AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Presidenti

Forumium maestatis
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

s'kane rednesi shoqatqt apo armatat, as kufinje apo politikanet:rendesi ka ndergjegja popullore.Zgjidhja s'eshte tek armet por te edukimi.
 

AL PACINO

Forumium praecox
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

o president, ma thuj nji rast, qe nji popull ka fitu te drejten, me an te edukimit tan, qe ti menon,apo do te na tregosh nivelin tan te lart edukimit me dy - tre gjona qe ti ke lexu, apo ke pa. - di te them ket qe je nji njeri fallco - niveli edukimit duhet te tregohet ne raste tjera,dhe jo ne kete rast. faktet thon se vetem me luft mund te fitosh lirin
 

bengu

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Marre nga: www.lajmet.com

AKSH - Lufte pas dy jave ne Maqedoni

Shkup - E përditshmja shqiptare në Shkup, “ Fakti “ në shkrimin e sotëm shkruan se AKSH pas dy javës do të nisë luftën në Maqedoni. Lajmi i tillë është cituar nga një komunikatë e lëshuar nga ky formacion ushtarak që vepron në Maqedoni, edhe ate e nënshkruar nga ana e një komandanti të AKSH-së.
Avdul Jakupi-Çakall, që deklaron se është përfaqësues i AKSH-së së vërtetë u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të nisin luftën në Maqedoni brenda dy javësh, nëse propozimet e tij që Maqedonia të bëhet protektorat dhe Kosova të bashkohet me Shqipërinë, nuk pranohen.
" Nëse këto kërkesa nuk plotësohen, ne do t'u bëjmë thirrje shqiptarëve të nisin luftën. "Luftën do ta nisë AKSH e vërtetë, jo AKSH e Gafur Adilit ", thotë Jakupi në një letër të hapur drejtuar shqiptarëve, e cila u publikua në gazetën shqiptare në Shkup ” Fakti ". Ai shtoi se e ashtuquajtura AKSH e vërtetë kërkon mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së për propozimin. "Toka jonë nuk do të bashkohet kurrë, nëse ne dëgjojmë politikanët tanë", tha Jakupi. Përfaqësuesit ndërkombëtarë theksuan se do të kërkojnë takime me këtë ish-pjestarë të UÇK-së për të dëgjuar vlerësimet e tij lidhur me situatën aktuale në Maqedoni.
Çakall ka dalur në skenë pas disa muajve kur pohoi se qeveria dhe Ali Ahmeti nëse nuk realizojnë Marrëveshjen e Ohrit atëherë do të pasoj luftë e re edhe ate për të pushtuar Shkupin dhe bazën ushtarake Krivollak. Ai sërish u aktivizua pas brutalitetit policor në fshatin shqiptar Sopot të Kumanovës, me çrast u rrahën familje shqiptare si dhe u burgosën dy banorë të fshatit për gjoja vendosje të minave kundër ushtarëve ndërkombëtarë në Maqedoni.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Deklaratë politike e FBKSH-së
Shqiptarët nuk duhet të presin diçka nga Selaniku për zgjidhjen e statusit të tyre

Një zhurmë marramendëse po përcillet këto ditë në të gjitha masmediat shqiptare dhe të huaja lidhur me Samitin e Selanikut të BE. Është e vërtetë se situata në Kosovë është krejtësisht e paralizuar dhe duhet ndryshuar. Kosova mbetet ende një nga pjesët më të varfëra të ish-Jugosllavisë dhe Evropës, ku papunësia është në shifra alarmante. Të vetmet vende pune në Kosovë janë ato në zyrat e organizatave ndërkombëtare, që janë dyndur masivisht që pas mbarimit të luftës. Kosova po mbetet vend dy fish i kolonizuar, "de jure", por në mjaft aspekte edhe "de facto", nga serbo-sllavët si dhe nën protektoratin e OKB-së, ku thuajse të gjitha kopetencat i ka UNMIK-u.

