Fillimisht postuar nga Shqiptarja:
[qb]
PASOJAT NGA DUHANI:
SHQIP:
1.
Ramje e flokeve : duhani e çregullon sistemin e imunitetit, keshtu qe ai nuk funksionon mire, duke ju lene te hapur ne nje numer te madh gjerash, ne mes te cilave, shkaktim i ramjes se flokeve, ulcerë ne goje dhe puçra.
2.
Katarakte (perde tek syte) : Nese pini me shume se 20 cigare ne dite, keni gjasa shume me shume te fitoni katarakte. Duhani i iriton syte si dhe hemikaljet (substancat kimike) qe shkojne tek mushkerite, depertojne tek sistemi i qarkullimit te gjakut dhe pastaj arrijne larte tek syte.
3.
Rrudhosje : Duhani ju ben te dukeni me i/e vjeter, por jo ashtu sic ju keni shpresuar se do te dukeni. Duhani do ta perthaje lekuren. Lekura e juaj do te rrudhoset me shpejte sesa ne rastet e mos konsumimit te duhanit!
4.
Humbja e degjueshmerise : Duhanthithesit i nenshtrohen humbjes se degjueshmerise me shpejte sesa ata qe nuk e pine duhanin, dhe ka gjasa qe te humbin degjueshmerine nga shkaku i zhurmave te medha ose infektimeve.
5.
Kanceri i lekures : Ju ne fakt nuk fitoni kancer te lekures nga pirja e duhanit, por per shkak se sistemi i imunitetit tuaj eshte i dobesuar, ka gjasa me shume qe te vdisni nga ai (duhani).
6.
Prishja e dhembeve : Pirja e duhanit e ndryshon balancen kimike ne gojen tuaj duke e lehtesuar ndertimin e pllakave bakteriale dhe keshtu vjen deri tek zverdhja e dhembeve.
7.
Semundje e mushkerive : Mund te fitoni bronhit kronik (ndertim i mykut dhe mukozes, duke ju bere te kolliteni shume, tingellon me te vertete shume terheqese gjithashtu), emfizemë ( qeset e ajrit ne mushkeri ënjen (fryhen) dhe shperthejne), dhe sigurisht fitoni edhe kancer gjithashtu.
8.
Semundje e zemrez : Pirja e duhanit i shpeshton te rahurat e zemres dhe e ngren shtypjen e gjakut. Ekziston reziku i madh edhe i bllokimit te arterieve.
9.
Kanceri : a) i mushkerive-„ tek duhan piresit meshkuj ka gjasa te zhvillohet kanceri ne mushkeri 22 here me shume se tek ata qe nuk e pijne duhanin, b) i gjuhes, c) i gojes, gjendrave te peshtymes dhe faringut.
Perpunoi dhe shqiperoi,
Shqiptarja
P.S. Vleresoni vet nese duhet apo jo t'i shkaktojme gjithe keto deme organizmit tone!!! [/qb]