ALBFORUMI a ka zë?

London_GirL

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

alnforumi ze ka kur te jemi ketu
amo kur te dal qe ktu sma mer mendja
ka dhe me te medhenje mos u habitni eshte ai i imi
 

eduarti

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

vallaj mer rrusho ke t'drejt e hallall ta boft zoti qe preke nje teme t'ill.kush esht ai qe i ka harru ose nuk i kujtohen ato qe kalum dikur!
Po muhabeti esht ca bohet me fillizat e reja qe nuk kan nga ku t'kapen sot,e sa shko e shtohen ata qe bien ne "thektrat" ose "putrat" e ..........! e kuto se kujt dhe jo nga pa e ditura po nga fakaralliku dhe muhabeti osht a nuk kan ene ata te drejten per nje jet me t'mir e car munt t'bojm ne per ato???????????????????????
Mos harroni se jemi shqiptar dhe nje brez i prek nga fakaralliku,padrejtsija e shum gjona tjera. Gzuar baromin
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Enton, derisa e gjendet nje kontakt i besueshem ne Tirane qe te merret me mbledhjen e parave dhe administrimin e tyre nuk mund te behet gje /pf/images/graemlins/frown.gif
 

pashai

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Enton, derisa e gjendet nje kontakt i besueshem ne Tirane qe te merret me mbledhjen e parave dhe administrimin e tyre nuk mund te behet gje /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
___________________________________________
U zgjat kjo pune u be corap. Kaq e veshtire eshte te vihen ca objektiva, ca data dhe te behet nje prove e nje veprimi te perbashket? Ta haje dreqi cfare na duhet akoma pas 9 faqesh me llafe? Hajde se po e thjeshtojme punen:

Emri: Te gjithe per Shqiperine (ose dicka tjeter)

Qellimi: Te kanalizoje burimet financiare, intelektuale dhe njerzore te te gjithe Shqipetareve qe duan te kontribuojne per te ardhmen e Shqiperise ne veprime konkrete. Te kryeje vepra bamirsie, te ndergjegjsoje Shqiptaret qe e ardhmja varet nga ne, te financoje me aq sa mundet projekte qe dhuruesit sugjerojne dhe gjykojne si te dobishme.

Lista e anetareve: Ju lutem dergojini nje e-mail 3 personave (Psh. Blendi, Gene, dhe Diabolis Dasaretis ose Tea ose kushdo tjeter) me emrin tuaj dhe shumen sa deshironi te dhuroni tani ne kete moment dhe sa mendoni qe mund te kontribuoni ne te ardhmen. Gjithashtu ju lutem parashtroni cdo mendim e ide qe keni per projekte te ardhshme.

Puna e pare: Jetimorja. Ju lutem ata qe kishin ide konkrete, si psh ku mund te blihet kaldaja, si mund te vihet ne kontakt me drejtuesit e jetimores etj te bejne nje propozim te detajuar ku te perfshijne koston e ketij procesi dhe nje sasi kohore deri kur mund te realizohet. Pasi te mblidhni keto te dhena ju lutem postojini ne kete teme dhe dergojani 3 personave te lartepermendur te cilet t'ja postojne qe te gjitheve.

Llogaria Bankare: Te gjendet nje perfaqsues ne cdo shtet ku ka dhurues, ose ne cdo rajon gjeografik. Ky person te mbledhi te ardhurat dhe pasi te arrijne nje shume te caktuar te beje nje transferte bankare (eshte me e lire te besh nje transferte bankare sesa dhjetra te tilla). Cdo anetar ti dergoje nje cek ketij personi dhe ta postoje edhe ne forum ose ne e-mail shumen e derguar dhe daten kur e ka derguar. Ne nje date te caktuar nga fillimi i Janarit te transferohen te gjitha balancat ne nje llogari ne Shqiperi.

Perfundimi i punes se pare: Mbase te perfundoje puna te behet nje pasqyre sa leke jane dhuruar, kush ka dhuruar, sa ka dhuruar, si jane perdorur leket, te vihet ne dukje merita e cdokujt qe kontribuoi me njohjet lokale dhe te propozohet projekti tjeter.
____________________________________
Do bejme gje apo jo se iku dimri dhe i ftohti.
 

