Atentat ndaj Ylli Pangos

Atentat ndaj Ylli Pangos

Lëvizja instiktive i shpëtoi jetën Ylli Pangos, i cili përfundoi në spitalin ushtarak me plagë në bark dhe në këmbë
Shpërthimi i granatës plagos dekanin Pango

Granata ofensive ka shpërthyer në momentin që Pango ka tërhequr qepenin e garazhit të makinës së tij

Ardita Bala
TIRANË – Më shumë sesa fati duket se vetëm reflekset e tij e kanë shpëtuar nga vdekja dekanin e Fakultetit të Sociologjisë, Ylli Pango. Një granatë e vënë në derën e garazhit të makinës së tij, i ka shkaktuar profesor Pangos plagë të thella në trup, sidomos në bark, një këmbë të thyer dhe së shpejti ai duhet t’i nënshtrohet dhe një operacioni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07.45 në banesën e familjes Pango në afërsi të Qytetit Studenti. “Dhuratën e parakohshme të 7 marsit” akoma nuk dihet se nga e kush e ka patur “peshqesh” pedagogu i mirënjohur. Ai vetë pak orë pas ngjarjes ka deklaruar nga spitali ushtarak se atentati ndaj tij nuk ka patur lidhje me pozitën dhe profesionin e tij, çdo gjë sipas profesorit i ka ardhur për arsyen e shfaqjes në mënyrë të hapur në mendimeve të tij. Ndërkohë që burimet zyrtare të policisë kanë thënë dje për gazetën “Shekulli” se grupi i hetimit po punon në disa pista për zbardhjen e kësaj çështje.
Ngjarja
Mëngjesi i djeshëm për dekanin Pango, nuk ka filluar ndryshe nga ditët e tjera. Vetëm 15 minuta pa shkuar ora tetë ai ka dalë nga vila e tij 4 katëshe, që është në të dalë të Qytetit Studenti, afër kaldajave të godinave të studentëve për të marrë makinën dhe për të filluar ditën e tij të punës. Por sapo ka tentuar që të hapë derën e garazhit, një shpërthim i madh është dëgjuar dhe e ka lënë të plagosur rëndë profesorin e sociologjisë dhe të psikologjisë. Nga shpërthimi, përveç plagëve që ka marrë Pango, ka patur edhe dëme të vogla materiale. “Surpriza” e mëngjesit të djeshëm mund t’i kishte marrë jetën pedagogut, i cili pas plasjes së granatës është dergjur përdhe derisa pranë tij kanë mbërritur familjarë dhe fqinj që janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë të plagosurit. Ndërkohë Pango kishte filluar që të humbiste jo pak gjak nga plagët e marra në pjesën e barkut. Sipas burimeve policore të gazetës “Shekulli”, siguresa e granatës dyshohet të ketë qenë e lidhur me një fije të hollë najloni, me pjesën anësore të qepenit të garazhit në mënyrë që siguresa të hiqej nga granata sapo dikush të provonte të ngrinte disa centimetra qepenin metalik. Për të vënë granatën, që sipas burimeve zyrtare të policisë ka qenë ofensive (mësymëse), autorët kanë shfrytëzuar një pjesë të vogël të derës metalike të garazhit, e cila nuk puthitej deri në fund. Sipas burimeve zyrtare të policisë, granata ka qenë e vendosur në tubin e shkarkimit që ndodhet në krah të derës së garazhit. Pango ka dëgjuar zhurmën e parë të shpërthimit të ndezësit, dhe kjo e ka bërë që të kuptojë se nuk ishte “shaka” duke u hedhur mënjanë. Lëvizja që pedagogu ka bërë në momentet e fundit para se të ndodhte shpërthimi i dytë i granatës, i ka shpëtuar jetën.
Paniku
Kanë qenë komshinjtë dhe familjarët e Pangos ata që kanë dhënë ndihmën e parë për të plagosurin. I pari ka qenë fqinji i Pangos, i cili pasi ka dalë jashtë e ka gjetur profesorin të shtirë përdhe. I ndihmuar edhe nga persona të tjerë, fqinji e ka marrë në krah për ta transportuar deri në makinën e parë të rastit që ka kaluar në rrugë. Të dëmtuarin e kanë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit ushtarak ku brenda pak momenteve pas mbërritjes, i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe më pas ai i është nënshtruar vizitave dhe analizave të gjata nga mjekët e specialistët e këtij spitali. Pak orë pas ngjarjes, Pango ka dhënë edhe deklarimet e tij për policinë ku ka rrëfyer të gjithë versionin e tij rreth ngjarjes dhe ka paraqitur motivet nga ai beson se mund t’i ketë ardhur atentati.

