Aleatet sulm mbi Irak !

Aleatet sulm mbi Irak !

Aleanca e "Koalicionit te Carmatimit te Menjehershem te Irakut", e perbere nga :
Afghanistan,
Albania,
Australia,
Azerbaijan,
Bulgaria, Colombia,
Czech Republic,
Denmark,
El Salvador,
Eritrea,
Estonia,
Ethiopia,
Georgia,
Hungary,
Italy,
Japan
Korea,
Latvia,
Lithuania,
Macedonia,
Netherlands,
Nicaragua,
Philippines,
Poland,
Romania,
Slovakia,
Spain,
Turkey,
Britain,
Uzbekistan, dhe pese shtete qe nuk duan te identifikohen, kane nisur sulmin mbi Irak sot.
Sirenat e alarmit rane rreth 90 minuta mbas skadimit te ultimatumit nga Presidenti Bush.
Me pas u degjuan rradhe te rende te artilerise anti-ajerore te ushtrine Irakiene.
Nderkohe ne radio ushtria Amerikane ka transmetuar mesazhe si "Kjo eshte dita qe populli i Irakut ka pritur".
Nderkohe ne radion shteterore, zyrtaret e Irakut shprehen vazhdimisht, se forcat e Aleances i jane drejtuar nje "Infernoje".

Lutemi per mbarimin sa me te shpejte te kesaj lufte, dhe sa me pak gjakderdhje.

sm.tracker.gif



Nderkohe behet e ditur se nje batalion i marinasve te ushtrise Amerikane, ka ardhur me afer se kurre te kape Bin Laden....
 

assassino26

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

O Abdulla,jam i ngopur der ne fyt me shpifjet e Al jazeres dhe gjithe diktatoreve qe perfaqson e mbron ajo.Po te ishte kaq i mire Sadami sa ma pershkruan ti nuk do kishte vrare aq bashkombes(i ka dokumentuar vete),myslimane edhe ata.Sa per ate qe thoka kurani,nuk eshte 1soj lufta qe ben Amerika,ku luftohet ushtria kunder ushtrise,me vrasjet e kamikazeve.Sido qe te jete o njeri,kamikazet jane vecse 1 poshtersi,po e ka urdheruar Kurani edhe kete atehere une nuk dua te jem edhe 1 dite me shume mysliman,por eshte vetem propaganda e njerzve te deshtuar udheheqsve arabe te fandaksur qe flsin ne emer te kuranit per te mbrojtur veten e tyre,ideologjine e tyre te shkaterrimit dhe te mbajtjes se popllit ne roberi.Mos harro o njeri qe sa me i paditur te jete njeriu aq me lehte eshte ta sundosh ate,per kete qellim ata perdorin kuranin,e interpretojne simas qefit te tyre,duke ja ushqyer njerzve qe ti mbajne ne errsire,keshtu e kane me te lehte ti sundojne.Si ma shpjegon ti mua qe popuj shume me te rinj se vendet Arabe,(Afganistan,Irak,Iran,Siri,etj)me 1 kulture mijra vjecare kane ecur shume me perpara se keto vende,djepe te kultures???Kjo pra eshte o njeri e gjitha,interpretimi i fese,i kuranit per te mbajtur popullin ne padije,te bindur dhe gjithmone te trembur.Ky nuk eshte kurani si e tregojne ata...,dhe une mysliman jam dhe nuk e shoh kuranin si ti e ca te tjere per te shkelur te drejtat e te tjereve,(grave),per te vrare njerez te pafajshem por e shoh si fjalen e zotit per paqen,begatine,dashuri per tjetrin etj etj,pra shkurt e lexoj dhe studioj dhe ne te shoh gjera te mira,qe me mesojne te jetoj i lumtur,pa i bere keq tjetrit.Te infektuar nga komentet e mbrapshta ne lidhje me kuranin,komente qe kane per qellim vetem plotesimin e interesave te atyre njerzve qe shpirtin ja kane falur djallit,dhe veprojne vetem nen urdhrat e tij te shoh edhe ty Abdulla.Perpiqu edhe ti te shohesh me syte e tu se cfare eshte e mire edhe e keqe,shiko me syte e mendjes dhe jo me emocionet e gdhendura brenda teje nga te tjeret,se cka eshte e drejte.Mbajtja e atyre miliona njerzve ne roberi,ne padituri,nen shtypje nga 1 sadist gjakatar, apo clirimi dhe fillimi i 1 rruge te re drejt shpetimit.Cdo gje ka koston e vet.Normal qe edhe Amerika do e mare koston e vet qe ka harxhuar,por me mire te harxhosh per te sjelle paqe se sa per te sjell sketerre sic behet edhe sot e ksaj dite ne shume vende Arabe,ne emer te Kuranit...
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

