Aforizma , thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj.

aristokratja

Forumium praecox
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Nuk e di nqs eshte thene:
Injoranca dhe universi jane te pafund, por per kete te fundit, nuk jam shume i bindur.
Einstein
 

Mirsa

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per diventare angeli, non servono le ali, basta essere piu uomini, e meno animali.
Me falni per gjuhen jo meme, por keshtu tingellon bukur.

[/ QUOTE ]

Vertet e bukur kjo /pf/images/graemlins/smile.gif
 

^Ira^

Forumium praecox
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Kush thote te verteten heret a vone zbulohet!
Oscar Wilde
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Thënie nga Robert Lembke*):

Të plakesh s'është ndonjë kënaqësi e madhe, por le të mendojmë se s'kemi rrugë tjetër.

Ka dy periudha në të cilat burri nuk e kupton gruan e tij: Para martese dhe pas martese.

Një koleges sime i bënë para pak kohësh propozim për martesë. I erdhi aq e papritur, sa për pak më ra nga krevati.

Një i njohuri im edhe mbas njëzet vjet martese, ka mbetur akoma dashnor romantik e i vëmendshëm. I mjeri ai po e mori vesh e shoqja!

Shumica e burrave e dinë me saktësi se kur dhe ku janë martuar. Mirëpo kanë harruar se përse janë martuar.

Martesat e vona kanë avantazhin se nuk mund të vazhdojnë gjatë.

Shumë fejesa kanë fund të lumtur. Por ka edhe të tjera që përfundojnë me martesë.

Lumturi prej nëne është ajo çka nëna ndjen në darkë, kur të gjithë fëmijët janë shtrirë në shtrat.

Alkooli është i vetmi armik që njeriu ka mësuar ta dojë.

Ka mysafirë që të vijnë gjithmonë në kohën më të papërshtatshme, atëhere kur je në shtëpi.

Puthja përhap mikrobe që bëjnë të dobësohet rezistenca.

Dashuria është sëmundje e lezetshme. Duhet të shtrihesh vet'i dytë në krevat.

Kur dikush thotë se ka dhuruar zemrën, në të vërtetë ka humbur mendjen.

Beqarët kanë haber nga gratë më shumë se burrat e martuar. Po të mos ishte kështu, do ishin martuar edhe ata.

Një burrë në gjunjë para gruas është dikush që synon për më lart.

Burrat kujtojnë se buzëqeshja në buzët e nuses tregon lumturinë; në të vërtetë është shenjë e triumfit.

Një nga problemet e futbollit është se të vetmit që dinë si duhet luajtur, rrinë ulur në tribunën e gazetarëve.

S'ka njeri që të jetë i zënë me punë deri në atë masë sa të mos ketë aq kohë sa të tregojë kryq-e-tërthor se sa i zënë me punë është ai.

Ngushëllimin ta dhurojnë, zilinë duhet ta meritosh.

Të të duan, mund të jetë ndëshkim. Të mos e dish se të duan, është toturë.

Vegjetarianët nuk hanë kafshë, por ua hanë atyre ushqimin.

Një nga mangësitë më të mëdha të disa librave, është distanca shumë e madhe prej titullit, deri në faqen e fundit.

Ka burra që i ka krijuar Zoti me qëllimin e vetëm që të lenë pas tyre vejusha të pasura.

S'është e vërtetë që të gjitha gjërat po shtrenjtohen. Provo vetë të shesësh diçka.

Në aeroplan, kur ka tronditje të mëdha, s'gjen kund ndonjë ateist.

Në fillim njerzit prishin shëndetin që të fitojnë para, pastaj prishin paratë me shpresë të rifitojnë shëndetin.




*)Robert Lembke (17.09.13-14.01.1989) ishte gazetar i mirënjohur gjerman dhe njëkohësisht edhe drejtues programesh televizive.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Gjenialiteti nuk është garant i suksesit.

Kondrapedali (po qe se nuk e ka thon njeri para meje /pf/images/graemlins/shrug.gif)
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

e ka thone ai qe shpiku llamben elektrike: eshte 1 gjeni dhe 9 pune /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Po pse faji im është që kemi lind kaq vonë? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

po ky robi ka nje keshille per ata si puna jote qe kane lind vone:

If there is a way to do it better ... find it.
Thomas Edison
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Vallaj ate që du me bo un nuk e di se kush e ka bo isoj si mu apo mo mir se un po di me t'thon që jom tu shku drejt perfeksionimit /pf/images/graemlins/rolleyes.gif.