PISTAT

Zylyftari: Autorët s’janë profesionistë

“Po hetohet në disa pista rreth plagosjes së dekanit Ylli Pango”,- kështu janë shprehur dje burime zyrtare të policisë së kryeqytetit për gazetën “Shekulli”. Sipas këtyre burimeve, vetëm pak minuta pas shpërthimit kanë shkuar në vendngjarje forcat e policisë së komisariatit nr.1. Të parët që kanë mbërritur kanë qenë dhe punonjësit e policisë së rajonit të Qytetit Studenti, i cili ndodhet rreth 300 metra larg nga vila e profesorit. Blutë kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, kanë marrë dhe sekuestruar provat materiale që kanë gjetur në vendngjarje, si dhe kanë bërë pyetjen dhe marrjen e deklarimeve të dëshmitarëve okularë. Sipas burimeve zyrtare të policisë është akoma herët për të kanalizuar hetimet vetëm në një pistë, aq më pak për të drejtuar gishtin nga ndonjë autor i mundshëm, pasi duket se autorët kanë bërë një punë primitive që ka larguar dyshimin e një atentati të bërë me kujdes. Drejtori i policisë së Qarkut Tiranë, Ilirian Zylyftari ka deklaruar dje publikisht se “nga mënyra sesi është vepruar në këtë ngjarje, nuk kërkohet ndonjë punë e specializuar, mjafton një instruktim 10-15 minuta”, -ka përfunduar kreu i bluve të kryeqytetit. Megjithëse vetë Pango e sheh ngjarjen e djeshme të ndarë nga profesioni i tij i pedagogut, policia nuk e ka lënë pas dore dhe pistën e ndonjë inati apo hakmarrje personale nga studentë të ngelur, apo të përjashtuar. Deklarimet e vetë të plagosurit duket se i kanë hapur edhe pista të tjera policisë, e cila po vazhdon të merret me zbardhjen e kësaj çështje.
A.Bala
 

Albinos

Primus registratum
Re: Atentat ndaj Ylli Pangos

Edhe Fatos Lubonja pak dite me pare vereu se Liria e Shtypit po kercenohet.
Edhe gazeta "Koha Jone" pak kohe me pare me ane te nje shkrimi paralajmeroi se "Pranvera" e korbave eshte kthyer ne Shqiperi.
Ndoshta atentati ka pasur synime private ndaj Ylli Pangos por ajo qe eshte per tu vene re eshte se pango eshte dekan ne universitetin e Sociologjise njekohesisht edhe keshilltar prane presidentit.
Edhe ne kete faqe te forumit qe eshte faqja e Komentit te Lire, eshte shkruajtur me nota shqetesuese se Liria e Shtypit po kercenohet.

Edhe Ismail Kadare me ane te shkrimit te tij te publikuar sot ne "shekulli" dhe me pas nga une ne faqen e forumit Shqiperia dhe Ardhmja e Saj, sinjalizon shqetesime te drejta dhe imediate en lidhje me Shqiperine.
Me poshte keni dhe linkun qe lidhet me shkrimin e Ismail Kadarese
http://www.albforumi.com/af/ultimatebb.php?ubb=get_topic;f=4;t=000089
 

Albinos

Primus registratum
Re: Atentat ndaj Ylli Pangos

<span style="font-weight: bold">Cfare thote Pango per shekullin</span>

Mjekët deklarojnë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që trupa ushtarake ruajnë dhomën e pacientit
Pango: Ishte atentat kundër fjalës së lirë

Dekani i Fakultetit të Sociologjisë ka përjashtuar mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me profesionin