I qani hallin kaloresit qe i varen kembet
More burra po behuni te drejte e thoni te verteten.
Kjo qe do tu them eshte ngjarje e vertete nga lufta e dyte Boterore.

Ne luften e dyte boterore Hitleri vendosi te ngorthte per buke Angline dhe prandaj sherndau nendeteset ne oqean te fundoste gjithe vaporet amerikane qe shkonin ne Angli. Pas tre muajsh te gjitha raportet nga Anglia thoshin se anglezet hanin e pinin dhe kishin te gjitha gjerat qe u nevojiteshin. Pasi pa qe raportin qe nendeteset Gjermane fundosnin nje vapor ne kater dite Hitleri i nervozuar i bertiti gjeneraleve te tij:
-Si ka mundesi qe ju fundosni nje vapor ne kater dite dhe Anglia merr nga Amerika te gjitha gjerat qe i nevojiten. Sa vapore paska Amerika?
Karl Doenitz u pergjigj qe Amerika nuk ka shume vapore por kantieri i vaporeve ne New York prodhon nje vapor ne 24 ore.
A e dini se cfare tha Hitleri pas kesaj?
Miqte e mi neqoftese kjo qe thoni eshte e vertete ne sapo e humbem luften.
Kjo histori eshte treguar nga Karl Doenitz fedmarshall i marines gjermane gjate luftes se dyte boterore.

Miqte e mi dhe ju Antiamerikane te terbuar. Amerika prodhon 60% te prodhimit boteror. Bursa Amerikane eshte kater here sa te gjitha bursat e botes. Bill Gate manjati i kompjuterave ben me shume fitime ne nje vit sesa te gjitha buxhetet e vendeve te Evropes lindore te marra se bashku. Buxheti amerikan i mbrojtjes eshte me i madhi ne bote dhe eshte me shume se gjithe buxheti i armatimeve te Evropes perfshire Rusine.
Ne karnavalet e korces eshte nje shprehje qe une nuk mund ta harroj
"Jeta eshte llogari Olimbi"
Me se do ta mundin irakenet Ameriken mor budallenj me morra?. Kur ju te gjithe te zgjoheni nga gjumi i apatise Amerika do te kete siguruar veten e saj nga terrorristet dhe idiotet e kohes sone. Dhe pse jo paqa dhe perparimi dhe pasuria do te mbreterojne ne Irak ashtu si dhe ne Kuvait.
A e dini ju se Kuvait eshte shteti me me shume te ardhure per fryme ne Bote?
Me besoni qe kur Irakenet te shohin se sa prapa jane do ta duan Ameriken me shume nga Kuvaitianet e duan sot.
Liri dhe zhvillim ja cfare Amerika sjell ne bote. dhe sa per ju antiamerikanet e terbuar vazhdoni te numeroni ditet qe u kane mbetur. Dhe pse jo
Vazhdoni ti qani hallin kaloresit qe i varen kembet
 

ilir llalla

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga Sejsel:
[qb] Kjo Bote ka shume diktatore;dhe po t'u viheshim atyre me <<forca koalicioni>> per t'i rrezuar,gjithmone do te kish vetem gjakderdhje dhe paqen do t'a zinte lufta.
Shkurt;diktatori dhe terrirrizmi me i madh eshte SHBA.Ajo eshte i vetmi shtet qe guxon te thyej rregullat nderkombetare me flagrance te pafytyrshme ,sa here qe i teket.
POSHTE Pariha nderkombetare-KulCEDRA E SHEK 21-AMERIKA. [/qb]
Te paska mbetur hatri per sulmin kundra serbis .
 

