Re: Aleksandri i Madh.....
..............................
Une nuk jame as dijetar e as profesor por te pakten jame shqipetar dhe i shikoje gjerat si shqipetar dhe jo si greke.Me poshte eshte nje shkrim jo i imi por qe e gjeta ketu http:web.tiscali/arbitalia.it.
Nezir Myrta (pseudonimi i deritashem: Drillon Gega)
I L L I R I S T I K A
REALJA E MYTHIT
ETHYMOLOGJIA E EMRIT - MITOLOGJIA
MYTHOLOGJIA
MYTHI - DËSHIRA PËR TA ZOTËRUAR BOTËN E NATYRËN
Fjala emër - Mitologjia, e cila sipas shkencës së sotme, vie nga fjala - mit - miti - (greq. mythos - tregim, rrëfim), nënkuptohet rrëfenja, tregimi për një qenie të mbinatyrshme, apo rrëfenjë e trilluar për dicka që nuk ka ekzistuar e nuk është në të vërtetë; apo, prrallë, legjendë, poashtu në mënyrë figurative: dicka që shtrëmbrohet me qëllim dhe paraqitet në mënyrë krejt ndryshe, nga se ishte. - Pra, mitologjia është tërësia e miteve të një populli.
Fjala - myth, mythi, fjalë e vjetër shqipe e folur, e cila flitet edhe sot në të dy dialektet, ka kuptimin e dickaje që është mbetur nga një sasi e plotë, qoftë materiale, qoftë si shprehje gjuhësore, e cila na rrëfen, materialin që ka qenë; apo, si rrëfim i shkurt, kur një gojëdhënë apo legjendë, si personifikim i një qenië mbinjerëzore apo edhe mbinatyrore, nuk mbahet mirë mend, por nga e gjithë ajo tërësi kompozicioni i themës dhe idesë së rrëfimit, sot ka mbetur, vetëm një rrëfejzë e shkurt, apo mund të mbetet edhe në vetëm disa fjale goje. Si shëmbull nga - mythi materje, material, si myth substancial, nënkuptohet, kur harxhohet (soset) materiali në një enë, të drunjtë, a të qeramikes, që është ruajtë për një kohe dhe pasi është sosë (harxhuar) - ajo pjesa e materialit që ka mbetur aneve të enës së ruajtur e të zbrastë, thirret - myth, mythi, illirisht. Kemi shprehjet shqipe: mythi i mjaltit, mythi i tëlynit, mythi i dajthit, mythi i dyllit të mjaltit në korube (zgjua) të bletëve, që na përkujton se koruba *)(zgjoni) dikur ishte mbushur me mjaltë. Pra, mythi na tregon, a ka pasë mjaltë në korubë (zgjua), mythi i mjaltit; mythi na tregon se ka pasë tëlyne në enë të ruajtur, qyp, apo tinare etj.
Ndërsa, mythi i një ngjarje të kahmoçme, apo që nuk mbahet mirë në mënd, pasi ajo ngjarje është përcjellë gojëpasgoje dhe si e tillë, në pamundësi të të mbajturit në mënd, nuk është interpretuar drejtë, por është zmadhuar, hiperbolizuar, saqë hiperbollat na kalojnë në dicka të pamundshme e të pakapshme për realitetin; nuk ka pasë mundësi shkrimi si dokumente, apo nuk kanë guxuar as të shkruhen, nën sundimet e pushtuesve...ashtu krejt drejtë sipas reales, se ata heronj kanë ekzistuar një kohë tok më njerëzit tjerë, apo janë personifikuar, përmes fuqive natyrore e mbinatyrore.
Mythi është ajo pjesë kompozicionale, thematikë e ideore, që ka mbetë nga legjendat e gojedhenat e një popullit, e përcjellur gojëpasgoje, e rikrijuar me një kompozicion hiperbolik (duke e paraqitur historinë tërthorazi, nga mosguximi në mënyrë të hapët) me personifikime mbinjerëzore, natyrore e mbinatyrore. Shëmbuj: Mythi mbi Sizifin, Mythi mbi Prometheun, Mythi mbi Mujën e Halilin, në këngët kreshnike shqiptare, Mythi mbi Divin mavron, Mythi mbi Gjergj Elez Alinë, Mythi mbi Millesh Kopilin (shqiptarin,heroin e Luftës së Kosovës, 1389, që është deformuar në Millosh Obiliqin), apo Mythi mbi Herkulin, Mythi mbi Samsonin etj.
