ALBFORUMI a ka zë?

CoolAngel

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

per mendimin tim eshte me mire qe secili te jape aq sa i ka mundesite. duke caktuar nje tip kuote ne nje fare menyre i kufizon njerezit dhe u ve nje fare detyrimi. ky zeri i albforumit duket sikur po krijohet ne baza vullnetare prandaj do te ishte me mire qe gjithsecili te ofronte dicka vullnetarisht.
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

edhe dicka tjeter. keto premtimet se sa jemi te gatshem te japim a ka mundesi te behen ne menyre private qe t'i dine vetem disa persona te caktuar dhe askush te mos ndikohet nga sa jep dikush tjeter????
 

alpacino

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

mmroma te gjithve
Po shoh qe ngjyrat pak nga pak po ndryshojne, nga e kuqe ne jeshile :thumbsup:
Un propozoj te hapim nje llogari bankare ku kjo llogari mund te kontrollohet nga 5-6 vete(ZGJIDHINI DHE VETE KETA PERSONA) ose dhe me shume, pasi te gjithe tani kemi nje pc ne shtepi,dhe me ane te pc mund te kontrollosh fare mire operacionet e kesaj llogarie bankare.
Po te jeni dakort llogarine jua hap une qe neser,por me pare deshiroja qe te me propozoni dhe disa persona te tjere, qe jetojne ne itali, ose kudo qe te jene,sepse nuk du drr drr me mbrapa.
Mendoj qe te fillojme me blerjen e nje kaldaje per keta vogelushe,pasi sic e kam permendur ne nje postim te bere dy tre dite me pare ,kam mundesine tju kursej shume te holla nga blerja pasi professioni im eshte pikerish idraulik dhe kam ulje te madhe ne blerjen e materialeve idraulike
Nese vendosim te blejme dicka, me pare duhet te diskutojme sa kushton, dhe kush ka mundesine qe kete material,ose mjet,mund te kontriboje qe te shpenzojme nje shifer te arsyeshme.

PRANDAJ FORCAAAAA :angel: KAM SHUM BESIM,SE KETU NE FORUM KA SHUM PERSONA QE JANE GATI TE NDIHMOJNE SADOPAK ATA QE KANE SHUME NEVOJE

me shume respekt nga Al Pacino
 

TEA

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

:thumbsup:
Jam gati ti dal perkrah Al Pacinos ne propozimin qe beri nese kjo do ju pelqente. Mendoj qe eshte nje zgjedhje e mire kjo gje , Psh: ne qe jetojm ne Itali te kemi nje llogari ku te gjith shqiptaret qe ndodhen brenda pebrenda te ken mundesin per te derdhur shumat qe ju lind per deshir ...dhe nje here ne muaj te behet nje transfert ne nje llogari shqiptare . Keshtu dhe per vendet e tjera . Pastaj ç'do levizje te vendoset e zeze ne te bardh dhe trasparenza do jete mese e perlqyshme .


Ah , vetem do doja te kujtoja qe kaldaja me gaz eshte nje zgjidhje shume e mire pasi kryen dy proçese. #1.uji i ngroht . #2.ndrohja e mjedisit. vetem do doja te thoja qe ne Shqiperi gazi mund te merret vetem me bombula dhe nuk e di a jan bere instalime te gazit metan :confused: . Mbase gabohem :shrug:

Me Respekt .
 

edda

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Une neser duhet te marr ne tel. drejtorin e bankes sime (sepse te henen nuk e gjeta) per nje konsultim mgjth kete do ta beje edhe Blendi me sa di.
Kjo ideja e hapjes se llogarive ne shtetet ku jetojme s'eshte keq si :idea:
Nje shok sot me tha qe banka te jep edhe fonde ..nuk e di..shpresoj t'ju jap lajme te mira neser mbrema

