyjme ne eurozonen cfare kuptimi ka shitja me dollar amerikan i kesaj banke?
po te vazhdoje keshtu kursi do na dali qe austriaket e kane blere banken me te madhe ne vend me me pak se 100 milion euro !!!!!
edhe raporti p/e=cmimi/fitim do na dali 20%
pra te investosh 100 lek si aksioner ne kete banke edhe ne fund te vitit te fitosh 20 si divident.
eshte sa dyfishi i bonove te thesarit !!!!
jane leket e gjithe shqipetarve qe po zhvlersohen nga dita ne dite.
pse valle nuk behet shitja me monedhen tone sepse edhe fitimi ne fund te vitit eshte po me kete monedhe e banka punon po ne territorin e nje shteti qe ka monedhe ,lekun.????
pse valle behen keto lojra financiare ne kurriz te te gjithve ???????
ndoshta jemi te gjithe te zene me gjelin e vitit te ri edhe askujt nuk i bie ne mend se po humbasim nga dita ne dite 1 -2 milion dollar vetem nga kursi
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

Ancora un record per l'euro, vola l'oro

La moneta unica europea sfiora quota 1,27 sul dollaro e si rafforza anche sullo yen giapponese. A Londra il metallo giallo è scambiato ai massimi degli ultimi 13 anni. Il biglietto verde perde terreno anche sulla valuta nipponica.


eshte per te thene qe 1 pike e kursit jane 1 milion dollar me pak per shtetin.(nga 1,26---1,27)
kur te arketohen keto para shpresojm qe vlera prej 126 milion dollar qe do te paguaj banka austriake mos na dali nen 90 milion € se nen 100 milion € arriti.
keshtu eshte kur e privatizon me dollar banken ku ne te gjithe boten shkruhet per renie te dollarit.
nuk eshte cudi edhe shkuarja e nanos ne koncertin e vitit te ri ne vjene i ftuar nga presidenti austriak.
iiiiiiiiiii....................
pse valle nuk ka shkuar vitet e kaluara po pikerisht kete vit qe u shit edhe banka e kursimeve me nje cmim qe .............
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

dhe shume te tjere e kane kuptuar :


Kryeministri Nano, i shoqeruar nga bashkeshortja Xhoana, ka preferuar te kaloje serish nderrimin e viteve jashte vendit. Kete rradhe cifti kryeministror i eshte larguar klimes se ngrohte te Egjiptit dhe plazheve te bukura te Sharm el-Sheik, per te shijuar Orkestren Filarmonike te Vjenes dhe pikat turistike te skijimit. Me ftese te Presidentit te Austrise, Tomas Klestil, Nano ka lene Tiranen vetem pak ore pasi kishte zhvilluar mbledhjen e pare te qeverise se tij te kompletuar ne fund te dhjetorit. Me 1 janar, ne mesdite, Kryeministri dhe bashkeshortja e tij, kane qene te ftuarit e nderit ne Koncertin e Vitit te Ri, te organizuar nga Orkestra Filarmonike e Vjenes, i cili zhvillohet ne diten e pare te cdo viti. Nen drejtimin e Rikardo Mutit, Orkestra e Vjenes ka luajtur pjeset me te bukura te familjes Shtraus, ndersa fale dashurise se re ekonomike mes Shqiperise dhe Austrise, pas shitjes se Bankes se Kursimeve, ne llozhen kryesore ka zene vend edhe cifti kryeministror Nano :rockband: . Pas shfaqjes me jehone boterore, koncerti i pare i se ciles eshte dhene me 28 mars te vitit 1842, Kryeministri ka shijuar disa dite pushimi ne Austri. Mes bores dhe qendrave turistike te skijimit, Nano duket se ka tentuar te rikuperoje stresin e diteve te veshtira te negociatave me aleatet per rikompozimin e qeverise. Ne kete menyre, Kryeministri ka mbyllur ne alpet austriake nje vit te nisur ne plazhet e Sharm el-Sheik dhe qe e ka gjetur ne Mesdhe gjate pushimeve verore, apo ne tribunen e San Siros, duke tradhetuar Interin per hir te Berluskonit, i cili e kishte ftuar te ndiqte Milanin. Me dy operacione, nje ne sy dhe tjetrin ne temth, nje dasem ne Stamboll, i ftuar nga Kryeministri turk Erdogan, por dhe shume veshtiresive politike, Nano i ka dhene fund nje viti jo te lehte. Por qe sidoqofte e ka rikonfirmuar ne krye te PS, mazhorances dhe qeverise.