Ardita Bala
TIRANË &amp;#8211; &amp;#8220;Ky është një atentat kundër fjalës së lirë&amp;#8221;. Kështu është shprehur vetëm disa orë pas ngjarjes së rëndë dekani Ylli Pango. Nga dhoma e spitalit ushtarak, kreu i Fakultetit të Sociologjisë ka hedhur akuzat e dyshimet e tij se atentati i ka ardhur për arsyen e thjeshtë, se ai i ka shprehur lirshëm mendimet dhe bindjet e tij kudo ku ka patur mundësi, në shtyp, në televizione apo në takime me personalitete të ndryshme. Nga dhoma ku ai sapo ishte shtruar për të qenë nën kujdesin e mjekëve, profesori i plagosur ka folur disa minuta për shtypin.
Viktima
&amp;#8220;Kam marrë kërcënime dhe herë të tjera në telefon, dhe miqtë e mi më kanë këshilluar disa herë që të mos flas kaq hapur&amp;#8221;,- ka deklaruar me vështirësi Pango, të cilit hematomat e shkaktuara nga shpërthimi i granatës i kishin filluar t&amp;#8217;i shfaqeshin në fytyrë. Pasi kishte vetëm pak orë që kishte parë vdekjen më sy, dekani tha dje jo me pak keqardhje se jeta e njeriut në vendin tonë është bërë e paçmuar. &amp;#8220;Kur ndodh një gjë e tillë me figura që janë publike në jetën tonë, mendo se çfarë ndodh me njerëzit e thjeshtë&amp;#8221;,- u shpreh ai. Pango ka përjashtuar dje në deklaratën e tij të shkurtër për mediat se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e punës së tij si profesor dhe dekan në fakultet, ai ka përjashtuar menjëherë në të gjitha mënyrat implikimin e studentëve të tij në këtë ngjarje, duke e lënë të hapur sërisht idenë se ai ishte viktimë vetëm e politikës.
Mjekët
Dekani i Fakultetit të Sociologjisë mund të qëndrojë disa ditë i shtruar në dhomën nr.1 të katit të dytë të pavijonit VIP të spitalit ushtarak. Menjëherë pasi kanë mbaruar vizitat e para mjekësore për dekanin Pango është gjetur një dhomë e mirë ku ai mund të jetë i veçuar nga pacientët e tjerë të këtij spitali dhe të jetë nën mbrojtjen e punonjësve të policisë ushtarake që ruajnë objektin. &amp;#8220;Pacienti Pango nuk është në rrezik për jetën&amp;#8221;,- kështu janë shprehur dje për gazetën &amp;#8220;Shekulli&amp;#8221; mjekët e spitalit ushtarak. Ndërsa mjeku Agron Mici është shprehur dje për shtypin se Ylli Pango ka mbërritur në gjendje shoku në spital. I plagosuri ka patur plagë në bark, por që sipas mjekut nuk i kanë prekur organet e brendshme dhe kjo ka bërë që tani për tani ai t&amp;#8217;i shpëtojë ndonjë operacioni të komplikuar. Gjithsesi nga shpërthimi dhe nga hedhja që ka bërë, ai ka thyer këmbën e djathtë. Gjatë ditëve të ardhshme duket se Pango mund dhe mos t&amp;#8217;i shpëtojë &amp;#8220;thikës&amp;#8221;, pasi organet e tij të brendshme duhet të pastrohet nga hemorragjia që ka pësuar pas shpërthimit të granatës. Gjithsesi për pacientin Pango duket se janë vënë në dispozicion të gjithë specialistët më të mirë të këtij spitali. Dekani do të mbahet nën vëzhgim edhe gjatë orëve të ardhshme nga bluzat e bardha edhe pse ai është jashtë rrezikut për jetën.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Atentat ndaj Ylli Pangos