Faktori ndërkombëtar shpresoi shumë se pasluftës shqiptarët dhe serbët do të miqësoheshin dhe do të krijonin "bashkjetesën ideale etnike". Por ndodhi krejt e kundërta, hëndeku i armiqësisë u thellua edhe më shumë për shkak të sjelljeve armiqësore të serbëve, të cilët me ndihmën e Beogradit zyrtar u grumbulluan në zona të veçanta të tokës së Kosovës dhe nuk lejojnë të banojnë në to edhe shqiptarët. Ata po i kthejnë këto zona, edhe me ndihmën e UNMIK-ut, në mini republika "serpska".

Konstatojmë me keqardhje se Samiti i Selanikut ka dështuar qysh në start për shkak të konceptimeve të gabuara të statusit final të Kosovës si pjesë përbërëse e çështjes shqiptare dhe se "hesapet janë bërë pa hanxhinë", siç thotë populli ynë, pasi faktori shqiptar që është primari, po definohet sikur të ishte nga më pak të interesuarit. Aq e vërtetë është kjo sa kryeadministratori i Kosovës, të paktën nga sa është deklaruar, e ka marrë punën e shkuarjes së delegacionit të Kosovës në Samitin e Selanikut si një lloj shpërblimi eventual për sjellje të mira të Rugovës dhe Rexhepit ndaj gjendjes së mjeruar të vendit. Po kështu, zoti Shtajner e ka marrë Samitin e Selanikut si një çështje dorështërngimi midis Rugovës dhe Rexhepit me kryeministrin serb Zhivkoviq. Vetëm në këtë këndvështrim Samiti i Selanikut mund të konsiderohet "i suksesshëm"!

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe strukturat e tij apelojnë para faktorit ndërkombëtar, posaçërisht para SHBA dhe BE, se zgjidhja e statusit final të Kosovës nuk mund të merret dhe të trajtohet i veçuar nga zgjidhja e statusit final të të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, të IRJM, të Malit të Zi dhe të Preshevë-Bujanoc-Medvegjës nuk mund të integrohen në strukturat euro-atlantike pa u integruar në radhë të parë brenda vetvetes së tyre. FBKSH ju kërkon organizmave ndërkombëtare që piksëpari t'i ndihmojnë shqiptarët në trojet e veta etnike të ribashkohen në shtetin e tyre të vetëm kombëtar në Ballkan dhe pastaj të çelen proçeset politike të Stabilizim-Asociimit që më në fund të shpien në anëtarësimin e plotë në BE dhe NATO. Përpjekjet e shtetit aktual të cunguar shqiptar të Tiranës dhe të Kosovës për t'u integruar në strukturat euro-atlantike si shtete më vete si dhe përpjekjet e një pjese të politikës shqiptare në IRJM, në Serbi dhe në Mal të Zi, për t'i integruar shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre si pjesë përbërëse të këtyre shteteve kolonizatore, me qenë se nuk paraqesin vullnetin e lire të popullit shqiptar në hapësirat e Ballkanit dhe kudo në botë, do të hasin në një rezistencë të fortë të FBKSH dhe strukturave të saj, deri të popullit kryengritës shqiptar, të cilët rrugën e vetme tëçlirimit nga skllavëria koloniale, të paqes dhe prosperitetit të Ballkanit, shohin në radhë të parë integrimin brendashqiptar në shtetin e tyre etnik dhe pastaj integrimin si shtet kombëtar shqiptar në BE dhe NATO. Çdo zgjidhje tjetër jo vetëm nuk është e mirëseardhur, por përkundrazi do të çojë në rritjen e shkallës së papranueshmerisë deri në nivelin e kërkimit të mjeteve të tjera politike për të arritur realizimin e të drejtave tona kombëtare të mohuara.

