Re: ALBFORUMI a ka zë?
Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Enton, derisa e gjendet nje kontakt i besueshem ne Tirane qe te merret me mbledhjen e parave dhe administrimin e tyre nuk mund te behet gje /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
___________________________________________
U zgjat kjo pune u be corap. Kaq e veshtire eshte te vihen ca objektiva, ca data dhe te behet nje prove e nje veprimi te perbashket? Ta haje dreqi cfare na duhet akoma pas 9 faqesh me llafe? Hajde se po e thjeshtojme punen:
Emri: Te gjithe per Shqiperine (ose dicka tjeter)
Qellimi: Te kanalizoje burimet financiare, intelektuale dhe njerzore te te gjithe Shqipetareve qe duan te kontribuojne per te ardhmen e Shqiperise ne veprime konkrete. Te kryeje vepra bamirsie, te ndergjegjsoje Shqiptaret qe e ardhmja varet nga ne, te financoje me aq sa mundet projekte qe dhuruesit sugjerojne dhe gjykojne si te dobishme.
Lista e anetareve: Ju lutem dergojini nje e-mail 3 personave (Psh. Blendi, Gene, dhe Diabolis Dasaretis ose Tea ose kushdo tjeter) me emrin tuaj dhe shumen sa deshironi te dhuroni tani ne kete moment dhe sa mendoni qe mund te kontribuoni ne te ardhmen. Gjithashtu ju lutem parashtroni cdo mendim e ide qe keni per projekte te ardhshme.
Puna e pare: Jetimorja. Ju lutem ata qe kishin ide konkrete, si psh ku mund te blihet kaldaja, si mund te vihet ne kontakt me drejtuesit e jetimores etj te bejne nje propozim te detajuar ku te perfshijne koston e ketij procesi dhe nje sasi kohore deri kur mund te realizohet. Pasi te mblidhni keto te dhena ju lutem postojini ne kete teme dhe dergojani 3 personave te lartepermendur te cilet t'ja postojne qe te gjitheve.
Llogaria Bankare: Te gjendet nje perfaqsues ne cdo shtet ku ka dhurues, ose ne cdo rajon gjeografik. Ky person te mbledhi te ardhurat dhe pasi te arrijne nje shume te caktuar te beje nje transferte bankare (eshte me e lire te besh nje transferte bankare sesa dhjetra te tilla). Cdo anetar ti dergoje nje cek ketij personi dhe ta postoje edhe ne forum ose ne e-mail shumen e derguar dhe daten kur e ka derguar. Ne nje date te caktuar nga fillimi i Janarit te transferohen te gjitha balancat ne nje llogari ne Shqiperi.
Perfundimi i punes se pare: Mbase te perfundoje puna te behet nje pasqyre sa leke jane dhuruar, kush ka dhuruar, sa ka dhuruar, si jane perdorur leket, te vihet ne dukje merita e cdokujt qe kontribuoi me njohjet lokale dhe te propozohet projekti tjeter.
____________________________________
Do bejme gje apo jo se iku dimri dhe i ftohti.