Artikulli i dites: (Me terhoqi vemendjen ky shkrim...)

Prej paradites së djeshme është bllokuar tërësisht lëvizja e mallrave të eksportit dhe importit mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të grevës së përgjithshme që ka përfshirë Greqinë në kundërshtim të masave më të fundit të qeverisë “Papandreu” për reduktimet e thella në buxhetin e shtetit. Ndonëse në pikat e kalimit kufitar, lëvizja e shtetasve ka vazhduar pa probleme, ndërprerja e punës në doganat e brendshme ka shkaktuar paralizimin e plotë të lëvizjes së mallrave në të dy anët e kufirit.

Burime të administratës doganore në Kakavijë dhe të Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër bënë të ditur se greva e punonjësve të doganave të brendshme në Greqi ka rezultuar me ndikim negativ për bizneset e rajonit jugor të Shqipërisë, ku gati 80 për qind e lëndëve të para dhe të mallrave të konsumit importohen nga Greqia dhe janë produkt i marrëveshjeve dhe kontratave të përbashkëta mes biznesit shqiptar dhe grek dhe për këtë shkak, bllokimi i lëvizjes sjell humbje financiare.

Sipas një eksperti të Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër, “shumë firma dhe kompani që lëndët e para i importojnë, ndërsa produktet e tyre i shesin në tregun grek, as mund të eksportojnë dhe as mund të importojnë në kushtet kur në doganat e brendshme të Greqisë nuk është e mundur të kryhet asnjë veprim administrativ dhe disa firma kanë pezulluar aktivitetin e tyre ekonomik”.

Fakti që autoritetet e doganave kufitare nuk janë pjesë e grevës nuk e ndihmon aspak situatën dhe sipas përfaqësuesve të firmave që veprimtarinë e tyre e kanë të lidhur me aktivitetin e importit dhe eksportit me Greqinë, prezenca e tyre është formale, pasi asnjë kamion i ngarkuar me mall nuk mund të mbyllë aplikimin në doganat kufitare pa kryer disa operacione në administratën e doganës së brendshme.

Sipas analistëve financiarë, për çdo ditë grevë, në totalin e bizneseve të Qarkut të Gjirokastrës llogaritet një humbje ekomomike prej 9 milionë eurosh. Në këtë humbje nuk llogariten pasojat që rrjedhin nga volumi i eksport – importeve që realizohen me partnerë dhe klientë jashtë Greqisë, por që lëvrohen nëpërmjet territorit të këtij vendi të përfshirë në grevë.

Shkruar nga: Engjëll Serjani, Shqip
 

Al-Punk

Still here
Nuk jam i sigurt cfare do te thote qe qarku i Gjirokastres ne nje dite humber 9 milione Euro. I bie qe ne 200 dite ky qark te beje rreth 1 800 000 000 € qe jane te paimagjinueshme.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Duhet te jete shprehur keq sepse ne fakt nuk ka mundesi! Besoj se i referohet humbjeve totale te eksportit te Greqise per cdo dite qe ben greve! E vetmja qe me vjen ndermend sepse atehere vetem po te jete "miell" i gjithi mund te arrije ate vlere :D
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Një votim i fshehtë ku është e vështirë të kuptohet se si janë konfiguruar aleancat, e hoqi përfundimisht dje Himarën nga “duart” e “Omonias”. Bashkia e Himarës ka tashmë kryetarin e ri të bashkisë dhe këshillin e ri bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 8 majit. Fituesi i kësaj gare zgjedhore, Jorgo Goro, është konstitutar mesditën e djeshme së bashku me këshillin bashkiak me 17 anëtarë, nga të cilët shtatë i përkasin Aleancës për të Ardhmen, gjashtë PBDNJ-së, tre PD-së dhe një LSI-së.

Megjithëse grupi më i madh në këshill është ai i PBDNJ-së së Vasillaq Bollanos, rivalit kryesor të fituesit Goro, nga votimi i fshehtë i zhvilluar mesditën e djeshme në sallën e Bashkisë së Himarës, kryetar është zgjedhur Stefan Kokëdhima dhe nënkryetare Mrika Gjiçali, që të dy të PS-së.

Dy kandidaturat socialiste morën 11 vota nga shtatë që ka koalicioni i tyre zyrtar, duke thithur kështu edhe katër vota jashtë koalicionit, që vijnë ose nga kampi i PD-së ose nga PBDNJ-ja. Përveç aleancave interesante, konstituimi i kryebashkiakut të ri të Himarës përbën një moment të rëndësishëm për këtë qytezë turistike.

Një moment solemn ka qenë ai i ngritjes më këmbë të të zgjedhurve dhe të pranishmëve kur janë dëgjuar tingujt e himnit kombëtar shqiptar, pas vendosjes së shiritit të kryebashkiakut Robert Goro ka bërë betimin, ashtu siç janë betuar edhe këshilltarët përpara tij.

Julian Memi, emigrant në Amerikë, i tha gazetës Shqip, se kishte ardhur enkas për të asistuar në këtë ceremoni kurorëzimi të njerëzve që do të qeverisin këtë katërvjeçar Himarën. “Ashtu si ata që jetojnë e punojnë në Himarë, edhe nga ne emigrantët ndihet që ka nisur të fryjë një erë e re, me fitoren e Jorgo Goros. Kishte vite pa u dëgjuar himni kombëtar shqiptar në këtë sallë dhe kjo është shumë domethënëse për lënien prapa të periudhës Bollano”, tha Memi.

Shqiperia.com

---------------------------

Shpresoj qe te rinjte e sapozgjedhur te bejne dicka ndryshe per ate zone! Me te ik zari qe Bollano ne periudhen qe ishte bente ci donte qejfi dhe sfidonte edhe autoritetet shqiptare me fjalime te ndryshme!
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Partitë dhe intelektualët pranë tyre

(Fatos Lubonja)


Nuk mund të mos më tërhiqte vëmendjen një polemikë që u zhvillua para disa ditësh midis Ardian Klosit, Mark Markut dhe Agron Tufës, që u mor dhe u rimor në gazeta të ndryshme. Ishte diçka më shumë se sa një polemikë idesh, mund ta quash edhe një sherr i egër intelektual. Dhe në rastet e sherreve, zakonisht njerëzit tek ne zgjedhin t’i evitojnë, t’u kalojnë anash, e të vazhdojnë rrugën e tyre sipas atij mësimit: qëndroi larg sherrit se mund të hash ndonjë shqelm. Asnjëherë nuk kam qenë dakord me këtë qëndrim, por s’mund ta mohohet se jo gjithmonë mund të ndërhysh, veçanërisht kur sheh se sa shumë gjuajtje nën bark përdoren nga të dyja palët, por veçanërisht kur s’di se kë të quash viktimë e kë agresor. E, megjithatë, nuk mund të mos tërhiqesha nga fakti se sulmet e egra personale u pleksën në atë polemikë me disa tema mjaft principale për shoqërinë shqiptare dhe rolin e intelektualëve në të. Tema të tilla si ajo se si ne u qasemi traumave të së kaluarës; ajo e përgjegjësive për të kaluarën, sa ato janë individuale dhe sa kolektive apo familjare; sa ndjehemi robër të identiteteve familjare; sa në retorikat e ashpra për të kaluarën kemi hallin e drejtësisë dhe sa kjo është pretekst për një luftë asgjësuese për pushtetin e sotëm politik dhe financiar; mëkatet e politikës në paqëndrueshmërinë e vlerave intelektuale dhe përçarjen e intelektualëve ishin disa çështje që dilnin mprehtë gjatë kësaj polemike.

Fakti se personalisht jam shprehur shpesh lidhur me këto tema dhe se rastin e Fatos Kongolit, që nxiti debatin, e shoh të ngritur keq nga “Gazeta Shqiptare” (për qëllime komerciale, që, si edhe qëllimet politike, nuk janë forma më e mirë për t’iu qasur traumave të së kaluarës, sepse kështu i thellojmë në vend që t’i kurojmë ato), ishin dy arsye më shumë për t’iu shmangur futjes në këtë “sherr”. E megjithatë, i ndikuar fort edhe nga konteksti i krizës politike që po kalojmë, një ide më sillej vazhdimisht në kokë teksa lexoja polemikën, duke më nxitur të ndërhyj.

Një nga akuzat kryesore që protagonistët e debatit i ngrenë njëri-tjetrit është se bëjnë pjesë në dy tarafe intelektualësh të lidhur me dy pushtete: njëri pushteti i maxhorancës me në krye Sali Berishën dhe tjetri ai i lidhur me pushtetin e Edi Ramës si kryetar bashkie, por edhe si vazhdimësi e atyre tetë vjetëve kur socialistët ishin në krye të pushtetit qendror.

Besoj se nuk shtoj ndonjë gjë të re po qe se do të them se këto dy akuza të ndërsjella përmbajnë shumë të vërtetë brenda. Madje besoj se nuk do të ma kundërshtojnë as të dyja palët në debat. Me këtë që thashë nuk dua t’i hyj as temës së klientelizmit të partive dhe as një akuze që e shoh të qarkullojë shumë në komentet mbi këtë polemikë në internet, sipas së cilës, meqë këta janë të lidhur me pushtetet, nuk janë intelektualë të vërtetë apo të besueshëm, se një intelektual i vërtetë qëndron larg pushtetit, pasi ai të korrupton, se një intelektual duhet të jetë kritik ndaj pushtetit dhe jo shërbyes ndaj tij, pasi kjo është detyra e tij si intelektual. Personalisht, nisur edhe nga përvoja personale e zhgënjimit me të dy krahët, ndjehem afër kësaj kritike, por jam i hapur ndaj idesë se nuk ekziston vetëm ky model.

Intelektualë të lidhur me një parti të majtë apo të djathtë, që angazhohen jo vetëm në mbështetje, por edhe duke punuar në institucione shtetërore duke përfaqësuar këto parti, apo të propozuar nga këto parti si deputetë, ka gjithandej dhe janë të rëndësishëm. Këta janë nganjëherë edhe më publikët, thuaj po deshe edhe më me influencë në publik, ata që mbajnë edhe më shumë qëndrime në çështje të caktuara. Shtoj këtu se intelektuali nuk është vetëm një qenie me tru, por edhe me zemër, edhe me kujtesë emocionale, me ndjenja miqësie, e, po ashtu, se nuk jeton vetëm me ajër, por ka nevojë edhe ai për ato që quhen nevoja materiale, ka edhe ai familje për të mbajtur.

Thënë tërë këto, dua të vë në dukje, megjithatë, se protagonistët e debatit, si shkrimtarë, studiues, përkthyes, kritikë letrarë, gazetarë, bëjnë pjesë në një kategori, si të thuash, më speciale se ata që quhen militantë. Nëse këta të fundit e mbështesin një parti duke venë në lojë më shumë entuziazmin dhe zemrën, jo rrallë edhe interesat materiale, intelektualët presupozohet të vënë shumë më tepër në shërbim besueshmërinë e një mendjeje të kultivuar, që ka më të zhvilluar mendimin kritik, që ka më shumë dije etj., etj., e që, prandaj, mendohet se janë edhe shumë më të gatshëm sesa militantët të ndeshen me pushtetarët për hir të interesit publik, emrit të tyre, veprës së tyre, largpamësisë etj., apo në respekt të asaj thënies së Raymond Aronit, sipas së cilës: “Kompromise për interesa mund të bëhen, por jo për vizionin e botës”.

E këtu më duhet të them se ajo që më duket tejet shqetësuese në kategorinë e intelektualëve tanë që mbështesin partitë – e këtu po kaloj përtej tre emrave të debatit në fjalë – është mungesa e qëndrimeve kritike ndaj partive që mbështesin. Personalisht nuk kujtoj në dymbëdhjetë vjetët që Edi Rama është në pushtet një kritikë të vetme publike që të ketë bërë një kategori intelektualësh si Ardian Klosi ndaj tij, qoftë përsa u përket dëmeve të pakthyeshme që ai ka bërë në Tiranë me monumentet e kulturës, me Tiranën historike, me hapësirat publike e të gjelbra – edhe pse ndonjë si Klosi është një aktivist i mbrojtjes së këtyre, – qoftë për personalizimin e institucioneve që ka drejtuar, qoftë për bashkëpunimin me oligarkët e dyshimtë, qoftë për shumë dështime si kryetar i Partisë Socialiste.

Kam parë vetëm një mbështetje totale, dhe jo rrallë mbrojtje totale sa herë që ky është kritikuar për ndonjë gjë. Po ashtu, nuk di që në këta gjashtë-shtatë vjet që Berisha është në pushtet, të kem lexuar apo dëgjuar qoftë edhe një kritikë të Tufës apo Markut (ky i fundit që kur është bërë deputet), ndaj qoftë edhe ndonjë aspekti të politikave të Berishës, ndaj qëndrimit të tij kapës ndaj institucioneve të tjera (boll të shikosh TVSH-në), ndaj projekteve të tij për të sjellë fabrika çimentoje e hidrocentrale bërthamore, ndaj shumë premtimeve të pambajtura, ndër të cilat ai mbi luftën ndaj sistemit të korrupsionit (apo edhe ai për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë, meqë kjo polemikë nisi rreth kësaj teme), për bashkëpunime pa princip me cilindo që deri dje e ka akuzuar për korrupsion, për Gërdecin etj. Po përmend këtu kritika që ua kam bërë vetë të dyja palëve, me të cilat një pjesë e tyre mund të mos jenë dakord, por nuk besoj, kurrsesi, që ata të mos kenë asnjë mendim kritik për liderin dhe partinë që mbështesin. Jam plotësisht i bindur se me veten e tyre apo me miqtë e tyre të ngushtë kanë qëndrime kritike.

Po ashtu, nuk se kërkoj që këto kritika t’i bëjnë nga pozitat e një gazetari të pavarur, i cili mund të jetë edhe shumë i ashpër deri edhe provokator e denonciator. Përkundrazi, i mendoj më të moderuara, me frymë pozitive e mirëdashëse, por publike dhe me dinjitetin e intelektualit që nuk ka komplekse inferioriteti ndaj pushtetarit e që i imponohet këtij me forcën e argumentit. Fatkeqësisht kjo nuk ndodh me këtë kategori. Sigurisht, shkakun duhet ta gjejmë më së pari te liderët politikë, të cilët nuk e honepsin kritikën, që marrëdhëniet me intelektualët i ndërtojnë në raporte vertikale epror – vartës dhe jo në raporte horizontale midis të barabartësh.

