Re: AlbJuventus - Të Mrekullueshmit
Nga vitet 80 e ketej, Juventus periudhat me te lavdishme i ka pas kur ne gjirin e saj kane luajtur futbolliste francez, sigurisht qe per te fituar duhet nje ekip pra ka pas dhe lojtare te tjere cilesore.
Megjithate ne kohen e Trapatonit, çelesi i fitores ishte shpesh here Platini, ashtu sikurse ne periudhen e Lipi-t ku ishte Zidane, e aktualisht Trezeguet, Thuram, Viera (qe i ka dhene volum lijes ne mesfushe te Juvja) apo Zebina (lojtar i mire po nuk hyn te yjet).
Se shpejti pritet te vije Willy Sagnol nga Bayern i Munihut pra gjysma e ekipit tip eshte francez me nje trajner qe çdo ekip do ta kishte zili Capello.
Juve eshte ekipi me homogjen e me cilesor aktualisht e nese vazhdon me keto ritme sdo te ket kundershtar ne Itali e do te jete nga pretendetet kryesore per Champions Lige.