Modestin e kam armën ma t'fort timen. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Kondre, ec t'msoj un' me ken' perfekt /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Nje tjeter shprehje per sot:

Modesty is not a virtue!
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Thënie nga futbollistët:

Infermjerët më bënë një invazion.
Fritz Walter, Shtutgart

Po, FC Tirol ka një obduksion për mua.
Peter Pacult, 1860 Munchen

Ne duhet të fitojmë. Çdo gjë tjetër është primare.
Hans Krankl, komb Austrisë

Unë atë vetëm sa e retushova pak.
Olaf Thon, Shalke 04

S'më kujtohet asnjë lojë tjetër ku të kenë dalë kaq shumë lojtarë me barrierë nga fusha.
Mishael Lush, FC Kaizerslautern

Ne jemi një trupë e intriguar mirë.
Lotar Mateus, Bajern Mynih

Kemi potencë të mjaftueshme për Bundesligën.
Stefen Baumgart, Volfsburg

Në këtë biznes ka vetëm një të vërtetë: Topi duhet të përfundojë në rrjetë.
Oto Rehagel, tr. Verder Bremen

Ofsajt është kur gjygjtari i bije bilbilit.
Franc Bekenbauer

Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 lojtarë ndeshen me njëri-tjetrin, në fund fiton Gjermania.
Geri Lineker

Po të më shohin duke ecur mbi ujë, kritikët e mi do thonë: As të notojë s'di ai!
Berti Vogts, tr.komb. Gjermanisë
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

nje bie, mijra ngrihen

(daja im per dashnoret e veta) /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Thënie futbollistësh

Thonë se kroatët ia ngjeshin me shkelma çdo gjëje që lëviz.
Përse duhet të kenë frikë mesfushorët tanë?
Berti Vogts, para çerekfinales së '98 me Kroacinë

As më hyn në punë nëse është brazilian, kroat, polak, gjerman i veriut, i jugut,...Përcaktues është aftësia për të luajtur, jo grupi i gjakut.
Kristof Daum, tr. Bajer Leverkusen

Derisa e mësojnë se në futboll duhet edhe punë, është shumë vonë. Atëhere bëhen trainerë.
Luis Arragines tr. Valencia, për mentalitetin e futbollistëve spanjollë

E vetmja kafshë shtëpiake që kemi ne, jam unë.
Oliver Kahn, Bajer Mynih

As dua t'ia di se çfarë do jetë. E rëndësishme është që ai të lindë i shëndetshëm.
Mehmet Sholl, ndërsa priste të bëhej babë

Shumë para kam harxhuar për alkool, femra dhe makina të shpejta. Pjesën tjetër e kam bërë rrushekumbulla.
Xhorxh Best, Portieri i mirënjohur i komb. Anglisë

Në shkollë, kam pasur të përpjeta dhe të tatëpjeta. Të përpjetat ishin futbolli.
Tomas Hesler, KSC

Në vija të përgjithshme, ishte një lojë që po të kishte rrjedhur ndryshe edhe përfundimin do ta kishte ndryshe.
Ike Imel, Shtutgart

Unë desha të gjuaja topin, por ai s'ishte aty.
Antoni Jeboa kur qëlloi M Shulc

Ia ka ngjeshur dikush diellit me top.
Mario Basler duke shpjeguar eklipsin

Ishte një sezon i lodhshëm. Më duhet sëpari të rigjenor...rigjeren...Do shkoj për pushime.
Karl-Hainc Ridël

Njëra fjalë solli tjetrën - ne s'kishim ç'i thoshim njëri-tjetrit.
Lotar Mateus

Trainimi ynë ishte aq sekret, saqë nganjëherë s'kishim të drejtë as vetë të shihnim.
Bernd Hëlcenbah, trainer

Suedezët s'janë hollandezë, këtë e pamë qartë.
Franc Bekenbauer

Urimet më të përzemërta për Marko Kurc. Gruaja e tij u bë për të dytën herë babë.
Tomas Hesler

Duhet të kontrolloj a i kam të gjitha.
Oliver Kahn, kur Ganea e qëlloi me top në to..

Po mendojmë të bijem këtu dikë nga zyra e punës që t'u tregojë futbollistëve tanë alternativa të tjera punësimi.
Kristof Daum
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Shumë para kam harxhuar për alkool, femra dhe makina të shpejta. Pjesën tjetër e kam bërë rrushekumbulla.
Xhorxh Best, Portieri i mirënjohur i komb. Anglisë

[/ QUOTE ]

MakC, te lutem shume, George Best nuk ka qene anglez, nuk ka qene as portier. Ishte sulmues irlandez qe luante me Manchester United. Nje nga futbollistet me te medhenj te te gjitha koherave /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Hate traps us by binding us too tightly to our adversary.
Immortality by Kundera
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

MakC, te lutem shume, George Best nuk ka qene anglez, nuk ka qene as portier. Ishte sulmues irlandez qe luante me Manchester United. Nje nga futbollistet me te medhenj te te gjitha koherave /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

[/ QUOTE ]

Në kohën që e shkrova, në mendje kisha Gordon Benks (Banks). Kërkoj falje. (Dje s'kam qenë fort në rregull). Po deshe më jep borxh të paktën për nja dy javë atë përcaktimin tënd "Krejt hajvan". E meritoj.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Friedrich Nietzsche

"Whoever fights monsters should see to it that he does not become a monster in the process."

/pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Shumica e njerezve jane njerez te tjere.

Oscar Wilde.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga

Në jetë do zgjedhur: ose të fitojmë para, ose ti prishim; për të dyja njeriu nuk ka kohë.
 
Top