FBKSH shpreson dhe beson se mëe në fund faktori ndërkombëtar do e dëgjojë dhe do e vlerësojë si duhet zërin e arsyes dhe nuk do bëhet shkak për një konflikt të ri në Ballkan, të paparashikuar për nga rreziqet dhe pasojat që mund të ketë.

PËR KRYESINË QENDRORE TË FBKSH

SEKRETARI POLITIK
Av. ALBAN VJOSA

K R Y E T A R I
Mr. VALDET VARDARI

Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin, Prevezë, më 31.05.2003
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

E kam thene edhe me lart, se AKSH-ja nuk eshte organizate qe drejtohet nga shqiptaret. Shqiptaret nuk kane buke te hane dhe nuk jane ne gjendje te bejne asgje "sekret" kur dihet se mund t'i kapin brenda nates. Megjithate kjo nuk eshte e keqja dhe le te vazhdoje si ka nisur sepse nuk na hyn gjemb ne kembe nga AKSH-a.

Problemi themelor eshte ata qe paraqiten si krah politik i AKSH-se jane me shume se te dyshimte. Po te marrim deklaraten e mesiperme ajo eshte e mbushur kembe e krye me genjeshtra. Serbia e ka humbur Kosoven nje here e pergjithnje dhe te qash se Serbia eshte perseri komanduese ne Kosove me teper i fut tmerrin shqiptareve ne Kosove "se Serbia do kthehet perseri" dhe i mban nen trysni te erratike mashtruese. Pse u dashka shkruar per "suksesin" e shtrengimit te duarve mes Rugoves dhe (me nder jush) keryeministrit serb dhe qe lihet te nenkuptohet si arritje qofte edhe sarkastike?

Eshte e qarte per mua qe gjithshka ne shkrimet e mesiperme eshte e paqarte. Shpresoj se shqiptaret kane per te injoruar personat e dyshimte qe dalin si udheheqes te AKSH-se. Dhe per kete kemi pervojen e rremujes qe u be per te marre persiper udheheqjen politike te ushtrise clirimtare te Ksoves. Dolen 100 veta dhe me ne fund te gjithe u binden se ishte Adem Demaci. Dhe ne fund fare fare ai u anashkalua dhe nuk e pordhi njeri. Ne Rambuje doli sikur ishte Hashim Thaci. Me vone asnjeri nuk e mori vesh se kush e ka udhehequr vertete UCK-ne. Prandaj, them qe shqiptaret do jene me indiferente ndaj "perfaqsuesve" te AKSH-se.

Edhe nje here e theksoj se tjeter eshte AKSH-ja dhe te tjere jane ata qe bejne vrima ne uje...
 

Altaf

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Të gjithë shqiptarët terroristë


Në "Listën e zezë" të George W. Bush janë 7 organizata shqiptare, ASNJË serbe, maqedone ose greke.
ILIRIA ofrohet vullnetarisht që Bushi ta vendosë edhe atë në listë

Me një urdhër të z. George W. Bush, që u publikua nëpërmjet Zyrës për Kontrollin e pasurive të huaja, përmenden personat dhe organizatat që shihen si pengesë për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, Rezolutës së KS të OKB-së për Kosovën, Marrëveshjes së Ohrit dhe punën e Gjykatës së Hagës.

Lista i përfshin mbi 150 emra të personave dhe organizatave, të cilat Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi i ka akuzuar se materialisht po i mbështesin të të akuzuarit dhe ata të cilët i përurojnë institucionet të cilat janë jashtë sistemit ligjor, e të cilat e pengojnë procesin paqësor ose i ofrojnë përkrahje materiale dhunës dhe obstruksioneve në rajon.

Nga shqiptarët në listë janë ndër të tjerët edhe: Haradin Balaj, Skender Habibi, Daut Haradinaj, Rrustem Mustafa, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Isak Musliu, Jonuz Musliu, Shefqet Musliu, Emrush Xhemajli, Spiro Butka, Idajet Beqiri, Xhevat Ademi, Gafurr Adili, Nuri Bexheti, Daut Rexhepi, Kastriot Haxhirexha, etj.