arterie

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Pershendetje!
Nuk do kisha dashur kurre qe kjo faqe te shkonte tek e 10-ta pa asnje rrugezgjidhjeje apo rrugedalje, se pari sepse shumicen qe kane shprehur deshiren per te ndihmuar i respektoj virtualisht per horizontet qe kane edhe kesisoj edhe mundesine per te zgjidhur gjera. Pra per mua jane njerez te kompletuar( keto nuk jane per komplimenta sepse nuk bej te tilla kurre por jane te verteta). Nese keta nuk do arrijne te gjejne nje pike te perbashket qe nuk eshte vetem deshira atehere kjo do me zhyste edhe me shume ne pesimizem per pamundesine e bashkimit te shqiptareve e per me shume te anetareve te ketij forumi. Nuk dua ketu te fajesoj asnje. Kemi te gjithe dicka qe se japim kurre por qe japim vetem deshiren per te bere dicka. Ndersa ketu ishte hapur tema dhe isha i dyti qe mora pjese ne te per te vetmen arsye sepse e kam filluar me kohe nje grumbullim fondesh per Shqiperine duke shfrytezuar njohjen me komunitetin ketu ku jetoj. E di se si ma tha njeri ketu.- "Charity starts at home." Dhe po ta marrim drejt ajo eshte e vertete. Gjerat tashme varen vetem nga ne. Nuk mund te presim pas 13 vjetesh perseri per ndihma nga te tjeret, por le te thyejme tabute e te ndihmojme me cfare te mumdim qofte edhe individualisht per atdheun tone, per veteveten e per brezat qe vijne. Edhe nese nuk ndertojme gradacela me ate qe bejme, te pakten ndertojme nje rruge neper te cilen te fillojme te ecim panvaresisht nga bindjet dhe arritjet tona. Nuk mund te vazhdoj te kerkoj nga te huajt, te kontribuojne per Shqiperine me nga 20 mije leke shqiptare secili kur ne kete qytet ku jetoj, shqiptaret lene cdo dite mbi 2 milion leke ne lojra fati pa levizur nga vendi. Atehere ata kane te drejte te thone qe charity starts at home. JU lutem shqipetare hicni nga mendja ato skemat pirmadile, hicni nga mendja fermat e kooperativat. Mos ngulitni ne mendje qe nje lek qe jepni shkon per pasurimin e nje personi.Mos mbroni te njeten ide, qe ne kohen e Edit Durhamit, qe shqiptaret nuk donin te paguanin leke per arsmimin e femijeve se ato leke do te i marre mesuesi i shkolles. Harrojeni, cdo lek qe jepni e cdo ndihme edhe joekonomike shkon per te miren e perbashket. Ju lutem mos u shtyni drejt individualizimit skajor. Asgje nuk mund te arrijme me kete pervecse shkaterrim. Une personalisht nuk ja kam nevojen nje 10 mije lekshi qe nje shqiptar apo i huaj jep per Shqiperine dhe per me shume (dhe fatmiresisht) kam nje ndergjegje qe jeton me mua cdo dite. Edhe sikur keta te kalojne shifra milioneshe prap mbetem i tille ne qendrim.
Nuk e di se si ju do te i arrini gjerat. Une shpreha vullnetin per te ndihmuar me mundesite e mija dhe askush nuk me kontaktoj per me shume te pakten nepermjet MP-se qofte edhe per te marre eddhe nje mendim. Nese te tjeret nuk e kane nevojen per kete, une ja kam shume.
Shpresoj qe jo gjithcka qe shkruani shkon ne vesh shurdh.
Ju faleminderit.
Ps. Ju lutem zhvishuni nga individualizmat. Nuk eshte koha per te bllokuar eshte koha per te shtyre perpara.
 

arterie

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Ok! Nese dikush nga ju eshte i interesuar per te ndare ide mbi nje zhvillim te mundshem te se ardhmes mund te me kontaktoje nepermjet MP-se . Nese kerkoni te ndihmoni ne ide dhe eksperinca ju mirepres( Me duhet te theksoj qe te mos jene politike, fetare apo racore). Nese kerkoni te mblidhni fonde jam i gatshem te bej uren lidhese midis jush edhe destinacionit tuaj te perbashket te fondeve. Nese do te tu nevoitej llogari bankare qe e kam shkruar diku me lart perseri jua riperseris se eshte ne fuqi. Nese doni te nisni dicka na ate llogari me kontaktoni nepermjet MP-se. Shpresoj qe pas privatizimit te Bankes se Kursimeve te futet mundesia e kontrollit online keshtu qe do mund te hedh poshte edhe shume mosbesime tuaja. Per cdeo sqarim me pyetjet qe keni mos hezitoni te me shkruani.
Nuk e bera kete per te dale ne gare me asnje. Desha te them qe mund te thyjme akullnaja e te dalim ne drite dhe kete di ta bej me ndihmen tuaj.
Ju mirepres dhe ju mbeshtes edhe nese jeni per nje zhvillim tjeter.
Faleminderit.
 

Feld-Marshalli

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

O blendo ho pra mo do bejm gjo a jo?? une jam me pashain e janines dhe jam gati te dhuroj para edhe pse punoj si puntor i thjeshte per shqiperine jam i gatshme ta bej. po te duash emailin tim shife te profili im dhe per cdo gje qe do te bej sadopak ze mua me keni gati.
 

