Anti-Corruption Hotline!!!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

Megjithate gjasat janë që në Shqipëri institucionet nuk funksionojnë si duhet pasi në shumë raste lajme të rreme janë lënë pa përgënjeshtrim.

Mos m'kërko tashti nai shembull se do t'gjuj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

Ju jeni disa komunista qe keni zili kur te tjeret pasurohen.I LUMTE ARGJTES QE E BERI ATE PASURI DHE DO ZOTI QE TA SHTOJ SA ME SHUME ATE.Eshte injorance e papare te merresh me pasurine e nje njeriu tjeter.STOP BUDALLALLEKU
Te sulmosh tjetrine vetem per faktin se eshte femije i nje politikani le ti veme nje shenje ketyre dhe mos te behen dote pasur nuk e kane kete te drejte keta ne demokraci,madje mesa di une personi qe behet fjale eshte jashtezakonishte i respektuar po djali i berishes qe nuk eshte i pasur cfare ate e ka inat.STOP SULMIT PER TE AFERMIT E POLITIKANEVE
 

stevenBej

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

vetem monarkia mundet te eliminoj korrupsionin!
demokracia nuk eshte e bere per shiprin!
SH1IPERIA KA NEVOJE PER NJE NJERI TAMOM!
 

MLK

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

Nese do ta kishte ate njeriun tamom, ai mund te behej dhe kryeminister tamom, president, minister.. keshtu qe s'ka nevoje me u bo mret qe te jete tamom /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

stevenBej

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

KRYEMINISTRI SKA SI TI BEJ LIGJET PA U APROVUAR NGA PARLAMENTI!
MRETI DUHET PER TE BER LIGJET TE DRETA...
PARLAMENTI SHQIPTAR ESHTE PLOT ME PLERA: KOMUNISTA, FSHATAR, NJEREZ TE KORRUPTUAR!
NDERSA DO KETE KETO NJEREZ, REPUBLIKA NUK EZEN
E VETMJA MENYRE ESHTE TOTALITARIZMI: MRETI...
NJE NJERI I KULTURUAR,NACIONALIST, EDHE QE NUK E LESHON STHETIN!

NE QOFSE PER TY REPUBLIKA PO FUNKSIONON NE SHQIPERI, TE KESHILLOJ TE SHOFESH ME MIRE!

A KA NJE SHTETE ME MONARKI TE VARFER SI SHQIPERIA?
MENDO PER ANGLIN,DANIMARKEN...KETO JAN SHTETE
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

Pse metermend mendon se ne shqiperi mund te vendoset monarkia ppas vrasjeve e te gjithe borgjezize ne shqiperi nga shoku diktator madje nuk i solli monarkia me nje ekonomi te tille keto vende qe permende kjo eshte e sigurt dhe nuk do shume mende
 

stevenBej

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

ME MONARKI THEM SE DUHET NJE NJERI MBI TE TJERET QE TE ADMINISTROI SHTETIN, NUK ME INTERESON SHUME PER BORGJEZIN!
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

po nga do vi ky mreti?kush per shembull qenka ky qe na bene pune?kam filluar te dyshoj ngjan si cuni i mbretit me keto qe thua
 

MLK

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

Po ça çun mreti, pse mret e quan ti ate qe na doli si rrugaç me rroba ushtaresh ne me kobure ne brez mes Tirones /pf/images/graemlins/laugh.gif Ai osht i cop legeni , po thuj qe i ka ngel fjala mret nga baba vet. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

99999

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

Pse i komplikoni gjerat! Nuk e ka fajin sistemi. E kane njerezit fajin. Jane ata qe s'dine te bashkejetojne.
Duhet te ndergjegjesohen shqiptaret per ato qe nuk shkojne ne Shqiperi. Mbeshtetje qeverise Berisha, dhe ç'do gje do rregullohet.
Qeveria Berisha duhet te dalin me parrullen o me ne, o kunder nesh, ashtu si doli George Bushi.
 

MLK

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

Mund te na thuash vetem nje premtim te mbajtur nga Berisha gjate zgjedhjeve, jo disa, po vetem nje qe te pakten te themi e beri kete?

Ps. Bushi me ate qe tha shkeli amendamentin numer nje te kushtetutes amerikane, pra doli mbi kushtetuten e votuar nga te besuarit e popullit e kjo eshte nje turp i madh per nje vend qe pretendon te eksportoje demokraci ne bote.
 

tntn

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

Nje premtim e ka mbajtur BERISHA: DO FITOJ ZGJEDHJET!
 

MLK

Primus registratum
Re: Anti-Corruption Hotline!!!

Shkeljet me tenderet, me shume korrupsion
E Merkure, 30 Maj 2007
Agjencia e Prokurimeve Publike verteton se numri i ankesave te biznesit te marra ne shqyrtim gjate vitit 2006 ka qene 1023, nga 481 te paraqitura nje vit me pare, ne 2005-en. Shkeljet ne pergatitjen e tendereve per kryerjen e investimeve ne vepra publike kane ndeshkuar 139 punonjes. Agjencia gjykon se rritja e numrit te ankesave perben shkak te rritjes se korrupsionit me tenderet.

