Re: Banka e kursimeve -- Raiffeisen Bank pronari i saj?
SHIKONI si shkruajn AUSTRIAKET per blerjen e bankes se kursimeve , edhe te kuptojme nqs se ne ja kemi hedhur apo ata na e kane futur :
Vjenë/Tiranë 18 dhjetor 2003
RZB blen Bankën e Kursimeve të Shqipërisë
Banka më e madhe shqiptare, një plotësim ideal i rrjetit të fortë të RZB-së në
Evropën Qëndrore dhe Lindore. Çmimi i ofruar 95 milion dollarë plus 31
milion dollarë në natyrë. Privatizimi i sukseshëm, një sinjal i fortë për
komunitetin investues ndërkombëtar. RZB do të shërbejë si një portë hyrëse
për investitorët e huaj dhe do të prezantoj produkte dhe shërbime të reja.
Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) fitoi tenderin për blerjen e Bankës së Kursimeve të
Shqipërisë (BK); me kusht që të aprovohet edhe nga Këshilli i Ministrave të Republikës së
Shqipërisë. Çmimi i ofruar ishte 95 milion dollarë për 100 për qind të aksioneve të BK, që
paraqet 2.5 të vlerës kontabile. RZB gjithashtu do të ofrojë 31 milion dollarë si pagesë në
natyrë, e cila bën që oferta e përgjithshme e RZB të peshoj 126 milion dollarë.
“Fitimi i tenderit nga ana e RZB-së krijon një situatë ku kanë dalë fituese të gjitha palët e
involvuara: Banka e Kursimeve e Shqipërisë do të përfitojë nga forca dhe njohuritë e RZB-së,
dhe klientët e bankës do të mirëpresin zgjerimin e produkteve dhe mundësive përmes integrimit
të bankës së tyre në një grup bankar ndërkombëtar. Në anën tjetër, RZB dhe klientët e saj do
të përfitojnë nga inkuadrimi i Shqipërisë në rrjetin e dendur bankar të RZB-së në Evropën
Qëndrore dhe Lindore. “Banka e Kursimeve e Shqipërisë është një plotësim ideal i rrjetit tonë
bankar”, tha Herbert Stepic, zëvendëskryesues i Bordit Menagjues të RZB-së dhe Kryesues i
Bordit të Raiffeisen International.
BK është shumë profitabile dhe ka ndarje dominante të tregut
BK kryeson rrjetin më të madh bankar në vend me 92 degë dhe rreth 1,000 punëtorë. Bilanci i
saj i gjendjes ishte USD 1.37 miliardë në fundvitin 2002 ndërsa fitimi i saj neto arriti shumën
prej USD 15.5 milion në vitin 2002. E gjithë kjo rezultoi në Kthimin në Kapital prej 41.7 për
qind dhe Kthimin në Asete prej 1.1 për qind. BK posedon 56 për qind të ndarjes së tregut në
sektorin bankar të aseteve dhe 63 për qind në atë të depozitave. ”Banka e Kursimeve e
Shqipërisë ka një ndarje impresive të tregut, posaqërisht në segmentin mbi individë. Ne kemi
për qëllim të punojmë me klientë korporata si dhe me ndërmarrje të vogla dhe të mëdha dhe
planifikojmë të arrjmë ndarje të rëndësishme të tregut në këto segmente të klientëve
gjithashtu”, tha Stepic.
Hapësirë e mjaftueshme për rritje në Shqipëri
Përveç kësaj, ekziston një mundësi për rritje të madhe, meqenëse Shqipëria është një treg jo
shumë i zhvilluar bankar, ku kreditë llogariten të përfshijnë vetëm gjashtë për qind të Produkti
Kombëtar Bruto (2002 – kjo krahasohet me psh. 111 për qind në Austri). RZB gjithashtu
planifikon të zgjeroj shpjet produktet e BK duke ofruar kredi, overdrafte, karta, dhe hipoteka
klientëve individë. Klientë Korporata si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme së shpejti to të
kenë produkte të planifikuara për nevojat dhe kërkesat e tyre. RZB do të ofrojë poashtu
financimin e infrastrukturës, financat tregtare dhe kredi të ndërmjetësuara.