ali

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Sot njoftohet se jane pare 20 kamiona ne rober Amerikane ne rruget e Bagdadit.
 

ilir llalla

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga Abdullah:
[qb] Sot njoftohet se jane pare 20 kamiona ne rober Amerikane ne rruget e Bagdadit. [/qb]
e i ziu abdullah i duken tanket amerikan ne qender te bagdatit si kamiojona irakjan me rober amerikan.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga tomorr:
[qb]
Fillimisht postuar nga Abdullah:
[qb] Sot njoftohet se jane pare 20 kamiona ne rober Amerikane ne rruget e Bagdadit. [/qb]
e i ziu abdullah i duken tanket amerikan ne qender te bagdatit si kamiojona irakjan me rober amerikan. [/qb]
Do ket harru dhe i ka lexu parc ne vend me i lexu mrapsh, kshu qe 02 i duket 20. /pf/images/graemlins/laugh.gif

/pf/images/graemlins/laugh.gif Hahahahaaaaaa! osht trup me qesh se rrobt anej luftojn dhe ne knej bojm gallat. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ali

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] I ziu Abdulllllaaaaahhhh qe sheh endra me sy hapur! [/qb]
Sa çudi!!?? /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

jula

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Parapapa...perepepe...
Mire eshte te jemi realiste dhe te mos shkruajme idiotizma (qe pastaj editohen) ne gjasme emocion e siper. Jeni/jemi shume te prekur gjasme, sa po vuajme per Arenen...papapa...
Atehere pse s'na ben pershtypje p.sh. qe para dy ditesh vdiqen 1000 ugandeze njeheresh? Sa per te bere nje shembull, se te nisesh nuk mbarojne.
Atehere, meqe kjo eshte Arena Nderkombetare dhe meqe paqesisht nqs kemi pak ndershmeri mendore mund te pranojme se na ...plas...relativisht..., ju ftoj te shkruani vetem ndonje analize gjeo-politike a historike ketu...nqs e shihni me vend.
Mbajini emocionet per "arena" te tjera.
Flmnd.
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga XimiTr:
[qb] Po mire c'lidhje ka Saddami dhe Iraku me talebanet apo 11 shatorin ? ...[/qb]
Në të shkuarën:
Dyshohet që operativë të bin Ladenit kanë patur kontakte me autoritete irakenë për transferim materialesh kimike dhe biologjike. Kjo nuk është vërtetuar me fakte, po nuk ka shumë rëndësi, mjafton dyshimi. Dyshimi krijon një frikë për të ardhmen dhe lidhja që shkaktoi luftën është në të ardhmen.

Në të tashmen:
Qëllimi kryesor i Amerikës nuk është çlirimi i popullit iraken, sepse atë mund ta kishte bërë para shumë vitesh, ose mund ta linte për kushte më të favorshme në të ardhmen, pasi të përpiqej më gjatë se mos u ndërronte mendjen Francës dhe Gjermanisë.

Prodhimi i antraksit, dhe shumë kimikateve nuk është i vështirë për terroristët. Vështirësia vjen në përgatitjen e tyre për efekt maksimal në luftën jo-simetrike. Për të shkaktuar numër sa më të madh vdekjesh në një kohë sa më të shkurtër, nuk mund ta përgatitësh materialin në kasolle. Rreziku që materiale nga ato të Sadamit do kalonin në duart e organizatave që nuk e çmojnë jetën aspak dhe s'mendohen hiç nëse veprimet e tyre shkaktojnë me mijëra vdekje (si ju duket ky eufemizëm për të zevendësuar një fjalë: terroriste); ky rrezik bëri që Amerikanët ta konsideronin luftën një domosdoshmëri strategjike.

