Re: Akuza te renda ndaj Sollakut
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
O Gys pash zotin se je dhe cun i zgjuar mos ja fut kot or burre. TI thua te heqim kete ne se ky ka ruajtur hajdutet socialiste, pastaj se ca ben ai tjetri qe vjen pune e madhe, se do filloje vetem hetime ndaj kundershtareve te kryeministrit pune e madhe.
O Gys hajduti nuk ka ngjyre mor lal. Hajduti merret vesh dhe me PS dhe me PD, dhe ky eshte problemi, se dhe prokurori i ri do ti haje me nder m*** korrupsionit, po duan te vene nje "te forte" qe pasi tu presin financimet nga trafiqet ish-pushtetareve, ti fillojne vete.
Si s'paska rendesi politizimi i kryeprokurorit. Ja ke idene ca po thua!!!! Likuidon gjithe kundershtaret mor daje dhe nuk ka frike hic se nuk kalon me ne opozite fare.
[/ QUOTE ]
O Ujk, me kupto drejte. Sigurisht qe depolitizimi i Kryeprokurorit do te ishte nje gje e mire dhe mjaft e nevojshme. Por duke pare realitetin politik shqiptar, nje gje e tille do te ishte e pamundur. Ne lidhje me kete realitet une zgjedh qe kryeprokurori te pakten te beje pune, qofte edhe duke futur ne burg njeren pale. Pra nqs dje vodhen ata, dhe sot kryeprokurori demokrat i rras te gjithe ne burg. Keta qe jane tani, nuk do te mund te vjedhin dot me ate lloj babezie qe vodhen ata te paret. Pasi frika e ruan vreshtin. Do te vije dita qe rradhen do ta kene keta. Dhe mos mendo se pushtetin mund ta mbash fot gjate. Po te ishte keshtu, e kishin mbnajtur socialistet (me ustallare se ata per manipulime nu kmund te gjesh).
Ne kete menyre, kur te nderrohen pushtetet, rradhen per ne burg do ta kene keta qe jane sot.
Por ne qofte se, hajdutet e djeshem nuk denohen, ky eshte nje precedent i rrezikshem qe i jep te gjitheve mesazhin: "vidhni rehate se asnje gjemb ne kembe nuk do t'u hyje".
.
NQS sala i rras ne burg nje pjese te mire te hajduteve te djeshem, eshte e natyrshme qe kura ata qe do te mbeten te vijne ne pushtet, nuk do ta lene pa i rrasur brenda hajdutet e sotem. Pikerisht kjo eshte vlera e rotacionit. Te mendosh se do te vije dita kur do te japesh hesap, per menyren se si ke vepru me pushtetin.
Sigurisht qe Kryeprokurori mund te biere ne ujdi me hajdutet e te gjitha ngjyrave. Edhe kjo eshte e mundshme. Por kjo nuk eshte politizim tek e fundit. Kjo eshte forma me e shemtuar, pikerisht e depolitizimit. Ky eshte hajdutizim.
Fakti qe sala kerkon me cdo kusht qe Sollaku te iki, dtth se ai e ka i fare deshire me i rras mrena ca rob te felliq te qeverise se djeshme. Dhe kjo eshte gje e mire ne thelb, pavaresisht me cfare qellimi e ben Sala.
Sigurisht, me kete edhe mund te abuzohet sic thua ti, duke dashur qe thjesht ta kesh pushtetin per vete dhe te jesh i qete. Por nuk mund te fillosh ta paragjykosh qe tani kete gje. Ne rradhe te pare, sollaku duhet te zhduket. Pastaj te fillohet nga kujdesi per te ruajtur tjetrin.
Persa i perket atyre qe duan fakte. Me vjen keq. Prokurori eshte aty per te cuar robt ne gjyq. Fakti qe ne Shqiperi eshte vjedhur sa iu ka mbajtur barku bullafiqeve te PS-se, dhe kokerr gjembi nuk iu ka hyre nga Sollaku, mjafton per t'i thene atij "ik, zhduku". Nqs do te nxirren prova ashtu sic thote MLK, nuk mjafton me ikje nga posti, por do te duhet te procedohet per gjyq.