RZB ka një përkushtim afatgjatë në rajon
RZB është banka kryesore në Evropën Qëndrore dhe Lindore (CEE) dhe fuqimisht e përkushtuar
ndaj këtij rajoni, ku ka hapur degën e saj të parë në vitin 1986. Që nga ajo kohë, ajo ka
krijuar një rrjet bankar gjithëpërfshirës në CEE, që përfshin 15 vende me 14 banka, dy zyra
përfaqësuese, qindra degë të specializuara siç janë kompanitë për lising, bankat investuese,
fondet e pensionit, komisionerë, shoqëritë ndërtuese, fabrika, kompanitë mbi pasuri të
patundshme, etj. RZB është shumë active në shtetet fqinje të Shqipërisë të cilat gjenden në
Evropën Juglindore, përmes bankave të saj në Bosnë dhe Hercegovinë, Kroaci, Rumani,
Bullgari, Serbi dhe Mal të Zi si dhe në Kosovë. RZB ka arritur një pozitë të fortë në këto tregje
me një ndarje të rëndësishme të tregut.
Ekonomia e Shqipërisë po shënon një rritje të shpejtë
Shqipëria është njëri nga vendet në të cilin është shënuar rritja më e shpejtë ekonomike në
Evropë. GDP (Produkti Kombëtar Bruto) i Shqipërisë për kokë banori është rritur tetëfish në
dekadën e fundit në një shumë prej USD 1,373 (2002) ose USD 3,600 në blerjen e fuqisë së
pariteteve. Poashtu, Shqipëria ka një rrijte mesatare vjetore për tetë për qind në pesë vitet e
fundit, një normë FX të stabilizuar dhe një inflacion të ulët prej 2.1 për qind (2002).”Kjo është
koha e duhur të inkuadroheni dhe t’i ofrojmë likuiditet ekonomisë së vendit e cila shënon një
rritje të shpejtë”, tha Stepic, duke shtuar se RZB-ja ka ekspertizën si dhe përvojën e
domosdoshme për ta bërë këtë në të mire të të gjitha palëve.
RZB krijon vende të punës
Z. Stepic gjithashtu nënvizoi rëndësinë e privatizimit të tregut dhe ndërkombëtarizimit si hapa
përgatitor në tregun Evropian dhe global. "Këta hapa e forcojnë konkurencën e ekonomisë.
Meqenëse prania e bankave ndërkombëtare ndërton besimin, RZB do të shërbej si një portë
hyrëse për investitorë të huaj. Përveç kësaj, investitorët strategjik janë zakonisht krijues të
vendeve të punës. Kjo ka të bëjë veçanarisht me Raiffeisen", sqaron Stepic. RZB-ja ka krijuar
më shumë se 10,000 vende pune në rrjetin e saj bankar në Evropën Qëndrore dhe Lindore
gjatë dekadës së fundit.
*****
RZB është institucioni qëndror i Grupit Bankar Raiffeisen të Austrisë, i cili është grupi më i
fuqishëm bankar i vendit. RZB gjithashtu e konsideron Evropën Qëndrore dhe Lindore si treg të
saj dhe operon një rrjet të përbërë nga 14 banka me më shumë se 700 degë, si dhe dy zyra
përfaqësuese në 15 vende të rajonit (ose 15 banka, më shumë se 800 degë, 16 vende të
Evropës Qëndrore dhe Lindore duke përshirë BK dhe Shqipërinë). Në shtator të 2003, The
Banker, revistë e njohur e grupit Financial Times, ka ndarë çmimin prestigjios “Banka e Vitit
2003” për RZB-në në Austri dhe bankat e rrjetit të saj në Belorusi, Bosnë dhe Hercegovinë,
Serbi dhe Mal të Zi dhe Sllovaki (përderisa The Banker ka zgjedhur BK në Shqipëri). Gjendja
e përgjithshme e bilancit të grupit RZB numëron 56 miliardë Euro (Q3/2003) dhe fitimi i saj
para tatimit ishte 258 milion Euro (Q1-3/2003). Ajo ka rreth 21,600 të punësuar në mbarë
botën.
Për informata të mëtutjeshme kontaktoni Andreas Ecker-Nakamura (+43-1/717 07-1753),
andreas.ecker@rzb.at)<br />ose Michael Palzer (+43-1/717 07-1504,
michael.palzer@rzb.at).<br />
www.rzb.at, www.bkursimeve.com.al