Re: ALBANIA -UKRAINA
Me behet qejfi,qe dhe trajneri RAPOLDER e mendon si une
persa i perket mos thirrjes ne kombtare te FATMIR VATES,lojtarit teknik dhe driblues,qe kete ndeshje ishte i domosdoshem per ndeshjen me ukrainen.
un dje dhashe menimin tim,persa i perket ndeshjes se merkures, dhe sot gazeta sporti shqiptar eshte i njejtit mendim me mua,ja sec shkruan gazeta
Rapolder: Për Brigelin flasim në fund të marsit
Sporti - Online
Pas ndeshjes Shqipëri-Ukrainë dhe humbjes 2-0 të kombëtares shqiptare, m'u rikujtua një bisedë që kam bërë me trajnerin e Arminia Bielefeldit, Rapolder, si dhe futbollistin shqiptar të kësaj skuadre, Fatmir Vatën, menjëherë pas ndeshjes Arminia-Bohum, që përfundoi në barazim 1-1. Më tepër se sa të komentoj lojën e kuqezinjve tanë ndaj ukrainasve, më duket më interesante të perifrazoj bashkëbisedimin e pak ditëve më parë. "Të parin takuam Vatën, i cili dukej tepër i mërzitur për mosgrumbullimin e tij me kombëtaren për ndeshjen me Ukrainën. Që në fillim, Vata kërkon t'i bjerë shkurt kësaj teme, teksa thotë: "Mbase kurrë më me kombëtaren." Por kur ne e ngacmojmë, duke i thënë që Brigeli ka thënë në shtypin shqiptar se mbetet alternativë e sulmit kuqezi, Vata shton: "S'e besoj që jam alternativë në ekipin kombëtar. Unë e kam treguar veten në ekipin kombëtar, siç e kam treguar veten edhe në Bundesligë. Por së fundi kam arritur në një përfundim, tepër të vështirë për t'u marrë, por i detyruar: nuk mund të më marrë pranë kombëtares as Brigeli, as babai i Brigelit. Sa të jetë ai trajner i kombëtares shqiptare, Fatmir Vata nuk do kthehet më në gjirin e saj." Pyetjes tjetër, se si do të reagonte nëse i duhej patjetër kombëtares, Fatmiri i përgjigjet: "Edhe nëse ftohem, nuk do të shkoj, sepse çdo gjë i ka kaluar caqet. Çdo gjë është e vonuar dhe për mua kapitulli i kombëtares është i mbyllur." Me këtë fjali Vata përfundon gjithçka, duke mos dashur të shtojë më shumë rreth çështjes "kombëtare". I fundit me të cilin bashkëbiseduam ishte trajneri Rapolder. "Nuk e fsheh që jam shumë i lumtur që nuk u ftua Fatmiri për ndeshjen me Ukrainën, - thotë në fillim trajneri i Arminias. - Unë do të bëja të pamundurën që ai të mos fluturonte për në Tiranë, sepse na duhet jo vetëm për ndeshjen me Bajernin, por më shumë për Maincin dhe Nurenbergun. Po të fluturonte për në Tiranë, e dija se nuk do të mund të luante me Bajernin." Duke komentuar qëndrimet e Brigelit, sipas të cilit Vata nuk mund të luajë në kombëtaren shqiptare sikurse tek Arminia, Rapolderi nënvizon: "Mos doni që Vata të matet në 100-metërsh me ish?kampionin e Gjermanisë për të rinj në 100 m dhe 110 metra me pengesa, zotin Brigel? Sikurse mund t'i keni parë ndeshjet e Arminias, Vata, brenda një 90-minutëshi luan në 6 pozicione, në sulm dhe mesfushë. Është futbollisti që ka më shumë kontakte me topin dhe fiton 70% të dyluftimeve me kundërshtarin. Fiton shumë faulle dhe e mban në tension të madh mbrojtjen kundërshtare. Dhe tani, ju lutem, të më falni se është ftohtë dhe gruaja me vajza po më presin. Një herë tjetër mund të flasim më gjatë, por besoj se në fund të marsit do ta shihni më qartë punën e Herr Brigelit,"- e mbyll komentin e tij trajneri i Arminias Rapolderi".