ALBFORUMI a ka zë?

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Duhet dikush qe te dije te marre vendim /pf/images/graemlins/wink.gif (e para capoi), e dyta eshte e veshtire te udhehiqet turma pa e bere me pare ushtri /pf/images/graemlins/wink.gif e ushtria ka nevoje per shume stervitje e disipline.
Keshtu e shoh une deri tani.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

rrusho, po s'u kriju kryesia qe t'japi direktiva ...s'ka s'i te kthehet turma ne ushtri.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Une them qe kryetari duhet te jete (per rrjedhoje) ai qe sjell dhe idene me te bukur se dnryshe turma nuk vjen kurre ne vije /pf/images/graemlins/wink.gif capuno /pf/images/graemlins/wink.gif
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Shum mami e qesin fmin cyryk, po vune kryetar cdo njeri qe ka ide me te mire ..ushtria s'di ke te ndjeki.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

At'here :shrug:

...duket se jemi serish aty ku e nisem, deshire shume, ide asnje, nisme jo e jo, per tu drejtuar s'e kemi pasur zanat kurre.Le te mbyllet tema :shrug:
 

romeo

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

hidhni hapin e pare. Kush do te kete deshire do ndjeki shembullin!!! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Mos prisni qe objektivat t'i arrijme sot. Keshilla ime do ishte te linim edhe antare te tjere te shprehin mendimin e tyre pa e ngaterruar temen me "pyetje - pergjigje rrufe".
Pasi te kemi idene se ne c'nivel eshte gadishmeria per te vepruar, dicka do te vihet ne levizje, ju jap fjalen.
 

Dolores

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Hahahah ca fisi luftarak qe jemi mer dreamerrrrrrrr /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Mos prisni qe objektivat t'i arrijme sot. Keshilla ime do ishte te linim edhe antare te tjere te shprehin mendimin e tyre pa e ngaterruar temen me "pyetje - pergjigje rrufe".
Pasi te kemi idene se ne c'nivel eshte gadishmeria per te vepruar, dicka do te vihet ne levizje, ju jap fjalen. [/qb]
Shpresoj qe ta degjojme kete zerin e AF-se se shpejti. Une jam gati te jap kontributin tim personal. Me pelqeu shume ajo hapja qe kishe bere ne fillim te temes. Prek teresisht realitetin e detyrimit qe kemi ndaj vendit tone, familjeve, miqve e shokeve me te cilet jemi rritur.

Kur kam qene ne vit te trete ne shkolle te mesme shkolla jone organizoi nje panair dhe parate qe u mblodhen u perdoren per t'u cuar dhurata jetimeve tek jetimorja afer ambasades amerikane tek rruga e Elbasanit. Pata mundesine te isha nje nga ata qe shkuan per te cuar dhuratat. Nuk kam per t'i harruar kurre ato syte e vegjel qe na shihnin dhe qeshnin te lumtur qe dikush kishte menduar per ata. Kenaqesia ishte e dyfishte. Pervec jetimeve ka dhe plot te tjere qe kane nevoje per ndihme, mjafton te kemi deshiren dhe te jemi te gatshem dhe te shohim pertej vetvetes.

Po pres qe te vihet dicka ne levizje meqenese na ke dhene dhe fjalen.
:thumbsup:
 

RaVeR

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb]
Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] E di, ndoshta ngjaj me ndonje cjap qe blegerin kot me kot, por ne te verte ju them. Si mund ta perdorim kete Forum per kombin.


+ Une propozoj formimin e nje "USHTRIA E MAIL" - ku antaret regjistrojne adresat e tyre per t'i perdorur ne shperndarje peticionesh, protestash etj etj. [/qb]
Jo mo Blendi, nuk blegerin kot kush tha, kjo eshte nje teme mjaft interesante qe mund ta perdorim si vegel te mire ne sherbim te interesave te shqiptareve kudo qe jane. Jam gjithashtu plotesisht dakort me parafolesit qe ne te japim nje fare kontributi per te ndihmuar kauza te ndryshme qofte duke shperndare peticione apo oraganizua protesta qofte edhe online.

Ide konkrete, per te dhene mendimin tim, eshte psh te shperndajme peticione dhe te sensibilizojme opinionin publik per nevojen e uljes se moshes te ligjshme per marredhenie seksuale konsensuale nga 16 ne 14 vjec, gje qe po behet me mjaft sukses ne vende te tjera dhe qe i pergjigjet me se mire realitetit te sotem. Po ashtu, shperndarja falas e kontraceptiveve neper shkollat e mesme si dhe klasat e larta te shkollave 8-vjecare.