<span style="font-weight: bold">Ndersa vete presidenti deklaron</span>

PRESIDENTI
Moisiu: Sulmi mbi inteligjencën

TIRANË- Politika shqiptare dënon ashpër ngjarjen e ndodhur ndaj dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale, profesor Ylli Pangos. Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me anë të një deklarate për shtyp e ka denoncuar këtë akt, duke e cilësuar si një sulm ndaj intelegjencës shqiptare. Ai dënon ashpër këtë akt, duke e cilësuar atë jo vetëm një sulm ndaj jetës së tij, por edhe një goditje të krimit kundër inteligjencës dhe u kërkon autoriteteve shtetërore të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbardhjen e ngjarjes. Pavarësisht nga motivet e këtij akti kriminal, të cilat mbeten të sqarohen nga policia, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Prokuroria. Presidenti Moisiu i shpreh solidaritet zotit Pango dhe familjes së tij dhe shpreh bindjen se ai mbetet një intelektual i shquar dhe luftëtar i fjalës së lirë. Ai i uron zotit Pango shërim të plotë dhe kthim sa më të shpejtë në gjirin e fakultetit sociologjik, për të cilin vendi ynë ka aq shumë nevojë. Sipas këshilltarit për median, Arjan Konomi, gjatë gjithë paradites së djeshme, Moisiu ka ndjekur raportimet e ekipit mjekësor të spitalit ushtarak mbi gjendjen shëndetësore të profesor Ylli Pangos, Dekan i Fakultetit Sociologjik dhe këshilltar i jashtëm i presidentit të Republikës. Edhe gjatë seancës së djeshme parlamentare, deputetët kanë dënuar aktin e ndodhur ndaj dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale. Gramoz Ruçi i PS-së, Fatmir Mediu i PR-së, Ethem Ruka i PS-së etj e kanë dënuar këtë ngjarje, duke e cilësuar si një dhunim ndaj fjalës së lirë dhe shtresës së intelektualëve.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Atentat ndaj Ylli Pangos

<span style="font-weight: bold">Berisha deklaron se eshte goditur mendimi i lire</span>

OPOZITA
Berisha: U godit mendimi i lirë

TIRANË &amp;#8211; Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideroi ngjarjen e ndodhur dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale, Ylli Pangos, si një akt kriminal i klaneve që po përpiqen të asgjesojnë mendimin e lirë. Ai i bëri një vizitë të shkurtër dekanit Pango në spitalin ushtarak ku gjendet aktualisht i shtruar për shkak të plagëve të marra në momentin që një granatë shpërtheu në garazhin e vilës së tij. Berisha i uroi shërim të shpejtë profesor Pangos dhe shprehu shqetësimin e tij për këto ngjarje. &amp;#8220;Ky është një akt kriminal, një akt i shëmtuar terrorist jo vetëm ndaj zotit Pango por ndaj shoqërisë shqiptare&amp;#8221;,- tha dje kryetari i PD-së. Sipas tij, ky është një revansh i papërmbajtur i krimit të organizuar në vend, i cili po rrënon çdo ditë jetën, nderin e dinjitetin kombëtar. &amp;#8220;Nga ky revansh ne po paraqitemi në Europë dhe në botë si komb trafikantësh e gangsterësh, të cilët përbëjnë pakicën. Shoqëria dhe politika e ndershme shqiptare jeton dhe punon në sakrifica ndaj dhe duhet të gjejë mbështetjen e merituar&amp;#8221;, - theksoi kryetari demokrat.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Atentat ndaj Ylli Pangos

<span style="font-weight: bold">Edhe Nano ben nje ndalese te spitali ushtarak per Pangon</span>
Nano viziton Pangon

TIRANË-Kryeministri Fatos Nano, pas vizitës së tij në Shkodër, është ndalur në spitalin ushtarak të kryeqytetit, për të takuar dekanin e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, profesor Ylli Pangon. Gjatë kësaj vizite, kryeministri i shprehu Pangos keqardhjen për këtë akt të shëmtuar, si dhe premtoi për angazhimin e tij në zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve. Ngjarjen e ndodhur dje afër shtëpisë së Pangos e kanë dënuar politikanët e të gjithë spektrit politik shqiptar. Presidenti Moisiu, kreu i opozitës, Sali Berisha, deputetë të pozitës dhe opozitës e kanë dënuar këtë ngjarje, duke e cilësuar si kërcënim të fjalës të lirë dhe inteligjencës shqiptare.
 