Vetëm në prag zgjedhjesh apo daljeje në opozitë ky vertikalitet ka prirjen të lëvizë. Atëherë mund të shohësh politikanë të ulur nëpër kafene, në biseda të barabartësh me intelektualët, por, kur hyjnë në zyrën e pushtetit këta sikur tjetërsohen menjëherë. Por, nga ana tjetër, s’mund të mos bjerë në sy se intelektualët e kësaj kategorie e pranojnë këtë tjetërsim dhe rolin që u caktojnë liderët në pushtet me shumë lehtësi. Duket sikur frika se mos humbasin dashurinë e besimin e liderit apo të grupit me të cilin identifikohen, e bashkë me të edhe punën apo privilegjet e përfitimet, i bën këta të heshtin ndaj të metave që shohin te lideri apo te grupi që ai drejton. Kësisoj, ndoshta edhe pse nuk janë asnjëherë të sigurt se e gëzojnë deri në fund këtë besim e dashuri, në më të shpeshtën i shohim ta venë aftësinë e tyre intelektuale në funksion të sulmeve ndaj kundërshtarit duke e nxitur edhe më konfliktualitetin shkatërrues në vend që të jenë zëri i ftohtë kritik e ndërtues i dialogut.

Nuk është nevoja ta them se sa e dobishme do të kishte qenë për vetë këta liderë apo për vetë këto parti sikur intelektualët që njihen si mbështetës të tyre të kishin mbajtur në kohën e duhur qëndrim kritik për një, dy, tri çështje të caktuara. Sigurisht, edhe mund ta kishin parë veten të flakur tej, apo të mënjanuar, apo në situatën e të papunit. Ka shembuj në të dyja partitë të kësaj. Por, ama, nga sa di, edhe këta (fatkeqësisht të pakët) nuk kanë mbetur pa bukën e gojës dhe as janë futur në burg si në kohën e komunizmit. Në polemikën në fjalë u shkrua shumë për përgjegjësitë e intelektualëve, nënshtrimin i tyre, shërbimin ndaj regjimit të kaluar. Por, le të mos harrojmë se në atë kohë mundësia e zgjedhjes, që është në një masë të madhe sinonim i lirisë, dhe liria, nga ana e saj, matëse e përgjegjësisë, ka qenë shumë herë më e vogël sesa sot.

E megjithatë, shoqëria jonë e ashtuquajtur “e lirë”, ka njëzet vjet që po kalon një periudhë të mbushur me korrupsion, me padrejtësi, me kriminalitet, me pasiguri jete, me varfëri, me shkatërrim territori, me ikje truri. Në momentin politik që po kalojmë po kemi një polarizim të tejskajshëm, një konfliktualitet që e ka bllokuar, madje po e dëmton rëndë jetën tonë shoqërore, politike, ekonomike, kulturore, imazhin tonë, të ardhmen tonë europiane. Cila është përgjegjësia e intelektualëve për këto? Cili është roli i intelektualëve pranë partive e liderëve në këtë konflikt? Po preferoj ta mbyll këtë shkrim nëpërmjet këtyre pyetjeve, duke e lënë kësisoj të hapur.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Polonia, lokomotiva e re e Europes

Pas revolucionit të vitit 1989, vendi ka ndryshuar tërësisht: ekonomi në rritje të vazhdueshme dhe një begati e paparë, që ka fshirë nga memoria kujtimet e hidhura të Luftës së Ftohtë.

Grataçiela në horizont, që të sjellin ndërmend Majamin, Sidnein apo Shangain. Sapo zbret nga avioni, të sheh syri autostrada dhe rrugë në ndërtim. Aeroporti duket njëlloj si modelet gjermane. Kjo është Polonia, që me revolucionin e vitit 1989, i mbështetur nga Gorbaçovi, që nisi rënien e murit të Berlinit, do të marrë sot Presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Vendi ka ndryshuar totalisht: ekonomia po fluturon, lokomotiva e BE-së pas Gjermanisë, politikë e qëndrueshme, asnjë zënkë në Parlament, bashkëpunimin i përsosur mes fraksioneve të ndryshme politike në çështjet për të ardhmen e vendit. Të rinj elegantë, vajza të mrekullueshme të veshura bukur, të edukuara dhe makina marramendëse. “Për fat të mirë, në vitin 2008 dolëm nga kriza më mirë dhe më lehtë se çdo vend tjetër”, thotë Dominik Radziwill, zëvendësministër i Financave. “Mbështetja e ekonomisë na kushtoi shumë, një rritje deficiti në 7.9 për qind të GDP. Sigurisht që objektivi mbetet shifra 3 për qind e vendosur në kriteret e Manstrihtit. Rritja ekonomike na ndihmon dhe do të na ndihmojë: 4 për qind vitin e kaluar e ndoshta 4 për qind edhe këtë vit”.

Ekonomia është vitale, e gjallë, shumë prodhuese dhe pa probleme borxhi si Spanja apo Irlanda. “Ekonomia polake ka prej vitesh një rritje të rëndësishme, por të strukturuar. Ajo bazohet si në konsumin, ashtu edhe në kërkesën e brendshme, në prodhimin dhe eksportin dhe bankat operojnë në mënyrë shumë të kujdesshme, konservatore”, nënvizon Massimiliano Pasi, drejtor i “Unicredit” në Varshavë. Edhe fondet europiane ndihmojë shumë: 2.2 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto. “Po i përdorin sipas kritereve shumë të ashpra europiane”, tregon Radziwill: infrastrukturë, rrugë, hekurudha, aeroporte, kërkim shkencor, teknologji e lartë, mësimdhënie publike. Industri të reja dhe grataçiela të reja dalin e “ngrihen” çdo muaj, ndërsa autostrada për në Berlin është duke u ndërtuar në kohë rekord. 22 vjet pas vitit 1989, Polonia është shndërruar në kantierin më të madh të Europës.

“Në bursën tonë, çështjet e biznesit vlojnë”, tregon entuziast Przeslowski, ekonomist i njohur në Varshavë. Privatizimet e telekomunikacionit, të bankave dhe sektorit energjetik janë bërë pa asnjë problem. Ndërmarrje të vogla e të mëdha polake, tregon një diplomat perëndimor në vend, po investojnë bindshëm në Gjermani dhe në shtete të tjera të Europës Veriore. Begatia e Varshavës vihet re kudo: në qendrën tregtare “Europe Building” me dyqanet e veçantë, kopshtin e bukur dhe shatërvanin magjepsës të ndërtuar nga arkitekti Norman Foster në grataçielat që errësojnë Pallatin e Kulturës. Qendrat historike të restauruara me kujdes, shumë dyqane dhe të mbushur me të rinj, i sheh nga Danzika në Krakov, nga Poznani në Torun.

“Ne nuk jemi as në Rusi dhe as në Ballkan”, thotë një sipërmarrës gjerman. Aplikimi i modelit gjerman është çelësi i suksesit, tregon Rafael Baniak, zëvendëssekretar për çështjet e ekonomisë. Ankthi i hidraulikut polak të papunë që emigron në Perëndim për t’i kërkuar punë francezëve, gjermanëve apo italianëve, një metaforë shumë e përdorur nga Sarkozi nëpër mitingjet e tij, tashmë është shndërruar në objekt talljeje nga zyrtarët e Entit Shtetëror të Turizmit. “Po qëndroj në shtëpi. Eja dhe ti”, thotë në një poster gjigant një model që pas ka si sfond një ndërtesë të Rilindjes së restauruar bukur. Një boom i përbërë nga shumë sipërmarrës, shumë ish-revolucionarë të Solidarnosc-it, si Krzystof Olszewksi dhe gruaja e tij Solange. Aktualisht “Solaris”, ndërmarrja e tyre prodhon autobusët urbanë më modernë dhe teknologjikë edhe për Berlinin modern. Po ashtu rezervat e mëdha të gazit, të fshehura në nëntokën polake, e bëjnë Varshavën të ëndërrojë për pavarësinë e saj nga “Gazpromi”.

Një tjetër qytet, ai i Papa Vojtilës, Krakovi, tregon për begatinë e vendit. “Me më pak se 1 milion banorë, 210 mijë janë studentë”, thotë Marek Sowa guvernatori i qytetit. Krakovi, me universitetin e tij është qendra pilote e zonave ekonomike të veçanta që polakët po financojnë me fondet e Bashkimit Europian. Parqe teknologjike, laboratorë të financuar nga universitetet ku të sapodiplomuarit, kompani të huaja dhe të rinj sipërmarrës punojnë së bashku. “Kështu ndërtuam rreth 10 mijë vende pune të reja brenda një kohe të shkurtër”, tregon Sowa. Universiteti i Krakovit të vjetër ku gestapo shfarosi të gjithë trupin pedagogjik dhe ku pas luftës disidentët sfiduan Moskën, mund të krahasohet me Kinën apo Korenë sa i përket risive në tregun botëror.

(Shqiperia.com)
-------------------

Pyetjet qe shtrohet pas ketij shkrimi jane "Cfare ndryshimi paten keta ne krahasim me ne? Pse nuk shkaterruan cdo gje me shpresen qe amerikanet do ti ndertonin te gjitha? Pse nuk zihen ne parlament? Pse jane kaq te kulturuar? Si munden te mbeshtesin zhvillimin dhe te arrijne keto nivele? Pse i japin kaq perparesi arsimimit? Si munden te hapnin 10 mije vende pune dhe te mbajne nje rritje ekonomike kaq te mire? Si i perdorin kaq mire ndihmat qe marrin nga BE? A zhvillohen ndonjehere tender ne ate vend? A dalin ndonjehere rezultatet e zgjedhjeve pas 1 muaji? A shahen politikanet njeri me tjetrin si ne nje vend qe njoh une? Ca diskutojne robt neper kafene nese keto politikane nuk shahen? Mos valle na i sollen neve parlamentaret qe bonin rremuje? A eshte i njejte koncepti i intelektualit andej? A i kerkon populli sic duhet te drejtat e veta dhe i detyron ata politikane te punojne sic duhet dhe jo te enden kafeve? etj etj"
Natyrisht, nje pjese e pyetjeve jane retorike, disa te tjera jane per te qesh dhe disa te tjera jane per te qare!
 

Hank

Valoris scriptorum
Gjeja e pare qe bene ne Poloni, denuan te gjithe ata komunistat qe kishin denuar me vdekje e padrejtesi. Treguan qe ka drejtesi, ka ligj ka dhe denim.
Ne Shqiperi as u denua kush atehere, e as po denohet sot per fshatra qe hidhen ne ere... Si te mos jemi prapa bote. Ne tolerojme gjithcka, vjedhjen, vrasjen, perqeshjen, talljen ...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Cfare te denoje kur ata qe ishin ne pushtet atehere, thjesht nderruan fytyre dhe qendruan ne politike! Dmth po ato qe ishin ne ate kohe na drejtojne vetem sot dhe vetem xhaxhi iku! Per sa kohe ishte ai, nuk ngriti krye asnjeri dhe sapo iku cuditerisht u bene te gjithe demokrate!

Ne jemi njerez qe ua leme ne dore cdo gje te tjereve! Shkaterruam cdo gje sepse ishin gjera te komunizmit dhe harruam qe derdhen djersa baballaret tane dhe nje pjese prej nesh bashke per ti bere ato gjera, por askush nuk e mendoi kete gje ne ate moment...jemi aq te fiksuar me kete ide qe dicka eshte komuniste saqe i shkojme deri ne fund per ta shkaterruar (e fundit eshte ceshtja e piramides qe besoj jane ne gjendje te ndryshojne edhe kushtetute nese do duhej per te arrit me e shkaterru) dhe askush prej nesh nuk e sheh si pjese te historise! Se cfare faji ka nje ndertese, nje fabrike, nje shtepi, nje monument, etj...shkaterrojme cdo gje qe na vjen perpara!

Ne nuk jemi ne gjendje te bejme nje shtet dhe kete e kemi treguar ne gjithe historine tone! Nuk jemi ne gjendje te jetojme ne paqe dhe kete e kemi treguar ne gjithe historine tone! Edhe atehere kur nuk ka nje armik te jashtem, jemi ne gjendje te behemi armiq me njeri tjetrin dhe te vrasim njeri tjetrin!

Jemi popull qe curme ishte e curme eshte dhe eshte shume thjesht e manipulueshme! Vazhdojme akoma te votojme kandidatin sepse eshte i majte apo i djathte, qofte ai kokrra kriminelit, hajdut e ku ta di une!

Pamvaresisht se situata ka shkuar duke u renduar, jemi nga ata qe i zgjidhim problemet ulur ne kafene kur behemi te gjithe analiste dhe i zgjidhim mire problemet e popullit! Na pelqen te shofim sherret ne parlament, duke mos menduar qe ato aty paraqesin voten tone, duhet te na paraqesin ne, perfaqesojne ligjin, dalin e futen kur te duan dhe per cdo dite qe nuk paraqiten ne parlament na kushtojne me mijera euro (per te llogarit sa na kushtojne mjafton te besh llogarite : [(rroga e nje parlamentari / 30 dite) x numrin e parlamentareve qe nuk paraqiten ne seanca ku miratohen ligje qe kerkojne prezencen e tyre]

Dhe nje gje tjeter shume e rendesishme : ne nuk kemi turp! Mund te bejme cdo gje dhe mos te kemi ndergjegje per ta pranuar!

Ndoshta per keto gjera "te vogla" ndryshojne polaket me ne dhe prandaj ata jane ku jane dhe ne jemi ku jemi!
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
100 vitet e problemit çam - Pjesa 1

(Shqiperia.com)

Në këta 100 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar, problemi çam ka pësuar aq shumë luhatje e zhvendosje, saqë sot bëhet i nevojshëm një ridefinim i tij. A është çështja çame problem i një komuniteti, apo është ajo një problem kombëtar. E varësisht: a është kjo një çështje politike, apo një çështje e thjeshtë tekniko-juridike. Sot, një debat si ky, për çështjen çame, bëhet akoma më shumë i domosdoshëm, pasi çështja çame e bashkë me të çështje të tjera të mprehta të marrëdhënieve me Greqinë fqinje, duket se nuk janë fare në axhendën politike të shtetit shqiptar. Në fakt, nëse në periudhën midis dy luftërave, çështja çame ishte për politikën shqiptare çështje e një popullsie, së cilës i mohoheshin të drejtat kombëtare e civile, nëse pas Luftës së Dytë Botërore ajo u kthye në çështjen e një popullsie të dëbuar me dhunë nga trojet e veta, sot gjithnjë e më shumë çështja çame rrezikon të shndërrohet për politikën zyrtare të Tiranës çështje e një populli të harruar.