Fjala - mitologjia, në mungesë të shqiptimit të drejtë nga origjinali - mythologjia, në gjuhët sllave, që nuk e kanë zanoren - y, dhe tokzanoren, dytingulorin - th, të illirishtes, respektivisht të skipes illire (shqipes illire), poashtu theksohet edhe në shqipen e sotme të shkruar, sipas direktivave të Sllavistikës, vetëm me një ndryshim të dytingullorit - gj, në fund të emrit të pashquar, kur flitet si shkencë - mitologji, ashtu sikurse shumë thermine tjera linguistike, të cilat nuk kanë guxuar as të perkthehën në shqipen, anipse shumica nga ato, ishin e janë të amës së vet shqipes - shqipes-illire.
Të gjitha fjalët kryesore shkencore, që përcaktojnë shkencat dhe therminologjinë substanciale, që fillohet një shkence, janë përciellur në shqipen shkencore bukfalisht nga sllavishtet, me të vetmin qëllim kryesor, të mosmundjes së përcaktimit të drejtë nga gjuha shqipe, kur e gjithë shkenca antike greke, është vërtet, shkenca illire - shkenca e shqipes illire (skenca e skipes hillire-pellgase).
Ndërsa, në gjuhët romane, është ruajtur origjinaliteti i gjuhës nga rrodhi: ang. mythology, ger. mythologie,fr. mythologie. Por, nga cila gjuhë vërtet, rrodhi fjala - mythologjia ?
Cila fjalë e cilës gjuhe mund ta shprehu kuptimin e mythit, sipas fonetikës historike dhe morfologjise historike, qofte sipas linguistikes komparative apo linguistikës gjenetike ?
Fjala - myth, që thohet e shkruhet panevojë nga shqipja, si - mit-miti, kur e ka mundësinë fonetike të theksimit të drejtë të tingujve - y, th, nga gjuha illire, të cilët tinguj janë rrjedha kryesore e fjalës nga burimi linguistik prej të cilit u formua si thermin, nga ama e saj - gjuha illiro-pellgaze.
Në bazë të vet tingujve të fjalës - m y th, në trajten e pashquar te emrit, na del rrokja skipe-illire, e cila në mënyrë figurative, pasqyron një mbetje, myth, prej një tërësie shumë të largët kohore, e cila nuk ka fuqi ta sinkronzojë gjithë atë material linguistik, si shprehje figurative të kahmotshme, për ta konkretizuar si kompozicion të veprës, (pasi ajo ishte dikur e plotë dhe reale për kohën në të cilën u krijua nga vepra në fjalë) dhe popujve iu la në dispozitiv gojor, të formojnë lirshem, ndoshta krejt diçka tjetër figurativisht edhe tej paragjykimeve, gjë që na del tash diçka krejt abstrakte.
Mirëpo, në atë abstrakcion foljor, tash sikur rikrijohet një kompozicion krejt i ri, në mënyrë alegorike, si pikëmbeshtetje në themën dhe idenë e vërtetë të veprës, i cili myth, nga abstraktja, e konkretizon vuajtjen, mundimet, shfrytëzimin e popullit nga pushtetarët; por edhe mbijetesën e tij, se do të vijë një ditë e një kohë, që do ta mposhti robërimin...
