Akuza te renda ndaj Sollakut

Gysi

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Gys nuk eshte pune deshire ketu. Sala mund te kete deshire ti shohe te pjekur ne hell te gjithe kundershtaret, puna eshte se i duhet te coje ca prova ne prokurori.
Opinioni publik manipulohet lehte ketu tek ne. Po krijohet ideja tani se me te ikur Sollaku do te vershojne dosjet ne prokurori per korrupsion te ish-pushtetareve. Jam shume kurioz te shohe si do te veje.

[/ QUOTE ]

Pikerisht pra Ujk, qe te shuajme kukriozitetin eshte e nevojshme te heqim sollakun dhe te shohim c'do te ndodhe.
Por nuk eshte normale qe te te vazhdojme ta mbajme ate qe hesht ndaj krimit thjesht me pretekstin apo me dyshimin se edhe ai qe do te vije nuk do te beje gje!

Per sa i perket provave per hajdutet, prokurori ka sa te duash dhe nuk ka nevoje qe ti coje Sala prova. Problemi eshte se ai nuk ka vullnet per ti rrasur brenda dhe jo se nuk ka prova. Dhe kjo eshte normale, pasi jane pikerisht keta hajdute qe e kane vene dhe po e mbrojne, duke mbrojtur ne kete menyre veten e tyre.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Sipas kesaj logjike i bie te hiqen te gjithe prokuroret, se mesa di une, nje prokuror nuk duhet te prese urdhrin e kryeprokurorit per te proceduar nje dosje.
Jonormale eshte ajo qe thashe me siper, qe ketu tek ne per fat te keq gjithmone e me teper institucionet njesohen me drejtuesit e tyre, ne te mire e ne te keq.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Sigurisht qe jo te gjithe, por nje reforme fillon normalisht nga kreu dhe jo nga bishti.

Pastaj, ka sa te duash prokkurore qe do te mund ta procedonin nje politikan, por kur shefi te pengon ta besh kete, cfare mund te beje prokurori?
 

MLK

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Cdo shtetas apo nenpunes i shtetit qofte ky dhe i larte duhet te kete vetem nje njesi matese, ligjin.
Pra ligji duhet te jete i njete per te gjithe si per te majte, te djathte, te fe, te pa fe....
Nese duam te dime qe Berisha do te luftoje krimin, korrupsionin e te vere ne vend ligjin, mjafton te shtrojme nje pyetje te thjeshte:
Kriminele, te korruptuar, trafikante jane vetem bashkepuntoret e PS apo te opozites apo te tille gjenden ne çdo pjese te shoqerise shqiptare, pra dhe ne simpatizante, aktiviste apo pushtetare te PD-se?!
Une personalisht mendoj se krimi, korupsioni nuk ka krah politik e rrjedhimisht lufta kunder krimit nuk duhet te kete lidhje me ate kundra kundershtareve politike. A ka denoncuar apo futur brenda ndonje Berisha qe ka lidhje me PD-ne? Nese jo, atehere beteja e drejtuar kundra kryeprokuroit nuk ka lidhje me ate qe pretendon Berisha por me goditjen e kundershtareve politike nepermjet fuqise [ndaluar] i ka besuar populli nepermjet votes.
Kjo mund te quhet çdo gje, po kurresesi demokraci.
 

shkodranlover

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sigurisht qe jo te gjithe, por nje reforme fillon normalisht nga kreu dhe jo nga bishti.

Pastaj, ka sa te duash prokkurore qe do te mund ta procedonin nje politikan, por kur shefi te pengon ta besh kete, cfare mund te beje prokurori?

[/ QUOTE ]

Jam krejt dakort me ty. Ky prokuror ka shume njolla nga e kaluara qe nuk po i pastron as sot e kesaj dite. Pastaj ka dhe dicka tjeter: Sala po iu fut dickaje do ta coje deri ne fund, ska rendesi se si. Keshtu qe me mire heret se vone...
 