Sot vihet re një kurbë zbritëse në ligjërimin politik formal, por edhe në praktikën politike të politikanëve e të institucioneve të shtetit shqiptar kundrejt këtij problemi. Shumëkush në mjediset qeverisëse mendon se injorimi i këtij problemi dhe i problemeve të tjera të mprehta që qëndrojnë pezull në marrëdhëniet tona me Greqinë, e bën më të lehtë rrugën drejt integrimit europian të vendit.

Mirëpo shembulli i Maqedonisë tregon pikërisht të kundërtën. Ndryshe ndodh me klasën tonë politike. Sot duken si personazhe prehistorike figura si Rauf Fico, i cili në kohën kur rrezikohej edhe vetë ekzistenca e shtetit të vogël shqiptar të 1913-s, pranonte ta ulte veten e t’i binte në gjunjë një ministri të huaj për t’iu lutur: “Shkëlqesë, na e shpëtoni Çamërinë”! Në atë shtet nuk ishte kristalizuar ende shteti shqiptar, por ekzistonte një gjeneratë burrash të kalitur në kudhrën e Rilindjes e të luftërave për pavarësi, që ishin gati të jepnin jetën, pasurinë e të shkelnin edhe mbi nderin personal për interesin kombëtar.

Dhe çështja çame konsiderohej një çështje e interesit më të lartë kombëtar. Të tillë e trajtuan atë personalitete të mëdha si Mithat Frashëri, Fan Noli apo Ahmet Zogu. Falë angazhimit të tyre, në një ballafaqim të ashpër me diplomacinë greke deri në tribunën e lartë të Lidhjes së Kombeve, u bë e mundur mbrojtja e çështjes çame, me rezultate konkrete e të rëndësishme.

Pas humbjes fatale të Çamërisë, më 1913-n, një fitore historike ishte shkatërrimi i planeve të Athinës për të shpërngulur popullsinë çame myslimane në kuadrin e Traktatit të Lozanës, 1923. Në atë rast shkëlqeu nervi patriotik e klasi diplomatik i personaliteteve si Mithat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, apo i Benedikt Blinishtit, Konsull i Përgjithshëm në Gjenevë. Falë tyre u shpëtua ajo çka mund të shpëtohej pas aneksimit të dhunshëm të 1913-s: u evitua shpërngulja e çamëve drejt Turqisë, në kuadrin e marrëveshjes turko-greke për shkëmbimin e popullsive. Në vitet ’20-’30 nga tribuna e Lidhjes së Kombeve, shteti shqiptar ngriti vazhdimisht problemin e mbrojtjes së të drejtave kombëtare e civile të minoritetit çam në Greqi. Nën trysninë shqiptare, edhe pse Kushtetuta greke nuk e njihte ekzistencën e minoriteteve, Kryeministri Venizellos u detyrua të krijojë një organizëm të veçantë, Komitetin për Minoritetet në varësi të drejtpërdrejtë nga zyra e Kryeministrit, i cili duhej të ndiqte gjendjen e minoriteteve, e në këtë kuadër edhe të minoritetit çam në Greqi. Çështja çame u ndërkombëtarizua falë qëndrimit intrazigjent të qeverisë shqiptare, dhe gjithnjë nën presionin e saj, qeveria greke u detyrua të hapë edhe shkollat e para shqipe në Çamëri. Ky raport force ndryshoi në favor të Greqisë, kur pozita ndërkombëtare e mbretit Zog u dobësua (si rezultat i ftohjes së marrëdhënieve me Italinë). Nën presionin e fortë të Athinës e të qarqeve grekomane në Himarë, në vitin 1937, Zogu u detyrua të cedonte për hapjen e shkollave greke në Himarë, Palasë e Dhërmi. Por edhe në këtë rast, qeveria shqiptare i kërkoi palës greke si këmbim hapjen e 5 shkollave të tjera shqipe në Çamëri, gjë që edhe u bë.

Pas Luftës II Botërore, çështja çame fiton një status të ri më dramatik. Ajo nuk ishte më çështje e një minoriteti të mbetur tej kufirit shqiptaro-grek, që luftonte për të drejtat e tij kombëtare e civile në kuadrin e shtetit grek, por bëhet çështja e një popullsie të tërë të dëbuar me dhunë nga vatrat e veta. Gjatë viteve të luftës, qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame përthyhet në dy variante të ndryshme, që u përgjigjeshin dy grupimeve në luftë për pushtet: grupimi i djathtë, i përfaqësuar nga Balli Kombëtar, dhe grupimi i majtë, i përfaqësuar nga Fronti Nacional Çlirimtar e Partia Komuniste. Grupimi i djathtë, që e deklaronte hapur vizionin e tij për një Shqipëri etnike, e komprometoi veten në raport me aleatët e mëdhenj, kur miratoi bashkimin e trojeve shqiptare nga ana e pushtuesit nazifashist, gjë që në rast të fitimit të luftës nga aleatët, do ta vështirësonte padyshim pozitën e Shqipërisë në tratativat e paqes.

Nga ana tjetër, kur u pa qartë se gjermanët do ta humbnin luftën, dhe bashkë me ta edhe bashkëpunëtorët e tyre vendas, Balli Kombëtar i hyri një aventure tjetër të rrezikshme, duke filluar negociatat me homologët e vet, të djathtën greke të Napoleon Zervas, lidhur me krijimin pas luftës të një shteti dualist greko-shqiptar, një konfederate, ku Greqia do të kontrollonte funksionet kryesore duke filluar nga ushtria. Të dyja zgjidhjet e parashikuara nga Balli Kombëtar ishin jo realiste dhe do të rezultonin, po të realizoheshin, në dëm të Shqipërisë e të vetë çështjes çame.

Fronti Nacionalçlirimtar dhe Partia Komuniste u gjendën më afër një zgjidhje realiste e në përputhje me koniunkturat botërore. Ata nuk e njohën “Shqipërinë e madhe” të krijuar nën armët e fuqive pushtuese, duke konsideruar atë një krijesë alogjene, që do mund të qëndronte për aq kohë sa do të zgjaste edhe lufta, jo më shumë, dhe kjo ishte evidente. Nga ana tjetër, zgjidhja e problemit çam, që tashmë ishte problemi i rikthimit në trojet e veta të një popullsie të tërë të dëbuar me dhunë nga falangat e Zervës në vitin 1944-‘45, paraqiste shanse më të mëdha në kushtet e një fitoreje të së majtës greke. Kjo kishte dhënë prova të një qëndrimi më realist ndaj popullsisë çame, ndërkohë që Zerva dhe e djathta greke e kishin bërë të qartë opsionin e tyre të vetëm, atë të zgjidhjes përfundimtare të problemit çam, nëpërmjet një operacioni të pastër të spastrimit etnik.

Gjithsesi, PK nuk kishte një opsion për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë pas luftës, siç e pati p.sh. në Kosovë në rast të një konsensusi të Titos. Ishte e qartë që në Greqinë e pasluftës do të luanin një rol vendimtar SHBA dhe në veçanti Britania e Madhe, e cila jo më kot kishte investuar shumë në planin ushtarak, financiar e politik. Dihet mirë që Churchill u kthye në një sponsor të vendosur të planeve të së djathtës greke për aneksimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir, dhe jo më kot deklarata e qeverisë britanike për Shqipërinë në vitin 1942 e linte të hapur çështjen e kufijve jugorë të Shqipërisë. Sigurisht, këto pozicione njiheshin nga komunistët shqiptarë, ashtu siç njiheshin edhe nga nacionalistët. Pra, për komunistët shqiptarë, çështja çame në fund të luftës identifikohej me aspektin më emergjent të saj, atë të rikthimit të rrethanave të paraluftës, pra të rivendosjes së popullsisë çame të dëbuar në vatrat e veta.

Kishte shumë më tepër shans që kthimi i çamëve të realizohej në kushtet e fitores së frontit të majtë në Greqi, se sa të frontit të djathtë të Zervës, që ishte pikërisht ideatori e zbatuesi i spastrimit etnik të verë-dimrit 1944-1945. Në këtë linjë arsyetimi marrin kuptim edhe përpjekjet e Partisë Komuniste Shqiptare për t’i angazhuar çamët në luftë kundër pushtuesit. Por, ashtu si Balli Kombëtar që nuk e llogariti fundin e fuqisë gjermane duke e implikuar veten keqas me të, po ashtu komunistët shqiptarë nuk e llogaritën që forcat e majta në Greqi ishin të destinuara ta humbnin luftën: këtë e kishin vendosur Stalini e Churchill në Jaltë e para Jaltës. Për rrjedhojë edhe komunistët e bazuan zgjidhjen e çështjes çame në një aleancë të pamundur me një forcë vërtet plot kontribut në luftën antifashiste në krah të aleatëve, por që ishte paracaktuar nga po këta aleatë që të zhbëhej e të përjashtohej nga pushteti pas luftës.

Në këtë mënyrë, qeveria shqiptare u detyrua ta trajtojë problemin çam në rrugë diplomatike, kur në mars të vitit 1945 u konsumua përfundimisht tragjedia e spastrimit etnik çam. Më 19 mars 1945 u thirrën në takim përfaqësuesit e fuqive aleate në Tiranë, të cilëve iu shpreh protesta për krimet e forcave greke mbi popullsinë civile çame dhe u kërkua ndërhyrja e qeverive përkatëse. Pas një viti, në qershor 1946, Shqipëria i paraqiti Konferencës së MPJ të 4 fuqive fituese në Paris kërkesën për riatdhesimin e popullsisë çame, sigurimin e garantimin e të drejtave të saj civile, kulturore e politike, kthimin e kompensimin e pasurive, rindërtimin e shtëpive dhe dënimin e autorëve të krimeve të kryera ndaj saj. Një protestë me terma të ngjashëm iu paraqit nga Tuk Jakova, pas ndonjë muaji, në vjeshtë 1946, edhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Por më tej, me përfundimin e luftës civile në Greqi, në favor të forcave konservatore, problemi çam doli nga axhenda e politikës së Tiranës. Lufta e Ftohtë e vendosi Shqipërinë në krah të kundërt me ato fuqi që, mirë apo keq, kishin qenë ideatore e sponsore të shtetit shqiptar në kufijtë e ngushtë të vitit 1913 dhe që tani ishin paladinë të mbrojtjes e respektimit të të drejtave të njeriut e të minoriteteve. Rreshtimi në frontin lindor krijoi, kështu, një vështirësi objektive për trajtimin e problemit, së cilës i shtohej dhe mungesa e çdo lloj marrëdhënie me Greqinë. Pas tentativave të Greqisë për të ridiskutuar kufijtë jugorë të Shqipërisë në Konferencën e Paqes së Parisit, 1946, kujdes parësor i qeverisë shqiptare në marrëdhëniet me Greqinë u bë njohja nga kjo e fundit e kufirit shqiptaro-grek, ashtu siç ishte vendosur nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës 1913.

Për këtë qëllim, qeveria shqiptare, nëpërmjet Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara, tentoi më kot të ulej në tryezën e bisedimeve me palën greke, e cila e refuzoi një gjë të tillë. Në kushtet e marrëdhënieve të tensionuara me Greqinë, çështja çame u përdor si një atout në betejën politike me Athinën. Kujtojmë deklaratat e ashpra mbi “ndreqjen e padrejtësive historike”, që nënkuptonin ribashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, me të cilat Hoxha i drejtohej në fund të viteve ’60 qeverisë së kolonelëve të Athinës, të cilët kishin rilançuar me forcë propagandën për Vorio-Epirin, duke inauguruar një stinë të re tensionesh me fqinjin e veriut.

Me gjithë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës e Athinës, më 1970-n, pala greke evitoi vendosjen e kontakteve politike. Kështu që çështja çame, ashtu si dhe problemet e tjera të rëndësishme të mbetura pezull me Greqinë, si ai i ligjit të luftës, i njohjes së kufirit, i kthimit të pronave të qytetarëve shqiptarë të bllokuara me ligjin e luftës të vitit 1940, mbetën pa u trajtuar. Megjithatë, përbën një provë kuraje e dinjiteti fakti që prej vitit 1972 diplomatë shqiptarë të akredituar në Athinë kanë kryer vizita të rregullta në zonën e Çamërisë. Ndaj kësaj treve u kanalizua edhe një pjesë e shkëmbimeve të grupeve artistike e kulturore, që filluan të dërgoheshin në Greqi duke filluar nga ajo kohë.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
100 vitet e problemit çam - Pjesa 2

Në mënyrë paradoksale, thelbi i çështjes çame u paraqit, madje në një atmosferë tejet të acaruar, nga udhëheqësi i fundit komunist, Presidenti Alia, gjatë takimit që ai pati me Kryeministrin grek Micotaqis, në Tiranë më 13 janar 1991. Ndonëse gjithnjë në kuadrin e një “karte rezervë”, çështja çame u nxor papritur nga R. Alia, pasi Kryeministri grek paraqiti me arrogancë dy kërkesa themelore: atë të vendosjes së një kleriku grek në krye të KOASH, dhe atë të rikthimit në Shqipëri të minoritarëve grekë që kishin kaluar ilegalisht kufirin. “Po për kthimin e çamëve, ç’do bëjmë”, e ndërpreu gjithashtu me arrogancë Alia monologun e Kryeministrit grek. Dhe vazhdoi: “Kemi 100 e ca kërkesa nga familje çame që duan të kthehen në tokat e tyre, por atyre nuk u jepet vizë”. Në këtë mënyrë të beftë hyri çështja çame në një takim të nivelit më të lartë shqiptaro-grek. Debati për të u kthye në një nga çështjet kryesore, dhe siç duket nga procesverbali, Alia duhet të ketë dalë fitues në atë debat.

Në një moment të caktuar, Micotaqis e humbi dhe pohoi se problemi i minoritarëve ishte i ndryshëm nga ai i çamëve, pasi këta u larguan vetë nga Greqia, si bashkëpunëtorë të nazistëve. E pastaj, shtoi ai, ata nuk ishin grekë, ishin të një kombësie tjetër. Këtë moment e kapi si duhet Alia, i cili nga pozitat e një mbrojtësi të të drejtave të njeriut, ia kthen Micotaqit: “Kështu pra, ata që i përkasin një kombësie tjetër ju i përzikeni”! Një tjetër moment kulmor i këtij takimi emblematik, është dhe ai që ndoqi pretendimin tjetër të Micotaqit, atë të njohjes si greke të atyre fshatrave, që sipas tij dëshironin të ishin të tillë, dhe hapjen aty të kishave e të shkollave greke.

