Atentat ndaj Ylli Pangos
Lëvizja instiktive i shpëtoi jetën Ylli Pangos, i cili përfundoi në spitalin ushtarak me plagë në bark dhe në këmbë
Shpërthimi i granatës plagos dekanin Pango
Granata ofensive ka shpërthyer në momentin që Pango ka tërhequr qepenin e garazhit të makinës së tij
Ardita Bala
TIRANË – Më shumë sesa fati duket se vetëm reflekset e tij e kanë shpëtuar nga vdekja dekanin e Fakultetit të Sociologjisë, Ylli Pango. Një granatë e vënë në derën e garazhit të makinës së tij, i ka shkaktuar profesor Pangos plagë të thella në trup, sidomos në bark, një këmbë të thyer dhe së shpejti ai duhet t’i nënshtrohet dhe një operacioni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07.45 në banesën e familjes Pango në afërsi të Qytetit Studenti. “Dhuratën e parakohshme të 7 marsit” akoma nuk dihet se nga e kush e ka patur “peshqesh” pedagogu i mirënjohur. Ai vetë pak orë pas ngjarjes ka deklaruar nga spitali ushtarak se atentati ndaj tij nuk ka patur lidhje me pozitën dhe profesionin e tij, çdo gjë sipas profesorit i ka ardhur për arsyen e shfaqjes në mënyrë të hapur në mendimeve të tij. Ndërkohë që burimet zyrtare të policisë kanë thënë dje për gazetën “Shekulli” se grupi i hetimit po punon në disa pista për zbardhjen e kësaj çështje.
Ngjarja
Mëngjesi i djeshëm për dekanin Pango, nuk ka filluar ndryshe nga ditët e tjera. Vetëm 15 minuta pa shkuar ora tetë ai ka dalë nga vila e tij 4 katëshe, që është në të dalë të Qytetit Studenti, afër kaldajave të godinave të studentëve për të marrë makinën dhe për të filluar ditën e tij të punës. Por sapo ka tentuar që të hapë derën e garazhit, një shpërthim i madh është dëgjuar dhe e ka lënë të plagosur rëndë profesorin e sociologjisë dhe të psikologjisë. Nga shpërthimi, përveç plagëve që ka marrë Pango, ka patur edhe dëme të vogla materiale. “Surpriza” e mëngjesit të djeshëm mund t’i kishte marrë jetën pedagogut, i cili pas plasjes së granatës është dergjur përdhe derisa pranë tij kanë mbërritur familjarë dhe fqinj që janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë të plagosurit. Ndërkohë Pango kishte filluar që të humbiste jo pak gjak nga plagët e marra në pjesën e barkut. Sipas burimeve policore të gazetës “Shekulli”, siguresa e granatës dyshohet të ketë qenë e lidhur me një fije të hollë najloni, me pjesën anësore të qepenit të garazhit në mënyrë që siguresa të hiqej nga granata sapo dikush të provonte të ngrinte disa centimetra qepenin metalik. Për të vënë granatën, që sipas burimeve zyrtare të policisë ka qenë ofensive (mësymëse), autorët kanë shfrytëzuar një pjesë të vogël të derës metalike të garazhit, e cila nuk puthitej deri në fund. Sipas burimeve zyrtare të policisë, granata ka qenë e vendosur në tubin e shkarkimit që ndodhet në krah të derës së garazhit. Pango ka dëgjuar zhurmën e parë të shpërthimit të ndezësit, dhe kjo e ka bërë që të kuptojë se nuk ishte “shaka” duke u hedhur mënjanë. Lëvizja që pedagogu ka bërë në momentet e fundit para se të ndodhte shpërthimi i dytë i granatës, i ka shpëtuar jetën.
Paniku
Kanë qenë komshinjtë dhe familjarët e Pangos ata që kanë dhënë ndihmën e parë për të plagosurin. I pari ka qenë fqinji i Pangos, i cili pasi ka dalë jashtë e ka gjetur profesorin të shtirë përdhe. I ndihmuar edhe nga persona të tjerë, fqinji e ka marrë në krah për ta transportuar deri në makinën e parë të rastit që ka kaluar në rrugë. Të dëmtuarin e kanë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit ushtarak ku brenda pak momenteve pas mbërritjes, i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe më pas ai i është nënshtruar vizitave dhe analizave të gjata nga mjekët e specialistët e këtij spitali. Pak orë pas ngjarjes, Pango ka dhënë edhe deklarimet e tij për policinë ku ka rrëfyer të gjithë versionin e tij rreth ngjarjes dhe ka paraqitur motivet nga ai beson se mund t’i ketë ardhur atentati.
PISTAT
Zylyftari: Autorët s’janë profesionistë
“Po hetohet në disa pista rreth plagosjes së dekanit Ylli Pango”,- kështu janë shprehur dje burime zyrtare të policisë së kryeqytetit për gazetën “Shekulli”. Sipas këtyre burimeve, vetëm pak minuta pas shpërthimit kanë shkuar në vendngjarje forcat e policisë së komisariatit nr.1. Të parët që kanë mbërritur kanë qenë dhe punonjësit e policisë së rajonit të Qytetit Studenti, i cili ndodhet rreth 300 metra larg nga vila e profesorit. Blutë kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, kanë marrë dhe sekuestruar provat materiale që kanë gjetur në vendngjarje, si dhe kanë bërë pyetjen dhe marrjen e deklarimeve të dëshmitarëve okularë. Sipas burimeve zyrtare të policisë është akoma herët për të kanalizuar hetimet vetëm në një pistë, aq më pak për të drejtuar gishtin nga ndonjë autor i mundshëm, pasi duket se autorët kanë bërë një punë primitive që ka larguar dyshimin e një atentati të bërë me kujdes. Drejtori i policisë së Qarkut Tiranë, Ilirian Zylyftari ka deklaruar dje publikisht se “nga mënyra sesi është vepruar në këtë ngjarje, nuk kërkohet ndonjë punë e specializuar, mjafton një instruktim 10-15 minuta”, -ka përfunduar kreu i bluve të kryeqytetit. Megjithëse vetë Pango e sheh ngjarjen e djeshme të ndarë nga profesioni i tij i pedagogut, policia nuk e ka lënë pas dore dhe pistën e ndonjë inati apo hakmarrje personale nga studentë të ngelur, apo të përjashtuar. Deklarimet e vetë të plagosurit duket se i kanë hapur edhe pista të tjera policisë, e cila po vazhdon të merret me zbardhjen e kësaj çështje.
A.Bala