MLK

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Rendesi ka shume se ç'fare rruge do ndiqet, pasi shoqeria shqiptare ke nevoje per institucione qe respektohen e jo per funksionim patriarkal.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

O MLK, ky muhabet nuk ka ndonje problem ligji. Kryeprokurori nuk e ka bere punen e vet dhe duhet te largohet.

Persa i perket korrupsionit ne PD. Sala vete i ka kapur disa raste. Gramoz Pashko ka qene nje prej tyre p.sh.
Ndersa problemi eshte se Nano, nuk futi ne burg asnje nga administrata e Berishes dhe ne kete menyre ia hapi rruget me teper korrupsionit.
Tani une, do te isha pak me i qete sikur te dija qe forca qe vjen ne pushtet do te denoje hajdutet e forces qe ishte. Kjo do te beje te mundur qe te kufizohet sado pak korrupsioni.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Sala dhe Genc Rulin e shkarkoi dikur per korrupsion, dhe sot e ka prape minister po he. /pf/images/graemlins/smile.gif
Nejse, me pelqeu dje se u tregua i squt, jau ngeci socialisteve ne dere, u tha propozojeni ju kryeprokurorin. /pf/images/graemlins/devil.gifTe shohim vazhdimin e ceshtjes qe ka per tu kthy si zakonisht ne tragjikomedi ne parlament. /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/crazy.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Sollaku duhet te ike dhe te mos fshihet prapa institucionit.
 

MLK

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Prokurori dhe instituti i prokurorise nuk duhet te kete asnje lloj lidhje me politiken! Vetem nese eshte institucion i pavarur i krijohet mundesia dhe tereni per te zbatuar ligjin. nese eshte politika ajo qe vendos per zgjedhjen dhe heqjen e kryeprokurorit atehere do te thote se kurre ska per te qen i pavarur e si pasoje ska se si te luftoje politiken pasi sa here do ta luftoje, politika ka mundesine ta shkarkoje nga detyra.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Po mire mor MLK, me thuaj, kush duhet ta zgjedhe kryeprokurorin?

A duhet ta zgjedhe presidenti?
Dhe a mund te thuash dot se presidenti nuk eshte njeri politik?????

Problemi nuk eshte tek fakti qe politika nderhyn. Poltika do te nderhyje dhe kjo eshte normale. Problemi eshte se ne Shqiperi, ende nuk ka institucione te qendrueshme, pasi per nje gje te tille duhet mjaft kohe. Pikerisht me disa rotacione, do te mund te behen disa ndryshime, te cilat ne fakt, kane filluar.
Depolitizimi i institucioneve nuk mund te vije menjehere, ne nje kohe kur keto institucione po ndertohen nga politika.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Prokurori dhe instituti i prokurorise nuk duhet te kete asnje lloj lidhje me politiken! Vetem nese eshte institucion i pavarur i krijohet mundesia dhe tereni per te zbatuar ligjin. nese eshte politika ajo qe vendos per zgjedhjen dhe heqjen e kryeprokurorit atehere do te thote se kurre ska per te qen i pavarur e si pasoje ska se si te luftoje politiken pasi sa here do ta luftoje, politika ka mundesine ta shkarkoje nga detyra.

[/ QUOTE ]

Një sqarim;

Është e drejtë e Parlamentit shqiptar, si përfaqësues i popullit dhe i si i vetmi organ i zgjedhur me votë direkte nga populli, të hetojë mbi persona e çështje problematike.
Duke u bazuar në hetimet e Komisionit Hetimor të parlamentit është Presidenti ai që vendos për shkarkimin e Kryeprokurorit (në çështjen në fjalë).
Më pas, forcat politike propozojnë një kandidat të ri i cili aprovohet (ose jo) nga Presidenti i republikës.

Pra në këtë mes nuk ka asnjë shkelje ligji apo të Kushtetutës (deri tani të paktën).
 