Nga organizatat, në listë janë vetëm organizata shqiptare: Armata Kombëtare Shqiptare, Armata e Republikës së Iliridës (inekzistente), Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, ish-Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Komiteti Kombëtar për Çirimin dhe Mbrojtjen e Tokave Shqiptare (tani FBKSH), ish-Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, Këshilli Politik i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe Lëvizja Popullore e Kosovës.

Ky urdhër ekzekutiv ose siç njihet ndryshe "lista e zezë", bllokon pasuritë e personave të caktuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë, si revistë kombëtare shqiptare, e cila i konsideron SHBA-të si aleat të përhershëm të shqiptarëve dhe mik të mirë, por jo domosdo edhe z. Bush, ILIRIA dhe i tërë bordi i redaksisë ofrohen vullnetarisht që z. Bush të na vendosë në listën e tij të zezë, dhe pse jo, ndoshta edhe mbarë kombin shqiptar, sepse kombi shqiptar është ai i cili i lindi këto organizata ÇLIRIMTARE, e nuk ranë nga Marsi, prandaj ia bie që mbarë kombi shqiptar qenka terrorist.

Redaksia ILIRIA
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

bushi e ka kap me Idajet beqqirin?!?!??!

hallall i qofte Idajetit pra!Qeka bo njeri me fam!

...qe shqiperia do perdoret si tregues rreziku ne ballkan e ndoshta ne evrope koha do e tregoje e per te qene gati intrigave ne thurje arma an hyn pak ne pune...atij legenit qe i qenkam duk i dobet a ku maj mend i keshilloj emocionet ti fus ...aty ku mund i mbaj brenda vetes shtrenguar fort, se s'eshte koha per kalamanlliqe e tifozerira.Trapat e gjaknxehtet kane marr ne qaf gjithmone atdheun e jane perdorur nga te tjeret per vlla vrasje.
 

Altaf

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

TAKIM I PERFAQËSUESËVE TË FBKSH

NË NATO



Në datën 16 maj 2003, në Selinë e NATO-s në Bruksel, me kerkesën e një perfaqësuesi të lart të këtij organizmi të fuqishëm politiko-ushtarak, u zhvillua një takim me një delegacion të FBKSH. Përfaqësuesi i lartë i NATO-s shprehu interesimin e tij rreth Platformes Politike të FBKSH, rreth strukturave të këtij Fronti si dhe strategjisë dhe taktikave të veprimit deri në realizimin e shtetit etnik shqiptar.



Takimi zgjati rreth tre orë dhe u kosiderua i frytshem nga të dyja palet.



Zëdhenësi i Kryesisë Qendrore të FBKSH

Dr. Drilon Korabi
 

Kollarja

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

~EdituaR~
Edhe pse e pashe me vonese....Je shume jashte teme!!!!!
 

bengu

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Marre nga agjencia: www.lajmet.com

Tiranë - Eshtë arrestuar dje në Peshkopi Gafur Adili, komandanti i AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare). Gafur Fazi Adili, 44 vjeç, lindur në Kërçovë të Maqedonisë dhe banues në Zvicër, me arsim të lartë, me kombësi shqiptare dhe shtetësi maqedonase. është arrestuar së bashku me një tjetër shqiptar me shtetësi maqedonase, Taip Baki Mustafaj, 39 vjeç lindur dhe banues në Gostivar, me arsim të mesëm, kombësi shqiptare dhe shtetësi maqedonase, pasi udhëtonte me pasaportë false. Adili figuronte në listën e zezë të shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit i presidentit Bush, që e akuzon atë “për aktivitete terroriste dhe nxitje te urrejtjes ndernacionale”. Arrestimi i Adilit është kryer falë një operacioni tepër sekret, ku kanë marrë pjesë një numër i kufizuar policësh specialë, që kishin të dhëna për mbërritjen e tij nga Maqedonia. Më 9 mars të këtij viti, Gafur Adili, i shpallur person i padëshirueshëm, nuk u lejua të hyjë në territorin shqiptar, në aeroportin e Rinasit, pas një udhëtimi nga Zyrihu me një avion të shoqërisë Swiss. Ndaj Adilit nesër pritet të merret masa e sigurisë.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

