Re: ABORTI!
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Me te vertete une nuk jam nene, por kjo sme pengon ta shikoj nje femije si nje mrekulli! ta shikoj qe edhe pse nje nje shtepi femije rritet me plot enderra. Do ta kete me te veshtire se nje femije qe rritet ne nje familje plot me lodra e me dhurata...por do jete me i lumtur se ai. PAsi cdo gje ne jete do e kete arritur vete dhe per kete gje do ndihet krenar.
[/ QUOTE ]
<font color="brown"> Margerita, je e sigurt se kjo qe thua me siper eshte e vertete? Ke takuar ndonjehere ndonje femije qe jeton ne shtepine e femijes, ose a ke shkuar ndonjehere atje? Sa i ndergjegjshem eshte nje femije pese vjeç se po e arrin gjithcka vete, kur nuk ka nate mos enderroje qe te nesermen, ashtu si me magji, t'i vije e ema tek dera dhe ta marre me vete. Sa e sigurt je qe keta njerez arrijne nje jete normale si te tjeret qe kane patur nje familje pas vetes? Une kam patur qe ne fillore femije nga jetimorja dhe nuk e ke idene se si shperfilleshin (me vjen turp edhe mua ta them tani, por ja qe ka ndodhur). Nejse, ky eshte nje diskutim kaq i gjate saqe nuk e perfundojme dot ketu, por thjesht doja te te thoja se ajo qe mendon ti per femijet e rritur pa familje nuk eshte e vertete.
Sa per abortin, nuk jam dakord me te kur mendohet si zgjidhja e pare, nderkohe qe mund te ekzistojne zgjidhje te tjera. Megjithate, edhe ajo qe permend Ruri me siper eshte shume e vertete. Nese jeton ne Shqiperi, duhet ta dish se njerezit ketu nuk kane mentalitet aq te hapur, edhe pse mund t'i lene vajzat e tyre me minifunde nga blloku, apo mund t'i pyesin djemte nese kane ndonje shoqe... Probleme si ai i nje femije ne 'rrethana te pazakonta' per shoqerine tone jane ende çeshtje shume te nxehta ketu.
Te te bej nje pyetje tjeter ne lidhje me abortin: si do t'ia beje nese fetusi diagnostikohet me probleme ne formim (flas probleme te pakthyeshme)?
</font>