Po ashtu mendoj se mund te punojme per t'u organizuar per te kerkuar legalizimin e kanabisit si nje bime me vlera te medha kuruese dhe qetesuese per semundje te ndryshme.

Kaq do te thoja per momentin dhe do ta kisha per nder te behesha ushtar i thjeshte i kesaj ushtrie qe po krijohet perpara syve tane. E-mailin tim administratoret mund t'a perdorin per kete qellim.

Flm! [/qb]
Shume interesant ky shkrim !

Vendi jone mor djale ka nevoje per gjera me jetike se prezervativa e ligje qe ulin moshen e seksit ... Qe te mendojme keto gjera duhet te jene te tjerat ne vije.

Nejse, Ideja juaj me pelqeu shume. Me thene te drejten, shumicen e gjerave qe shikoj te postuara ne forum me duken pa kuptim dhe humbje kohe (pa ofenduar shkruesit) Por kjo temem me te vertete spikat dhe zgjon patriotin brenda te gjithe nesh qe jemi larg atdheut.

Personalisht jam i mendimit qe ne te gjithe nje dite duhet te kthehemi ne atdhe, ta ndihmojme te perparoje sepse ka gjithcka duhet te eci dore-per-dore me fqinjet e vet. Per kete, nuk besoj se ndihmat humanitare per te cilat juve flisni do te bejne ndryshime te medha. Fundja fundit jane ndihma materiale. Materialeve u vjen fundi dhe ndodh rikthimi ne piken e nisjes. Per mendimin tim; ne, mergimtaret duhet te kthehemi ne atdhe nje dite ku te investojme mundin, eksperiencen, kapacitetin dhe intelektin(gjera qe i derdhim ne vendet qe jemi tani) tone per ta bere vendin me te mire.

Sot me shume se kurre shqiperia ka nevoje per NE si bije te vet.

Do ta vazhdoj pasi te marr mendimet tuaja...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Lexova neper te propozimin e Blendit per dhurimin e disa librave, une di Blendi per nje pakete me libra dhe numra te revistave te shkencave politike qe rrine ne North Carolina per mungese fondesh transporti.
Filloni me gjera konkrete, se deshiren e mire jua lexuam te gjitheve ne sy!
 

qeshem

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

meqe kendej paska nevoje per konkretizime...
jemi fund viti, per nja nje muaj e ca ne mos te gjithe shumica jone do marri dhe do jape dhurata,
me siper u permenden ato qe jane vetem dhe kane nevoje per ndihme, dicka simbolike nga gjithsecili e dhene ne menyre te organizuar mund te ishte nje dhurate e kendshme per fund vit per ndonje nga qendra te tilla
cfare mund te jete...
- nje shume te hollash e konvertuar ne lodra, veshje, paisje te nevojshme per qendren
- forma te ndryshme argetimi te pergatitura per festa te tilla
ku mund te cohen ....
nese jeni te interesuar per nje info te sakte mbi qendrat ne shqiperi, (jetimore, femije ne veshtiresi)personat e kontaktit dhe nevojat e tyre mund ta siguroj, ne menyre per te zgjedhur ate qe mund te pershtatet
forma e oragnizimit ...
kjo gje varet nga deshira e gjithsecilit, nje adrese, nje llogari bankare, nje emer kontakti ne shqiperi qe llogjikisht i bie te jete njeri nga keto te stafit, dhe gjerat marrin forme
mbasi shihet c mund te mblidhet zgjidhet qendra dhe gjithcka e dokumentuar me video ose foto behen dhuratat
kjo pak a shume perciptazi ideja ime per dicka qe nuk kushton shume mundim por fal kenaqesi me shume... nese ju duket ok ideja mund te flitet per detaje, mire do ishte para fundit te vitit
dhe pa harruar qe nga gjerat e vogla vijne gjerat e medha...
:wave:
 

olti

Neo
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Une lexova ne disa shkrime qe qe ne fillim dalin zera per organizimin; kush do jete drejtues etj si keto. Per kete eshte nje staf i forumit e nuk ka pse te kerkohen qe ne fillim poste !!! Se dyti, une do te sugjeroja qe te behej nje tentative per ta rregjistruar AF si nje subjekt juridik ne nje nga gjykatat e Tiranes. AlbForumi.Com mund te rregjistrohet si nje shoqate/organizate mbarekombetare jo fitimprurese, pra si nje tip OJQ-je. Nuk e di se si eshte legjislacioni shqiptar mbi keto ceshtje, ose thene me qarte, nese keto lloj organizatash i nenshtrohen taksimeve, sepse nese do i perjashtoheshin, atehere punet do te ishin shume me te lehta. Se treti ndoshta do te duhej te krijohej nje llogari bankare, qe do te ishte nje baze per veprime konkrete per me vone- dhe keshtu me radhe. Pastaj do fillonte nje organizim i vertete, ku secili mund te jape aq kontribut sa mundet.