--------------------------------------------------------------------------------
04/01/2004
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

sot arriti 1€ = 1,2802$
per austriaket edhe 1 milion me pak qe do ti paguajn shqiperise.
privatizim i sukseshem bera qeveria shqipetare ne nje monedhe qe cdo dite e me shume po zhvlersohet.
te gjithe qetesi ...........
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

Leopard
Do te falenderoja qe shkrimin tim te botuar tek gazeta Biznesi e kishit sjlle tek albforumi. Por me la nje shije jo te mire krahasimi qe i benit me mesazhet tuaj ne klub.
Nuk eshte cudi qe nje grup te kete mendime te njejta ne lidhje me nje çeshtje te caktuar. Ka ndodhur qe dy persona ne menyre te vecuar te bejne te njejten shpikje. Kurse keto artikujt nuk jane as shpikje e as ide gjeniale qe mund ti vijne nje personi te vetem. Keshtu qe jeni nxitur kur mendoni se mund te kem konsultuar mesazhet tuaja tek albforumi para se te kem bere artikullin tim. Personalisht nuk e kam per here te pare qe botoj artikuj per sistemin bankar shqiptar. Per kete kam botuar edhe artikuj shkencore ne revista. Kete nuk e them per "te rrahur gjoksin" por thjesht per te thene se argumentat e mia ne lidhje me sistemin bankar dhe privatizimin nuk me lindin nga leximi i te tjereve por thjesht nga gjykimi im per ate qe shoh te ndodhe.
Dhe diçka. Artikullin e kam shkruajtur menjehere sapo pashe per te disaten here ministrin e Financave Kastriot Islami qe te mburrej per te disaten here per çmimin "e larte" te Bankes se Kursimeve.
Shpresoj te me kesh kuptuar.
Me respekt Adriatiku
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

ne rradhe te pare une nuk e dija qe autori i shkrimit ishte edhe nje pjestar i albforumit.
ne radhe te dyte duhet te falenderoja per shkrimin qe bere sepse ne menyre indirekte i dhe ze me shkrimin tend atyre personave qe mendojne dryshe nga fjalet e ministrit islami per nje shitje me cmim te lart edhe na e tregon shitjen e bankes sikur ne shqipot me kastriot islamin ne krye ishim me te zgjuar edhe ja futem austriakeve.
edhe e treta meqe ti ke mundesi te shkruash ne kete gazete mendoj se te gjithe ne do te ishim te kenaqur qe temat qe shkruhen ne kete forum te botoheshin ne gazete qe te behen te njohura edhe per ata persona qe nuk kane mundesi ti lecojne on-line . kuptohet meqe do shkruash emrin tend ne fund duhet te te pelqejne edhe condividere artikujt qe jane shkruar.une personalisht do te isha shume i kenaqur nqs se do ta beje nje gje te tille edhe sigurisht nuk do te kishte vend per xhelozi.e rendesishme eshte qe mesazhi te shkoje ne sa me shume njerez.
sa per mesazhin :
mos valle ka lecuar albforumi-n dhomen ekonomia?

meqe artikulli yt u shkrua dite me vone nga postimet tona edhe per fat te mire ishin te ngjashem kjo pyetje me erdhi spontanie.
sigurisht nuk ve ne dyshim sinqeritetin tend por ishte nje pyetje legjitime per vete kohen e kushtet qe u be .
edhe une shpresoj qe te me kuptosh. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