Profeti Drejt

Primus registratum
Re: Atentat ndaj Ylli Pangos

Nje moderator i forumit qe te tampon gojen, paska marre guximin e madh te perjashtoje kedo qe s'i pelqenkerka ketij prej sarajeve qe i la i ati dhe qe u quakerka tani &quot;AlbForumi&quot;. Keto perbindesha me maska kombetare qe sulen gjithe terbime e vrere kunder bashkombesave te vete duke respektuar parimin e vjeter &quot;Mors tua vita mea&quot;, per te ruajtu promesine e postit qe nuk duan gjalle t'ja dorzojne dikujte tjeter, qofte dhe i shkolluar, pasi me te shkolluar se keta qe rrihkerkan gjoksi nuk paska ne kete &quot;ignorance world&quot;, perjashtuan me djallzine qe i karakterizon DAJAKUN para pak kohe.

Ju me kujtoni Rabinet e njerzit e Ligjit me sy te dale jashte e te skuqur zjarr prej irritimit, qe suleshin egersishte per te eleminuar Profetin qe guxoje te relevonte ate politike fetare qe Jahve e pat frymezuar per popullin e tije ne mjerim e te shnderuar e perçmuar padrejtsisht, dhe kane ngritur kamat e hanxharet e tyre t'i presin me ne fund koken.

Aparatçiket e zyrave nuk kursejne asgje qofte dhe imorale duke gjetur qofte edhe dicka te vogel per te sulmuat, degdisur e persekutuar cilindo qe ata e shohin si pengese per karrieren e tyre, e keshtu njerzit cilesohen &quot;kulake&quot;, &quot;armiq te popullit&quot;, &quot;rrugaçe&quot; e gjithe repertori apartçik zbrazet me terbim mbi ta. L'arroganza di ogni potere, che elimina e condanna l'innocente scomodo.

Kur prifti i fshatit pyeti hiresine e tije kardinalin ne Vatikan se ç'fare duhej te per te pasur nje karrjere brilante si e tija, dhe kardinali qete qete ju pergjigje se &quot;Ci vuole intelligenza e un diavolo che te la porta&quot;.
La verita non e muta e resta identica sia se insegnata dal grande oratore che dal misero parlatore; il facondo non l'arricchisce, il balbuziende non l'impoverisce.

Dikush tjeter bashkepuntore i tije me keshillon te rrije urte, se si ne Mesjete eremitet e urdherit kristjan &quot;AlbForumi&quot; do digjkan fjalen dhe vete personin ne turre te druve poqese patriotizmi i tije nuk eshte njesoje ne linje me ate te tyre, dhe keshtu e paskerkan pesuar dhe filozofet e mendimtaret &quot;injorant&quot; te shekujve te shkuar nga te mencurit e Vatikanit e Nazizmit Hitlerjan.
Keta njerez me krah ne kurriz jane ata qe vetem e gjitmone duartokasin e brohorasin e aprovojne zotrinjte e tyre, si bllokistat e Byros Politike per Sekretarin e Pare. Keshu e pesoj dhe DAJAKU i djegur nga keta eremite te urdherit kristjan &quot;AlbForumi&quot;.

Dhe une u dashkem te kaloje si l'Aquila d'Ippona midis Shilles e Karidbes.

Ashtu si kokrrat e reres qe ngrihen nga era e mbulojne gurin dhe kalimtari pa pare dot perplas kemben e tije, dhe ashtu kokrrat e reres shfaqsohen se nuk ishin ato qe demtuan kalimtarin, por guri, duke anashkaluar faktin e pakontestushem, qe po te mos ishte sherbimi i tyre i devotshem, kalimtari do t'a kish marre gurin e zhvendosur diku gjetke ku nuk do bente dem askujt me.

Keta jane sherbetoret e djeshem te rregjimit Despotik te keq-paguar qe infiltrojne ne Opozite per te permbushur hakmarrjen e tyre te pregatitur me kujdes,duke treguar se &quot;AlbForumi&quot; eshte vetem gropa me uje ku pretendojne te lajne duarte nga gjynahet e tyre agjentet e kollaboracionistet serbo-greke, e te dalin pastaj patriote te shpelare me merita te larta per kombin.