Tash, me mythin manevrohet alegorikisht me metafora e perifraza të kohës së spjegimit të veprës (prej asaj veprës reale të kahmotshme) - saqë ( anipse vëhet në baza ireale ), përsëri ka kuptimin e madhështise së një njeriu të një populli, i cili personifikon shpëtimtarin e tij, bëmirësin e tij, mbrojtësin nga rrëbeshet histerike, të cilat ende vazhdojnë ta lëkundin vet historinë e atij popullit. Kjo nuk është vetëm një hiperbolizim i ngjarjes, ndodhisë reale, por mishërim ideshë krijuese artistike abstrakte, të cilës i jep gjak jete - ideja e veprës së lashtë dhe e bën të kohës, përmes thënieve filozofike: me motive të sofistikuara artistikisht, qoftë përmes vargjeve: poezise popullore, epikës, epiko-lirikës, baladës apo romancës, apo përmes prozës popullore, - ngase mythi është anonim, duke krijuar kështu mythologjine e një popullit.
Sizifin e dënuan perëndite, ta shtyente në rrokullisje një shkëmb, përpjetë deri në një majebjeshke dhe ta lëshonte përsëri tëposhtë, poshtepërpjetë pandërpremje - si mundim i kotë...Sizifi është vet populli dhe perënditë janë pushtetarët e dhunshëm dhe e detyrojnë popullin të bëjë mundime të kota, duke ushtruar tryesninë, si zgjatje e jetës së tyre hegjemoniste. Por, a është vërtet, i kotë, veprimi i njeriut në obskurantizmin e tij tejmase - është, përderisa të ngritet vetëdija në nivel dhe t’i thejë ato pranga terri të jetës. - Gjergj Elez Alia,(“Qe nandë vjet, nandë varrë n’shtat m’i ka...”) - kur e shtërngoi me dorë, një dru thane të thatë, të thame nëntë vjet - filloi të pikojë uji...Përgatitje e forcës morale të popullit, për t’i dalë në dyluftim balozit të detit (që e kishte mbi krye në vatër)... Njerëzit me një Rrëmb Fuqie, siç thonë, <rrëmb drangoni> kanë ekzistuar vërtet, si rrëmb fuqie mbinjerëzore, njerez me Ore, qe ne momente te caktuara iu ka ndihmuar Ora e tyre ne raste vendimtare shpëtimi - Ora biologjike e njeriut...
Por, për tu kthyer në myth, si pjesë e mythologjisë së një popullit - duhet ai kompozicion vepre heroike, të tejkalojë përmasat e kufinjve ethno-kulturor e historik, të atij populli dhe të njihet nga shumë popuj tjerë të botës...atëherë ai është një - myth botëror. Jovetëm të njihet heroi i mythit vetem brënda kauzes imagjinative të atij popullit të vet.
Kemi mythe botërore, të cilat mbesin në kujtesën e njerëzimit, që atë ngritje e ka bërë pikërisht fuqia shprehëse e atij popullit, prej të cilit u krijua. Ndërkombëtarizimi i një ngarjeje është aftësia e kthimit në një myth, si shprehje rrëfyese mythologjike...
Mythi mbi Prometheun, u bë myth botëror. Vet fjala - Promethee, është vetiu fjalë shqipe - skipe-illire, ku ndahet në tri pjesë morfemash: Pro + me + the, që është krejt shqipe: para me the (pro me the), me premtove se nuk do t’iu japesh zjarrin njerëzve në tokë, ME THE dhe tash dënohesh i lidhur mbi shkëmb, ku do të të copëtojnë shqiponjat...më thee, (thanë, thënë). E tash, çka ishte tjetër Pormetheu, përveçse illirian?
Mythi, si fjalë greke (mythos) nuk e përmbushë as përsëafërmi kuptimin e vet fonetiko-morfologjik, por, ajo është vërtet, gjuha illire (pa sufiksin - os). Sipas linguistikës gjenetike, asnjë gjuhe i.e. nuk ka fuqi spjegimi, të fjalës - myth, përveç gjuhës illire të re (shqipes së vjetër). Mythos, nuk është vetëm një fantazi, abstrakcion rrëfimi a ngjarjeje, sepse përcaktimi i fjalës - mythi, kërkon diçka edhe më të thellë linguistikisht e historikisht, që e spjegon fonetika historike e shqipes së vjetër. Përndryshe, sipas kuptimit vetëm, të një rrëfenje, ngjarjeje abstrakte, ky përkfizim spjegimi, është poaqë i thatë edhe më abstrakt, sesa vet kuptimi i mythit. Duke pasë paramendje së mythi, tejkalon përmasat e figurave stilistike linguistike: hiperbola, metateza, perifraza, - poashtu tejkalon përmasat: legjenda, gojëdhëna dhe mbetet një skalitje e thukët kompozicioni imagjinativ, në gurin e trurin e mëndjes botërore, që i jipen heroit të mythit; veprime konkrete si personazh i mbështjelle me petk artistik edhe me kuptimin e vet shumëdimenzional, me aqë pak fjalë dhe me aqë kompozicion shumëdomethënës.