Alia iu përgjigj prerë edhe kësaj radhe, se çështja e kombësisë nuk është një çështje e zgjedhjes personale, por çështje e historisë, gjuhës, kulturës: jo kushdo që i thotë vetes grek është në të vërtetë grek. Pastaj, shtoi Alia, si mund të më flisni mua për një fshat që na kërkoka të quhet grek, ju që me një fjalë tuajën këtu shuat 30 mijë njerëz duke i quajtur si bashkëpunëtorë të gjermanëve, bashkë me pleq e fëmijë?

Siç edhe e pohon indirekt Alia, ky rikthim i çështjes çame, madje nëpërmjet drejtuesit të fundit komunist të Shqipërisë, i detyrohej presionit që tashmë pas ardhjes së pluralizmit, kishte filluar të ushtronte vetë komuniteti çam dhe organizata e tij “Çamëria” mbi institucionet shqiptare. Në atë bisedë Alia i shtroi të dy problemet themelore të çështjes çame, që përfaqësonin edhe dy nivelet e zgjidhjes së saj: problemin e kthimit të pronave dhe atë të rikthimit të tyre në trojet e veta.

E konsideroj shumë të rëndësishme këtë replikim të Presidentit Alia me Kryeministrin Micotaqi në vitin 1991, pasi duke qenë ai edhe një përfaqësues i Shqipërisë së vjetër, diktatoriale, dashur pa dashur vendosi një standard të politikës së jashtme shqiptare: këtej e tutje, drejtuesit demokratë që do të vinin në pushtet, nuk do të mund ta injoronin çështjen çame. Aq më shumë që qysh në nëntor të vitit 1990 pala greke e kishte bërë të qartë nëpërmjet ambasadorit të saj në Tiranë, se për Athinën problemi i minoritetit grek në Shqipëri do të ishte parametri bazë në marrëdhëniet me Shqipërinë. Në mos parametri bazë, të paktën parametër kryesor ose i rëndësishëm duhet të ishte edhe problemi çam për palën shqiptare në marrëdhëniet me Greqinë.

Në fakt, në takimin e parë të Komisionit të përbashkët Shqiptaro-Grek, mbajtur në Sarandë më 9 prill 1993, ku zv.MPJ Cuderu përforcoi kërkesën e bërë dy vite më parë nga Micotaqis, për njohjen e kombësisë greke për ata qytetarë shqiptarë që “ndiheshin” të tillë, zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Starova, rishtroi problemin e respektimit të të drejtave të “minoritetit çam”. Është e kuptueshme që Cuderu, bijë e një ish-ministri grek të angazhuar shumë për çështjen e Vorio-Epirit, replikoi me të njëjtat argumente mbi gjoja implikimin e çamëve me pushtuesit gjatë Luftës II Botërore. Por ajo lëshoi në një pikë, pasi e la të hapur mundësinë për të shqyrtuar në mënyrë institucionale problemin e pasurive të çamëve. Lindte kështu mundësia për të futur në rrugën e diskutimeve dhe eventualisht të zgjidhjeve konkrete njërin nga kapitujt e çështjes çame. Për fat të keq ky argument nuk u ngacmua më nga pala shqiptare dhe çështja e pronave u përmend edhe ndonjëherë tjetër, por vetëm kaq.

Më 3 maj 1993, Kryeministri Micotaqis, erdhi përsëri në Tiranë ku takoi Kryeministrin e parë demokrat, Aleksandër Meksi. Pas debatit të shurdhët me Ramiz Alinë në janar 1991, grekët kishin korrur fitoret e para në marrëdhëniet me fqinjin e dobët, duke filluar nga imponimi i klerikut grek Janullatos si kreu i KOASH. Edhe në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm Serreqi, aktiv në bisedime, pala shqiptare e rishtroi me forcë çështjen çame, në tre komponentët e saj: lejimi i qytetarëve shqiptarë nga Çamëria të vizitojnë vendin e tyre, kthimi i pronave dhe rikthimi i çamëve në trojet e tyre.

Kundërshtimeve të Micotaqis për të diskutuar më tej për këtë problem, Kryeministri Meksi iu përgjigj se pala shqiptare nuk do të heqë dorë nga çështja çame. Shpërthimi i histerisë antishqiptare nga ana e Athinës zyrtare pas dëbimit të priftit grek Krisostomos Maidonis, propagandist i Vorio-Epirit, ndeshi në një reagim po aq të ashpër të qeverisë shqiptare. Në përgjigje të ultimatumit prej 6 pikash të shpallur më 14 korrik 1993 nga Kryeministri grek Micotaqis, Kryeministri Meksi, në një deklaratë publike të 18 korrikut, shprehej mes të tjerash: “Qeveria shqiptare kërkon që qeveria greke të njohë zyrtarisht ekzistencën e pakicës shqiptare të çamëve, myslimanë e ortodoksë, si dhe të arvanitasve që jetojnë në Greqi prej shekujsh. Në bazë të normave ndërkombëtare ajo i njeh vetes të drejtën të interesohet për shqiptarët dhe minoritetin shqiptar në Greqi…

Kërkesës së z. Micotaqis për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ne i përgjigjemi me dëshirën për t’i zgjidhur problemet mes dy vendeve në rrugë bilaterale. Por në qoftë se palës greke i mungon ky vullnet i mirë, ne jemi gati të shkojmë para kësaj gjykate edhe për të kërkuar njohjen e të drejtës së popullsisë çame për t’u kthyer në trojet e veta në Greqi, të drejtat e minoritetit shqiptar që jeton në Greqi, i cili nga frika e terrori nuk guxon as të pohojë identitetin e tij etnik, të drejtën e pronësisë të qytetarëve shqiptarë në atë vend dhe gjithë të drejtat e tjera që u takojnë atyre në mënyrë të ligjshme”. Kjo gjuhë ishte akoma më e ashpër se ajo e Ramiz Alisë në vitin 1991.

Por pala shqiptare do të tërhiqej shpejt nga kjo përplasje ballore. Dhe gjithsecilit prej nesh i mbetet të risjellë në mendje me trishtim serinë e lëshimeve, alias tradhtive, që politika shqiptare ka kryer në këto vitet e fundit: pas zhbërjes së turpshme të autoqefalisë dhe pushtimit të kreut të KOASH nga një klerik grek, militant i helenizmit, në hapjen e shkollave greke në Korçë e Himarë, ngritja e monumenteve dhe e varrezave-piramidë në vijën virtuale të Vorio-Epirit, mbyllja e syve përballë dhunimit të monumenteve e të varrezave shqiptare në jug të vendit, dhurimi skandaloz i hapësirës detare të Shqipërisë, regjistrimi i premtuar i popullsisë me përfshirje të vetëdeklarimit të besimit e të kombësisë, heshtja përballë pretendimit të qeverisë greke për të regjistruar ajo(!) pronat e minoritetit grek në Shqipëri dhe, për turp të turpeve, heqja dorë nga kërkesat e drejta që shteti shqiptar ka ndaj shtetit grek, duke filluar nga zgjidhja e problemit çam, për të vazhduar pastaj me heqjen e ligjit të luftës, njohjen e kufijve ndërkombëtarisht të njohur mes Greqisë e Shqipërisë, kthimin e pronave të qytetarëve shqiptarë, të sekuestruara mbi bazën e ligjit absurd të luftës me Shqipërinë, shpërndarjen e sillogjeve vorio-epirote etj.

Ka ardhur koha që qeveritë shqiptare të heqin dorë nga zbatimi i axhendave të huaja dhe t’i kthehen zbatimit të axhendave shqiptare, ashtu siç i detyron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe siç presin prej tyre qytetarët shqiptarë.

------------------------------

Jam i detyruar te bej me te zeze nje paragraf ne kete shkrim, ngjyre qe i pershtatet fatkeqesise qe na perndjek si vend, ku per pak vite ishim te afte te prishnim punen e dhjetra viteve rezistence dhe mosleshime qe u munduan te tjere! Mbyllen syte dhe lejuam Greqine te bente cte donte ne Shqiperi, duke harruar qe eshte nje shtet qe mban akoma ligjin e luftes me ne! Dhe kete seri "masakrash" qe kane bere, vazhdojme tua lejojme dhe Tirana qendron ne heshtje!
Vertete per te ardhur keq!

Deri para pak kohesh, kur u flisja italianeve per Shqiperine, si kuriozitet u thoje qe "jemi i vetmi shtet qe kufizohet me tokat e veta" dhe ma merrnin per tallje! Ndoshta duhet tu permendja qe ishin burra ata qe ndaluan ndarjen e metejshme te Shqiperise sepse te ishin politikanet tone te sotem, Shqiperia do trajtohej thjesht ne librat e historise si nje shtet me popullsi autoktone qe u shuajt ndermjet disa popujve te ardhur ne Ballkan!
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
MILOT – Grabitësit mësyjnë dhe urën e Zogut në Milot. Ajo është shpallur “Monument kulture”, por pavarësisht kësaj, ka nisur të shkatërrohet nga ana e hajdutëve ordinerë që merren me mbledhjen dhe shitjen e skrapit. Me fitimin e këtij statusi dhe bllokimin e qarkullimit për mjetet, kjo urë shfrytëzohet për lëvizjen e këmbësorëve. Kohët e fundit, persona të paidentifikuar kanë nisur ta shkatërrojnë atë, pasi po i heqin hekurat anësorë, të cilët lidhin edhe harqet e kësaj ure, si dhe një pjesë të parmakëve. Edhe pse kjo urë është rikonstruktuar dhjetë vite më parë, duke u sjellë në parametrat që ka pasur, me qëllim për t’u ruajtur si një objekt muzeal, askush deri tani nuk kujdeset për të, me përjashtim të hajdutëve të skrapit. Ura e Zogut ndodhet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat. Kjo urë është madhështore, me një konfigurim të tillë që e rendit atë si një ndër urat më të rralla në Ballkan e madje më gjerë. Një urë e tillë për shumë vite dhe deri në ditët e sotme është quajtur “Ura e Zogut”, pasi ishte vetë Ahmet Zogu ideatori i ndërtimit të urës shumëfunksionale, sidomos për kohën. Ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e Veriut, që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj. Ura është projektuar nga inxhinieri italian i quajtur Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët. Zbatimi i projektit u bë nga inxhinieri shqiptar Gjovalin Gjadri nga Gojani i vogël, i cili ka projektuar rrugët automobilistike Milot-Burrel, që kalon nga livadhi i Trukut nëpër Mirditë. Ura ka një gjatësi 584.7 metra e gjatë dhe 5.6 metra e gjerë. Sipas specialistëve, për nga konstruksioni është ndër urat e veçanta; e para në Ballkan e ndërtuar me metoda të avancuara, si e paranderur me një hapësirë drite të harqeve 52 metra të lartë. Por, pavarësisht të dhënave historike, këto fakte nuk i njohin grabitësit e hekurit, qëllimi i të cilëve është përfitimi i tyre për t’i shitur në pikat e grumbullimit. Autorët mbeten ende të paidentifikuar, pasi nuk është bërë kapja e tyre në flagrancë nga ana e policisë, pavarësisht emrit të madh dhe shënimit të urës së Zogut si monument kulture në veprat me rëndësi të vendit tonë. r.n

-------------------------

Po me uren c'paten?
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Basha: Sot te gjithe bashkohemi per te ardhmen e Tiranes

(Panorama)

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha, nisi detyrën me një mesazh për qytetarët e Tiranës.Në fillim të fjalës së tij përpara qindra qytetarëve të Tiranës të mbledhura në selinë e PD-së, Basha u shpreh se gëzimi i tyre është i ligjshëm, pasi vjen nga një fitore e ndershme dhe e ligjshme. “Është një gëzim i ligjshëm, sepse kemi korrur një fitore të ligjshme, një fitore të ndershme, një fitore që është shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve të Tiranës, që besuan në shumicë, në programin tonë, në projektin tonë për një Tiranë europiane e mbi të gjitha në seriozitetin tonë, për ta vënë në jetë këtë sipërmarrje të madhe që Tirana jonë e dashur ka kohë që e meriton dhe ka kohë që e pret!”, tha Basha.

Kreu i ri i Bashkisë së Tiranës u shpreh më tej se ai do të punojë të mbajë premtimet e tij për të gjithë qytetarët e Tiranës. “Unë do të angazhohem me mish e me shpirt për t’i mbajtur premtimet e mia dhe do të bëj gjithçka mundem për ta bërë qytetin tonë më të mirë, jo vetëm për mbështetësit e mi, po për të gjithë bashkëqytetarët e mi. Ndryshimi nuk do të vijë brenda natës, por ai po vjen. Pavarësisht nëse keni votuar për mua apo jo, tani është koha të bashkohemi. Unë ftoj sot të gjithë qytetarët e Tiranës të bashkohemi për të punuar për të ardhmen e qytetit tonë. Të gjithë na bashkon interesi për të ardhmen tonë. Nëse luftojmë me njëri-tjetrin ne do të mbetemi në vend, po nëse punojmë së bashku, mundësitë e asaj që mund të arrijmë së bashku nuk do të njohin kufi. Ejani pra dhe bashkohuni me mua në betejën për të ndërtuar një qytet më të mirë, bashkohuni me mua për t’i kthyer shpresat dhe dëshirat tona në realitet. Tani puna fillon. “Ju jeni të parët. Tirana është e para” nuk është më vetëm një slogan dhe e ardhmja e qytetit tonë ka nisur marshin e saj”, tha ai. Basha dha edhe falënderimet e tij duke nisur me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, Drejtësinë, por edhe stafin dhe familjen e tij.

“Dua sot të falënderoj edhe njëherë kryetarin e Partisë Demokratike, kryeministrin Sali Berisha, për mbështetjen e tij, të gjithë Partinë Demokratike, anëtarët e Parlamentit, drejtuesit e Partisë dhe të gjithë anëtarët e saj. Dua të falënderoj po kështu edhe partnerët e koalicionit për mbështetjen e tyre; në këtë përpjekje të përbashkët nuk mund të gjeja miq më të mirë. Dua gjithashtu të falënderoj të gjithë komisionerët, numëruesit, vëzhguesit e Partisë Demokratike, të Aleancës për Qytetarin, por edhe të gjitha partive të tjera si dhe të gjithë ata që me kontributin e tyre ndihmuan për ta bërë këtë proces zgjedhor të ndershëm, të lirë, të saktë, transparent dhe të tillë me të cilin mund të krenohet Tirana.