Në të ardhmen:
Amerikanët dhe anglezët do mundohen ta qeverisin Irakun në mënyrë të ngjashme me Japoninë pas luftës së dytë botërore. Në këtë mënyrë dalin disa përfitime:
  • eksporti i naftës nga Iraku vazhdon - ulet rreziku që çmimi i naftës në tregun botëror të rritet jashtëzakonisht - ulet një pjesë e rrezikut për fitimet e ekonomive të zhvilluara - rritja ekonomike është më e lartë
  • Amerika përfiton në lidhje me naftën, po jo sepse do që ta përvetësojë atë naftë; përfiton njëkohësisht me gjithë ekonomitë e Europës perëndimore (ekonomia gjermane ka të ngjarë të përfitojë më shumë nga të gjitha ato)
  • përfitojnë edhe një pjesë e madhe e vendeve të Europës lindore (kompani rumune kanë filluar bisedimet me ca kompani turke për përpunimin e naftës irakene)
  • Bëhet një hap më afër qëllimit të krijimit të një shteti me qeveri përfaqësuese (d.m.th. qeveria zgjidhet nga populli dhe përfaqëson popullin) në Irak. Po të rritet mirëqenia në Irak, krijohet mundësia e ndryshimeve në vendet fqinje, gjë që ul numrin e mundshëm të vullnetarëve për organizatat teroriste
  • Shpërndarja e përfitimeve nga nafta irakene në një numër më të madh irakenësh; krijimi i një klase të mesme në Irak (ky është qëllim kuptohet, të shohim sa do arrihet)
  • Krijohet mundësia për një prani ushtarake amerikane në një pozicion strategjik në Gjirin Persik dhe për më tepër në një vend ku bashkëpunimi me amerikanët nuk është me dëm për qeverinë në fuqi

Me fjalë të tjera, Amerika nuk po ndërhyn nga zemërmirësia për popullin e shtypur të Irakut, por po përpiqet të krijojë kushtet që dalin me fitim për irakenët, amerikanët, europianët, etj. dhe njëkohësisht e ndihmojnë në luftën kundër terrorizmit.
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Në shkrimin e mësipërm u mundova të reflektoj një mësim që qeveria amerikanë mori nga disa përpjekje për të ndërhyrë në Afrikë pa arsye tjetër veç atyre humanitare.

Në ato raste, i njëjti opinion botëror që thoshte pse nuk ndërhyn Amerika, u kthye dhe tha pse i shpërndan ndihmat kështu dhe jo ashtu, pse ndihmon këtë grup dhe jo atë tjetrin, etj. Të njëjtat organizata brenda Amerikës që po i kërkonin qeverisë të ndërhynte, kur u vranë ca ushtarë amerikanë, e kthyen muhabetin në "ç'kërkojmë ne që ndërhyjmë në punët e brendshme atje?".

Si rezultat i atyre gabimeve, përfshirja e trupave amerikane në konflikt nuk bëhet më aq kollaj. Kur ndodh jepen disa arsye të thjeshta (në rastin e Irakut, Sadami dhe armët kimike/biologjike), por ka gjithmonë arsye që shpresojnë të sjellin ndryshime afatagjata.
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Ky artikull i datës 1 Prill flet për programin e zhvillimit të armëve bërthamore në Iran.
http://www.billingsgazette.com/index.php...-iran-nukes.inc

Unë vazhdoj të jem i mendimit që pas Irakut, qeveria amerikane do mundohet të arrijë diçka në Iran, dhe s'besoj të pranojë kërkesat e Koresë së Veriut për bisedime dypalëshe. Në lidhje me Korenë mendoj se strategjia amerikane vazhdon të jetë mbajtja nën kontroll nëpërmjet Kinës dhe Koresë së Jugut. Rusia po pëpiqet të rrisë ca influencën e saj mbi Korenë e Veriut, po nuk është akoma në pozitën që do.