Mythologjia, si shkencë nuk do të kishte qëndruar në krijimtarinë e popujve, me vetëm disa rrëfenja të trilluara, ngjarje të rrëme, apo prralla, e përgënjeshtrime, siç thohet sot për mythin, - perndryshe, nuk është mirë ta ketë vet kjo shkencë një lloj definimi të vet të tillë, ashtu çfarë duhet ta ketë si një kult kulture i një popullit. Gjithmonë, aty ku nuk kanë mundur të japin përgjegje të saktë, në mungesë fuqie shprehëse gjuhësore (edhe vet grekët, që çuditërisht iu kanë mveshë gjithë kulturës e historiografisë illire-pellgaze), kanë shtrëmbëruar shumë fakte historiko-linguistike. E vërteta është, se vet grekët, as përsëafërmi, nuk mund ta spjegojnë antikën “e tyre” - sepse i gjithë Antikuiti (sidomos ai ballkanik), është Antikuiti illiro-pellgas.
Vet fjala - a n t i k i t e t i, është - a n t i k u i t i, anti-kui, anti kuni, që do të thotë, kundër kunit, kundër kuniformit (Cuneiform). Sot, dikujt i duket si emër i mirë, fjala - antika, që është në të vërtetë - ANTI-ILLIRIKA; gjithçka në shkencën greke, është anti-illire! Derikurë, ky - anti-illirik? Kur faktikisht, vet illirët populluan dhe kulturuan Evropën! Thonë sot vet grekët, se kanë zotërat e tyre të Antikës së lashtë dhe përmes greqishtes, nuk mund t’i spjegojnë në asnjë mënyrë, as vet emrat e atyre zotërave (perëndive) që nga Kroni (Kronos), Zeusi e deri në më të vonshmin zot të politheizmit. E si mund të jenë ata perëndi greke, kur nuk mund t’i spjegojnë assesi emërtimet e tyre, përmes gjuhës greke? Derikurë, bota do të mashtrohet me „antiken greke“? Cila është ajo antikë? Derikurë, deformimet historiografike, do të luajnë me ndërgjegjen dhe me realitetin e shkencës edhe me vet, historinë botërore?
Mythologjia është shkenca linguistike e cila merret me methodologjinë e të spjeguarit të ngjarjeve përmes fuqisë së krijimit të modusit artistik, nga rrethanat historike të një populli, ngjarje të skalitura me aqë mjeshtëri artistiko-filozofike, si kult i atij populli nga u krijuan mythet, për të mbetur të skalitur në mendje të botës.
Tingujt M+Y+TH mund të spjegohen përmes linguistikës gjenetike edhe si shprehje: ku tingulli TH është rrënja kryesore e rrokjes gramatikore, që lidhet me kuptimin e diftimit të diftongut të foljes THE të shqipes së vjetër - është diçka e thënë, që thotë mythologji dhe fjala - log: studim, provë, sprovim aftësishë e shkathtësishë, poashti log diturie e mënçurie.
Mythi dallon nga: gojëdhëna, legjenda, prralla, sepse është i thurur me mjeshtëri kompozicionale, si kult i kulturave të popujve, pra, mythi - kulti i kulturës, sepse në brëndësi thematike, ka pjesën reale si ideja mythike.
Mythi ka idenë reale për bazë, për atë dallon nga legjenda - kurse prralla nuk ka asgjë thelbësore reale në kompozicionin e vet artistik.
Ideja e mythit është e vërtetë ashtu sikur thema e tij, që shtjellohet me një semantike kulti të një populli. Mythi ka diçka reale që ta mbushë mëndjen.