Leopard
Faleminderit per pergjigjien.
Ne Albforum jam anetaresuar ne 4 janar meqenese pashe se ekzistonte nje faqe ekonomike dhe me lindi deshira qe te komunikoja.
Ne lidhje me mundesine per te bere publike ne media ide te caktuara, kjo nuk eshte ekskluzive e askujt. Nese ju apo ndonjë tjeter ka diçka per te thene, natyrisht te trajtuar me fakte apo argumenta, atehere ai mund ta paraqese per botim tek Biznesi apo ne gazetat e tjera qe botohen ne Shqiperi. Ne kete menyre ideja e tij nuk mbetet e mbyllur ne nje rret te kufizuar por i prezantohet nje publiku me te gjere, dhe ndoshta vete edhe ne veshet e atyre qe kane ne dore zgjidhjen e problemeve por qe nuk reagojne.
Me respekt Adriatiku
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

eshte e rendesishme qe thame mendimin tone qe banka e shqiperise u shite nen vleren e saj te vertet edhe pse per shqiperine ne pergjithesi privatizimi i saj eshte nje dicka shume pozitive.shikoni se cfare shkruan ne sitin e saj banka e kursimeve :

Tipare dalluese të Bankës

Fitim i qëndrueshëm për pesë vitet e fundit me ROE 39% për vitin 2002.
E kontrolluar gjatë pesë viteve të fundit në bazë të Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit (IAS).
Një bilanc i pastër pa kredi të këqija ose të dyshimta.
Rrjeti i degëve i shtrirë në të gjithë vendin.

eshte e veshtire te gjesh nje banke me ROE 39% ne te gjitha bursat e botes (te pakten ne itali nuk ekziston asnje edhe unicredit qe eshte banka me mire e menaxhuar eshte rreth 20%)
banka austriake ka bere nje nga investimet me te mira te saj edhe ish-ministri islami le te llapi sa te doje per nje cmim te lart sepse affare me te mire e ben austriaket qe e blene shume lire.
te vjen neveri per keta njerez .
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

megjithese e shiten shume lire kete banke po edhe morren "shperblim" .
kryeministri qe shperblen veten !!!!!!!!!!
jane gjera qe me te vertet te bejne te nxjerresh ushqimin. lecojeni kush ka durim edhe shikoni sesi lavderohen qe e kane shitur 90% me shume sesa e kane vlersuar ato shoqeri gjoja AUDITIMI me emer ne bote (po kush jane valle keto shoqeri famose ?????)