Furor Aquila

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Ja ku e keni e-mail-in tim:

furoraquila@hotmail.com

ose vendoseni ne faqen e pare te albforumi ku mund ti dergojme leket, kush po i dergon, dhe kujt po ia dergojme ose ndonje gje tjeter qe mund te bejme....
 

Blendi

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Nje menyre per t'i deguar keto para eshte me Western Union.
Ne fillim mendova t'i mbledh vete pastaj t'i dergoj ne Tirane, por do ishte harxhim i tepert nga ana jone, sepse do te duhej te paguanim tarifat e Western Union dy here. Nje here per ketu, dhe nje here te dyte per ne Tirane. Prandaj me duhet te telefonoj Wester Union ne Tirane dhe gjithashtu shtepine e femijes. Do t'ju jam nje emer dhe nje kontakt elektronik me njerin mrej miqve, mikeshave tona ne Tirane te cilit/ciles duhet t'i dergojme shumat dhe Numrat e konfirmimit ne menyre qe te marrin parate ne zyren e WU. Pastaj ata vete do te shkojne ne Shtepine e Femijes. Te gjitha shumat e derguara do te postohen ketu.
Kam nje faqe gjysme te mbaruar qe po mundohem ta perpunoj me pak ndihme nga mandi.
 

pashai

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Ne fillim dua te them shyqyr qe po levizet dhe bravo qe po punohet akoma.

Se dyti, nuk e kuptoj pse duhet te dergojme leket me Western Union qe do te na mbaje nje perqindje te mire. Pse te mos dergojme ceqe ose urdhera xhirimi tek nje person, psh Blendi ne ShBA, dhe ky person ti mbledhi leket, ti fusi ne nje llogari bankare ceqesh tek e cila kemi te gjithe te drejte te futemi (s'besoj se ka banke ne ShBA pa on-line banking) dhe pastaj nga kjo llogari ti shkruaje nje cek personit ne Tirane. Kosto e vetme do te ishte kosto e pulles dhe zarfit se shumica e llogarive te ceqeve jane pa pagese.

Dikush mund te thote s'kemi besim. Personalisht preferoj me mire ti besoj Blendit se nje personi ne Tirane qe s'e kam degjuar ndonjehere (pa hedhur dyshime mbi personin e saj). Fundja leket tek ajo do te vene, thjesht te kufizojme shpenzimet. Nqs nje person dergon $100, WU kerkon $10 dollare pagese, 10% te shumes!!!

Si ju duket si ide?

P.S. Kush dergon leke merr te drejten e futjes ne faqe.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Parate do perfundojne ne Tirane sido te jete puna sepse atje do blihen sendet qe jane te nevojshme per shtepine e femijeve. Ceshtja qendon se kush eshte menyra me e leverdisshme per ti derguar ne Tirane. Jam plotesisht dakord me mendimin qe per ne USA dikush (Blendi) ti mbledhi dhe pataj ti dergoje tek personi kryesor ne Tirane. Po keshtu mund e behet dhe nga shtetet e tjera. Mos harroj te them qe shuma e mbledhur me grupe mund e dergohet fare mire dhe dorazi me persona qe shkojne ne Shqiperi duke evituar fees te llogarive bankare.
Kush do jete kontakti ne Tirane?
 

xhoni

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

a sdo ishte me mire te hapej nje numer llogarie ne nje banke te shqiperise ne menyre qe ti derdhnim leket atje.....
 

pashai

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

A s'do te ishte me mire qe ne faqen hyrese te forumit kjo teme te vihej e para. Mendoj qe eshte me e rendesishme sesa cdo teme sporti megjithese fatkeqsisht pjesemarrja ka rene fare /pf/images/graemlins/frown.gif
 

arterie

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Nuk e di se nga ju kane shperndare ererat e forta te kohes individualiste. Me duket se te gjitheve u ka zene "te ftohtet" e dimrit.
Shoqerore ju kerkoj te gjitheve, qe edhe nese nuk arrini te beni dicka nen emerin e AF-se, nen emrin e femijeve te braktisur,etj etj, bejeni nen emerin tuaj dhe nen sjelljen tuaj. Ju lutem, kudo qe te jeni, te pakten mos harroni qe jemi shqiptare qe trashegojme nje kulture dhe qe breza te tjere presin te trashegojne dicka edhe nga ne.
Edhe ndihmes individuale, Shqiperia ja ka nevojen. Te pakten kete mos e kurseni sepse nuk ka nevoje per organizim por ka nevoje vetem per GJAK SHQIPTARI.
Ju pershendes!
 
Top