Dua të falënderoj Drejtësinë shqiptare që u dha shqiptarëve dhe tiranasve një drejtësi të drejtë. Dua të falënderoj gjithë stafin e fushatës time, të gjithë bashkëpunëtorët e mi për përkushtimin e tyre frymëzues, punën e pareshtur dhe përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme. Dua të falënderoj Aurelën dhe Dafinën dhe të gjithë familjen time, për mbështetjen dhe kujdesin e tyre gjatë gjithë kësaj fushate”, shtoi Basha. Kryetari i Bashkisë u shpreh më tej se Tirana do të ketë tashmë vëmendjen e duhur. “Si kryebashkiaku juaj i ardhshëm, do ta filloj me pasion punën dhe do të vazhdoj t’ju dëgjoj. Qytetarët kanë pasur pushtet si asnjëherë më parë gjatë kësaj fushate dhe do vazhdojnë ta kenë atë edhe në Bashkinë e Tiranës.

Zëri i çdo qytetari u dëgjua në procesin zgjedhor dhe zëri i çdo qytetari do të dëgjohet edhe në Bashki. Tirana na frymëzoi të gjithëve, me bukurinë që ndryn në thellësi të vet dhe me këtë frymëzim, në këtë gëzim të brendshëm që na komunikon kryeqyteti ynë, ne ia mbërritëm të krijojmë një sinergji, një rezonancë të së mirës dhe tiranasit na besuan Ndryshimin! Ndryshimin e vërtetë europian që ky qytet krenar ka sot më shumë nevojë se kurrë! Por, Tirana, qyteti ynë i dashur, kërkon angazhimin e një sipërmarrjeje zemrash, mendjesh të përkushtuara, vullnetesh të hekurta dhe ka nevojë për vizion të sprovuar. Ndaj, sot dua të falënderoj qytetarët e Tiranës që gjetën kohë për të ndarë me mua problemet e tyre, por edhe shpresën, besimin dhe projektet për zgjidhjen e këtyre problemeve si dhe t’i falënderoj për durimin, kulturën dhe qytetarinë me të cilën pritën përfundimin e këtij procesi zgjedhor”, tha Basha në fjalimin e tij përpara qindra qytetarëve të Tiranës.

Militantët, festë në selinë e PD për fitoren

Qindra qytetarë të Tiranës u mblodhën para selisë së Partisë Demokratike duke festuar fitoren e Bashkisë së Tiranës pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Nën flamuj të shumtë, kolonën zanore të fushatës së kandidatit Basha, qindra mbështetësit e PD-së ndoqën edhe një festë me fishekzjarrë. Kreu i ri i Bashkisë së Tiranës u përshëndet me qytetarët e mbledhur për të dëgjuar mesazhin e tij. Basha nuk është larguar për një kohë të gjatë nga selia, ndërkohë që shumë qytetarë të tjerë nuk u larguan duke kërkuar sërish të përshëndeten më të. Në fakt, festa e mbështetësve të PD-së filloi që gjatë paradites, kur u mor vesh vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Më pas, të rinjtë e kësaj partie nisën lajmërimet në rrjetin social në “Facebook”, për t’u mbledhur para selisë së PD-së që në orën 19:00, për të pritur fituesin e Bashkisë së Tiranës. Nën një atmosferë të ndezur, ku nuk munguan përshëndetjet e shumta, Basha dha përshëndetjen e tij për të gjithë qytetarët e kryeqytetit duke i falënderuar ata në veçanti për mbështetjen e duke u zotuar se premtimet do të realizohen.

“Facebook”

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka vijuar komunikimin me publikun nëpërmjet faqes së tij zyrtare në internet, në rrjetin social “Facebook”. Basha lajmëroi konferencën e tij për shtyp në orën 20:30, si dhe më herët u hodh një shënim ku lajmërohej vendimin e Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste. Kreu i ri i Bashkisë së Tiranës ka premtuar vijimin e komunikimit me qytetarët përmes internetit, kur tashmë anëtarët në këtë faqen kanë arritur në 310 mijë qytetarë shqiptarë.

KE: Duam të shohim dialog politik

Komisioni Europian reagoi dje nëpërmjet zëdhënëses së komisioneres Ashton duke thënë se pret zbardhjen e argumentimit të Kolegjit Zgjedhor për të mbajtur një qëndrim zyrtar. Sipas zëdhënëses Maja Koçijançiç, BE pret tashmë nisjen e dialogut politik mes partive për të realizuar reformat për statusin politik. “Ne po e ndjekim situatën në Shqipëri, që nga zgjedhjet e 8 majit, me shumë interes dhe pritshmëri. Ne u njohëm gjithashtu edhe me vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe presim të kemi më shumë shpjegime rreth këtij vendimi. Ne jemi njohur vetëm me vendimin. Pasi të kemi më tepër argumentime rreth tij, edhe ne do të mund të jemi të qartë. E përsëris edhe njëherë, ne duhet të njohim më shumë detaje dhe pas tyre ne mund të themi më shumë rreth këtij vendimi. Ju e dini se çfarë presim ne nga Shqipëria. Së pari, rifillimi i një dialogu politik, vazhdimi i reformave dhe i progresit drejt BE-së. Lidhur me vendimin, para se të marrim një pozicion të qartë, ne duhet të njohim të gjitha detajet e nevojshme”, tha zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Koçijançiç. Përmbushja e standardeve në këto zgjedhje përben një nga 12 kriteret e vendosura nga Komisioni Europian për Shqipërinë.

----------------------
Tiranes i duhej nje ndryshim. Nje ndryshim per ti dhene shprese te re njerezve! Nje ndryshim per te dale nga ngerrci qe e kishte zene dhe per te shpresuar qe do behet kryeqyteti i te gjithe shqiptareve, kryeqyteti qe na perfaqeson te gjitheve! Nje ndryshim per te rivene ne levizje Tiranen qe 4 vitet e fundit ka rene ne gjume.
Ne diten e sotme ama Tiranes me teper se fjalet, i duhen faktet! Nuk i duhet te dije qe profili ne Fb i kryetarit te ri ka 310.000 anetare (te pakten per Fb mund te konsiderohemi eksperte dhe mund te themi edhe se si mund te behesh anetar ne nje grup...suggest suggest suggest) por i duhet te dije qe ne 4 vitet e ardhshme fjalet e kryetarit te ri do behen realitet! I duhet te dije qe Tirana do nderroje fytyre dhe se do ekzistoje nje rregull ne zgjerimin dhe rregullimin e saj! I duhet te dije qe votat e hedhura nuk jane hedhur kot dhe se kandidatet nuk shfaqen para popullit pas 4 vitesh thjesht per ti genjyer serish. I duhet te dije qe ndryshimet nuk behen vetem ne prag zgjedhjesh sic ndodh ne shumicen e rasteve jo vetem ne Tirane por qe ato vazhdojne cdo dite. I duhet te dije qe ESHTE e para dhe se banoret e saj JANE te paret.
Situaten personalisht e shoh te veshtire per si eshte Tirana sot (bazuar kjo edhe ne mendimet qe kane dhene personazhe te ndryshme dhe nder to me kujtohet edhe Fatos Lubonja ne nje interviste mbi programin e kandidatit qe thonte "eshte e veshtire te kerkosh ambiente te gjelbra dhe te mbash edhe anen e firmave te ndertimit") por nuk mund te konsiderohet e pashprese! Duhet me pare sa i serte do jete dhe me sa seriozitet do ta kryeje punen e vet!
I uroj pune te mbare kryetarit te ri dhe gjithashtu i kerkoj te mos zhgenjeje popullin e Tiranes, dhe kete e them jo si qytetar i Tiranes (sepse nuk jom as tironc dhe e as tiranas) por si shqiptar. Uroj qe te mbaje fjalen per premtimet e bera cdo qytetari (politika nga natyra nuk i mban te gjitha premtimet por le te themi ato me kryesoret) dhe qe pas 4 vjetesh tironcit te jene te kenaqur nese ka bere dicka per ta!
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Fatura e Parlamentit

(Gazeta Start)

"Fatura është sa 70 për qind e tatimit mbi fitimin që paguajnë të gjithë bizneset në Shqipëri. Ky çmim është sa një e treta e akcizës që paguajnë qytetarët shqiptarë, është sa 50 për qind e tatimit mbi të ardhurat personale. Është sa 80 për qind e të gjithë taksave kombëtare që paguajnë për këtë vit qytetarët e Shqipërisë. Është dy herë më e lartë se sa taksa doganore për këtë vit dhe është 100 për qind e të gjitha taksave vendore që paguan çdo qytetar në komunë apo në bashki", tha Braçe.

Ai shtoi se fatura 110 milionë euro është e madhe për buxhetin e vogël të Shqipërisë dhe këto para mund të ishin shpenzuar në rrugë të tjera.

"Çmimi prej 110 milionë eurosh është sa një e katërta e fondit të pagave të gjithë shtetit, 15 herë më i madh se sa fondi për politika të reja pagash për këtë vit, është 10 herë më i madh se sa fondi për politika të reja pensionesh për këtë vit, është 15 herë më i madh se sa pagesat e papunësisë, sa 90 për qind e ndihmës ekonomike për të varfrit në këtë vend, dhe është sa 50 për qind e shpenzimeve të pushtetit vendor, pra e gjithë bashkive dhe komunave", tha Braçe.

----------------------
Pyetja qe parashtrohet eshte "A eshte i nevojshem nje parlament i ri?". Mos valle i kemi jasht politikanet tane dhe per kete arsye duhet te ndertohet nje parlament i ri per ti strehuar? Apo tani kemi leke me bollek dhe i zgjidhem te gjitha problemet dhe na ngeli parlamenti per te plotesuar? Nga do te vijne keto leke? Nuk besoj se ndonjeri prej tyre do fusi doren ne xhep keshtu qe kjo gje do perfundoje ne taksa! Si gjithmone kthehu perkthehu po populli e ha. Sido qe te merren ato leke, ne nje ane ose ne tjetren do peshojne mbi ne! Natyrisht ne si popull i qete qe jemi do arrijme te cojme poshte edhe kete kafshate ashtu sic kemi cuar poshte shume e shume kafshata te tjera!
Do ngrihet nje ndertese qe do e kene zili te gjithe politikanet e Europes! Te jete qe do sherbeje me ndryshu ato qe do rrijne brenda do e pranonim kete sakrifice! Por me bere nje arene me te madhe ku do mund te bejne sherr serish, atehere sme duket e drejte!
 

Hank

Valoris scriptorum
Fatura e Parlamentit

(Gazeta Start)

"Fatura është sa 70 për qind e tatimit mbi fitimin që paguajnë të gjithë bizneset në Shqipëri. Ky çmim është sa një e treta e akcizës që paguajnë qytetarët shqiptarë, është sa 50 për qind e tatimit mbi të ardhurat personale. Është sa 80 për qind e të gjithë taksave kombëtare që paguajnë për këtë vit qytetarët e Shqipërisë. Është dy herë më e lartë se sa taksa doganore për këtë vit dhe është 100 për qind e të gjitha taksave vendore që paguan çdo qytetar në komunë apo në bashki", tha Braçe.

Ai shtoi se fatura 110 milionë euro është e madhe për buxhetin e vogël të Shqipërisë dhe këto para mund të ishin shpenzuar në rrugë të tjera.

"Çmimi prej 110 milionë eurosh është sa një e katërta e fondit të pagave të gjithë shtetit, 15 herë më i madh se sa fondi për politika të reja pagash për këtë vit, është 10 herë më i madh se sa fondi për politika të reja pensionesh për këtë vit, është 15 herë më i madh se sa pagesat e papunësisë, sa 90 për qind e ndihmës ekonomike për të varfrit në këtë vend, dhe është sa 50 për qind e shpenzimeve të pushtetit vendor, pra e gjithë bashkive dhe komunave", tha Braçe.

----------------------
Pyetja qe parashtrohet eshte "A eshte i nevojshem nje parlament i ri?". Mos valle i kemi jasht politikanet tane dhe per kete arsye duhet te ndertohet nje parlament i ri per ti strehuar? Apo tani kemi leke me bollek dhe i zgjidhem te gjitha problemet dhe na ngeli parlamenti per te plotesuar? Nga do te vijne keto leke? Nuk besoj se ndonjeri prej tyre do fusi doren ne xhep keshtu qe kjo gje do perfundoje ne taksa! Si gjithmone kthehu perkthehu po populli e ha. Sido qe te merren ato leke, ne nje ane ose ne tjetren do peshojne mbi ne! Natyrisht ne si popull i qete qe jemi do arrijme te cojme poshte edhe kete kafshate ashtu sic kemi cuar poshte shume e shume kafshata te tjera!
Do ngrihet nje ndertese qe do e kene zili te gjithe politikanet e Europes! Te jete qe do sherbeje me ndryshu ato qe do rrijne brenda do e pranonim kete sakrifice! Por me bere nje arene me te madhe ku do mund te bejne sherr serish, atehere sme duket e drejte!

E lexova artikullin e Braces dhe ai ka shume te drejte per perllogaritjet. Cmimi eshte shume shume i larte per nje seli demokratike ku demokracia nuk funksionon. Shqiperia ka shume probleme te tjera me par edhe e ka nje parlament per te cilin jane shpenzuar ca miliona leke ne vitet e kaluara nga Topalli. Ne kete cast duhet dicka tjeter e jo "angazhime" personale per te lene emrin ne Histori nga budallaqe si Topalli
 

gurax

Pan ignoramus
Ne do na paskan zili te tere vendet e Europes per ndertesen e paralamentit. Po pse jo per parlamentin fillimisht (anetaret qe e perbejne, tematika e diskutimeve, niveli i diskutimeve) dhe me pas kalojme tek ndertesa? Nuk calon gomari nga veshet.

Nuk i duhet askujt nje ndertese e re parlamenti, por te tere shqiptareve ju duhet nje parlament i ri ne kuptimin e parlamentit, jo nderteses!
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Per momentin besoj qe te ndertuarit e nje parlamenti qe te jete zili e Europes eshte e vetmja enderr e parlamentareve tane...si, qysh, tek, nuk u intereson shume! Asnje prej tyre nuk i ben llogarite se sa mund te kushtoje kjo gje! Ajo qe mendojne eshte qe duhet te shembet piramida dhe e vetmja menyre per te justifikuar shembjen eshte duke ndertu dicka tjeter dhe o burra te bejme parlament te ri! Projektet e paraqitura shkojne pertej parlamentit dhe cmimet natyrisht do te jene ektreme fare!
Vaj halli per popullin se ata qe do rrine brenda se cajne koken shume!
 