Kemi mythet: fetare - Mythi mbi Kiametin (Përmbytjen e Botës),Mythi mbi Musanë (Mose) që ia hapë me duar, rrugën popullit të tij nëpër det; mythi mbi Issanë - Krishtin (që fluturoi në qiell pas kryqëzimit). Mythi mbi Muhamedin e profetë tjerë.
Vet fjala – profet, është shqipe-ilire, që ka kuptimin – pro-per, për fee, ku rrënja e kompozites është fjala shqipe - FEE - Profet = Perfee-Perfeeti - ai që është - për fee, ai që zbaton urdhërat fetare, ai që është në krye të një feeje, rekomandues.
Në gjuhën shqipe, nga shënjtëria e kësaj fjale - profet, është edhe fjala - perfekt (kryetar bashkie, komune), si emërtim politik dhe si emërtim rigorz i kultit të drejtësisë, si i besueshëm që do të zbatojë drejtësinë - përfekti, profekti, si kuptim - afër emrit - profet, me ndaa drejtësinë e popullit si profeti hyjnor, në kuptimin si - profet. Për dallim - profet, nga profekt-përfekt, është shtimi i tingullit - k, si formim i grupit linguistik - kt, të njohur si prapaqiellzore në linguistikë...
Mythet fantastike - mbi kuçedrat e drangojtë, mythi mbi Kaun e Zii, që mbanë Tokën në bririn e tij, mythi mbi (Vampirin) Dhompirin (që është fjalë shqipe – dhampir-i (dhom+pir) - ai që pin gjak njeriu duke kafshuar me dhëmb, nga gegënishtja e lashtë - dhom-i, dhami = dhëmbi, mythi mbi lugatin; mythi mbi Zanat (zona e malit) etj.
Mythet historike-natyrore - përpjekjet e njeriut, për të mbijetuar e zotëruar natyren, shënjat e ndryshimeve shoqërore e historike. Mythet për yjet, Mythi mbi Diellin - krijuesi i jetës, gjallërisë së të gjallit – qenies; mythi mbi Hënën – mbjellja me hënë e pemëve (fidaneve, shorteve në baqe), shartimi i pemëve me hënë, Hëna si symbol hyjnor dhe ndikimi i saj ne njeriun, bimën e kafshën, në bujqësii blegëtorii etj. Myth mbi Hënën është përciellë si gojëdhënë e lashtë illiro-pellgaze, nëpër gjenerata, në popullin shqiptar edhe pa dijtë as shkrim-lexim gjuhe, as shkence, saqë i kanë dijtë ndikimet e katër shinave të hënës, mbi njeriun e gjallesa tjera në natyrë…
Kulti totemik i gjarpërit tek illirët, (saqë disa e mendojnë vet fjalën - illir, nga hillyris, i lakuar, gjarpër) kur fjala - illir (ilir) eshte illi-hilli-hylli. Mythi mbi Orën - Ora-Orët e Mira dhe Orët e Liga.
Mythi mbi Dioskurët, vëllazërit e lashtësisë indo-europiane, që lidhen në një lloj të veçantë, me Mujën e Halilin, heronjt e epikës kreshnike shqiptare.. . Mythi mbi Prometheun, mythi mbi Herkulin, mythi mbi Heren, mythi mbi Zeusin, mythi mbi Kronosin (Kroni = kroni, krua, fjale shqipe), mythi mbi Orfeun, mythi mbi Akillin etj.
Mythet ethno-kulturore, etnike, ( ku fjala greke - ethnos, emërtimi për fjalën - popull, është krejt pellgase-illire-shqipe, që vie nga emrit AT-babai, në numrin shumës të emrit - ETNIT gegënisht, (etërit, toskërisht), etnik, etnike, Etnia, Etnika, Etnologjia si shkence, Etniteti etj. vetem që iu ka shtua sufiksi -os) - këto mythe etnike, si vazhdimësi e jetës e kulturës së popullit, si shënja të ndryshimeve historiko-kulturore e shoqërore, që krijuan legjendat, gojëdhënat shqiptare-illire, mund të jenë si bërthama mythologjike, për të cilat, pjesërisht, u fol dhe u shkrua, si emra që nuk hiqen kurrë nga goja e popullit, deri edhe në përmasa botërore, mund t’i dallojmë disa prej tyre si mythe: Mythi mbi Rozafatin e Shkodrës; Mythi mbi Urën e Fshajit (Murosja e gruas shqiptare), që është shumë interesant, trashigimia e flijimit në themelet e urave, kalave, kullave të shënjta, tempujve fetare, faltoreve etj.
