Re: Aleatet sulm mbi Irak !
Ndaj dhe Dan Rather beri gabimin e tij me te rende kur intervistoi Sadamin.
Sadami si njeri inteligjent, as qe e kishte problem te dukej i mire ne sy te publikut Amerikan, ai thjesht donte te perhapte propaganden e tij.
Sadami si ithtar i Marksizem-Leninizmit as mund portretizohet si musliman ose njeri i Allahut sepse ka bere aq shume krime ndaj muslimaneve sa nje antar i mirenohur musliman u shfre qe nje tjeter musliman te behej ban se deklaroi sadamin mbrojtes te Islamit.
Por, inteligjenti Sadam duke pare luften e pashmangshme donte te hidhte ne boshtin e tij zjarrin anti-Amerikan te vendeve Islame me qellim per nje furi anti-Amerikane ne favor te tij, ndaj dhe ne interviste u shfaq tejet besimtar, tejet i sigurte ne fitore dhe pa guxuar te cenoje figuren e Bin Laden.
Sadami me gjithe shtrirjen e imagjinates , po te qe musliman do te qe turpi i kesaj feje, turpi i kultures te lashte arabe, turp per ata qe perpiqen te vene imazhin e mire te Islamit si fe e paqes.
Propaganda qe beri ne TV po korr frytet e saj, anti Amerikanizmi ne vendet Arabe ka shenuar kulmin, duke bere qe diktatori qe percellon vellezrit e tij musliman me gas Mustard te duket me engjellor se kurre.
Ketu hyn faktori Europe dhe cinizemi.
Keta me lart gjykojne sipas pasqyres se shpirtit te vet:
1. Kurre Amerika nuk mund te harxhonte biliona dollare per clirimin e nje kombi tjeter.
2.Kjo lufte behet per tamaqarllekun e Amerikes per vaj, duke insistuar se presidenti do te shpenzonte qindra jete per ca fuci me nafte.
3.Shpagese personale
4.Per te fuqizuar pozicionin e Amerikes ne rajon.
5.interesat tona po shkojne ne hic, ndaj dhe berja e paqesorit demonizon Ameriken.
Pra, sipas pasqyres se shpirtit te tyre ata gjykojne permasat e kesaj lufte. Bie fjala e njejta Amerike shpenzoi biliona dollare dhe ne Bosnje, apo Kosove, pse te kete ndryshuar kaq shpjet?
Liberalet amerikane kane castin te sulmojne mbi popullorin Bush, duke e share ne Tv, ne demostrata, ne koncerte, ne kenge, ne shfaqjet e Oskarit, ne intervista etj, pra nuk shajne Britanine e Madhe, Japonine, Australine,apo vete administraten por personalisht Presidentin Bush.
Ky me lart eshte demonizuar dhe Sadami ka marre statusin e viktimes. Pikerisht me vjen cudi se po keta thone qe "Nuk mbeshtesim Sadamin", epo as Bushin nuk po e mbeshtet. Protestat e drejtuara nga nje pakice liberale (nga sondazhet rreth 30% jane kundra luftes) sillen rrugeve cdo dite duke ju kushtuar qyteteve rreth njeqind mije dollare ne dite, duke thyer xhama, qelluar police, prishur rendin publik, prishur te drejten e dikujt tjeter te shkoj ne pune pa u bezdisur, keta me lart perbjne nje shqetesim sepse dhe rreziku terrorist eshte i larte.
Megjithate askush nuk i ka ndaluar, eshte e drejta e pare e Amendamentit te Kushtetutes, e drejta per te folur lire.
Nuk do te thoshja se Administrata ka nje note te mire per diplomaci, perkundrazi Administrata ka zhvilluar shfaqjen diplomatike me te dobet ne dy dekada. Por, me vjen cudi me furine e njerzve kundra Bush-it si individ, dhe cudi me "miqte" e SHBA qe furnizojne Irakun me arme te sofistikuara dhe nga ana tjeter kerkojne pjese per firmat e tyre ne ri ndertim. Kjo Hipokrizi nuk ka vend.
Dhe dicka tjeter, si psh OKB-ja nuk eshte organizata qe perfaqson kombe por rregjime dhe qeveri, ndaj dhe qellimi i saj eshte zhvleftesuar shume gjate rrjedhes se Historise.
Cuditem qe te gjithe thone "s;ka dyshim qe sadami duhet hequr" por kurre nuk e akuzojne per fshehje tankesh ne spitale, perdorja e civileve si mburoje, pushkatimin e ushtareve ne TV, mashtrimet me civile qe dorezohen dhe me pas gjuajne mbi ushtare, asnje nuk denon birin e tij si sadist perdhunues, tmerr i Bagdadit apo garden kombetare qe i ka duart e lara me gjak, asnje nuk i denon keta, qe masakrojne popullin e vet.
Muslimanet e paqes dhe patertise shpirterore nuk i kam degjuar nje here, as civilet moderne, as paqesoret deri ne palce, asnje! Por gjitha neveria e tyre, gjithe dufi i tyre eshte drejtuar kundra nje individi te vetem i quajtur Bush.
Hapi i Frances:
Pas luftes do te kerkoje qe firmat Franceze te kene nje pjese te majme te rindertimin e Irakut. Kjo kerkese eshte e pamoralshme dhe hipokrite qe do te refuzohet, ndaj dhe do te perdore turpin e quajtur OKB per ndonje rezolute te tipit "vaj per ushqim".
Hapi i OKB:
Meqe USA paguan gati 2/3 e shpenimeve te OKB, kjo do te kerkoje te kete nje rol aktiv ne Irakun post-lufte per te rivendosur imazhin e saj te ulur shume dhe per te siguruar vazhdimin e antaresimit nga shteti qe e financn me shume, SHBA.
Hapi i Rusise:
Do te kerkoje te kete te drejta qe firmat Ruse te rindertojne industrine e demtuar te vajit dhe kontraktat mbi ri-armatimin e ushtirse Irakiene.
Hapi i Amerikes dhe Aleateve:
Do te lejoje OKB te kete nje fare roli ne Irak, por duke qene ne spektrin e operacioneve humanitare. Rusise me siguri do ti lejohet kontrakat me perfitim sepse edhe pse qe kunder nuk ju kunder vu rruges se saj ne OKB si Franca qe beri Veto ndaj cdo rezolute, fundja ruset kane qene kundra gjithmone.
Sigurisht keto me lart jane teorira, ide, propagande, mendime te mijat qe nuk justifikojne luften si ide por i vene gishtin hipokritit kudo te eshte, sepse asnje lufte nuk eshte e mire.
Lutemi per sa me pak viktima nga te dyja palet dhe mbarimin sa me te shpjet te luftes.
Dashuri dhe paqe!