Al-Punk

Still here
Ka shume "plehra" ne lajmet e dites, po e krijoj kete teme per te sjelle ketu artikuj qe ia bejne nje lajm pak me ndryshe
 

Al-Punk

Still here
Pak i vjeter ky artikull, por tregon per pagesat e 15 gazetareve me me influence ne Shqiperi:

15 gazetarët më me influencë të Shqipërisë dhe pagat e tyre
Nga Bledi Mane
facebook.com/bledi.mane
Është dhe mbetet ushqimi më i mirë shpirtëror, pjesë organike e jona, alkimi e mendjes sonë, herë kureshtje, herë detyrim… Përshëndetje të gjithëve, po flasim për lajmin.
Pimë apo nuk pimë kafe, hamë mëngjes apo mbajmë dietë, shkojmë në punë apo ndjehemi të sëmurë, ka drita apo ikën uji, është ftohtë apo shkojmë në plazh… nuk ka rëndësi se çfarë drejtimi merr rutina jonë e përditshme, të gjithë duam të informohemi në kohë, të gjithë jemi nga pak kureshtarë, të gjithë i dashurojmë lajmet dhe dita nuk ka kuptim pa lajme.
Veçanërisht në Shqipëri, një vend tipik mesdhetaro-ballkanas ku thashethemi ka qenë historikisht i pandarë nga atitjuda jonë, veçanërisht në këtë vend me pafundësi titujsh gazetash dhe revistash, kanale televizive, radio a site interneti informuese, gazetaria është establishuar si një nga industritë më të fuqishme aq edhe qesharake, më të pushtetshme aq edhe kompromentuese apo e kompromentuar. Unë personalisht kam parë nga afër adoleshentë që vijnë të studiojnë gazetari&komunikim në Tiranë me fantazitë e shfrenuara në mendjet e tyre se një ditë do të bëhen si Sonila Meço e ABC-së apo Lili Babaramo i News 24-ës, kam punuar me gazetarë të mirëfilltë apo minifundse injorante, me autoritete të medias vendase apo koketa analfabete dhe kam vërejtur me kujdes: nëse e dashuron, ke vullnet, ke pasion gazetarinë, pas shumë mundimesh do dalësh faqebardhë. Qoftë nga xhepi, qoftë nga fama, qoftë nga impakti që do çlirosh për publikun.
Saga model Forbes e klubit social studentor “campusALBANIA” këtë të shtunë sjell për lexuesit e gazetës TemA rankimin e njerëzve më të pushtetshëm të medias shqiptare.

1-Blendi Fevziu
Thuaj Fevziu e mendo hosten dhe producenten televizive amerikane Oprah Winfrey. Me rreth 30 milionë lekë (nga këtu e më poshtë do të flasim vetëm me lekë të vjetra për ta bërë disi më bombastik klasifikimin) të ardhura çdo muaj, zoti Fevziu kryeson listën e gazetarëve më të paguar në gjithë hapësirën shqipfolëse. Dikur një nga gazetarët e parë të gazetës opozitare postkomuniste RD, sot jo vetëm moderatori më i pasur, por edhe miku më i dashur i kryeministrave (pushtetit) të çdo lloj ngjyre. I diplomuar për gjuhë-letërsi është njëkohësisht edhe autor i 4 librave (mediokër), të botuar brenda 2 dekadave të fundit. Vlen për diçka në medien shqiptare që e justifikon çmimin: 1 – Ende i bën fresk koalicionit qeverisës të korruptuar BC-SK, dhe kjo tregon se ndryshimi do vonojë. 2- Është gati ta rishkruajë historinë sa herë ndryshohen qeveritë dhe gjithmonë të ketë një arsye pse e bëri.
Mëkate? Ka plot. Po mua më vjen keq vetëm, që ka qenë drejtori i gazetës së parë me ngjyra shqiptare “Korrieri”, të cilën e themeloi me lekët e Ilir Metës dhe e varrosi me gjobat e koalicionit BC-SK.

2-Arjan Çani

I dashuruar tmerrësisht pas skupeve, ekstravagancave, ngacmimeve, parasë, perversiteteve televizive… renditet i dyti në listë. Ish kryeredaktori i suksesshëm i “Gazetës Shqiptare”, moderator dhe pronari i show-ut televiziv “Zonë e Lirë”, gjirokastriti muslimano-ortodoks Arjan Çani çdo muaj derdh në llogarinë e tij rreth 20 milionë lekë. Me një eksperiencë të gjatë në gazetarinë e shkruar, nisi eksperimentimin e puntatave të para të programit të tij legjendar në një nga ish ekranet e Tiranës së vitit 2005, TVA. Mbetet një nga gazetarët dhe prezantuesit më “të çmendur, por dhe më të rafinuar”, të cilin e njohin të gjithë, që nga fëmijët e deri tek të moshuarit.

3-Andi Bushati

Gazetar, analist, skenarist, prezantues televiziv, zoti Bushati me elokuencën dhe qetësinë e tij shton pasurinë çdo muaj me rreth 15 milionë lekë. Pjesë e brezit të Fevziut, Blushit, Bazes, Shkullakut, nip në ish bllokun komunist, debutoi në median e shkruar rreth vitit 1993 me artikuj modestë në të përditshmen e vëllezërve Nazarko “Dita” e më pas filloi të shkëlqejë pas 1997-ës në revistën “Klan”. Sot mbetet një nga mendjet më racionale dhe opinionbërës me këmbë në tokë i medias së Tiranës.

4-Artur Zheji

Shëëëëët, qetësi, po flasim për zotin Zheji. Hijerëndin dhe mendjendriturin e LSI-së. Momentalisht edhe drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (se kujt i hyjnë në punë lajmet e ATSH-së një Zot e di), gazetari A.Zheji me artikujt e tij në të përditshmen “Mapo” dhe pjesëmarrjen në debatet politike të programeve televizive në televizionin lokal UFO, paguhet çdo muaj rreth 10 milionë lekë. Ia ka vënë syrin deputetllëkut dhe mezi po pret 2013-ën.

5-Armand Shkullaku

Tiranasi që punon drejtor informacioni pranë televizionit “Klan Kosova” në Prishtinë, gazetari simpatik A.Shkullaku llogaritet të ketë një fitim mujor me rreth 8 milionë lekë, ku përfshihet jo vetëm rroga, por edhe analiza dhe opinione të botuara në shtypin e të dy republikave shqiptare.

6-Sokol Balla

Pavarësisht ndonjë keqkuptimi personal që kam pasur me zotin Balla, më lejoni ta etiketoj si “shkolla anglosaksone e gazetarisë shqiptare”. Njeriu që fillesat e hershme në media i finalizoi me përsosmërinë e edicionit informativ të lajmeve në Top Channel, të cilat i ktheu në etalonin e informimit për publikun, ka të ardhura modeste në raport me kontributin që jep. 5 milionë lekë llogariten të ardhurat e tij mujore nga rroga, moderimi i Top Story-it dhe ndonjë honorari javor në shtypin e kryeqytetit.

7-Alfred Peza

Një nga gazetarët dhe reporterët më të spikatur të kronikës që ka media vendase, një nga ish kryeredaktorët më frutdhënës të disa gazetave apo revistave autoritare, zoti A.Peza momentalisht drejton departamentin e informacionit pranë televizionit Vizion Plus. Njeriu që ktheu Ora News nga një kanal televiziv anonim në një prej ekraneve më të ndjekur për lajmet, fiton çdo muaj rreth 5 milionë lekë.

8-Mero Baze

Opozitari i pandreqshëm i regjimeve tranzitore të Tiranës. I shpallur armik nga qeveria aktuale, mik dhe armik me gjithë kryeministrat e vendit, me një biznes të falimentuar mediatik, i cili mbahet në këmbë thjesht nga pasioni dhe dëshira e tij për të mos u dorëzuar. Renditet në rankingun e gazetarëve më me influencë, por pa rrogë. Gazeta TemA dhe site www.tema.al mbeten dy nga mediumet më të besueshme, më të lexuara dhe më të klikuara në këtë verë të nxehtë allishverishesh shqiptare.

9-Rudina Xhunga

Femra e parë gazetare e kësaj liste “të fortësh” mbetet një nga zërat më simpatikë të ekranit. Dikur një gazetare e shkëlqyer e shtypit të shkruar dhe autore e 2 librave bestseller, siç duket mjaftohet vetëm me programin e saj “Shqip” të së hënës. Me rreth 3 milionë lekë të ardhura në muaj zonjusha R.Xhunga do të bënte mirë të ishte prezente edhe në gazetat e përditshme ku analizat apo opinionet e shkruara nga femrat me influence mungojnë së tepërmi.

10-Filip Cakulli

Babai (jo i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë dhe Thrakës greke) i programit të tmerrshëm televiziv “Fiks fare”. Gazetar i vjetër, minoritari F.Cakulli renditet një nga emrat më të lakuar të gazetarisë investigative. Të gjithë e mbajmë mend skandalin seksual të sociologut Ylli Pango dhe aferat e zëvendës kryeministrit Ilir Meta, të cilat rezultuan fatale për të dy politikanët e lartpërmendur, investigime këto që e kthyen programin e Fiksit në më të paarritshmin dhe më të frikshmin produksion televiziv. Mendja dhe drejtuesi i këtij program zoti Cakulli paguhet rreth 3 milionë lekë në muaj, por autoriteti dhe besueshmëria e Fiksit kryesojnë listën që ka influenca mediatike ne publik, duke qenë ndoshta i vetmi që shikohet nga 3 milionë shqiptarë.

11-Skënder Minxhozi
Sikur zoti Minxhozi ta kishte dredhur si Frrok Çupi, doktor Berisha do e mbulonte në lekë-kështu qarkullon një shprehje mes studentëve të gazetarisë së Universitetit Publik të Tiranës. Kryeredaktori i revistës së përjavshme “Mapo”, analisti konsekuent dhe tepër konciz, Minxhozi arrin të fitojë nga rroga dhe honoraret e ndryshme rreth 2 milionë lekë. Shumë pak për këtë emër të spikatur të publicistikës shqiptare, dikur një nga gazetarët e legjendares “Koha Jonë” (asaj të Lesit, jo kësaj të Frangajt) dhe më pas diplomat pranë Ministrisë së Jashtme deri më 2005, kur Berisha 2 erdhi në pushtet.

12-Mustafa Nano
Pak, shumë pak. Vetëm 2 milionë lekë në muaj edhe për polemistin më të njohur shqiptar Mustafa Nano. Fiton këto të ardhura nga menaxhimi që i bën site-in www.respublica.al si dhe nga honorare të ndryshme që merr me aparencat në debate televizive dhe botime artikujsh. Bën mirë të rifillojë programin televiziv “Déjà vu”, i cili ishte një lloj argëtimi ekstravagant në fillim të fundjavës.

13-Aleksandër Çipa

Drejton sot të vetmen organizatë aktive në mbrojtje të gazetarëve “Unionin e gazetarëve shqiptarë”, është njëkohësisht kryeredaktor i së përditshmes kualitative “Shqip”. Me të ardhura rreth 2 milionë lekë në muaj, gazetari A.Çipa është njëkohësisht edhe një nga emrat e spikatur të poezisë post ’90 me rreth 3 libra të botuara në vend.

14-Ilva Tare

E mbani mend kur ishte ikona e lajmeve të Telenorbës shqiptare dhe më pas të Vizion plusit? Gojët e liga thoshin se na rikujtonte Vjollca (të tmerrshmen e TVSH-së) Vokshin, disa zëra të tjerë thoshin se kopjonte gazetaren italiane, majtisten Lili Gruber… Mjaftoi një masterizim dhe disa vite në Londër dhe ja ku jemi, para nesh shfaqet një Ilva Tare krejt e re, krejt tjetër, që menaxhon siç duhet energjitë e saj të pashtershme, që përcjell në audiencë mesazhin e mirëfilltë gazetaresk, një Ilva që ka njohur nga afër një realitet jo fasadë alla italiana, por një Ilva që të ardhmen do e ketë shumë shpejt në ndonjë BBC apo Al Jazeera Balkans. Fitimet mujore të zonjusha Tares janë rreth 2 milionë lekë në muaj, duke përfshirë programin e saj Tonight në Ora news si dhe drejtuese marketing në një kompani publicitare.

15-Fatos Lubonja

I fundit o qan o qesh. Fati siç duket nuk qenka kurrë me zotin Lubonja. Më i vjetri në moshë, më i persekutuari, më polemizuesi, më i urryeri dhe më i dashuruari njëkohësisht nga publiku F.Lubonja paguhet rreth 1.5 milionë lekë çdo muaj si opinionist i programit të B.Fevziut në Klan Tv dhe kolumnist javor i gazetës “Panorama”. Boton edhe revistën e mendimit elitar shqiptar “Përpjekja”, por prej saj nuk nxjerr asnjë të ardhur.
 

Hank

Valoris scriptorum
Ai dhe Ne
Artan Lame

Në njërin krah, dhjetëra shkrojtës që bëjnë gjithë seriozitet e impenjim shkencor, analiza historike e filozofike, përsiatje letrare dhe etyde artistike, arsyetime urbanistike dhe arkitekturore, për një çështje që na mban ende varur të gjithëve; ndërsa përballë tyre një njeri i vetëm që, si pa gjë të keq, gjithë këto vite vetëm ka gënjyer dhe është tallur me të gjithë ne.

AI:

Sali Berisha: Në historinë 50-vjeçare të diktaturës, u shemb barbarisht Tirana dhe qendra e saj. U gërryen në themele institucionet kulturore shekullore për të ndërtuar katrahura mongoloide dhe këtu mongoloid e kam në sensin biologjik të fjalës.

E vërteta është se aty ka qenë e parashikuar të varrosej i balsamosur diktatori, por balsamimi ishte një proces i komplikuar, cilido që dëshiron mund të shkojë të gjejë shenjat e varrit, sepse u tha më vonë se ky proces nuk mund të përfundonte në atë mënyrë dhe u vendos busti i tij. Pra, nuk kemi të bëjmë këtu me një trashëgimi arkitekturore, e cila duhet parë me një lloj interesi.

100-vjetori i pavarësisë është një datë për shqiptarët dhe çdo njeri që do të ishte në qeveri apo në opozitë kishte detyrim moral madhor të ndërtonte diçka të bukur dhe më të veçantë për këtë 100-vjetor dhe menduam Parlamentin, të cilit prej 100 vjetësh i mungon një ndërtesë funksionale.
NE:

Andrea Stefani: Demokracia e mposht komunizmin jo me shkatërrime piramidash, por me më shumë demokraci, pikërisht me atë që Berisha ka 20 vjet që përpiqet ta shndërrojë në një sistem fals, ku ligji s’është ligj dhe drejtësia është padrejtësi. Berisha kërkon të fshijë çdo gjurmë të diktaturës, sepse kërkon të ruajë thelbin e saj.