aksh_plastik.jpg



AKSH GODET RËNDË BAZËN USHTARAKE SERBO-MALAZEZE TË DOBROSINËS NË BUJANOC

KOMUNIKATE NR. 26

Zyra Për Informim e Shtabit të Përgjithshëm të AKSH njofton se ditën e diel, rreth orës 23. 00 të datës 10 gusht 2003, Forcat Speciale pranë Shtabit të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH me komandant Alban Shkaben kanë kryer nje aksion strategjiko-ushtarak kundër Bazës Ushtarake të Serbisë në Dobrosinë pranë Bujanocit. FBKSH dhe krahu i saj ushtarak, AKSH, ka bërë prej kohësh të ditur për të gjitha masmediat dhe faktorët kryesor Ndërkombëtar se shteti i emërtuar "Serbi-Mali i Zi", jo vetëm që po mban ende nën një kolonizim tipik të paparë tre komunat autoktone shqiptare, të grabitura padrejtësisht prej tyre, Preshevën, Bujanocin dhe Metvegjën, të cilat janë pjesë e Kosovës historike, por i kanë militarizuar këto troje shqiptare aq shumë, sa një fakt i tillë është bërë rrezik real e
potencial për jetën e shqiptarëve të pambrojtur që jetojnë në këto troje të tyre stergjyshore. AKSH, siç ka deklaruar edhe më parë, vepron dhe do të veprojë si në Kosovën Veriore ku territoret shqiptare "de facto" janë të pushtuaraprej më shumë se 7 lloje të ndryshme organizatash dhe bandash të armatosura terroriste serbo-sllave, ashtu dhe në trevat shqiptare të okupuara dhe kolonizuara të Preshevës, Bujanocit dhe Metvegjës,me qëllimin kryesor mbrojtjen e jetës të popullsisë civile shqiptare nga rreziku real që i kanoset prej arsenalit të madh të armëve të pushtetit militar serbo-malazez, të dislokuara në këto troje si dhe nga forcat e shumta militare dhe paramilitare të këtij pushteti luftënxitës që i kanë në perdorim këto potenciale të mëdha armatimesh. Në këtë kuadër,siç theksuam, përmes një aksioni të suksesshëm, Forcat Speciale pranë Divizionit "Adem Jashari" të AKSH goditën me predha artilerie Bazen Ushtarake famëkeqe të Dobrosinës të shtetit kolonizator Serbi-Mali i Zi. Dëmet që i janë shkaktuar kësaj baze armike serbo-malazeze janë vërtetë të mëdha, çka e deshmoi më së miri fakti i shkuarjes në panik në vendngjarje të vet Ministrit të Mbrojtjes, Boris Tadiç dhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit Branko Kërga, të shoqëruar nga zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Çoviç. Ky akt i AKSH është mirëpritur shumë nga popullsia autoktone shqiptare
që jetonë në këto tre komuna. Forcat Speciale të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH, pas aksionit, janë tërhequr në vendqendrim, pa pësuar asnjë dëm, të gatshëm për të kryer detyra të tjera që çojnë në zgjidhjen e drejtë të çështjes kombetare shqiptare.

Për Zyrën e Informimit të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH
Kolonel Ilir Duraku
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

me falni qe po dal pak nga tema. po i bej thirrje cdo bashkatdhetar te me thote neqoftese ka mundesi, se si mundet te behem pjestar i aksh.
ju faleminderit
rrofte shqiperia etnike
gjith te mirat
 

Altaf

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Ky prononcim është publikuar në disa forume ku "rrahen" tema të ndryshme lidhur me "politikën shqiptare", nëse diçka e tillë ekziston.

