ana karenina
Primus registratum
Re: Ana Ahmatova
Panorama e letërsisë ruse do te qe e mangët po të mos sillnim diçka nga krijimtaria poetike e Anna Ahmatovës, jo vetëm se ajo është një nga poetet më të shquara moderne ruse, por sepse jeta dhe krijimtaria e saj, në kushtet e diktaturës staliniste, është tepër e ngjashme me jetën dhe krijimtarinë e disa prej shkrimtarëve më te shquar shqiptarë në kushtet e diktaturës tek ne...
Lindi më 23 Qershor 1889. Që e vogël mësoi frëngjishten. Pasi mbaroi gjimnazin vazhdoi fakultetin juridik e më vonë kurse për histori e letërsi. U martua me poetin N. S. Gumiljov me të cilin pati një djalë.
Libri i saj i parë me poezi ‘Mbrëmje’ u botua më 1912 dhe deri më 1922 botoi katër libra të tjerë me poezi. Emri i saj u bë i njohur, por erdhën vitet e turbullt të luftës dhe të revolucionit që përmbysën shumë gjëra. Më 1922, në një mbrëmje letrare, recitoi poezinë ‘Balada e vitit të ri’, e cila diku lart nuk u pëlqye dhe me vendim të Komitetit Qendror, librat e saj u hoqën nga qarkullimi.
Balada e vitit të ri
Dhe hëna e trishtime që lart, përmbi re,
Sheh dhomën, tryezën në qosh.
Mbi të ata gjashtë servile sheh,
Po njëri ndër ta është bosh.
Im shoq e un’ e miqtë përqark
Po presim tok vitin e ri.
Po pse i ndjej gishtat kështu, si në gjak,
Dhe vera më ngjan helm e zi?
I zot’ i shtëpisë ngre brokën përplot
Dhe foli serioz, zemërgjerë:
‘Për tokën e fushës e pij këtë sot,
Ku do të shtrihemi të tërë’.
Po tjetri më pa në sy e pastaj
Ç’mendoi një zot e di pse
Këlthiti: “Të pimë për këngët e saj
Ku rrojmë të gjithë ne’.
I treti që s’dinte asgjë
Se kur shkoi ai nga kjo botë,
Atë ç’po mendoja zuri të thotë:
‘Ne duhet për atë që s’është më
Ta pimë këtë gotë!’
Nuk duhet harruar se ca më parë, më 1921, me urdhër të Komitetit Qendror të Leningradit, qe pushkatuar ish burri i saj, poeti Gumiljov, me të cilin ishte ndarë.
Më 1935, pas vrasjes së Kirovit, arrestohet i biri. Ahmatova nxiton t’i shkruajë letër Stalinit. Djalin e lirojnë. Ndërkohë janë arrestuar disa miqtë e saj e ndër ta poeti Osip Mandelshtam. Ajo shkon ta shohë ku e kishin internuar dhe për pasojë, më 1938 e burgosin djalin përsëri me akuzën absurde: ‘Sepse ai mund të ishte hakmarrës potencial për të atin’. Atëherë shkroi poezinë ‘Dënimi’:
Dënimi
Dhe ranë fjalët pa ndërprerë
Posi shkëmbinj mbi kraharor.
S’ka gjë. Këtë e pres kaherë.
Do t’ia dal, ndonëse me zor.
E di që sot do të kem plot punë:
Kujtesën duhet ta vras, të harroj,
Më duhet shpirtin ta bëj gur, unë,
Dhe prapë më duhet të mësoj të jetoj.
Ç’e do se vjen e ngrohta verë.
Me fëshfëritje te dritarja josh.
Këtë me kohë e kam parandjerë:
Dit’e bukur dhe shtëpia bosh.
Por odiseja e hidhur e jetës së saj nuk do të mbaronte me kaq. Në vjeshtën e vitit 1945 pranoi në shtëpi sekretarin e parë të ambasadës angleze në B. S. Që sipas dëshmive të të birit, e bëri me porosi të një drejtuesi letrar të atëhershëm. Mirëpo, për këtë, nga vetë Stalini u quajt ‘Spiune e anglezëve’ (Çështje që u mbyll vetëm më 1954).
Përsëri u arrestua i biri dhe u dënua me 10 vjet punë të detyruar. Në po këtë vit (1945), kur recitoi poezi në Moskë, pati shumë sukses në salle aq sa u quajt si kryengritje. Për këtë shkak, më 14 gusht 1946, u përjashtua nga Bashkimi i Shkrimtarëve Sovjetikë dhe dy libra të saj, gati për botim, u ngrinë për t’u bërë karton.
Pas arrestimit të djalit dogji gjithë arkivin e saj, letërkëmbime, foto, fletore me poezi, gjithçka.
Dramën e atyre ditëve të rënda me ec e jaket nëpër dyert e burgjeve na e jep të gjallë në ciklin me poezi ‘Rekuiem’:
* * *
Mua, si lumin,
Epoka e ashpër më ktheu.
Jetën ma ndërruan.
Në shtrat tjetër rrodhi ajo
Dhe unë s’i njoh brigjet e mi.
Dhe kështu Anna Ahmatova mbeti e harruar për një gjysmë shekulli në atdheun e vet. Jo, jo. Nuk u harrua, se ironia e jetës është e ashpër. Emrin e saj, si shkrimtare reaksionare, e mësuan mirë nxënësit e gjimnazeve, sepse e tillë cilësohej ajo në raportin famëkeq të Zhdanovit, të cilin maturantët duhej ta mësonin përmendësh, mbasi e kishin pyetje nëpër biletat e provimeve. Vdiq më 5 mars 1966 dhe mbas tridhjetë vjetësh, më 1996 u botuan në Rusi dy vëllime me krijime poetike të saj.
Marrë nga: Petraq Kolevica,Kam njohur sy o' ata sy!