Re: ALBFORUMI a ka zë?
OK, ora vajti 11 dhe une nuk di pse u futa edhe nje here ketu, isha shtrire te flija por u ngrita se nuk me vinte gjume.
Sigurisht, asgje nuk behet po te rrime duar kryq por une jam shume entuzjast per te gjithe ju, shoket e mi te AlbForumit.
Temen e hapa dje dhe kur kontrollova sot u mahnita nga pergjigja juaj e forte. Mendova se tema do kishte rreshqitur ne fund me 0,1 apo se shumti 2 pergjigje, por jo. Shihni vete dhe flisni. Shihni sa vete thane "Jam Gati!"
Mendoni se eshte e veshtire? Kemi shembuj qe provojne te kunderten. Ne faqen e pare keni foton e Shenjtores qe shkundi globin. Nene Tereza ishte bija e nikolles nga Shkupi, por shiko c'trashegimi la pas.
Doni te nisim dicka?
Une nuk jam ekspert interneti, por kemi te tjere ne staf qe jane. Edhe sikur temos mundem ti realizojme ndonje gje teper "fancy" mund te bejme me pak.
Une qe neser mund te hap nje Llogari Bankare dhe te informohem ne banke se si mund te depozitohet. kete informacion jua percjell juve, secili mund te kontribuoje aq sa i mban xhepi dhe zemra.
ne mos me moneyorders, perdorim Western Union dhe c'do qindarke e dhene do postohet ne forum, shuma e dhene nga gjithsecili dhe emri i bamirsit, ose ne rast se preferohet anonimiteti, Emri i qytetit nga erdhen te hollat dhe shteti perkates.
Shebmull:
Gratz, Austri ....20 Euro
Athine, Greqi.....20 Euro
Etj
Nga fundi i Dhjetorit parate dergohen ne Shqiperi, Drini, Alinos dhe Mandi shkojne i terheqin i cojne ne shtepi te femijes, marrin faturen, bejne ca foto me femijet, Skanojne faturen dhe e postojme ketu.
Une kam besimin maksimal ne ndershmerine e secilit nga keta persona. Parate mund t'i grumbullojme ketu te une, ose ne Shqiperi. (Direkt ne Shqiperi do te ishte me mire se shkurtohen kostot e Wester Union.) Por ne rast se volit me mire me llogari bankare hap une nje llogari ne BOA (Bank of America) *The New Fleet Bank.
Mund te nise keshtu, si orteku.
Nderkohe do kontaktoj redaktoret e revistes ezeta
www.ezeta.com per publicitet dhe Mjaft! apo kedo qofte qe i sherben ceshtjes.
Naten, ika se po me mbyllen syte.
Jeni fantastike fare! /pf/images/graemlins/wink.gif lol Love