:wave:
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Mishellë,
dhe për më keq me ujë brenda.
Duke dëgjuar nga jashtë si kërcet ky motori juaj lëvizës po ju them disa dmd:
qëndra e asaj që do krijohet duhet të jetë në Shqipëri, (që gjëja të quhet shqiptare)
llogaria bankare duhet të hapet tek një bankë shqiptare apo tek një e huaj që të paktën i ka rënë ndër mend të veprojë në Shqipëri e që plotëson kushtin e lehtë të ketë një faqe të sajën online për të transferuar fonde nga cdo kënd i botës, (e të tilla ka)
se nuk mungon qëllimi i shkruar bukur por komplet statuti, që do përcaktojë sa më lart e të tjera konform ligjit mbi këtë punë,
se duhet të ndahet shapi nga sheqeri për burimet, do jenë vetëm nga kuotizacioni, apo edhe nga veprimtari të ndryshme ekonomike,
po ashtu për përdorimet e tyre, kë do ndihmojë kjo gjëja, të sëmurët me SIDA, pleqtë, shtëpitë e fëmijëve, apo të parin shqiptar që do zgjatë dorën në rrugë,
e ndërkohë që një projekt të hidhet diku, në letër dhe internet antarët themelues (të paktën pesë vetë) duhet të dalin nga anonimati e të marrin rrugën deri tek Gjykata e Tiranës për ta regjistruar këtë gjënë pa emër që mund të quhet fjala vjen "JEPNI PËR NËNËN" a si të duan themeluesit ndryshe,
me shpresën se kam vënë disa pika mbi ëëëëëëëëëë, e se deri në Janar 2114 çoç do bënet.
 

alpacino

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

ciao tea je bravissima ja ku u bom 2 vete sikur te vinin dhe nja dy -tre vete te tjere qe te hapim sa me shpejt kete llogari(shpenzimet e hapjes se kontos e pagoj une ) qe te fillojme sa me shpejt qe eshte e mundur.
do ishte mire qe te na japin te dhena me te sakta per sa i perket sa mt katror eshte ky azil nese ka energji elektr nese ka gaz metan ne shqiperi si dhe shume informacione me te hollsishme ne menyre qe te kemi nje ide te qarte peer ate gje qe ne do te shpenzojme

forca ragazzi :wave: :wink: :wave:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

nuk e di nese kjo qe them eshte e vertete edhe per legjslacionin shqipertar

mund te egzistojne edhe organizata te pa rregjistruara
ndryshimi eshte qe pergjegjesite ndaj te treteve i mbajne personalisht ata qe vepruan ne emer te kesaj organizate

shpenzimet vjetore te nje llogarie jane rreth 50 euro ne iali
po ne shqiperi?
 

Oltioni

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

O njeres te AF lezova me kujdes te gjitha komentet tuaja dhe mu krijuan disa ide qe do te doja ti shqyrtoja ketu. Disa nga neve identifikon nje shqiperi per te cilen ai mendon se mund te gjendet nje zgjidhje. Disa te tjere e shikojne kete vend si nje cope toke te banuar nga disa te paafte per te ndryshuar gjendjen e saj. Ne kete teme kerkohet se cfare mund te bejme neve per te ndihmuar shqiperine. Per mendimin tim gjeja me fantastike qe neve mund te realizojm eshte te bashkangjitim interesat tona me interesat e "kolektivit" shqiptar. Kjo gje deri me sot eshte ne zero, sepse populli mendon vetem per mbijetesen ditore dhe jo per te krijuar nje te ardhme. Kjo eshte pasoja e keq udheheqjes se ketij populli. Kryetaret e shtetit duke pare vetem interesat xhepave e tyre kane bere qe shqiperia te humbasi besimin e nje te ardhmeje dhe te nje shqiperie ligjore dhe demokratike. Por dua te kthehem tek ndihma qe mund te japim neve. Ndihma jone konsiston ne sensibilisim e opinionit publik dhe te rithithim gjith intelektualet e rinj dhe te vjeter brenda dhe jasht vendit te bashkangjitin interesat e tyre me interesat shqiptare. Kjo do te ishte ndihma me madhe qe neve mund te japim. Secili ne menyren e tij.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga - Al Pacino -:
[qb] ciao tea je bravissima ja ku u bom 2 vete sikur te vinin dhe nja dy -tre vete te tjere qe te hapim sa me shpejt kete llogari(shpenzimet e hapjes se kontos e pagoj une ) qe te fillojme sa me shpejt qe eshte e mundur.
do ishte mire qe te na japin te dhena me te sakta per sa i perket sa mt katror eshte ky azil nese ka energji elektr nese ka gaz metan ne shqiperi si dhe shume informacione me te hollsishme ne menyre qe te kemi nje ide te qarte peer ate gje qe ne do te shpenzojme

