Re: Arkitekture
Falemnderit per pergjigjet.
Une fillova nje diskutim me arkitekturen e Gehry-t sepse kjo arkitekture eshte nje nga shembujt me te fuqishem e me te publikuar sot per sot persa I perket arkitektures bashkekohore. Kisha deshre te shprehesha mbi gjendjen e arkitektures bashkekohore ne pergjithesi dhe jo thjesht te Gehry-t ne vecanti.
Une besoj se arkitektura ashtu si dhe te gjitha artet e tjera, figurative apo letrare, eshte nje pasqyre e gjendjes ekonomike, sociale, politike e shoqerore e vendit ku krijohet. Arkitektura sidomos ka lidhje me te drejtperdrejta me keto gjendje sepse eshte e perfshire ne te gjitha aspektet e jetes se nje shoqerie. Duke pasur parasysh kete konsiderim te arkitektures, fakti qe kjo arkitekture nuk e mirepret/ integron njesine njerezore (mendimi im personal) eshte nje fakt shqetesues.
Ky shqetesim vjen sepse arkitektura vete, pasqyron qendrimin e shoqerise ndaj individit, nevojave te tij personale e kulturore, integrimit te tij te suksesshem ne shoqeri. Arkitektura ashtu si dhe media apo kultura e biznesit ne boten perendimore eshte nen influencen e gjigantizmit apo sensacionit apo egzibicionizmit e konsumerizmit qe pasqyron e mbeshtet interesat e nje elite politike apo intelektuale ne lidhje me turmen e individeve qe u japin mbeshtetje.
Megjithate, interesat e turmes jane te ndryshme nga ato te individit ne nje shoqeri ku cdo tendence krijuese con ne ate qe amerikanet e quajne “lowest common denominator” (s’po I gjej dot fjalet ne shqip).
Ne kete ambjent te “lowest common denominator” individi ndjehet I izoluar dhe pa mundesi te ushtroje individualitetin e tij ne menyre efikase e te kenaqeshme ne shoqeri.
Une per vete shume here ndjehem I pafuqishem ndaj materialeve ofenduese qe shoh e lexoj neper gazeta e revista, dhe sa me teper mundohem qe te distancohem nga to aq me teper e izoloj veten nga njerezit rreth meje. E njejta gje dhe me arkitekturen. Mbase nuk kam kapacitetin intelektual per te kuptuar shume nga objektet e arkitektures “post”-moderne, edhe pse jam arkitekt ne profesion. Megjithate dua te besoj se shume nga objektet e sotme arkitektonike jane shume te komplikuara per tu kuptuar, nga arkitektet ne nje ane dhe akoma me keq nga njerezit e zakonshem qe I perdorin keto ndertesa. E kam vene re kete ne indiferencen e mjaft miqve te mi per t’u futur ne diskutim mbi arkitekturen.
Mjaft per sot. Shpresoj qe te vazhdoje ky diskutim. Deshira ime eshte qe arkitektura te diskutohet jo thjesht brenda perbrenda profesionit por ne spektrin e gjere te integrimit te saj ne shoqeri, si dhe menyrat se si influencohet nga shoqeria dhe si influencon shoqerine.
Fotot e objekteve te ndryshme qe prezantohen ne kete teme jane shume te vlefshme por e mira ishte qe te diskutojme mbi to. Dhe shpresoj qe diskutimi te mos perbehet thjesht nga tekstet e revistave ku shfaqen keto foto. Besoj se shumica e arkitekteve I lexon keto tekste dhe si rrjedhim eshte me e vlefsheme, te pakten per mua, te di mendimet tuaja personale.
Pershendetje
P.S. Arkitektura ne Shqiperi e nga Shqiptaret ka nevoje te ri-linde. Per mendimin tim keto diskutime jane te vlefshme per vete faktin se flasin per egzistencen e mendimit te pavarur te nje brezi te ri arkitektesh shqiptare, qe nje dite do ti fusin shkelmin mediokriteteve qe po lindin perdite ne shqiperi, perfshi lyerjen e Tiranes me bojra. Kjo lyerje eshte me teper nje reklame e egzagjeruar politike nga bashkia e Tiranes sepse vlerat e saj urbanistike, arkitekturale apo kulturore jane hic, zero. Me vjen mire qe Bashkia a Tiranes po perpiqet te beje dicka pozitive po po e ben ne fushen e gabuar. Per mendimin tim eshte nje ironizim dhe shaka me vlerat kulturore qytetare te tiranes si dhe te gjithe shqiptareve. Sidomos kur vjen nga nje njeri si Edi Rama qe eshte I brezit te ri e ka pare e ka bredhur neper Europe e gjetke. Si ka mundesi qe ta shese nje perdhosje te tille te shijeve dhe estetikes se qytetareve te Tiranes nen petkun e dickaje kulturore e artistike.
…………………………