Prokurimet publike ne investime me leket e buxhetit vazhdojne te jene ende problematike, ku ne shumicen e rasteve tenderet e zhvilluar per vepra publike ne ndertim jane ende pjese e procedurave korruptive, duke diskriminuar firmat e ndertimit. Kjo konstatohet nga numri i larte i ankesave te shqyrtuara gjate vitit 2006 nga Agjencia e Pergjithshme e Prokurimeve Publike, ku ne krahasim me nje vit me pare numri i tyre eshte dyfishuar, nga ku konstatohet shpallja e fituesve ne menyre preferenciale. Nga ana tjeter, kjo situate reflekton partneritet jo te mire qe ka vendosur qeveria me perfaqesite e biznesit, cka ka sjelle qe, nga ankesat e ndertuesve te shqyrtuara nga Agjencia e Pergjithshme e Prokurimeve Publike, jane ndeshkuar 139 punonjes per kundravajtje administrative. Por, gjithashtu, rezulton se situata vazhdon te jete akoma me problematike te pushteti vendor, i cili ne shumicen e rasteve nuk pajis firmat e ndertimit qe kerkojne te jene pjesemarrese ne tender me dokumentacionin perkates. Por gjithashtu, ky organ ka miratuar 82 kerkesa per zhvillim te prokurimit te drejtperdrejte ne mungese te tenderit dhe keto iu perkasin investimeve nga leket e buxhetit shtese.

Konkretisht, ne raportin e Agjencise se Prokurimeve Publike evidentohet se numri i ankesave te marra ne shqyrtim gjate vitit 2006 ka qene 1023, nga 481 te paraqitura gjate vitit 2005. Ne raport thuhet se per shkeljet e konstatuara ne procedurat e prokurimit ne vendimet e marra, referuar nenit 46, pika 1 e ligjit te prokurimit publik i eshte propozuar organit qendror apo titullarit te entit prokurues te marre masa ndeshkuese ndaj personave pergjegjes qe kane kryer kundravajtje administrative apo eshte vendosur masa e gjobes sipas kesaj dispozite. Por gjithashtu, ne mjaft raste, mbi bazen e ankesave te paraqitura i eshte kerkuar entit prokurues qe te modifikoje dokumentet e tenderit apo i eshte kerkuar informacion, mbi bazen e te cilit i eshte kthyer pergjigje subjektit ankues. Me pas, ne Raportin e Agjencise se Prokurimeve Publike vihet re se ka pasur ankesa nga ndertuesit, per shkak se entet prokuruese nuk japin dokumentet e tenderit subjekteve qe kane deshire te marrin pjese ne nje procedure prokurimi. Per kete eshte nderhyre, duke u kerkuar enteve prokuruese qe te zbatojne me rigorozitet nenin 1, 25, 36 dhe 40 te ligjit te Prokurimit Publik qe kane te bejne me transparencen dhe mosdiskriminimin e firmave ne nje procedure prokurimi”, thuhet shprehimisht ne raportin e APP-se. Drejtues se Agjencise se Prokurimeve Publike verejne se ky fenomen me shpesh eshte konstatuar ne njesite vendore, te cilat nuk interpretojne drejt kerkesat e ligjit per prokurimin publik dhe, per rrjedhoje, nuk pajisin kandidatet me dokumentacionin e tenderit. Nisur nga ankesat e paraqitura nga operatoret ekonomike, APP ka kryer 45 inspektime prane enteve prokuruese, nga ku jane marre ne shqyrtim 168 dosje te procedurave te prokurimit, inspektime keto te kryera prane Enteve Prokuruese Qendrore dhe Enteve Vendore. Ne raport thuhet se jane konstatuar shkelje ne tenderet te cilet kane nje fond te larte limit. Gjithashtu, numri i dosjeve te shqyrtuara eshte afersisht sa dyfishi i dosjeve te inspektuara ne vitin 2005. Ne total jane marre masa administrative ndaj 139 punonjesve te prokurimit. Me konkretisht u eshte propozuar kryetareve te enteve prokuruese marrja e masave administrative ndaj 81 nepunesve te prokurimit qe kane kryer shkelje administrative, por dhe ndaj 58 nepunesve te prokurimit, anetare te njesive te prokurimit dhe anetare te komisioneve te vleresimit te ofertave.

Investimet nga buxheti shtese pa tendere

Kryerja e investimeve nga fondet e buxhetit shtese nuk eshte zhvilluar me konkurs. Agjencia e Prokurimeve publike veren se gjate vitit 2006 nga ana e administrates jane bere 212 kerkesa per perdorim te procedures se prokurimit publik, nje praktike kjo e cila shmang konkurrencen dhe krijon diskriminim mes kandidateve. Nga keto praktika jane miratuar 82 kerkesa. Ne raportin e Agjencise se Prokurimeve Publike thuhet se nga kerkesat e miratuara jane marre ne konsiderate emergjencat e krijuara jashte rrethanave te entit prokurues. Ne rastet kur kerkesa nuk ka plotesuar kerkesat ligjore, ato nuk jane miratuar dhe per keto arsye gjate kesaj periudhe nuk jane miratuar 130 raste. Gjithashtu, ky numer kerkesash te paraqitura ne fund te vitit nga institucionet lidhet ngushte me mbylljen e vitit buxhetor, por edhe me anulimin e nje numri te konsiderueshem procedurash prokurimi te zhvilluara me fondet e buxhetit shtese.
 
Top