MLK

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Problemi eshte se komisioni qe para se te ngrihet ka per mision te shkarkoje kryeprokurorin e jo te hetoje mbi veprimtarine e institucionit te prokurorise dhe kryeprokurorit.
Kjo eshte skandaloze pasi kryeministri shqiptar qe predikon te kete monopolin e luftes antikorrupsion, funskionon si kryeminister i nje republike babaniere.
Nuk mund te dali kryeministri e te deklaroje se duhet te shkarkohet kryeprokurori pasi ka pas shkelje te renda e per kete ai zoteron prova pasi e kthen ne qesharak postin e vet institucionit qe drejton.
Nese Berisha ka prova, keto prova mund tja paraqesi Presidentit, e nese keto prova perbjne nje shkelje nga ana e kryeprokurorit te veprohet si e parashikon ligji per shkeljet qe ka kryer ne ushtrinimin e detyres.
Po ne te njeten kohe, nese Berisha thote se ka prova, atehere nuk ka pse te ngreje komision hetimi pasi bien ne kontradikte ne ato qe thote!
Nuk jam per mbrojtjen e Sollakut po jam per mbrojtjen e principit te ligjit, te kushtetutes, ye njohjes se te drejtes se pafajshmerise deri ne momentin qe nje gjykate nuk eshte prononcuar. Keto jane baza e nje vendi demokratik e nese duam te behemi te tille, na takon te gjitheve ti respektojme, duke filluar nga kryeminisytri.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

O MLK, duhet te arrish te besh dallimin midis provave logjike, provave te arsyes, provate te asaj qe gjithkush sheh ne realitet, me provat e dokumentuara.
Per te sjelle prova te njohura ligjerisht, duhen provat e dokumentuara dhe dokumentat gjenden ne prokurori, si dhe neper dikasteret ku jane bere abuzime.
Pastaj, tjeter gje. Eshte absurde te kerkosh qe kryeministri te dergoje provat tek presidenti. C'pune ka kryeministri te kontrolloje kryeprokurorin? Parlamenti po, ka te drejte te kontrolloje dhe ti kerkoje Presidentit te vendose.
Duhet te arrish te besh dallimin institucional te Berishes si kryeminister dhe si lider i maxhorances ne parlament.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Qëllimi prapa ngritjes së komisionit është shkarkimi i Kryeprokurorit dhe kjo s'don shumë mend. Në mos nuk do kishte arsye ngritja e një komisioni të tillë.
Akuzat e Berishës na kanë ardhur në majë të hundës por në këtë rast ai po vepron sipas ligjit. Oferta e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri (gjithmonë nëse ky aktuali shkarkohet) nga opozita e nxjerr Berishën me "duar të pastra" nga ky tranzaksion.
Pra, pavarësisht qëllimeve të Berishës apo amatorizmit të tij politik, zgjidhja e problemit specifik të kryeprokurorit po kryhet në baza demokratike dhe me pjekuri ligjore (nga ana e PD të paktën).
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Sapo lexova Kushtetuten.
Per Kryeprokurorin thoshte qe, parlamenti ka te drejte te propozoje shkarkimin, dhe jo ta shkarkoje Kryeprokurorin. Nga ana tjeter parlamenti kishte te drejte te shkarkonte ca drejtues te tjere si ate te KLSH, etj.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

Po pra sintetiku!
Parlamenti ate po ben, po propozon shkarkimin, por shkarkimi nuk behet thjesht me vota, kush eshte dakort. Pergatitet nje komision, hapet nje dosje, behet nje raport dhe merret vendimi nga parlamenti per t'i kerkuar presidentit shkarkimin. Ne fund vendos Mojsiu.
 

tntn

Primus registratum
Re: Akuza te renda ndaj Sollakut

...do ishte shume mire qe Sollaku te shkarkohej.
Sa me pare, aq me mire.

BYE-BYE, SOLLAKU BEJ!
 
Top