----

RROFTË NACIONALIZMI!
POSHTË KOMUNISTËT!
POSHTË PACIFISTËT!
RROFSHIN *VETËM* NACIONALISTËT E VËRTETË TË CILËT LUFTOJNË PËR SHQIPËRINË ETNIKE PA INTERESA PARTIAKE E IDEOLOGJIKE!

Kështu do të duhej të ishte o shqiptarë të mjerë!
Enver Hoxha ka gabuar!
Sali Berisha ka gabuar!
Fatos Nano ka gabuar!
Ibrahim Rugova ka gabuar!
Hashim Thaçi ka gabuar!
Arben Xhaferi ka gabuar!
Ali Ahmeti ka gabuar!

Këta të gjithë ose kanë qenë / janë komunistë, pacifistë, "kozmopolitë", e përralla tjera, dhe mos të ju gaboj Zoti të thoni tani "mos se Rugova nuk ka gabuar, ose mos se Thaçi është i mirë..." papallapap!!! Përralla!

Duhet të jenë NACIONALISTË, të thonë HAPTAS se janë për një SHQIPËRI TË BASHKUAR SIÇ E KA FALË ZOTI, e jo të tradhtojnë, të krijojnë "bashkim-vëllazërim", të mundohen të "pshtjellin" të vërtetën me demagogji politike, ore turp ju qoftë!

A nuk e keni një pikë krenari kombëtare të THUANI HAPTAS se ne nuk do të pranojmë zgjidhje tjetër përveç Shqipërisë së Bashkuar!

Çohu Adem, pse vdiqe! Çohu e shih se çka janë tye na ba këta të shitur!
Çohu o Skënderbe edhe një herë më shpatë!

TURP! TURP! TURP!

Politikanët që i kemi ne! Na kanë lodhur, na duhet të flasim se na plasi zemra!!
Çka të lexojshë në këtë forum:
"Rugova është më i madhi", "Hashim Thaçi është më i miri", ky është zotëri, jo po ky është...
Po çka arritën këta politikanët tonë ore të mjerë?? Çka?
Fillojnë lufta, për të i shitur më pastaj!
Gjoja "rezistojnë" me paqë, derisa populli faroset haptas!
Të tjerët thonë "Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme të Jugosllavisë"
Luftë kundër njëri tjetrit në vend se KUNDËR ARMIKUT!
Intriga, tradhëti, shamje, fyerje, vëllavrasje, VETËM E VETËM PËR POZITË!
Si në Shqipëri, ashtu në Kosovë, në IRJM, në Luginë, në Malësi: të gjithë politikanët që i kemi janë HIÇ!!
Asnjë nga ata (përveç ndoshta ndonjë nga ndonjë parti e vogël, të cilëve edhe ashtu askush nuk iu vën veshin) nuk ka një GRAM trimëri të thotë HAPTAS PARA BOTËS se neve na është bërë e padrejtë dhe se Shqipërinë e kanë copëtuar! Ku jeni, pse nuk folni?!
Por jo, se ju dhimbet b*tha, e KOLLTUKU, dhe mbushen me pare e kush çanë pallë për popullin?!

Tani u paraqitë një lëvizje "mbarëkombëtare" e cila pretendonte të jetë shpresë aq e pritur për shqiptarët e vuajtur - fjala është për Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar - dhe para se të formohet mirë filloi të shkatërrohet nga INTRIGAT, TRADHËTITË, AKUZAT E NDËRSJELLA të interesxhinjve të shitur antikombëtar! Edhe kjo!?
AKSH? E more të mjerë - po nuk mund të forcohet AKSH kur në të hyn gjithfarë polushit i poshtër me qëllime të njëjta sikur ata të cilët infiltroheshin në UÇK, në UÇKombëtare, pa i pyetur LUFTËTARËT E VËRTETË për diçka!