Manjani: Privatizimi i BK-se, procedurat dhe shpërblimi transparente dhe ligjore
Jam sot në këtë komunikim me
ju, duke marrë shkas nga komenti i gazetës "Koha Jonë" për të ashtuquajturin Skandal të shpërblimit të tre zyrtarëve të lartë të shtetit, si dhe në vijim të agazhimit tim zyrtar, që i kam bërë kësaj gazete në orët e vona të natës së mbrëmshe për informacion zyrtar. Meqe gazeta u tregua e padurueshme për të informuar publikun e saj sipas mënyrës së vet, duke falenderuar gjithsesi gazetën në fjalë që me jep mundësinë për të risjellë në vëmendjen tuaj ngjarjen më të sukseshme të fundvitit të shkuar për privatizimin më të sukseshëm të një aktiviteti strategjik të shtetit, zgjodha këtë mënyrë komunikimi me ju për të informuar publikun më gjerësisht. E bëj këtë jo si objekt i shkrimit, por në radhë të parë e kryesisht në kapacitetin tim si Sekretar i Përgjithshë i Këshillit të Ministrave, i cili ka për detyrë funksionale të mbikqyrë legjitimitetin e vendimamarrjes së qeverisë dhe në këtë funksion informimin e publikut. Privatizimi i suksesshëm i Bankës së Kursimeve, ishte pa dyshim ngjarja më e spikatur e historisë së privatizimeve të ekonomisë sonë në këtë vite tranzicioni. Siç edhe jeni informuar më parë, ky proces iu nënshtrua një proçedure tepër transparente dhe të bazuar në ligjin për privatizimin e Bankës së Kursimeve, e cila rezultoi e sukseshme në dy drejtime. E para, u sigurua futja në tregun tonë financiar i një emri të madh si Raiffeisen dhe e dyta, iu sigurua buxhetit të shtetit një e ardhur shumë më e madhe nga vlerësimet paraprake të institucioneve ndërkombëtare të auditimit. Procedurat e privatizimit u drejtuan nga ministri i Financave dhe komisioni ndërdikasterial i vlerësimit të ofertave përgjatë procesit. Duhet të theksoj se gjatë gjithë kësaj faze Kryeministri i vendit, Drejtori i Kabinetit të Kryemisnitrit dhe Sekretari i Përgjithsëm i Këshillit të Ministrave janë angazhuar realisht në takime dhe punë intensive me partnerë të rëndësishëm që ndikuan në suksesin e këtij privatizimi. Ndërhyrja e këtyre zyrtarëve të shtetit në proces ishte vendimtare në momentin kur puna e komisionit të vlerësimit të ofertave u bllokua për shkak të tendencë së të dy konkurruesve në proces për të luajtur me ofertat dhe shmangies së kritereve ligjore të paracaktuara në privatizim. Si rezultat i këtyre tendencave, ne rrezikonim ose dështimin e privatizimit, pasojat e të cilit do të ishin të pallogaritshme, (kujtoj këtu se dy vjet më parë ky proces dështoi) ose minimalisht buxhetit të shtetit ti humbisnin të paktën 31 milionë dollarë. Për informacion të mëtejshëm theksoj se ka qene puna intensive në nivel të lartë shtetëror i përfaqësuar nga Kryemisnitri i vendit dhe i asistuar nga Drejtori i Kabinetit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, të cilët zhvilluan negociata tepër serioze dhe mjaft delikate, me përfaqësuesit e lartë të Raiffeisen dhe Kryeministrit Austriak. Vetem pas këtij presioni pozitiv u arrit që Raiffeisen të konfirmojë ofertën e tij në vlerë prej 126 milionë dollarë, kur zyrtarisht ishte ofruar vetëm 95 milionë dollarë në kesh dhe 31 milionë in kind (në natyrë). Vetëm pas kësaj procedure u deklarua si ofertë fituese ajo e Reiffaisen Bank. Kjo ishte për të kuptuar kontributin e kryemisnitrit dhe ndihmësve të tij. Pas nënshkrimit të kontratsës së Privatizimit me fituesin që ndodhi më datë 13.01.2004, Këshilli i Ministrave, vlerësoi dhe vendosi në mënyrë transparente për shpërblimin e të gjithë atyre personave që mundësuan këtë privatizim të sukseshëm. Qeveria e ka marrë këtë vendim me sovranitetin ligjor që i njeh Kushtetuta e vendit, pa rënë ndesh aspak me legjislacionin në fuqi. Theksoj se në marrjen e këtij vendimi Këshilli i Ministrave, duke vlerësuar suksesin në këtë privatizim që ishte 90% :smash: më e lartë se vlera minimale e aksioneve të vlerësuara praprakisht, vlerësoi si element të suksesit faktin, që nuk kishte ndodhur më parë në raste analoge, të ruajtes së dividentit vjetor prej 21 milionë dollarë :sleep:
"(Po zoteria MANJANI nuk e kupton qe banka ishte shqipetare deri me 13.01.2004 dhe eshte naturale qe dividenti i vitit te kaluar te shkoje te pronari i meparshem qe e ka patur ne pronesim, dmth =shtetit ; do te ishte skandaloze e kunderta qe austriaket te merrnin dividendin e 2003 kur skane qene pronar per asnje dite ne ate vite , e kjo pike e zese me keta njerez. :cry: )

që kjo bankë derdh në buxhetin e shtetit. Në këtë funksion, shpërblimi nuk është vendosur mbi një të ardhur publike dhe jo mbi një shpenzim buxhetor që është fondi i pagave dhe shpërblimeve. Komentet mbi këtë vendim janë gjithmonë të mundëshme, por në asnjë raste nuk mund të lejohet atakimi i personalitetit të askujt qoftë edhe me veshje shtetërore. Edhe punonjësit e shtetit janë njerëz, që jetojnë dhe kontribuojnë në këtë vend, dhe për punën që bëjnë duhet të kenë shpërblimin dhe motivimin e duhur, sipas ligjeve në fuqi.