forca ragazzi :wave: :wink: :wave: [/qb]
ti e di qe ne keto raste nuk terhiqem mbrapa!! /pf/images/graemlins/wink.gif
 
A

Adami

Guest
Re: ALBFORUMI a ka zë?

irene*:ke shume dije rreth proceseve te ndryshme aty.Gje shume e mire se mund te ndihmosh ne shqiperi meqe paske eksperience.A mundesh te ne tregosh dicka me te hollesishme rreth problemeve qe kane keto Jetimoret qe kane me shume nevoje per sponsor?Besoj se Mund te gjej dhe shume sponsor te tjere qe skane lidhje fare me Albforumin dhe as qe duan tia dine fare per sa kohe qe kontributi iken ne vendin e duhur.

Bona:ke hapur nje teme qe me te vertete kur e kujtoj me ngjall neveri se cfare behet ne Rinas.Polici duke henger fara luledielli ne mes te aeroportit, ose polici duke te hedhur doren ne qafe kur vjen ndonje nga jashte dhe qe per nje plotesim forme do nje 10 euro te pakten.Mos me thene qe sportelin kur ulet nje avion e hapin kur tu doje ***** atyre muteve qe jane ne rinas.Mos me thene qe me pashaporte te rregullt 100% polici te pyet origjinal keshtu: Ku shkon ti me kete pashaporte fallco mer (gjithe arrogance).Etj etj.Te pakten per ke iken dhe vjen nga anglija dhe ke njoh une, te gjithe me jane ankuar deri tani rreth Rinasit. Pse valle ja vune emrin atij aeroport Nene Tereza?

PashaiJanines : ke folur taman sic eshte per te fol.Kalendari duhet.

Al_Pacino: ti je ne itali dhe nese e blen nje tip kaldeje atje te lire, do te te shkojne dyfishi qe ta dergosh ne Shqiperi.Kshu qe behu pak me realistik.


Tea: shume mire kur thua qe te gjithe ata qe jane ne itali te derdhin kontributin e tyre ne Itali.Llogaria kryesore duhet te jete patjeter ne Tirane.Une mund te marr persiper ne nje nga llogarite qe disponoj ne Angli tua bej te mundur te gjithe atyre qe jane ne angli qe derdhin kontributin e tyre , patjeter qe kontributi i atyre do tu jepen organizatoreve te kesaj ideje dhe te hidhen edhe ne Albforum.

Filloni diku te pakten dhe e shikojme

Blendi nqs ke kohe te lire bej nje Kalendar sic e tha Pashai.

Ps: alinos pershendetje
.................................................
Me respekt Adami
 

alpacino

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Al_Pacino: ti je ne itali dhe nese e blen nje tip kaldeje atje te lire, do te te shkojne dyfishi qe ta dergosh ne Shqiperi.Kshu qe behu pak me realistik.
po ku ishe me pare ti o zoti adam, se ishim tu tkerku dhe ste gjenim dot,si me pas zbrit nga qielli.
per qa duhet me qon un me relist, kur deri tani kam dhon vetem nje ide,dhe asgje tjeter me shume.meqense kushton shum sjellja e kesaj kaldaje ne shqiperi, mos do te me thuashe qe i prodhon ti keto kaldaja, apo i prodhojne ne shqiperi fole me qarte.prandaj fillo nga faktet dhe ti dhe mos na trego prralla qa ta bo :thumbsup:

