Re: Anti-Corruption Hotline!!!
tntn,
tani po te shpjegoj ate qe me par ti nuk besoj se kuptove cfare un doja te shprehja...
Shqiperia, me mir poplli Shqiptar, ka mar po aq sa meriton (e mos u irrito kot, ky esht mendimi im!!)
Nese ne kryen e pushtetit ne Shqiperi kan qen gjithmon persona te paafte, kjo esht faj e popllit ne pergjithesi, qe nuk ka ditur kurr cfare te zgjedhi dhe cfare realisht donte, (nuk do e haroj kur ate grun ne nje miting te Ps bertiste: ne nuk duam drita, nuk duam uj e as rug, vec partia te jet e bashkuar, qe ketu kupton inteligjencen e popllit tone, natyrisht jo te te gjitheve, por te atyre qe jan ne pushtet, qe bejn diferencen).
Pas "renies" se komunismit, pushteti kaloj nga nje diktator tek nje diktator tjeter, qe me gabimet e tij e coj Shqiprin drejt djegjes dhe renimit total...kur Sala erdhi ne pushtet, ish akoma nje personazh me ide politike akoma te papjekura, me shum shum difekte...gabimi me i madh qe beri ish aji qe nuk pranoj te linte pushtetin, u mundua te vidhte votat qe deri ne ate moment kishin qen gati te "shenjta" ne Shqiperi, duke mos respektuar ate principin e "democratica alternanza" ("alternim demokratik te pushteteve" besoj, me vjen keq po disa koncepte nuk arij ti perkthej tamom te thelb ne shqip) qe e ben nje qeveri te zhvillohet, (gabim ky i shum pushteteve, nje shembull, ne itali democrazia cristiana mbeti ne pushtet per gati 50 vjet)...Sala, prap mendimi im ky, gaboi rug, nuk duhet te kish mar drejtimin e nje partie, sepse nuk i ka cilesit e politikanit, duke konsideruar faktin qe irritohet dhe ngre zerin shum shpejt, dhe nuk esht aspak cinik, duhet te ish ber sindikalist..ate po do e bente shum mir, sepse ka ate cilesi, qe ngre popllin.
Pasi, me deshir pa deshir, "regjimi" i Sales mbaroi, filloj "regjimi" nanos...ky i fundit, i ka shum te theksuara cilesit e politikanit, di te sillet ne publik, di te aministroj ceshtjet publike dhe ne rug jo formale (cilesi e madhe kjo) esht cinik, dhe di si ta irritoj kundershtarin pa u ven ne dukje...ajo qe i mungon kti te fundit jan principet leale....kto cilesi aji i perdori vec per interesin e vet, dhe jo per interesin e personave qe e sollen ne pushtet...e beri Shqiperin djepin e korrupsionit, duke e renditur ne listen e vendeve te koruptuara pas disa vendeve te afrikes, qe dhe me mundim nuk arin ti gjesh dot ne hart...e shkatroj ne thelb ekonomin shqiptare, shiti cdo gje qe mundi per interes personal..
Tani pushteti ju rikthye prap Sales, qe sinqerisht tani po mundohet me mund ta permiresoj gjendjen, dhe me aq pak kohe qe kjo qeveri esht ne pushtet ka mar me shum kritika se cka mar qeveria nano gjat gjith kohes..kritika kto, qe behen se lejohen, dhe pse informacioni aty esht monopolizu, ne mos komplet, ne pjesen me te madhe...
ku dua te arij, tek ajo qe thash me par, secili mer cfar meriton...ne (ne=poplli) nuk kemi dit cfar duam, dhe akoma nuk e dim, se po ta dinim nuk do kishim lejuar, qe nano te rinte ne pushtet per dy mandate dhe berisha ne rikthehej ne pushtet perseri..,,dhe ti qe ben ter kto dallavere, besoj se ja nga ata qe ka votuar per po njerin nga keta te dy.