Po NE nuk luftuam që ta LARGOJMË Filanin nga kolltuku, për ta sjellë Fistekun në kolltuk! Ne luftuam për BASHKIMIN KOMBËTAR ndërsa JU na tradhëtuat!!!!

O turp ju qoftë si ju ka mallkuar Zoti! Ju mallkon gjaku i dëshmorëve!

Kemi dhënë besën se do të luftojmë deri që të bashkojmë Shqipërinë e ndarë, dhe këtë besë - dëshmitar e kemi të madhin Zot - kurrë nuk do ta thejmë!

- Grup i luftëtarëve të UÇK/UÇPMB/UÇK

© 2002-2003 Iliria Network Ltd. All Rights reserved. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
 

Guest
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

per mua AKSH po ben nje pune per tu lavderuar....por po hyri Amerika ne mes....u dhi muhabeti fare....
 

Altaf

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

e po pa një mbështetje të fortë ekonomike sa mund të bëj AKSH-ja?
 

Altaf

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

www.shqiperiaelire.com

Letrat e lexuesve: Të bashkuar jemi më të fortë!

Une jam nga IRJM, një vend që quhet Dervend dhe kam ikur nga vendlindja qe nga viti 1993 kur ende ekzistonte frika në palcë tek shqiptarët që mos të flasësh as me vëllaun për ndonjë të drejt shqiptare në IRJM.
U vendosa në Skandinavi dhe pastaj filluam me demostrata. Bashke me shoke premtuam qe do te luftojme per Shqiperine e Bashkuar. Por nuk doli ashtu. Shumë vellezer tane u kalben burgjeve, u vrane dhe shume te tjere u ndan nga kufinjte qe i cakton dhe dirigjon Sllavizmi.

Kufiri Presheve - Maqedoni qe vizitohet vetem nga shqipetaret , poashtu edhe kufiri Kosove - Maqedoni kontrollohen nga maqedonasit ku me mijëra mërgimtare vetem maltretohen dhe korruptohen me mijera euro.

Kjo esht nje Fakt qe ne shqipetaret duhet te shohim realitetin se per neve vetem bashkimi eshte zgjidhje.
Une vetë isha i maltretuar nga policia sllavo-maqedone-serbe . Deri kurr vëllezer duhet të kemi kufinj qe te vizitojmë vllezerit ,miqte dhe farefisin DERI KURR MË.
Duhet të mendojme dhe te dalim me nje deklaratë se vet populli kerkon nje bashkim. E jo te shpallen njerez dhe te burgosen si terroristë.

A jemi edhe ne terroriste vetem se duam te Jetojm te lire ne Shkup, Preshevë, Plavë, Prishtinë , Prevezë, Tiranë. Terrorist quhem vetem prej atyre qe duan te korruptojnë e te jetojn ne shpinen e Shqipetarëve.
POR neve duhet te jemi me te kujdesëshem se kujt i shkojmë prapa nuk na duhen tri presidentë shqipëtar por na duhet një qe eshte i bashkuar me popullin dhe me te varferit e jo Presindent qe kanë INTERES TE PERBASHKET ME SLLAVET
Rroftë bashkimi.

AI QE NUK DERDH NJE PIKË GJAKU PER ATDHE DHE NUK JEP NJE EURO NUK KA TE DREJTË TE VARROSET NË TË.
NE DUHET TE JEMI SI JAHUDITE TE BASHKUAR DHE TE NDIMOJMË VENDLINDJEN.

Gure Xholi
 

Guest
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Fillimisht postuar nga Movsar:
[qb] e po pa një mbështetje të fortë ekonomike sa mund të bëj AKSH-ja? [/qb]
e po hidhni leke juve pra.... :mad:
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

beh buk e kuptoj pse merrni te gjith me pras, jepi gishtin shqipetarit te merr krahun. Nga nje ane themi qe duam te hyjme ne Europe nga ana tjeter marrim pushken, po pse re me pushke doni me hy ne Europe ju???????
 

