aeroplanët luftarakë

Darien

Primus registratum
aeroplanët luftarakë

më kanë pëlqyer gjithmonë aeroplanët (civilë dhe luftarakë), prandaj po e hap këtë temë për diskutim të përgjithshëm të përparimit të teknologjisë së fluturimit

ju lutem mos vendosni postime të gjata se çfarë e bën të mundur fluturimin e një objekti më të rëndë se ajri (po të dojë njeri të vëri ndonjë lidhje për faqe të tjera që diskutojnë parimet bazë të aerodinamikës dhe historinë e aviacionit); dua më shumë të shkruajmë për gjëra të reja që po bëhen, përparime në aviacionin luftarak dhe përfitimet që mund të vijnë kur teknologji të ndryshme kalojnë në aviacionin civil ose në jetën e përditshme

e ndiqja me shumë interes zhvillimin e modeleve të reja të aeroplanëve po së fundi nuk kam patur shumë kohë

di gjë njeri a po zhvillojnë gjë të re tek MiG pas anullimit të projektit MiG 1.44?

personalisht më ka pëlqyer më shumë Sukhoi sesa MiG në përgjithësi; ndonjë gjë të re nga Sukhoi?
 

Darien

Primus registratum
Re: aeroplanët luftarakë

po vazhdoj me këtë artikullin që më kujtoi ta hapja temën

Secret UK stealth plane project revealed

ky më kujtoi ca punë kërkimore që po bëhej në Rusi për përdorimin e plazmave që të shtonin aftësitë e avionit për t'u fshehur (stealth capabilities of the aircraft); fillimisht dukej si ide shumë premtuese po pastaj pati ca probleme ('98-'99) dhe më vonë nuk e di a e vazhduan
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: aeroplanët luftarakë

darieno une kam gjet ket sitin ku ka shume gjojna intersante mbi projektet e te ardhmes. FAS
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: aeroplanët luftarakë

Duto cne me aviona luftarak ti re, do na besh ndonje vizite si Bini nga New York.... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

une_une

Primus registratum
Re: aeroplanët luftarakë

b2-2.jpg


Keni bere optike ne shkolle ju? B2-stealth duket sikur 12 km lart po fluturon nje mize dhe jo nje avion.

Valet, si drita, kane natyre (te gjitha valet kane nje natyre te tille) elektromagnetike. Ne optike ti shikon nje objekt dhe syri yt eshte radari ne fushe. Po te shikosh mirazhet, e njejta gje por ne permasa te tjera te vogla ndodh me radarin kur skenon per avionin B2-Stealth.

Aty nuk kemi drite, por vale elektromagnetike. Valet ndahen ne spekter (amplitude), ne frekuence prape spekter, dhe faze.

Ajo qe eshte e pakuptueshme, dhe pa imagjinueshme, per shume veta eshte faza. Po e zgjas por te kuptoni dicka shume te bukur. Nje paisje shikon per fazen, kur dicka eshte jashte fazes per ate paisje nuk ekziston ajo qe po kerkohet megjithese ajo eshte prezent.

Ne Shqiperi paisjet ishin te tilla qe sahati per te matur rrymen elektrike ishte ne disa permasa. Nje nga keto permasa ishte faza 0-7,8 degree ne faze. Rryma po qe reaktive faza ndryshon prandaj sahatet qe ishin ne Shqiperi masnin ne 0-7,8 degree ne phase.

Mendoni ketu po bejme me nje rryme me jo elemente KOMPLEX. Nje rryme e thjeshte. Kur vije prizat, kalorifer (3000 watt, 12 llamba nga 75 watt...) gjeje sa Watt me perafersi po harxhoje.

Ne linja ekziston dhe Line Transmission loss ne baze te refleksion te rrymes por kjo eshte humbje kombetare keshtu nuk dua ta trajtoj. 40% e rrymes ne shqiperi humbet eshte pikerisht nga kjo gje.

Kur e di se sa po harxhon. Sahati rrotullohet ne baze te asaj qe ti po harxhon.

Imagjinoje Sahatin si Radari. Sikur te ekzistoje nje paisje qe rrymen qe del nga priza te e bej DELAY ne faze. Te e vonoj ne faze. Te ndryshoj fazen e rrymen REAKTIVE ne 90 grade pingul.

Sahati nuk kishte cfare te maste. E vertete Sahati rrinte ne vend kur rryma po harxhohet sepse asgje cfare ai kerkonte nuk shikohet. Imagjinoje sahatin me radarin.

Edhe njehere. Ne teori eshte e thjeshte sa dihet ne teori si behet bomba atomike. Per avionat duhen ekipe inxhinjeresh te afte. Nuk eshte paraja qe ke me puse nafte.

Avionat sidomos keta te fundit jane WAVE-OPTICS sepse shume gjera qe i pershtaten atyre jane ne wave-optics. Mos harroni optika eshte fushe e elektromagnetizmit.

Mesuat si behet vjedhja e elektrikut ne Shqiperi nga disa ne menyre teknike si me lart? Nuk kuptohet fare. E ben sahatin te punoj ngadale po te duash. Lidhe ose hiqe nga priza kutine magjike. Imagjinaten ja u dhashe. Mendte e mia nuk ja u jap.

Disa dhe i ven noj film sahatit. Teorikisht u shpjegova pjeserisht, nuk tregova si e ben fazen ndryshe nga ajo qe kerkon sahati. Test and Trial people is one method.

Keshtu foli Zarathrusta keshtu eshte per avionet. Avionet nuk fshihen kukamcefti. Elektriku iken ne te njejta tela ku sahati po mat. Avionet stealth fluturojne ne te njejta qiej qe radari po kerkon. Radari po kerkon nje trup 10 metra ne ajer. Avioni paraqitet si nje mize ose sparaqitet fare. Sa miza ne ajer ka?

