Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?
Fillimisht postuar nga SHKODRAN1:
[qb] [/qb]Sipas UN Security Resolution 1244, forcat ushtarake serbe deri ne muajin maj te vitit 2001 nuk kan qene te lejuara te qarkullojen as brenda kufirit te serbise, ku kufizohet Presheva me Kosoven e kam fjalen, pervec forcave policore qe perdorin arme te lehta. Ne maj te vitit 2001 me renjen dakort te komuntetit nderkombtar dhe liderve shqiptar u lejun te futen ne at zone. Ti je i informum gabim. Dhe po te ishte ashtu si thu ti, Thaçi dhe te tjeret qe drejtuan UÇK do te beshin perseri thirrje per te luftuar si ateher qe u be lufta. Ti qe je per lufte merr edhe mamin edhe shko e lufto, nuk te ndal kush me luftu. [/QB]
Atë Shkrodrani e di une. E di, se ka egzistuar nje "Pufferzone", qe i ndante forcat e KFOR-it dhe forcat Serbe. Ajo zone ka qen 5 km e gjate.
Mbasi u krijua UÇPMB-ja, nderkombetaret dhe serbet ranë dakort, që ajo zonë të prishet, me efekt, që forcat të UÇPMB-së të mos mbështesin forcat në IRJM UÇK(ombëtare). Dhe kështu, të dy forcat i dorëzuan armët pa asnjë sukses.
Por, nuk di, a je ti i informuar, se në marrëveshjen e Kumanovës, mbas mbarimit të luftës në Kosovë, forcat ndërkombëtare dhe forcat serbe nënshkruan marreveshjen, që lejon KFOR-in të hy në Kosovë. Poashtu edhe ajo zone u krijua, që forcat serbe dhe forcat te KFOR-it të mos ndeshen (ajo zone tani nuk egziston më).
Por, më interesante është, që te dy palet merren vesh, qe forcat serbe të kthehen në Kosovë.
Dhe pikerisht, Covici nje kohe te caktuar kerkonte ate (qe ne fakt eshte e drejte e tij, sepse bazohet ne nje marreveshje), por Komandanti i KFOR-it zoti Mini tha, se tani nuk eshte koha, qe te realizohet ajo. Shqiptaret e kuptuan, se ja nuk kthehen asnjeher. POR ai tha, se nuk eshte koha e pershtatshme.
Shkodrani
Une nuk them, qe te shkosh ti ne lufte. As une nuk duhet te shkoi. Ka tani per tani mjaft njerez, qe bejn lufte guerille. Por them, qe duhet te egzistoi nje force e tille. Nese statusin final do te jete negative, atehere le te mbajn mend sllavet dhe ata, qe vendosin per ate status (e di se nuk do te vendosin shqiptaret)!!!!
Shumë të fala Shkodrani.