Ardian Klosi: Zhvendosja e këtyre deputetëve, m‘u në anë të rrugës kryesore të Shqipërisë, bulevardit tonë, më duket fyerje ndaj qetësisë dhe kulturës, për të cilat kemi kaq shumë nevojë. Po pse, ky Parlament do të na vijë tani te bulevardi, te Piramida? Mos, mos o Zot, po ky s’është Kuvend kjo është fole grerëzash. Pornografi e gjallë. A s’ka mundësi t’i çojnë në Allias, në Bathore, në Babrru, në Zallher, në Bërzhitë, në Shpal? Larg, larg sa më larg, se na u tmerrua fëmija!

Adri Nurellari: Kur pushtetarët nuk janë të aftë të mbjellin, nxisin e marrin konsensus edhe për një gjë kaq teknike dhe që na përket të gjithëve, siç është ndërtesa e Parlamentit të ri, ç’mund të presim pastaj nga realizimi i të tjerave nismave që kërkojnë konsensus të gjerë, siç janë për shembull reformat drastike që nevojiten për gjyqësorin në kuadër të integrimit europian!?

Aleksandër Çipa: Shembjet e pallogaritura dhe sidomos ato që mbartin pasion politik, janë fatura që duhen ekspozuar dhe tundur para syve të zotëruesve të vendimmarrjes. Pësimtari popull, nuk ka kurrë një aksion llogarikërkimi për faturat që lënë apo marrin vendimet autoritariste.

Andi Bushati: Dëshira për prishjen e Piramidës ngërthen më shumë kontradikta sesa thjesht kosto financiare dhe përplasje për ndarjen e pushteteve. Sepse, përpos të parave, ajo mban mbi vete edhe një përplasje historike, kulturore dhe qytetare.

Artan Lame: Shembje pas shembjeje, në një kohë që, i vetmi shans që ka një sistem për t’u treguar më i avancuar se paraardhësi, është jo ta tejkalojë në shembje, por në ndërtim.

Artan Shkreli: E gjithë kjo është një furi marrie, pasi nuk besoj se në situata normale, sot në Europën e shekullit XXI, ndokush ndërton apo prish për motive ideologjike. Piramida veç të tjerash është produkt i arkitektëve dhe inxhinierëve shqiptarë, të cilët në një përpjekje mbi mundësitë e tyre që i përcaktonte koha kur jetuan, ia dolën që në të mbramë të atij regjimi të rrëzonin soliditetin e murit vertikal dhe të dritareve të njëmbinjëshme, e mundën të ofronin hapësirën më të madhe unike në interier të ndërtuar ndonjëherë në një objekt laik te ne.

Anila Basha: Një burrë e një grua kanë marrë vendimin për të prishur një vepër në qendër të kryeqytetit, me një veprim dhe vendim tërësisht arbitrar. Do të ishte mirë që, sikurse thotë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Por duke qenë se në Shqipëri dystandardet tanimë nuk janë një përjashtim, por janë një rregull i pranuar gjerësisht nga politikanët tanë, ashtu sikurse janë kthyer në standard për demokracinë shqiptare, edhe ky zë i qytetarëve tani nuk po dëgjohet.

Blendi Kajsiu: Ndërtimi i Parlamentit shqiptar, aty ku sot është Piramida, do të eliminojë një hapësirë publike në zemër të Tiranës, që sot përdoret nga qytetarët e thjeshtë. Ai rrezikon të krijojë një hapësirë më shumë të rrethuar me ushtarë e badigardë, që qytetarët mund ta shikojnë, por jo ta shijojnë. Ndaj ka rrezik që Piramida e Enverit të zëvendësohet me një piramidë të re, vetëm se kjo e fundit do të jetë e mbyllur për qytetarët, edhe pse ndërtohet në emër të tyre.

Edi Hila: Historinë e Piramidës: do të prishet, nuk do të prishet… e kam lidhur me historinë e ndërtesës së ish-bashkisë së Tiranës, e cila i përket një periudhe tjetër, por për të njëjtën arsye, për të ngritur në vend të saj Muzeun Kombëtar, u prish. Ajo ishte pjesë e arkitekturës, një dëshmi shumë e vyer e arkitekturës moderne në Shqipëri. Fatkeqësisht vazhdon të jetë i njëjti mentalitet. Të prishim Piramidën për të ndërtuar Parlamentin. Unë nuk jam dakord për këtë, pasi më duket një mënyrë e dhunshme mohimi.

Emin Riza: Jam dakord që Parlamenti të shkojë tek ish-piramida ose Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori".

Engelbert Ruos (drejtor i Zyrës Rajonale të UNESCO-s): Nëse ne i shembim një nga një të gjitha objektet, skulpturat dhe veprat e artit a të arkitekturës që na kujtojnë diktaturën, atëherë me siguri gjithçka që na lidhte me to, e mirë a e ligë, do të zhdukej në harresë. Dhe kostoja e harresës është e shumëfishtë.

Enver Faja: Piramida ka vlera pozitive, ajo është një formë interesante krejtësisht e çngurtësuar e, në këtë vështrim, historike. Ajo është një formë që ndryshon krejtësisht nga objektet e tjera, që të pëlqen, të tërheq, e harmonizuar bukur me gjelbërimin rrotull, e që ka krijuar një hapësirë urbane aktive, ku koha ka treguar se njerëzit shkojnë me kënaqësi.

Erion Tase: Sot po vendoset me urgjencë dhe pa konsensus të ndërtohet mbi Piramidën, me argumentin se ky mauzole është një çmenduri e diktaturës, duke krijuar kështu premisat që pas disa vitesh të ekzistojë rreziku që edhe kjo ndërtesë e Parlamentit të ri të paragjykohet si një aventurë e papjekur e drejtuesve të sotëm. Para se të jetë vonë, duhet të themi pa frikë publikisht fjalën tonë, në mënyrë që të mos ndihemi nesër bashkëfajtorë të një krize ekonomike, urbanistike dhe mbi të gjitha morale. Për fat të keq, nuk e kemi luksin e amatorizmit me pushtetin dhe parlamentarizmin e atyre pionierëve të shtetit shqiptar të mbledhur në Vlorë 100 vite më parë.

Ermal Hasimja: Çdo shqiptar, por sidomos ata që vuajnë për një çati sipër kokës, ka të drejtë të ndihet i fyer kur dëgjon se deputetët tanë të nderuar meritokan një ndërtesë të re madhështore në zemër të Tiranës. Kjo tingëllon e hidhur. Ndoshta deputetët nuk e kanë shumë të qartë se cili është opinioni i publikut për shumicën dërrmuese të tyre.

Fatos Lubonja: Ideja ime është që Piramida të bëhet “Qendra kombëtare e psikoterapisë politike”. Gjykoj se prirja e politikanëve tanë për të shkatërruar edhe fizikisht gjithçka që kanë bërë të tjerët përpara tyre, ka brenda edhe elemente të paranojës hoxhiste të njeriut që mendon se ekziston vetëm ai në këtë botë.

Fatos Baxhaku: Kur u ndërtua, u ndërtua si simbol i Enver Hoxhës. Kur shembet, mënyra e të menduarit është po e njëjta, vetëm se e kthyer në kahe të kundërta. Thelbi është një dhe vetëm një: marrëzia e madhështisë.

Fatmir Toçi: Çfarë do t’u thuhet shqiptarëve për mungesën dhe gjendjen skandaloze të institucioneve të kulturës në Tiranë, kur në kryeqytet nuk ka Teatër Kombëtar të përshtatshëm, Bibliotekë Kombëtare me hapësirat e nevojshme të mjaftueshme; madje, nuk ka asnjë qendër tjetër të mirëfilltë kulturore, siç ishte dhe siç mund të jetë Piramida në qendër të kryeqytetit, me funksionet dhe me imazhin e duhur?!

Gjergj Erebara: Çfarë bëhet aktualisht në Parlament? Qeveria dërgon dy kategori shkresurinash: 1) Ligje që i ka kërkuar BE-ja, që përkthehen, miratohen dhe harrohen ashtu siç janë; dhe 2) Ligje që bëjnë të mundur vjedhjen e pronave publike e prapësi të këtij lloji. Nuk është realisht e nevojshme një ndërtesë madhështore, për të përjetësuar turpin e një epoke.

Hamdi Jupe: Meqë politika aktuale në pushtet nuk ka se çfarë t’u ofrojë tjetër shqiptarëve, po u riofron luftën kundër komunizmit, në formën e shkatërrimit të veprave të ndërtuara në atë kohë.

Klejdi Eski: Nuk ka student arkitekture që nuk e ka vizatuar së paku njëherë Piramidën. Sepse është një objekt me një volumetri të veçantë, sfiduese, me perspektiva të larmishme, me materializim të qartë, me linja të pastra, i perceptueshëm si nga afër, ashtu edhe nga larg dhe, mbi të gjitha, është një objekt "me arkitekturë"! Në shkollën time nuk njoh asnjë koleg që të jete pro shembjes, sepse të gjithë e kanë në shtëpi një Piramidë të vizatuar në bardhë e zi. Pas pak mund të filloj të kërkoj nëpër sirtarë për vizatimin tim të Piramidës. Sepse do të shembet përpara se unë të kem kohë të shkoj ta vizatoj sërish. E çfarë tjetër mund ta frymëzojë një student arkitekture në këtë qytet?

Klement Kolaneci: Gjëja më e thjeshtë është ta prishësh. Është kollaj të prishësh dhe vështirë të ndërtosh. Unë nuk i trembem interpretimit të karakterit politik, por s’më takon mua ta gjykoj atë. Unë nisem me logjikën e thjeshtë që nuk janë njerëzit që gjykojnë kohën, është koha që i gjykon njerëzit.

Karsten Ankjaer Jensen: Piramidën nuk e ndërtoi Enver Hoxha apo e bija. Punëtorët shqiptarë të palodhur dhe të shtypur e ndërtuan. Ata edhe paguan për të. Ashtu siç është rasti i piramidave në Egjipt. Besoj fort se do të ishte një gabim i rëndë të rrafshohet një pjesë e rëndësishme e historisë shqiptare. Dikush mund të mos e pëlqejë të kaluarën, por duhet ta respektojë atë, apo të paktën ta pranojë atë.

Leart Kola: Piramida është institucioni më pak domethënës i diktaturës shqiptare. E ndërtuar pa aprovimin e Enverit (meqenëse ai kishte vdekur), ajo ndërtesë më shumë ishte tregues i perëndimit të atij sistemi, sesa i forcës së tij. Historia e Piramidës është historia e post ’90-s, e grupeve rock, e rinfesteve, e puthjes së parë të shumë të rinjve, e shumë rebelëve e për shumë dekadentë. Piramida më shumë se gogoli autokrat ishte parku i lojërave të një Tirane të kioskëzuar, ku 30-vjeçarët e sotëm, më shumë se sa për forcën ideologjike, e mbajnë mend për grisjen e pantallonave gjatë rrëshqitjeve në kohë të adoleshencës.

Lorenc Bejko: Nuk ka kuptim pse të shuhet nga ndërgjegjja çdo gjurmë materiale e së kaluarës sonë. Ne jemi këta që jemi sot, pikërisht për shkak të rrethanave në të cilat kemi kaluar. Fshirja e një simboli ose e një mbetjeje materiale të shoqërisë socialiste, nuk do thotë që na bën ne me shumë ose më pak të lidhur me atë periudhë.

Maks Velo: Piramida nuk është pronë e familjes së Enver Hoxhës. Kjo ka shumë rëndësi. Nëse ajo do të ishte pronë e Hoxhajve, atëherë do të kishin të drejtë ta prishnin. Por prona publike nuk mund të prishet në emër të Enver Hoxhës. Për këtë pronë kam punuar edhe unë në Spaç, duke nxjerrë vagonë, ashtu si ka punuar i gjithë populli. Këtu po thuhet shpesh e shumë se, duke prishur Piramidën, prishim imazhin e Enver Hoxhës. Unë po bëj një krahasim. Nëse në kohën e luftës prishej shtëpia e një beu, atëherë ajo ishte pronë e tij dhe prishej prona e atij beut, kurse kjo nuk është prona e familjes Hoxha.

Mentor Kikia: Ajo ndërtesë bri bulevardit “Dëshmorët e Kombit” zor se i bën hije për së keqi ndonjë njeriu, qoftë edhe atyre që kanë vuajtur në burgje. Kjo, për faktin e thjeshtë se ajo është vetëm një ndërtesë, e cila nuk ka asnjë risk, qoftë edhe teorik, që të ndikojë në rilindjen e ideologjisë komuniste. Ideologjitë e mbrapshta dhe diktaturat nuk i pjellin ndërtesat, por njerëzit.

Mirush Kabashi: Unë gjykoj që, nëse vendoset Parlamenti në sallën e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës "Pjetër Arbnori", së pari vendoset në një vend që ka një formë krejtësisht të veçantë, pra një formë simbolike shumë të bukur dhe arkitektonike; së dyti, është në një vend urbanistik shumë të evidentuar dhe do të ishte edhe një shprehje e dukshme e faktit që kemi të bëjmë me institucionin më të lartë të shprehjes së vullnetit të popullit, që është Parlamenti me të zgjedhurit e tij.

Pedro (pseudonim): Është koha për të reflektuar se çfarë shoqërie kemi ndërtuar dhe se në çfarë shoqërie kërkojmë të jetojmë. Ajo lloj arkitekture e imponuar nga komitete dhe racionim kohe, besoj se është një tregues i mirëfilltë për atë që tjetër gjë menduam para njëzet vjetësh dhe tjetër gjë kemi arritur të ndërtojmë.

Rexhep Qosja: Shumë i madh është numri i atyre që në kohën e komunizmit as nuk ishin të përndjekur, as nuk ishin të burgosur, por që nuk ngurrojnë që, duke u ngritur tash vonë, pas rënies së komunizmit, kundër komunizmit dhe kundër Faraonit dhe kundër Piramidës, shpresojnë të përfitojnë sa mund të përfitohet prej servilizmit të sotëm. Nuk ka gjë më të rrezikshme, sesa megalomania e të vegjëlve.

Skënder Minxhozi: Me shkatërrimin e Piramidës do të kemi rastin të shohim sesi fondet që mund të ishin përdorur për të gjitha ato objekte që realisht i duhen një kryeqyteti, do të shkojnë për të ndërtuar godinën e atyre që shpesh na bëjnë që të marrim telekomandën e televizorit, e të arratisemi nëpër stacionet e huaja, për shkak të sherreve e mynxyrave që dalin nga goja e deputetëve tanë.