Kaq përsa i takon informacionit zyrtar për procesin. Sa i takon qëndrimeve personale të gazetës, kjo është një cështje që do të jetë objekt i i shqyrtimit gjyqësor, ku gazeta, sipas ligjit ka barrën e provës për komentin e saj abuziv mbi këta zyrtarë. Më tej akoma gazeta abuzon me faksimilen e vendimit të qeverisë të botuar, për shkak se ajo nuk është e njëjtë me kopjen origjinale të arkivës, gjë që do të thotë se gazeta ka publikuar një material të fallsifikuar. Gjithsesi kjo do të jetë objekt i shqyrtimit gjyqësor. /Pergatiti: G.B
 

olti

Neo
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

Nje pyetje personale kisha une.
Une qe jam klient i qendres, pra i Raiffeisen Bank mund te quhem tani dhe klient i Bankes se Kursimeve, si pjese e Raiffeisen. Pra Bankomat Card dhe Visa qe une disponoj jane te pranueshem dhe te vlefshem dhe per BK?!

Pershendetje dhe falemnderit per cdo pergjigje :)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

sigurisht qe do ta kesh me te lehte nje thyerje ceku per vet faktin se banka e kursimeve do ta kete me te lehte qe te verifikoj sa eshte i mbuluar vete ceku.
per te tjerat duhet te informohesh te http://www.bkursimeve.com.al/
veshtire te te kthejne pergjigje me e-mail keta shqipot por te tentosh nuk humbet asgje.
mund te kerkosh me shume shpjegim te banka nene ne austri , ndoshta mund te ndihmojne me shume.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

shikoni se cthote Nano ne .,Aktivi i PS në Tiranë


Nano ka theksuar në fjalën e tij: ”Gjigandi i bankave evropiane si ‘Reiffaisen’ vjen, studion dhe guxon të blejë bankën kryesore të sistemit financiar në Shqipëri, atë të Kursimeve. Guxon ta blejë me një vlerë 3 herë më të lartë se inventari ose 2.3 herë më të lartë sesa të gjitha shitjet e kësaj natyre në të gjithë ish-Evropën Lindore;

-------


po kush i ha ato kumbulla zoti Nano ????????

vetem ata qe kane qejf ti hane, sepse kush ka bere nje cik ekonomi e kupton sesa lire u shit ajo banke .

po kur do ti japin fund kesaj taktike - menyre berje politike ????

eshte bere bajate fare keto shpifje kur dihet qart qe banka e kursimeve u shit shume lire ne krahasim me vleren e saj.

po nga te gjithe ata socialist qe jane ne forumin e tiranes asnjeri nuk e pyet shokun Nano :

budallenj na qenkan keta austriaket qe na e blene 3 here me te larte banken sesa vlera e saj???
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

Sipas llogaritjeve të fundit Banka Italo Shqiptare (BIA) me një fitim 2.17 milion dollarë është vlerësuar dhe pritet ë të shitet për 100 milion euro. Por të bëjmë llogaritë, më një kurs 1euro = 1.22 dollarë, atëherë fitmi i bankës prej 2.17 milion dollarë llogaritet në 1.77 milion euro. Kështu që raporti vlerë/fitmi për këtë bankë është 100/1.77 = 56.22. Pra vlera e tregut është 56 herë më e lartë se sa fitimi. Ndërkohë që ish-Banka e Kursimeve me një fitim në vitin e fundit para privatizimit prej 20 milion dollarë u shit për 126 milion dollarë. Për këtë bankë raporti vlerë/fitim është 126/20 = 6.3 herë. Pra bazuar në këtë raport vlera e bankës Italo-Shqiptarë është rreth 9 herë më e lartë
 