Altaf

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Gjykata e Faktit vendos lirimin e Adilit dhe Mustafajit
TIRANË - Gjykata e Faktit në Tiranë ka vendosur sot lirimin e Gafur Adilit dhe Taip Mustafajit, krerë të AKSH-së (Armata Kombëtare Shqiptare), të cilët u akuzuan nga prokuroria për "nxitje të urrejtjes dhe grindjes etnike". Pas kërkesës së prokurorit Genci Qako, i cili kërkoi për dy të pandehurit dënimin me 10 muaj e 15 ditë burg, trupi gjykues vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë për Mustafën, për të cilin rrëzoi akuzat dhe vendosi lirimin e tij në sallën e gjyqit. Trupi gjykues vendosi të dënojë Adilin me 7 muaj burg, dënim të cilin ai tashmë e ka kryer pasi u gjykua me procedurë të shkurtuar. Kështu, u vendos edhe lirimi i tij.

Përsa i përket gjykimit të Idajet Beqirit, në seancën e djeshme u vendos që ai të bëhet i ndarë nga kjo çështje. Arrestimi i dy të pandehurve është bërë në muajin Korrik të këtij viti. Gjykata e Tiranës në 3 Korrik vendosi të lërë në qeli kreun e AKSH-së Gafur Adili dhe Taip Mustafën, njërin nga drejtuesit e organizatës, arrestuar në Dibër dhe te akuzuar për "nxitje të urrejtjes e grindjes etnike", "falsifikim dokumentash" dhe "falsifikim letërnjoftimesh e vizash", që nëse do vërtetoheshin, vetëm e para parashikon deri në 10 vite burg. /Balkanweb
 

Altaf

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

JANË CA KRITERE QË AKSH-JA NUK I PËRMBUSH PËR TË QËNË ORGANIZATË TERRORISTE

STATE DEPARTAMENTI AMERIKAN SQARON MUNGESËN E AKSH NË LISTËN AMERIKANE TË ORGANIZATAVE TERRORISTE
WASHINGTON. - Janë disa kritere specifike për t’u vënë në listen e SHBA-së të organizatave terroriste, të cilat Armata Kombëtare Shqiptare nuk i ka përmbushur, ka thënë zëdhënësi i State Departamentit Amerikan, J. Adam Ereli, para gazetarëve në Wuashington, të marten.
Sipas transkriptit të konferences për gazetarë në State Departament, shpërndarë për masmedia kosovare permes Zyrës Amerikane në Prishtinë, i pyetuar nga një gazetar State Departamenti e konsideron partinë kurde PPK si organizatë terroriste, ndërsa AKSH-në jo, tha zyrtari i State Departamentit, Ereli, i cili ka përkujtuar që javën e kaluar kanë dhënë një përgjigje me shkrim për këtë çështje.

“Dhe në atë përgjigje ne theksuam, sipas ligjit që nga ne kerkon të emërtojmë cilat janë organizatat e huaja terroriste, janë disa kritere specifike të cilat, në analizën tone, AKSH-ja nuk i ka përmbushur, prandaj nuk klasifikohet si organizatë e huaj terroriste”, ka thënë Ereli. Njekohësisht, shtoi ai, “ne kemi theksuar rolin e dëmshëm që ajo luan dhe hapat që ne i ndërmarrim për ta trajtuar këtë situate”.
“Por, sa i përket arsyes pse ajo nuk është e klasifikuar si organizatë e huaj terroriste, përgjigja e shkurtër është se janë disa kritere specifike ligjore që kërkohen para se një organizatë të shpallet si organizatë e huaj terroriste dhe, në analizën tone, ky kriter nuk ishte plotësisht i aplikueshëm për AKSH-në, tha në fund Ereli./Koha Ditore
 
Top