Se fundi do ftoja personat negative qe shkruajne ketu, qe te mos shkruajne fare. Ne forum ka vende plot per te shkruar, per t'u qare, e ku e di une me se ca tjeter. Ketu ka vend per te gjithe!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

po te vazhdoni te thelloheni dhe pak (po te vazhdoni te diskutoni me kete fryme pra) do te arrijme ne perfundimin se jane dijet e eksperienca juaj qe vlen me teper per shqiperine

pse te ikin kot gjithe diskutimet e AF
pse te mos krijohet nje gazete apo reviste (qe i jep ze ketij forumi) - fillimisht e financuar nga ne e me vone te ece vete (me tema shoqerore e mendime per probleme si emigrimi, integrimi,punesimi, udhetimet, kontaktet, informimi etj) - dicka praktike ku permblidhen experiencat personale te mesuara per zgjidhjen e problemeve te dikujt
sejcili mund te japte ndihmen e vet ne lidhje me menyren e zgjidhjes rrenjesore te problemeve pervec ndihmave humanitare

ps. ishte thjesht nje ide
 

arterie

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Pershendetje!
Shoh zjarr edhe ndjenja. Me pelqen. Nuk dua aspak ta fut kete ne rrjedhat e pesimizmit, por deri diku me duhet te kundershtoj. Nuk me duket se mund te ndihmojme nga ana ekonomike sepse ne nuk mund te japim me shume fonde sesa shtete te tjera i kane dhene Shqiperise. Ne edhe mund ta ndihmojme nje shtepi femijesh jetim ne Shqiperi por nga vete tema do ju pyesja "a eshte ky, ze?!!". Une mendoj se jo por nuk i ul vlerat e veprimit. Shumicen derrmuese dhe sidomos pjesemarresit e deritanishem i respektoj per horizontin, dijet dhe kulturen qe kane. A mund te i shperndajme ne keto. Po ju them se jane vlera qe nuk mund te vleresohen ne vlera monetare apo ndihma ekonomike ne shoqerine tone nese realizohen. Po ju them vetem nje element. A mund te heqim ne nga shoqeria shqiptare rolin e " Te fortit" dhe poziten e tij ne shoqerine tone. Une them se po. Aspak ndihme ekonomike sesa sensibilizim dhe thyerje tabuje. Ky ishte nje shembull i vogel se cfare mund te behet me ato tre arme qe shume nga ju i zoterojne dhe per kete jam krenar: Horizont, Dije dhe KULTURE.
Ju faleminderit.
 

blendiys

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Blend,ne se ke ide konkrete,mund ti shtrosh ketu qe te gjithe te kene mundesi te kene nje pasqyre sa me te qarte se per cfare diskutojme dhe per me teper ndihma qe mund te ofrohet!
P.S Gene dhe Neo kane dhene nje mendim qe mbase nga nje pjese e mire e pjesemarresve ne AF do te ishte me vlere!!
Fillimi i mbare,gjysma e punes!
 
A

Adami

Guest
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Ide e bukur per krijimin e nje gazete/reviste ALBFORUMI .Ide e bukur e sponsorizimit si psh per jetimet ne shqiperi.Por sa realizohet kjo gje, sa force ka administrimi e albforumit te beje cdo gje te mundur?
Do kohe, do Kontakte te shumta,do llogari bankare gjithandej (mos harroni qe jo cdo shqiptar jashte shteti ka llogari banke ku mund te japi ndihmen e tij).Kush eshte ai/ata qe do merren me
kete pune, sa jane te besueshem?Duhet qe te kete lidhje edhe me TV publik shqiptar ose kanalet private per keto lloj hapash qe mbase do mirren te dihen nga ata qe sponsorizojne.Jo cdo gje te ngelet online/virtualisht.Gjysma e Admineve ketu jane jashte shtepi dhe gjysma jane ne shqiperi dhe keta te shqiperise skane kohe te flene gjume nga punet e shumta qe kane e lere me te mirren me dicka qe do tu kushtoje shume kohe.
As Dolores said: Dream.