MLK

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

Mire qe dha doreheqjen Tos Nano se do kishte dale per deklarate e do thoshte qe po guzojne ta blejne 56 here me shtrenjte pasi stabiliteti dhe siguria qe ofron tregu shqiptar ja kalon dhe atij amerikan /pf/images/graemlins/laugh.gif
Per te qen me serioz nje banke nuk vleresohet vetem nga fitimet e momentit (aq me teper BIA qe me sa di ka pas shume kredi te "keqija" te rasheguara te cilat jane te includuara ne bilance tashme) po dhe ne prespektivat per kapîtalet qe zoterojne.
Bia dihet qe ka qene nje banke e keqmenaxhuar e fitimet vjetore te saj jane shume me te ulta se sa normalja per kapitalet e investuara ne treg.
Nje detaj te thjeshte per keqmenaxhimin e kesaj banke: Sot e kesaj dite te BIA per te hapur nje llogari bankare kontrata qe i jepet klientit per tu firmosur e te ruaje kopjen e tij vazhdon te jete ne italisht!
Kam kerkuar drejtorin e bankes per te sqaruar kete pune e u habiten gjithe punonjesit pasi nuk e kuptonin se çfare pretendoja! Kur i thashe drejtorit italian qe nese nje banke ne itali do ti jepte nje kontrate ta firmoste ne shqip çfare do mendonte, me buzeqeshi e tha keni te drejte zoteri! problemi eshte se ka rreth 2 vjet kjo histori e edhe sot vazhdojne te behen kontrata ne italisht! imagjononi se si manaxhohet kjo banke!
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

E drejte, raporti vlere/fitim nuk eshte definitiv, por ama tregon dicka.
Nga ana tjeter per pjesen derrmuese te parametrave ish-banka e kursimeve ka qene me mire se sa Banka Italo Shqiptare.
Cmimi 100 milion euro i BIA eshte thuajse i barabarte me cmimin prej 126 milion dollare te BKT-se.
Ndryshimi ne cilesine e shitjes vjen thjesht e vetem nga fakti se negociatat per BIA-n nuk po i zhvillon qeveria shqiptare (te ishte per qeverine cmimi i BIA-s do te varionte nga 1 USD deri ne 30 milion dollare) por dikush tjeter.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

cmimi 100 milion euro kur fitimi eshte 1.77 milion euro me duket i ekzagjeruar. me P/E = 56.22 nuk kam degjuar qe asnje banke ne ballakn te jete shitur.

kur te kem kohe do te shikoj sa u ble nga banka Intesa (italiane) ajo banka serbe, por 100 milion euro jane shume per nje banke shqiptare me 4 sportele .
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

http://www.raiffeisen.al/RzbAlWebSite/WebRzb/index.aspx?nav=344

“KUTITE E OFERTAVE” CARITAS NE TE GJITHA FILIALET E BANKES RAIFFEISEN NE SHQIPERI
Në kuadër të Fushatës së Sensibilizimit të popullsisë Shqiptare për të dhënë kontribute bamirëse në favor të njerëzve në nevojë, ndërmarrë nga Caritas Shqiptar, sot me datë 16 Nentor 2005, pranë Ambienteve të Drejtorisë së Pergjithshme të Raiffeisen Bank në Tiranë, Drejtori i Pergjithshem i Caritas Shqiptar, z. Tom Preku dhe Drejtori i Raiffeisen Bank, z. Steven Grunerud kane nënshkruar mareveshjen e bashkëpunimit mes dy Institutcioneve, për shtrirjen e Rrjetit të Kutive të Ofertave Caritas në të gjitha Filialet e Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Mons. Dodë Gjergji, President i Caritas Shqiptar, përshëndeti Ceremoninë e nënshkrimit të kësaj Marreveshje Bashkëpunimi me fjalët: “Me anë të kësaj nisme, kemi dashur të zgjojmë nga gjumi atë virtyt të lashtë Shqiptar, i cili shprehet edhe nëpërmjet Nënë Terezës: Dashuria ndaj Tjetrit, si edhe humanizmin që ekziston në brendësinë tonë. Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të falenderojmë Bankën Raiffeisen për bashkëpunimin që na ofron për përcjelljen e kësaj nisme bamirësie tek të gjithë. Arsyeja pse kemi zgjedhur Bankën Raiffeisen si bashkepunëtorin tonë në këtë nismë, lidhet me përvojën dhe traditën e saj të hershme në dhënien e mundësisë së mbledhjes së kontributeve në ndihmë të atyre që kanë nevoje”
z. Steven Grunerud, Drejtori i Bankes Raiffeisen tha me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes dhe përpara mediave: "Raiffeisen është e lumtur që po kontribuon në këtë proçes. Ne jemi një Bankë që mbështet komunitetin dhe mendojmë se mbështetja nga ana jonë e një misioni kaq fisnik sa ai i Caritas-it i shton vlera synimit tonë për të qenë pjesë e komuniteti.
  • Parimi i Caritas “Te varferit ndihmojne te varferit” eshte thuajse i njejte me parimin e Raiffeisen “Ne ndihmojme ata qe ndihmojne veten". /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Të pranishëm në këtë Ceremoni ishin dhe personeli i të dy Institucioneve, të cilët ofruan kontributin e tyre personal si hap i parë i kësaj nisme.
    Për Caritas Shqipëtar Dr. Tom PREKU Drejtor

    Për Raiffeisen
    Vilma BAÇE Drejtore për Mardhëniet me Publikun
 
A

anduela

Guest
Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?

