Re: Arkitekture
Pershendetje te gjitheve,
Nuk jam arkitekte vete por arkitektura me pelqen shume. Dhe shembujt e sjelle ketu ishin me te vertete mahnitese. Por po te kishte mundesi, shkruani pak me shume per ate qe prezantoni, psh, jo vetem emrin dhe vendin ku ndodhet, kush eshte arkitekti/ja, por edhe funksionin qe kryen dhe disa mendime/ndenja qe ngjall tek ju kjo, ose cfare ju pelqen tek kjo ndertese. Per mendimin tim kjo do ta bente me terheqese objektin vete.
Ne vecanti, kerkesa e mesiperme eshte per Godfather, qe ka sjelle pamje mahnitese te arkitektures orientale, por personalisht do me pelqente te dija dicka mbi to, te pakten si quhen dhe ku ndodhen dhe cfare jane, ose per cka perdoren.
Ne pergjithesi s'me terheq aq shume arkitektura moderne, edhe pse ka perjashtime. Psh. ato pamjet e sjella nga Faithless nga New Caledonia ishin fantastike. Megjithate bashkohem me AnaBlue kur flet ne nje postim ne faqet e para per ate shtepine enderr prej xhami me pamje nga oqeani. Njihemi ne AnaBlue? /pf/images/graemlins/wink.gif
Po per W.T.C. ishte dhe nje propozim per nje projekt te bere nga Gaudi, qe e kishte pergatitur per ta ndertuar po ne ate vend ku qendronin kullat. Ka dikush me shume informacion dhe po e gjeti dikush ndonje pamje nga projekti i propozuar?
Se fundi kisha deshire te postoja disa pamje nga arkitektura nga ndertesa Khmer, Thai, Franciscane dhe Norvegjeze, qe me kane pelqyer shume. Mund te me tregoje dikush si mund t'i postoj? S'e kam idene. (i kam dokumente dhe jo ne faqe interneti, si i behet?)
Ju uroj gjithe te mirat dhe mirepres keshillat tuaja.