Blendi ideja eshte e bukur dhe gati njelloj si kjo eshte hapur me kohe tek forumi i shkodres por ........ is this a imagination?.Nuk ndryshojne gje ata qe jane ne shqiperi me protestat e tyree lere me me mjete virtuale.
:thumbsup:
 

Blendi

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

OK, ora vajti 11 dhe une nuk di pse u futa edhe nje here ketu, isha shtrire te flija por u ngrita se nuk me vinte gjume.

Sigurisht, asgje nuk behet po te rrime duar kryq por une jam shume entuzjast per te gjithe ju, shoket e mi te AlbForumit.
Temen e hapa dje dhe kur kontrollova sot u mahnita nga pergjigja juaj e forte. Mendova se tema do kishte rreshqitur ne fund me 0,1 apo se shumti 2 pergjigje, por jo. Shihni vete dhe flisni. Shihni sa vete thane "Jam Gati!"

Mendoni se eshte e veshtire? Kemi shembuj qe provojne te kunderten. Ne faqen e pare keni foton e Shenjtores qe shkundi globin. Nene Tereza ishte bija e nikolles nga Shkupi, por shiko c'trashegimi la pas.

Doni te nisim dicka?
Une nuk jam ekspert interneti, por kemi te tjere ne staf qe jane. Edhe sikur temos mundem ti realizojme ndonje gje teper "fancy" mund te bejme me pak.

Une qe neser mund te hap nje Llogari Bankare dhe te informohem ne banke se si mund te depozitohet. kete informacion jua percjell juve, secili mund te kontribuoje aq sa i mban xhepi dhe zemra.
ne mos me moneyorders, perdorim Western Union dhe c'do qindarke e dhene do postohet ne forum, shuma e dhene nga gjithsecili dhe emri i bamirsit, ose ne rast se preferohet anonimiteti, Emri i qytetit nga erdhen te hollat dhe shteti perkates.

Shebmull:
Gratz, Austri ....20 Euro
Athine, Greqi.....20 Euro
Etj

Nga fundi i Dhjetorit parate dergohen ne Shqiperi, Drini, Alinos dhe Mandi shkojne i terheqin i cojne ne shtepi te femijes, marrin faturen, bejne ca foto me femijet, Skanojne faturen dhe e postojme ketu.

Une kam besimin maksimal ne ndershmerine e secilit nga keta persona. Parate mund t'i grumbullojme ketu te une, ose ne Shqiperi. (Direkt ne Shqiperi do te ishte me mire se shkurtohen kostot e Wester Union.) Por ne rast se volit me mire me llogari bankare hap une nje llogari ne BOA (Bank of America) *The New Fleet Bank.

Mund te nise keshtu, si orteku.
Nderkohe do kontaktoj redaktoret e revistes ezeta www.ezeta.com per publicitet dhe Mjaft! apo kedo qofte qe i sherben ceshtjes.

Naten, ika se po me mbyllen syte.
Jeni fantastike fare! /pf/images/graemlins/wink.gif lol Love
 

D-J

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga arterie:
[qb] Pershendetje!
Shoh zjarr edhe ndjenja. Me pelqen. Nuk dua aspak ta fut kete ne rrjedhat e pesimizmit, por deri diku me duhet te kundershtoj. Nuk me duket se mund te ndihmojme nga ana ekonomike sepse ne nuk mund te japim me shume fonde sesa shtete te tjera i kane dhene Shqiperise. Ne edhe mund ta ndihmojme nje shtepi femijesh jetim ne Shqiperi por nga vete tema do ju pyesja "a eshte ky, ze?!!". Une mendoj se jo por nuk i ul vlerat e veprimit. Shumicen derrmuese dhe sidomos pjesemarresit e deritanishem i respektoj per horizontin, dijet dhe kulturen qe kane. A mund te i shperndajme ne keto. Po ju them se jane vlera qe nuk mund te vleresohen ne vlera monetare apo ndihma ekonomike ne shoqerine tone nese realizohen. Po ju them vetem nje element. A mund te heqim ne nga shoqeria shqiptare rolin e " Te fortit" dhe poziten e tij ne shoqerine tone. Une them se po. Aspak ndihme ekonomike sesa sensibilizim dhe thyerje tabuje. Ky ishte nje shembull i vogel se cfare mund te behet me ato tre arme qe shume nga ju i zoterojne dhe per kete jam krenar: Horizont, Dije dhe KULTURE.
Ju faleminderit. [/qb]
:thumbsup: r u a brainreader machine /pf/images/graemlins/tongue.gif ?
 
Top