Vazhdoj të mendoj që ndërhyrja në Iran nuk do jetë ushtarake, po nuk e kam idenë se ç'mënyrë do përpiqen të përdorin. Synimet të paktën janë të qarta edhe pse metodat nuk janë. Amerikanët duan që Irani të ulë përkrahjen për grupe ekstremiste (p.sh. Ansar-al-Islam që vepron në veri-lindje të Irakut) dhe të mos zhvillojë më tej armët bërthamore.
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Qeverisja e Irakut pas luftës

Vazhdon ende debati se ç'formë do të ketë qeverisja pas luftës, midis departamentit të shtetit (ministria e jashtme) dhe atij të mbrojtjes në Amerikë, midis Amerikës dhe OKB-së, etj.

Nga ky artikull
http://www.washingtonpost.com/wp-dyn/articles/A63223-2003Mar31.html
mendoj se qeverisja do jetë e ngjashme me atë të Japonisë pas luftës së dytë botërore. Kjo mënyrë qeverisjeje kishte një plan të përgjithshëm për rindërtim dhe zhvillim me shumë hollësi për dy vitet e para, po me ide që shkonin edhe 10-20 vjet në të ardhmen. Ministrat e qeverisë ishin japonezë, po shumë prej tyre kishin këshilltarë të huaj (kryesisht anglezë, pak amerikanë).

Modeli tjetër i suksesshëm për qeverisje dhe rindërtim është ai i Gjermanisë perëndimore, po nuk mund të ndiqet mirë sepse infrastruktura nuk është në të njëjtin nivel në Irak.

Një ide nga disa artikuj të tjerë është që kushtetuta irakene (kur të krijohet) ka shumë të ngjarë të vendosë modelin federal të qeverisjes (si puna e Jugosllavisë kur u krijua fillimisht). Në këtë mënyrë kurdët do kishin republikën e tyre (ose diçka ekuivalente në qoftë se nuk quhen republika) si shpërblim për ndihmën e tyre. Në qoftë se vendoset ky model, shpresoj të bëhet me kujdes që mos të ketë probleme si ato të Jugosllavisë, që vazhduan pa ndërprerë për shumë vite derisa shpërthyen përsëri.

------------------

I bëra disa postime rresht se i kisha ruajtur lidhjet e këtyre artikujve gjatë ditëve kur s'kisha kohë të hyja në forum. Kam akoma, po do i shtoj më vonë se do duket tema sikur po shkruaj vetëm unë.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

nuk paska njeri mendime për të ardhmen e Irakut, OKB-së, Lindjes së Mesme, marrëdhënieve ndërkombëtare të Amerikës?

--------------

aha, paska kaluar shumica e diskutimit tek tema me titull më të thjeshtë Arena Ndërkombëtare > IRAQ
 

ali

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Sot ne mengjes aviacioni amerikan ka bombarduar zyren e tv Al-Jazira ne bagdad dhe si pasoje ka ngelur i vrare korrespondenti i saj Tarik Ej-jub dhe nje kameraman i plagosur. mbas pak kohe kan goditur dhe zyren e tv Abu Dhabi i cili ndodhet prane zyres se tv Xhezires por pa viktima. Kurse nga ora 11 eshte goditur hotel Palestina ku gjenden te gjithe gazetaret qe ndodhen ne Bagdad dhe si pasoje vdiqen dy te agjencise Routers dhe dy te tjere te plagosur.
 

ilir llalla

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga Abdullah:
[qb] Sot ne mengjes aviacioni amerikan ka bombarduar zyren e tv Al-Jazira ne bagdad dhe si pasoje ka ngelur i vrare korrespondenti i saj Tarik Ej-jub dhe nje kameraman i plagosur. mbas pak kohe kan goditur dhe zyren e tv Abu Dhabi i cili ndodhet prane zyres se tv Xhezires por pa viktima. Kurse nga ora 11 eshte goditur hotel Palestina ku gjenden te gjithe gazetaret qe ndodhen ne Bagdad dhe si pasoje vdiqen dy te agjencise Routers dhe dy te tjere te plagosur. [/qb]
mos fol para kohe kur te vertetohet se nuk edi asnje kush ishin amerikanet apo irakjanet
 
Top