O ISSO E DI QE JE GJITHMON GATI NE KETO MOMENTE SEI UN GRANDE FRATELLO :angel:
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Sa harxhoni kohen duke vrare mendjen me gjera qe jane me te medhaja se ju, pse nuk angazhoheni te merrni kontakt me bashkite apo prefekturat e ndryshme shqipetare dhe te ndertoni website per ato, duke futur sa me teper informacjone, sherbime etj etj etj. Do te ishte diçka konkrete, sepse sidomos duke i perkthyer ne gjuhe te ndryshme mund, qe ndonje investitor apo organizate humanitare nderkombetare, te tregonte interes. Ndoshta do te ishte dhe nje prelud i mirepritur per te futur teknollogjine ne zonat me te thella te vendit..........nje enderr me sy hap? Ndoshta.
 
A

Adami

Guest
Re: ALBFORUMI a ka zë?

ah po harrova al pacino qe ti ishe hidrauliku.
Une kam zanatin e tregtarit por me duhen ca leke te filloj nje biznes tha njeri nje dite.
Ide po hedhim te gjithe po he mos u nevrikos ne pergjigje .
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Halla- halla :rolleyes: Gjithsekush vec flet pak si kot!!!

Lerini fondet ke shtetet e tjera! Po flasim per Shqiperine!

Doni me Ndihmu. Ok!!!!! Te gjithe dakort!
Nuk besoj se kalamajt kane nevoje per nje stufe korrenti ku me u ngrof, por kane me shume nevoje per ku me fut koken!

(Hipoteze)

Jemi 2000 e ca anetar pak a shume. Sikur te gjithe nje 10 euro = 20.000 Euro. Pak a shume jane 10 milion lek! (S'e di ndryshimin lek/euro)

Per disa muaj rresht sikur te dhuronim te gjithe nga 10 euro..5 ..o me shume...sa te keni mundesi...

Mund te ndertoni nje shtepi femijerie.
Jo llaka- llaka, soba rroba leshra etj etj.

Nderkohe mund te ju jepje pune edhe ndonje varfanjaku qe do ndertonte. Pra ndihme dy aneshe.

Temen do e quaja Nje tulle me emrin e anetarit! Ne itali kane arritur te rregullojne rruget me ndihmen e cdo vullnetarit!

S'ka by*** askush te marre kete persiper. Por jane vec fjale!
 

pashai

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Misha Maisky:
[qb] Sa harxhoni kohen duke vrare mendjen me gjera qe jane me te medhaja se ju, pse nuk angazhoheni te merrni kontakt me bashkite apo prefekturat e ndryshme shqipetare dhe te ndertoni website per ato, duke futur sa me teper informacjone, sherbime etj etj etj. Do te ishte diçka konkrete, sepse sidomos duke i perkthyer ne gjuhe te ndryshme mund, qe ndonje investitor apo organizate humanitare nderkombetare, te tregonte interes. Ndoshta do te ishte dhe nje prelud i mirepritur per te futur teknollogjine ne zonat me te thella te vendit..........nje enderr me sy hap? Ndoshta. [/qb]
Une pyeta njehere ne forumin e bashkise se Tiranes pse s'kishte nje version ne anglisht me mendimin qe te ofroja ndihme falas. Mu kthye pergjigje qe Bashkia do ta vinte vete se shpejti. Nqs ka ndonje bashki tjeter qe ka faqe ne internet dhe ka nevoje per ta perkthyer ne anglisht s'do ta kisha problem te ofroja falas. Cila nga bashkite Shqiptare ka nje faqe ne internet pervec asaj te Tiranes?
 

TONY

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

kjo teme kur filloi ishte e mire si ide ,tani ne 9 faqe kane hy

re mjaft thashetheme dhe tema ......
 

bona

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

cfare te bejme per shqiperine:

ti merren paret Tosit dhe Edit qe i kane bere tu vjedh dhe i shperndahen te varferve.

je dacord ti Blendi?
 
Top