Re: ALBFORUMI a ka zë?
Mishellë,
dhe për më keq me ujë brenda.
Duke dëgjuar nga jashtë si kërcet ky motori juaj lëvizës po ju them disa dmd:
qëndra e asaj që do krijohet duhet të jetë në Shqipëri, (që gjëja të quhet shqiptare)
llogaria bankare duhet të hapet tek një bankë shqiptare apo tek një e huaj që të paktën i ka rënë ndër mend të veprojë në Shqipëri e që plotëson kushtin e lehtë të ketë një faqe të sajën online për të transferuar fonde nga cdo kënd i botës, (e të tilla ka)
se nuk mungon qëllimi i shkruar bukur por komplet statuti, që do përcaktojë sa më lart e të tjera konform ligjit mbi këtë punë,
se duhet të ndahet shapi nga sheqeri për burimet, do jenë vetëm nga kuotizacioni, apo edhe nga veprimtari të ndryshme ekonomike,
po ashtu për përdorimet e tyre, kë do ndihmojë kjo gjëja, të sëmurët me SIDA, pleqtë, shtëpitë e fëmijëve, apo të parin shqiptar që do zgjatë dorën në rrugë,
e ndërkohë që një projekt të hidhet diku, në letër dhe internet antarët themelues (të paktën pesë vetë) duhet të dalin nga anonimati e të marrin rrugën deri tek Gjykata e Tiranës për ta regjistruar këtë gjënë pa emër që mund të quhet fjala vjen "JEPNI PËR NËNËN" a si të duan themeluesit ndryshe,
me shpresën se kam vënë disa pika mbi ëëëëëëëëëë, e se deri në Janar 2114 çoç do bënet.