MYTHI MBI FLIJIMIN do ta kisha emërtuar si titull për një zakon shqiptar të lashtë illiro-pellgaz, i ruajtur dhe i aplikuar nëpër gjenerata dhe epoka, ku shënjat e atij flijimi janë edhe sot, që aplikohen konkretisht. Fjala është, sikur për murosjen e nusës në themelet e Rozafatit, në të cilat e murosën Rozafen, një femër shqiptare, me qëllim të qendrimit të murit të Kalasë së Shkodrës, që ndërtohej ditën e prishej natën - sepse kërkonte një flijim të një shpirti të njeriut në të. - Poashtu, si motërzim kemi edhe Urën e Fshajit (ura e ofshamës, fshajit, shmamjës), ura mbi lumin Drini i Bardhë (Drilloni dardhan), në mes të Gjakovës e Prizrenit (spjegim për të huajt).
Në themelet e urës, që ndërtonin ditën e prishej natën, murosen një nuse: “vllau i vogël besnik kish qillue / nusës vet ai s’i kish kallxue...” tregon balada popullore për Urën e Fshajit. Sepse, tre vllazërit, (në bazë të një diftimi në ëndërr, se duhet të muroset një grua, në themelet e urës, që të nxënte vend e mos të rrëxohet më), vendosën që cila grua e tyre, të vijë nesrit (të nesërmen), të iu bie bukën, ajo do të flijohet me murosje - e gjallë në themele. Dhe vllai i vogël, i vetmi, nuk i kishte treguar nusës së vet fshehtësinë e pikërisht ajo shkoi te ura, për t’ua çuar ushqimin burrave në punë; e cila kishte lënë foshnjen në djep... Besa e burrit e flijimi i gruas së tij. Përsëgjallit e murosën nusën në themel guri, që të qendrojë Ura e Fshajit. Respektivisht, ky do të quhej Mythi i Flijimit, ashtu sikurse tek Rozafati i Shkodrës.
Mythi i Flijimit, aplikohet edhe sotekësajdite, si shënje besimi të lashtë, të cilin besim e mbajnë, kur fillohen themelet e një shtëpie, në themele presin një dash, qingj apo bile, një pulë dhe i përgjakin themelet, si “Flijim i një Shpirti”, që të shkojë puna mbarë.
Thone, i duhet shtëpisë, një gjak i një frymori në themele...Në vend të një gruaje, themelet përgjaken me një gjak kafshe...
Poashtu, edhe per festat fetare, si myth religjioni i kahmotshëm, i përcjellur nga popujt e hershëm, të pellgjeve të Nillit, Tigrit, Eufratit, Hindit...librat fetare, tregojnë se prehej nganjë djalë për festa, derisa doli zakoni, të prehet një kafshë. Flijime për Hirë të Natyrës, për qëndresë, mbarësi, plleshmëri e trashëgimi. Ndodhte, kur i cofte (i ngordhte) një kafshë katundarit, I thojshin, se t’i ka marrë të ligat e familjes…
Mythi mbi Flijimin, ishte një fshehtësi natyrore, me kuptimin, se duhet të flijohet dikush, që të gëzohet e trashigohet liria e njeriut...ashtu sikurse liria i ka rrënjet në gjak...Flijohet dikush për dikënd, ta gëzojë lirinë pasardhësi...
Kuptimi filozofik i mythit të flijimit, që gjithmonë do të mbetet fshehtësi edhe poashtu në anën tjetër dihet dhe kuptohet tërthorazi, por me një ftohësi ndjenje të njeriut...