Sherbetori servil qe vrapon me gjithe fuqine e tije per t'i cuar ne veshe te zotit gjemen dhe njekohsisht sihariqin qe ka gjetur menyren te ndeshkoje e godase fshatarin pisanjos qe hyri ne sarajen &quot;AlbForumi&quot; te beut patriot me opinga me balte, dhe betohet me duar drejtuar larte qiell se kjo nuk eshte aspak servilosje, por veçse urdheri qe mori nga vete Jesusi, si Sauli i pergjakur me gjakun e te te pareve krishtere te pafe te therrur. I mjeri DAJAKU sa keq e pesoj mos-sevilizmin e tije.

Ky me kujton nje prift te nje fshati te humbur polak qe donte ti bente nderin e viziten Papa Voytilyes ne Vatikan e u sorrolate plot 28 ore ne aeroportin e Romes pa gjetur dot daljen.

Ç'pune ka patriotizmi i DAJAKUT kur nuk qeka ne rregull me udhezimet e Despotit te AlbForumit ketu.

Patriotizmi shqiptare tani paska ne rrugen e tije nje mjet &quot;fattospecie&quot; te korracuar dhe topçiu i saje i zgjellur priska vetem shenjen e perdredhjes se mustaqes nga dikush tjeter ne forum per te hedhur permbi turmat e pakontrolluara patriotikisht e te papergjegjeshme, ato gjylet plasemadhe te tija, per te mbytur me hekur e zjarr thirrjet &quot;Poshte qeveria serbe e Sali Berishes!&quot; e &quot;Poshte qeveria greke e Fatos Nanos!&quot;, qe po prishkerkan qetsine ne Balkan nga Belgradi ne Athine.

Me kete grumbull hekurishteshte salduar me nxitim me mbeturinat e nje makine te demoluar qe nuk u rotamua dot, kerkojne keta te mjere te friksojne e shpallin lufte shqiptareve.

Il nostro &quot;AlbForum&quot; e un 'isola dove coesistono in equale onore e misura la logica del potere e il parossismo patologico, la forza del diritto e il diritto della forza, la concordanza del bene sul male e il sopruso del violente sull' inerme; dove e piu facile scorgere il male nel bene, che il bene nel male; un amalgama di strane politicanze dai lontani intrighi riemergenti.

Por detyra ime eshte si ajo e profetit te paepur Xheremia, qe i leckosur, i share, i rrahur, i peshtyre e i burgosur nga paria izrealite çonte pa u trembur kudo ne popull fjalen qe tmerronte despotet, dhe ky eshte patriotizmi im qe nuk i pelqenka Despotit te AlbForumit trazhgim nga i ati.

Keta mjerane fanatik aparatçik me nje urrejtje enorme ne dejet e tyre te trashguar nga eterite tyre te rregjimit Despotik, nuk kane mesuar akoma se ç'eshte e ç'don te thote koncepti &quot;Demokraci&quot; e pretendojne te japin lexione klasike se si duhet te qeverisemi tani nga te bijte e rinj te Despoterve te djeshem.

Dhe kjo ne shqiptareve na paska bere shume mire per shendetin tone, dhe eterit tane pasken rrojtur te lumtur e te kenaqur nen rregjimin e eterve te tyre Despotik.

Keta kane hequr cdo publikim te DAJAKUT, pasi cenoka rregjimin dhe aspiratat e Despotit te &quot;AlbForumit&quot;. Aty ku nuk pranohet opozita, shkohet pak nga pak drejt nje rregjimi absolut TOTALITARE, dhe kete Despotet e AlbForumit na e shesin si lexion per &quot;Demokracine Shqiptare&quot;, dhe ktu u dashkemi te arrime ne shqiptare &quot;inteligjent&quot;.

Forumista shprehni pa frike opinionet tuaja e mos lini t'ju terheqin nga hundet &quot;Inteligjenca me e arrire shqiptarer&quot;!!!!!!!!!!!!
 

Guest
Re: Atentat ndaj Ylli Pangos

Se kuptoj se cfare kane pasur me te ? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Nje psikolog i telentuar dhe shuem i mire pffff cfare nejrezish injorante qe ka ne shqiperi
rolleyes.gif
 
Top