Qeveria shpall fitues te BK banken "Raiffeisen"
Banka austriake, "Raiffeisen" eshte shpallur pronare e Bankes se Kursimeve nga Keshilli i Ministrave gjate mbledhjes se djeshme. Banka shitet pa dividentin e 2003 i cili eshte 2,5 miliarde leke. Nano: Banka austriake garanci e sigurte per integrimin e sistemit bankar ne ate nderkombetar

Blerina Hoxha

Keshilli i Ministrave ka miratuar si fitues te gares per privatizimin e Bankes se Kursimeve, banken austriake "Raiffeisen", dje gjate nje mbledhje te posacme per kete qellim. Me kete vendim zyrtarizohet privatizimi i bankes me te madhe te nivelit te dyte ne vend ndaj nje investitori prej Europes Perendimore. Sakaq, Ministri i Financave, Kastriot Islami pak ore pas Vendimit te Keshillit te Ministrave ka shpjeguar ne nje konference per shtyp vlerat monetare qe ka perfituar buxheti nga privatizimi i bankes. Sipas tij, banka eshte shitur pa dividentin e ketij viti, cka do te thote se, ne buxhetin e shtetit do te arketohen edhe 2,5 miliarde leke ose me shume se 20 milione dollare te llogaritura si fitim ketij viti. Ky kusht ishte i percaktuar ne kontraten e shitjes dhe bankat pretendente per blerjen e BK kane qene te ndergjegjshme per te pervetesuar banken pa fitimin vjetor. Ne kete situate Ministria e Financave pretendon se ka realizuar nje tender shitjeje te suksesshem, pasi vlera monetare e perfituar eshte me e larte se vlera e tregut. Vlera kontabel e Bankes se Kursimeve e vleresuar nga kompanite e auditimit KPMG dhe Deloite & Touche ka rezultuar rreth 4,6 miliarde leke, ndersa vlera e tregut eshte vlersuar ne kuoten minimale 8 milione dollare dhe ne ate maksimale 11 milione dollare. Nderkohe qe nje pjese e suksesit i faturohet investitorit serioz qe do te menaxhoje depozitat e qytetareve ne te ardhmen, "Raiffeisen"-it si nje nder perbereset e rrjeteve bankare me te medhaja ne bote. Kur Banka e Kursimeve ishte ne proces shitjeje, ekperte te ekonomise jane shprehur "kush blen Banken e Kursimeve blen ekonomine shqiptare". Kjo per faktin se ajo eshte banka me e madhe e nivelit te dyte ne vend me 63 per qind te dominaces ne tregun bankar, me zoterimin e 80 per qind te blerjes se bonove te thesarit, me shtrirjen gjeografike me te madhe ne vend, me numrin me te madh te klienteve dhe te aseteve gjithashtu. Banka e Kursimeve dikton politikat monetare ne vend dhe shitja e saj kundrejt nje investitori serioz, pritet qe pervec rritjes se cilesise se sherbimeve te sjelle edhe nje konkurence ne treg qe pritet te reflektohet ne uljen e kostove e sidomos per interesat e kredive. Drejtori i Pergjithshem i "Raiffeisen" eshte shprehur se prioritet i bankes se tij sidomos ne deget ne vendet ne zhvillim eshte kreditimi i biznesit te vogel dhe te mesem. Ghithashtu ai ka garantuar se, prania e "Raiffeisen" eshte nje garanci me shume per sjelljen e investitoreve nga Europa Perendimore. Po keshtu Banka e Kursimeve do te integrohet ne rrjetet me te fuqishme bankare ne bote.
 
Top