Mythi mbi Afërditën; Mythi mbi Apollonin; Mythi mbi Kronin (Kronos); Mythi mbi Zojsin (Zeusin), emërtimin Zoti - tek shqiptarët, që sot është - Kuptimi i Krijuesit të Gjithësisë; Mythi mbi Konstantinin e Doruntinën; Mythi mbi Gurin e Shpuar (kufiri dardhan i vonshëm me sllavët); Mythi mbi Illin Arbëresh; Mythi mbi Theuten illire; Mythi mbi Pirron epirot-illirian (“Che sovra gli altri com Aquilla volla”- “Që përmbi tjerët si Shqipe fluturon”); Mythi mbi Dardhanusin; Mythi mbi Hadin; Mythi mbi Posejdonin; Mythi mbi Kollin e Rodit (Kollosi i Rodosit); Mythi mbi Odhiseun; Mythi mbi Penellopen (besnikëria e gruas illire, që e priti burrin plot njëzet vjet - udhëtarin e detit); Mythi mbi Illin makedhonas-illirian; Mythi mbi Ajkunën e Kotorreve; Mythi mbi Lekën e Madh - Aleksandri i Makedhonisë illire; Mythi mbi Shqiponjën me dy krerë; Mythi mbi Gegën; Mythi mbi Toskën; Mythi mbi Argjiron; Mythi mbi Apolloninë; Mythi mbi Himarën; Mythi mbi Tomorrin; Mythi mbi Albulenen; Mythi mbi Eneun (Heneun); Mythi mbi Buthrintin; Mythi mbi Athinën; Mythi mbi Shpellën e Gjarpërit; Mythi mbi Krushqit (Vorret e Krushqve); Mythi mbi Norën e Kelmendit; Mythi mbi Shote Galicën; Mythi mbi Mic Sokolin; Mythi mbi Therandën (Kalanë e Prizrenit); Mythi mbi Skendërbeun; Mythi mbi Plojën në Toplicë (zhbimja etnike e dardhanëve nga sllavët); Mythi mbi Dardhën (Krushevcin); Mythi mbi Kreshtabardhën (Kopaoniku i sotëm i pushtar nga sllavët dhe zhbimja e shqiptarëve me spastrime etnike); Mythi mbi Ali Ibrën; Mythi mbi Adem Jasharin, zhbimja familjarisht e Tij dhe filli i epokës së re kosovare, që mbetët mythi i kombit e tjera. Të gjitha këto janë vazhdimësia mythike e mythologjise illire-shqiptare (e shumë tjera), që janë shndërruar sot në mythe. Nuk është lehtë të shëndrrohet njeriu në mythin e kombit të tij!
Vazhdimësia shqiptare-illiro-pellgase, lidhet deri tek Mythi mbi Thotin e Mythin mbi Ethanën (Athinen); e Mythi mbi Atllantin – Tokën e Përmbytur...Emërtime këto, antroponome e toponome dardhane illire - emra që gjithmonë janë në gojën e mëndjen e popullit shqiptar sot edhe të gjithmonshme, si mythe etno-kulturore dhe etno-historike.
Mythi si themel i folklorit burimor, si idee e thema të epikës popullore historike, bukolike, idilike, si dashuri e njerëzve ndaj natyres, diellit, hënës, begatisë, etnikes heroike - si trashigimia e gjallë, portretizime të gërshetuara symbolike, ku i japin gjallëri të sotmes, kur e ndien shpirtërisht se je pjesë e atij etniteti të lashtë, të Të Parëve.
Elementet mythike në folklor janë të pashmangshme, anipse nganjëherë ato, i japin një abstrakcion poetik krijimtarisë popullore, ku qëllimi është shprehja me ashk dashurie, për të mbijetuar edhe në kushte e mjera sociale, si elemente e dhëmbjes krenare.
Mythologjia shqiptare është e lidhur direkt me mythologjinë illire (që sot quhet mythologjia antike greke). Shqiptarët besonin në gjarpërin apo bollën, si Ora e shtëpisë, Ora e Familjes, në themelet e shtëpisë (babai im kurrë nuk lejonte ta mbytte dikush gjarpërin,a bollën, në themele të shtëpisë, që gjarpëri, endej (rrëshqitte) lirshëm nëpër muret e dhomave, raftieve, se thoshte:<Ajo ashtë Ora e Shpisë - Ora e Shpisë Shqipe>
dhe pikërisht lidhja mythologjike është përcjellur nga ajo illiro-pellgazgjike.