Kurani i shpjegon te gjitha dukurite. Ska nevoje me teper te lexosh.
 

Guest
Re: aeroplanët luftarakë

Jane ca avione Rus te mire fare por sja di emrin /pf/images/graemlins/laugh.gif por prape se prape B52 ngelen te mire.
 

Mimoza N

Primus registratum
Re: aeroplanët luftarakë

Z.GJENERAL

Dy pyetje kisha per ju:
Çfare aeroplanesh "Mig"zoteron ushtria shqiptare?Gjeneral me sa yje jeni? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: aeroplanët luftarakë

Darieno kishe kerku informacjon per MiG dhe evolucionet e fundit? kane prodhuar MiG 39...per me teper... Kliko Ketu

aty ke dhe disa foto qe i jane bere.
 

Guest
Re: aeroplanët luftarakë

Fillimisht postuar nga Boremali:
[qb] Z.GJENERAL

Dy pyetje kisha per ju:
Çfare aeroplanesh "Mig"zoteron ushtria shqiptare?Gjeneral me sa yje jeni? /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Ushtria Shqiptare ka pas ne kohe te Enverit 8 bombardues dhe jane deklaruar vetem 3 sepse nuk lejohej me shume se 3.Ka pas 380 gjuajtes dhe tani ke 150.ka qene baza e Kucoves dhe ka pasur vetem ajo 120 cope.Une jam GJENERAL me 3 yje sepse jam gjeneral Brigade :thumbsup:
 

Pellumb Nili

Primus registratum
Re: aeroplanët luftarakë

Gjeneral ja ke fut kot nasi kot!
Shqipria ka patur nje bombardues Iljushin te vjeter e te pjerdhur, versioni kinez, nja 80 gjuajtes kryesisht mig 15 (vitet 50), mig 17, mig 19 dhe fare pak mig 21. Miget kane qene si rus si kinez versioni shenyang!
Perfundimisht, nga 1970 modernizimi i FA shqiptare me pak se zero! Mig 25 "foxbat", nje nga avionet me te manovrueshem, e kane deri edhe vende afrikane te epokes se gurit!
Fakti eshte se enferrit e qelbesirave te tij ushtria i sherbente jo per te mbrojtur Vendin nga nje sulm te jashtem, i pamundur per vete situaten gjeopolitike te vendosur ne Teheran, Jalte, Potsdamm etj, por si instrument per te mbajtur popullin nen tirani! Kush ishte ushtria jone e demostroi ne 97!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: aeroplanët luftarakë

Fillimisht postuar nga GJENERALI:
[qb]
Fillimisht postuar nga Boremali:
[qb] Z.GJENERAL

Dy pyetje kisha per ju:
Çfare aeroplanesh "Mig"zoteron ushtria shqiptare?Gjeneral me sa yje jeni? /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Ushtria Shqiptare ka pas ne kohe te Enverit 8 bombardues dhe jane deklaruar vetem 3 sepse nuk lejohej me shume se 3.Ka pas 380 gjuajtes dhe tani ke 150.ka qene baza e Kucoves dhe ka pasur vetem ajo 120 cope.Une jam GJENERAL me 3 yje sepse jam gjeneral Brigade :thumbsup: [/qb]
Ore si nuk ju vjen zor se po na nxirni sekretet ushtarake n'internet! Po ta marin vesh vendet kapitalisto-revizjoniste cfare arsenali ushtarak kemi ne do na sulmojn me kollaj pastaj.

Ehhh, ne kohe te xhaxhit do ju kishin futur brenda direkte, tani perfitoni ju se ky Fatosi eshte me i urt.

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: aeroplanët luftarakë

po ça thu e lake, se ne jena tu zberthy Amerike e Rusi, jomo avjacjonin tone qe e dim si xhepat e jelekut /pf/images/graemlins/laugh.gif


sa per informacjon: na ka furnizu francezi me nja ca Mirage III...nja 8 cope me duket.
 

Guest
Re: aeroplanët luftarakë

Boremali bera shaka lal.

Te dhenat per avionet qe ka pasur shqiperia jane te sakta 100% sepse daja im ka qene Komisar Politik ne brigaden e ballshit dhe me vone Komisar Politik ne Kuçove ok?
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: aeroplanët luftarakë

Ka plot tema ku mund te talleni apo te beni shaka. Ju lutem rrespektoni forumin ku shkruani. Mos na detyroni me editime cdo here!
 

Darien

Primus registratum
Re: aeroplanët luftarakë

Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
kane prodhuar MiG 39...
hajduti hurmave,

më duket se ti je i vetmi që e kuptoi pse e hapa temën /pf/images/graemlins/smile.gif

me sa shoh, MiG 39 nuk është futur në prodhim dhe MiG 1.44 MFI është anulluar gjithashtu

më duket se e thashë dhe më lart që në përgjithësi më ka pëlqyer Sukhoi më shumë se MiG

Këtu - http://aeroweb.lucia.it/~junap95/fighters/su3 7.htm - mund të lexoni diçka rreth Su-37
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: aeroplanët luftarakë

Shqiperia ka aktualisht nja 6 Mig-21 ne toke edhe 2 te çmontuar. 4 kane rene .Ishin 12 u nderrua nje skuadrilje Mig-21 kineze me 2 skuadrilje MIg-19 me lokator (radar)
vetem 3 ne gjendje pune, pra ne gjendje te bejne fluturime.

Kujt i pelqejne avionet/helikoptere ushtarake edhe informacione mbi to mund te shikoje ketu. Ka shume shume shume mbi 5 faqe /pf/images/graemlins/smile.gif
http://www.albforumi.com/cgi-bin/ultimatebb.c gi?ubb=get_topic;f=43;t=000003
 
Top