Sokol Balla: Piramida nuk mund të krahasohet në simbolikë me statujat e Budës në Afganistan, por as Berisha nuk është burrë për Historinë. Në histori nuk hyhet me dinamit. Të paktën jo në pavijonin e demokracisë.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Vdiq Mbreti, Rrofte Mbreti
Shkrim i marre nga faqja "Peisazhe te Fjales"
22 korrik 2011

Tashmë është e vendosur që Piramida do të shkatërrohet, në vend të saj do të ndërtohet një Parlament i cili do të ketë kostot e tij. Ndoshta është çudi që të shkruhet sërishmi për këtë godinë, duke qenë se as firmat e qytetarëve, as mendimet e atyre intelektualëve që ishin kundër prishjes por as vetë vullneti i qytetarëve nuk u morr parasysh. Ne vazhdojmë të trashëgojmë maninë për të shkatërruar atë që e ka ndërtuar tjetri, vazhdojmë të trashëgojmë dëshirën për të ushtruar me dhunë mendimin dhe pasionin e udhëheqësit (apo edhe udhëheqësve) dhe sikundër u shkatërrua Pazari i Vjetër, Bashkia e Vjetër, kisha Ortodokse, xhamia e Sulejman Pashës, ish kinema 17 Nëntori, ish Kinema Republika po të njëjtin fat do të ndjekë edhe Piramida. Në këtë shkrim do mundohem të shoh arsyet se përse ngrihen alternativat për prishjen e kësaj ndërtese.

Sa për të mos harruar
Godina e Piramidës u ndërtua nga fundi i viteve 80’ nga dhëndri i ish diktatorit Hoxha dhe fillimisht u përdor si vendi ku do të ekspozohej faraoni i Shqiptarëve, Enver Hoxha, dhe vepra e tij. Edhe pse forma e saj nuk ishte forma e një Piramide reale (madje po ta shohësh nga sipër nuk ka një formë gjeometrike të tillë), po ta vështrosh atë nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit ajo të duket si një Piramidë. Gjithsesi konotacioni që mori emri i kësaj godine (pra Piramida) ishte i lidhur jo vetëm me formën gjeometrike por edhe me vetë atë çka mbante në veten e saj.
Pas rënies së regjimit komunist kjo ndërtesë e humbi funksionin e saj, duke qenë se kishte një hapësirë të gjelbër akoma të pazaptuar nga kioskat ajo përdorej nga qytetarët si një vend pushimi dhe argëtimi, madje shumë prej fëmijëve por jo vetëm hipnin dhe zbrisnin nga faqet e saj. Në vitin 2000 kjo ndërtesë (sikundër edhe ndërtesat e tjera që ndodhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit) u shpall monument kulture edhe pse për të qenë të sinqertë ajo kurrë nuk u respektua si e tillë duke qenë se në ambientet e saj u vendosën një televizion edhe një radio të cilat muret e saj i shpuan për të ngulur antenat e tyre po kështu në katin përdheses të saj u ndërtua një nga lokalet e natës më të njohura në Tiranë, “Mumia”, i cili frekuentohej nga çdo i ri pa dallim të bindjes partiake.
Më pas mori emrin Qendra Kombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori” dhe në sallat e kësaj qendre kishte kohë që kryheshin aktivitete të ndryshme si “Rinfest” apo edhe Panairet e librit dhe punës, me ardhjen në pushtet të kryeministrit Berisha u shpall se atje do të ndërtohej Teatri i Ri por që më parë kjo godinë duhej të rikonstruktohej kështu që pasi u hodhën me miliona lekë dhe pasi u hoqën të gjitha pllakat e mermerit me të cilat qe veshur u morr vendimi që të prishej dhe të kthehej në parlament. E gjitha kjo ngjalli një reagim të gjerë publik, disa ishin pro qeverisë dhe argumenteve të saj ndërkohë që disa të tjerë ishin kundër.

Të shkatërrosh simbolikat
Një nga argumentet kryesore për prishjen e Piramidës është ai i shkatërrimit të simbolikës së diktaturës; çrrënjosjes së një çibani i cili e shëmton Tiranën, shkatërrimit të një mauzoleu i cili tregon epokën diktatoriale. Natyrshëm shtrohen disa pyetje në këtë moment; A është realisht një mauzolé? A ka luajtur gjithnjë këtë funksion? A është e vetmja simbolikë e diktaturës në Shqipëri?
Po t’u hedhim një sy të shpejtë ndërtesave që gjenden vetëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe Sheshin Skënderbej do të shohim se nuk është vetëm Piramida “simbolika e sistemit”, meqë, po të ecim akoma më në jug të Piramidës do të shohim ndërtesa si Komiteti Qendror, godina e Kryeministrisë, godina e Presidentit dhe pallati i Kongreseve dhe nëse për një moment do të vendosim të zbresim nga veriu i bulevardit, drejt Sheshit Skënderbej, atëherë do të shohim godina të regjimit komunist si Galeria e Arteve, Muzeu Kombëtar, Teatri i Operës dhe Baletit, Hotel Internacionali. Në një gamë kaq të madhe ndërtesash dhe objektesh të periudhës komuniste që shfaqin në një formë apo në një tjetër ideologjinë komuniste dhe diktatoriale të Hoxhës mundet fare lehtë të bëjmë një vlerësim se kush është apo nuk është simbolikë reale e diktaturës. Fjala vjen shtrohet pyetja: Cila është simbolikë reale e diktaturës: godina në të cilën ndodhen sot zyrat e kuvendit, pra ish Komitetit Qendror, apo Piramida e cila u përdor vetëm një vit si panair i veprës së Enver Hoxhës?
Por edhe sikur të supozojmë se po shkatërrohet simbolika e atij regjimi, sa vlerë ka ai shkatërrim ku në vetvete qeveritë e këtyre 20 viteve të demokracisë nuk kanë kryer asgjë ndaj ndëshkimit të kriminelëve të regjimit komunist? Simboli i vërtetë i komunizmit nuk është në pallate apo ndërtesa, edhe pse disa prej tyre realisht përfaqësojnë mentalitetin komunist, por edhe tek individët: mjafton të kujtojmë këtu se Nexhmije Hoxha u dënua në fillim të viteve 90’ jo për krimet ndaj Shqiptarëve por për abuzime me kafetë, Ramiz Alia po ashtu; apo kur personazhe si Hekuran Isai dhe të tjerë vazhdojnë të jenë të patrazuar dhe të jetojnë po në luksin ku kanë pas jetuar të parët e tyre.
Mjafton të kujtojmë se nuk kemi akoma një ligj për hapjen e dosjeve, që të përndjekurit politikë, po ata që në të shumtën e rasteve janë ndërtuesit e këtyre veprave të regjimit, sot e kësaj dite sorollaten nga zyra në zyrë për të marrë një dëmshpërblim të varfër dhe nuk kanë një ditë për të përkujtuar vuajtjet e tyre nën regjimin komunist. Mjafton të kujtojmë se qeveritë aktuale janë po aq diktatoriale në çështjen e pronës sa edhe regjimi i Enver Hoxhës, sa kohë që asnjëherë nuk kanë mbështetur pronarët e ligjshëm të tokave madje kanë shpikur një term të ri për ta: ish-Pronarët. Me pak fjalë, kjo luftë kundër simbolikës së komunizmit është sa sipërfaqësore aq edhe e pabesueshme, meqë realisht nuk ka pasur një luftë kundër frymës komuniste që qarkullon në vendin tonë dhe mes njerëzve në Shqipëri.
Por le t’i qëndrojmë arsyetimit të parë që u përmend në paragrafin e mësipërm, atij të shkatërrimit të simbolikës. Historia e Evropës ka pasur shumë tragjedi në brendësinë e saj, ka pasur shumë beteja dhe luftëra, mjafton të kujtojmë Luftën e Dytë Botërore dhe holokaustin ndaj çifutëve. Kur Lufta II Botërore përfundoi, në qytetin e Nurembergut u krye një gjyq i cili dënoi jo vetëm Nazizmin por edhe të gjithë krerët e mbijetuar të atij regjimi. Më pas, një nga kampet më të famshme të shfarosjes në masë, Aushvici, do të shndërrohej në një muze për të përkujtuar holokaustin dhe dhimbjen që fashizmi i solli botës.
Çuditërisht edhe pse qeveria aktuale e shpall me të madhe se po thyen dhe po shkatërron simbolikat e komunizmit, nuk ka organizuar ndonjë gjyq si ai i Nurembergut, madje as godina e Spaçit nuk është kthyer në një muze për të përkujtuar vuajtjet e të përndjekurve politikë. Gjithnjë në këtë kontekst, a nuk kemi të drejtë të pyesim si ka mundësi që asnjë nga këto qeveri nuk përmendi asnjëherë shndërrimin e një prej godinave të saj (pse jo dhe Piramidës) në një muze që të fliste për diktaturën dhe dhunën ndaj të përndjekurve?

Na duhet një parlament i ri
Demokracia është një fjalë që buron nga greqishtja e vjetër dhe që përbëhet nga dy fjalë δῆμος (dêmos) = njerëz dhe κράτος (kratos) = fuqi; kështu që bashkimi i këtyre fjalëve do të thotë fuqia e njerëzve ose e përkthyer në një formë qeverisëse quhet kur njerëzit vendosin pra populli është sovran. E sikundër e dimë forma e parë e demokracisë ishte ajo athinase e cila më pas u zhvillua gjithnjë e më shumë dhe arriti të vinte në stadin që sot quhet Demokraci Përfaqësuese. Pikërisht sistemi që ne sot zbatojmë në vendin tonë hyn tek demokracia përfaqësuese, ku populli zgjedh individë të caktuar (të një partie politike zakonisht) për ta përfaqësuar në Parlament.
Këto kohë është shtruar çështja, nga vetë deputetët, që Shqipërisë i duhet një Parlament i ri meqë po afron 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe ndërtesa aktuale e parlamentit është ndërtesë e periudhës komuniste; ka edhe nga ata që mendojnë se kërkesa e për Parlamentin e ri i detyrohet “megalomanisë së Kryetares së Parlamentit, por jo vetëm, për të ndërtuar një godinë ku emri i saj të mbetet përjetë në histori” (kjo e fundit është vetëm një hipotezë që i jep shije situatës).
Pyetja që unë shtroj është: nëse realisht jetojmë në demokraci, pra aty ku populli vendos, përse qeveria aktuale nuk e shtron në referendum çështjen e ndërtimit të një parlamenti të ri? Pyes kështu sepse, duke parë maskaradat në parlament, ofendimet, dhunën, bojkotimet, mosrespektimin e kushtetutës dhe të ligjeve, nëpërkëmbjet e Shqipërisë dhe të integritetit të saj territorial, abuzimet me fondet që me pak fjalë tregojnë se deputetëve as nuk u bëhet vonë për demos-in, atëherë përse duhet të shpenzohen miliona euro për të përmbushur dëshirat e tyre për një parlament luksoz? E bukura është se këtë parlament luksoz nuk e kundërshton as opozita, që me kinse kundërshton prishjen e piramidës sa për të fituar disa vota më shumë dhe sa për tu gjendur pranë disa nostalgjikëve. Por realisht përse duhet? Për të na futur akoma më tej në batakun e borxheve?
Dikush mund të thotë se ky parlament duhet për të nderuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe mundin e të gjithë atyre burrave dhe grave që i shërbyen kombit. Përpos kësaj retorike më shumë patetike se sa patriotike, meqë zonja kryeparlamentare nuk ka denjuar të vendosë një pllakë përkujtimore pranë godinës së parë të Parlamentit Shqiptar, do të ishte më e udhës që të vendosim ne populli (pra sovrani) nëse duam apo jo një seli të re për këta deputetë. Të jemi ne populli që të vendosim nëse deputetët e kanë kaluar klasën për të merituar këtë luks apo jo, të jemi ne populli (pra sovrani) që të vendosim nëse elita politike shqiptare meriton të nderohet apo të ndëshkohet në këtë 100 vjetor.
Jetojmë në Demokraci dhe, me kushtetutë, jemi ne, populli, sovrani i cili vendos dhe jo ata (pra deputetët). Pra të na e lënë ne në dorë të gjykojmë nëse duhet apo nuk duhet të ndërtohet një Parlament i ri dhe të mos veprojnë si merhumi i cili ndërtoi pa pyetur popullin por në emër të tij. Përndryshe, ndoshta edhe ky Parlament i ri do të ngrihet para syve tanë si një Piramidë e re.

Mirë u takofshim
Shembjen e Piramidës unë e shoh si shembje të historisë, dyfaqësi dhe forcim të komunizmit, diktaturës brenda individit. Nuk do të doja të shkatërrohej sepse me kinse në vitin 2000 u bë monument kulture dhe kisha shpresë se aty mund të ndërtohej një muze ideal kundër komunizmit. Do ishte më e sinqertë sikur dëshira për ta prishur t’u lindte vetë qytetarëve, por kjo nuk ka ndodhur sepse qytetari gjithmonë ka ditur ti japë një simbolikë tjetër asaj piramide, edhe kur e ka quajtur “Piramida e Faraonit”.
Ndërkohë nostalgjikët dhe militantët i këshilloj të mos mërziten…në fund të fundit një trup gjeometrik që s’i ngjante Piramidës do t’ia lërë vendin një Piramidë të re të quajtur Parlament, që sërishmi s’do ti ngjasojë asaj. Po, po pikërisht ajo do të jetë Piramida e re, aty ku thuren ligjet kundër nesh, aty ku fyhet, ku vidhet, ku bojkotohet, vendi që ndonjëherë ti e sheh në TV dhe dëshiron ta shkatërrosh, sepse e ndien që nuk të përfaqëson… kjo është Piramida e re e cila u ndërtua pa u pyetur sovrani, për t’u shërbyer përfaqësuesve të sovranit.
Megjithatë, nëse nesër do të vijë ndonjë tjetër që të dëshirojë të shkatërrojë Parlamentin e ri (“Piramidën e re”) për të ndërtuar aty ndonjë Obelisk unë sërish do të kundërshtoj, jo se dua Piramidën e re por sepse dua të qëndrojë aty ajo godinë që përfaqëson pikërisht këtë etapë të politikëbërjes shqiptare, etapë që ende s’e ka marrë një emër. Kështu që të gjithë do brohorasim vdiq mbreti, rroftë mbreti!
 
Top