Kishte raste konkrete, me dëshmi të gjalla, kur disa shqiptarë, besonin se e kuptojnë gjarpërin (gjuha e gjarpnit), flitnin me gjarpërin dhe ai bënte ashtu si i thonin (kuptohet disa njerëz të veçantë). Poashtu, njerëzit e tillë të veçantë, i shpëtonin njerëzit e edhe kafshët, kur i nxinte gjarpëri “e ka nxanë gjarpni” thonë. Ashtu mbeti Kulti mbi Gjarpërin, si trashegim illiro-pellgas ndër shqiptarët ballkanik,
Me kultin e illirëve, që pasqyrohet në veprat e klasikëve të “Antikes” ballkanike, janë mythet që thonë shprehimisht, për Vitoren, për hijet e shpirtërave të Vatrës, Shpirtërat e Mirë (që mbronin Vatrën nga të ligat gojëhapura) dhe Shpirtërat e Ligjë,(që mundohen ta shkatërrojnë Vatrën); tëvona është Mythi për Nënën e Vatres e tjera, të cilat figurativisht paraqiten, poato të veprave të Eskillit, Eurupidit, Sofokliut, Thuqididit, Aristofanit, AristoTelit, Sokratit e Platonit dhe deri tej Homerit hilliran...e babait të Historisë - Herodotit!
Mythi është dëndësia thematike e idesë së krijuar (ajo çfarë ishte si idee e veprës), si rrëfim i shkurt, i thuket, i ngjeshur me fuqi shprehëse figurative, portretizim i fuqishëm historiko-shoqëror, me personazhe të personifikuara nga fuqitë mbinjerëzore edhe nga ato fuqi të njohura mbinatyrore, me persona apo gjallesa tjera, si kulti i kultures së një populli, e ngjeshur figurativisht me gjithë atë karakterin filozofiko-letrar, apo historiko-natyror - një fuqi shprehëse, sa tejkalon në piedestalin e mediave kulturo-historike në përmasa të njohjes botërore.
Mythi nuk është vetëm një rrëfenjë, tregim a prrallë!
_______________
*)Fjala - korubë, koruba (njëjësi i emrit) dhe korubat (shumësi i emrit) në dialektin gegë të shqipes, nënkuptohet, korja e trupit të drunit, zakonisht , trupi i drunit të shelgjës, i premë në madhësi deri në një metër, ashtu në formë cilindrike dhe merrët shelgjëja, ngase pjesa e mbrëndshme, apo zemra e trupit të saj është e butë, për tu hjekë, apo edhe ndodhë që është e zbrastë, kur vjetrohet. Kështuqë, nga korja e trupit të shelgjes, si zgjoni i bletës, mbeti edhe vet emri - korubë, koruba, korubat e bletëve.
Ndërsa, fjala, zgjua, zgjoni i bletës, vie nga kuptimi - zgjimi, bletët që rrinë zgjuar gjithmonë me ndërrime, gjithmonë bletët janë të zgjuara në zgjua. Fjala - zgjua, zgjoni i bletës, merret pasi banesa e bletëve, nuk është vetëm materiali, apo korja nga druri i plotë i shelgjes, si korubë, por, mund të jetë edhe prej materialeve tjera, qoftë të drurit apo metalike.
Shprehja - punëtore si bleta, bleta punëtore, tregon, përkushtimin me jetë për punën.
(7.02.2001)12:53 AM 2/8/2001
_______________________________
Pra sic e shikon "moter" e dashur TVSH'ja e verteton qe eshte fjale shqipe qe me rrenje ndryshe nga ajo qe propagandon ET1'shi grekut.HAPE SYTE :book: edhe njehere dhe leri pordhet me poezira dhe me fantazira.Une te tregoj ujkun ti me thua shiko gjurmet.