ABORTI!

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: ABORTI!

nuk e di nuk jam dakort per mua shum mire nje femij mund ti thot nje nene, nese ti nuk me deshe me te vertete perse me dhe jeten dhe ti nuk me ke dhene dashurin tende kur un linda.
mendoj qe nje femij duhet te vij ne kete bote kur eshte i deshiruar, dhe jo per çeshtje ndergjegje.
pastaj nje femij e ndjen kur ka diçka qe nuk shkon edhe ai nuk eshte i lumtur pastaj.
 

Vdeksh

Primus registratum
Re: ABORTI!

Nqs nje femije do i thote nje nene:"Nese nuk me deshe perse me dhe jeten",atehere nena ka per ti thene femijes qe:"Te doja thelle brenda meje dhe prandaj ta dhashe jeten,pavaresisht se asnjehere se kam treguar kete dashuri"
Kur nje njeri sjell dike tjeter ne jete,atehere shkeputet nje pjese e tij nga trupi,zemra dhe mendja dhe heret a vone ka per ta dashur kete "krijese" dhe ska per te ven asgje para tij.Do sakrifikoj jeten per kete "krijese" dhe kur te vdesi atehere ka per te vdekur e lumtur(nena) sepse e di qe nje pjese e saj ekziston ne kete bote...
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: ABORTI!

nuk e mendojme njelloj,
per mua nje femer ka te drejte te bej çte doj me trupin e saj, gjerat behen me zemer dhe jo per ndergjegjje te keqe.
/pf/images/graemlins/wave.gif
 

Vdeksh

Primus registratum
Re: ABORTI!

Dhe pikerisht eshte zemra ajo qe komandon mbi mendjen dhe mbi trupin dhe nqs nje femer aborton atehere te jesh i sigurt qe e ben jo sepse se deshiron kete femije por sepse ka frike,eshte frika ajo qe e shtyn te abortoj dhe asgje tjeter...
 

ana karenina

Primus registratum
Re: ABORTI!

Hije nuk te eshte edituar asgje, te pakten jo tek kjo teme. Kam nderhyre per te rregulluar pikat e presjet, si dhe shkronjat e medha qe i keni harruar te gjithe e shkruani si me kembe. Te lutem here tjeter bej kujdes me menyren e te shkruarit!
 

sweet eda

Primus registratum
Re: ABORTI!

e kam thene edhe e ritheksoj, cdo gje varet nga situata ne te cilen, ndodhet femra...........mos filloni tani duke bere moralizma jo eshte krim, jo s'eshte krim, sipas situates njeriu ben e vepron ate qe mendon se eshte e drejte per jeten e tyre ne momentet qe ndodhen. personalisht nuk e kam kaluar kete eksperience por do thoja qe nese do ndodhesha ngushte e pa prespektive do preferoja me mire nje abort sesa te sillja ne jete plot probleme nje krijese e cila do e vuante dyfishin tim situaten.
shpresoj qe per cdo njeri e thkesoj njeri e jo femer, se ne kete rast perfshijme edhe partnerin, ta kalojne sa me lehtesi keto momentee te studihet situata. nese partneri nuk perfshihet fare atehere aborti do ishte zgjidhje e menjhereshme.
tani nese dikush mendon e tote jo qelizar fillojne e formohen qe ne mometin qe ngel shtatzane, e vertet por ka raste femrat as nuk e dine qe jane shtazane deri pas 5 apo 6 javesh pas shtatzanise, edhe nuk ke ndenja dashurie, derisa fillon e degjon femijen qe leviz brenda teje, kshu qe nuk mun dte thoash po vret nje qenie qe akoma s'leviz brenda vetes.
 

Guest
Re: ABORTI!

too too nice...nese dikush kerkon te justifikohet per zgjedhjen e tij eshte pune tjeter. Qe aborti eshte vrasje eshte vrasje dhe kjo sdiskutohet. Qe asnje ska te drejte te gjykoje dike qe merr persiper nje vendim te tille eshte e drejte.

Deri sa nje femer ka te drejte te vendosi per trupin e saj...ku e gjen te drejten te vendosi per jeten e nje personi qe do kete jeten e tij?!

Ne boten e sotme kur mund ta japesh ne biresim femijen pse duhet ta vrasesh ate??!!! mendoni o njerez te mire e te urte se ka cifte qe japin shpirtin per te pasur nje femije dhe ju nuk doni ti mbani!
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: ABORTI!

Askush nuk ka te drejte tu tregoje femrave cfare munden ose nuk munden te bejne me trupin e tyre ……jane ATO dhe vetem ATO qe mund ta kene kete kontroll …….
Ka raste qe nje aksident e con te hyje ne nje detyrim te perjetshem, dhe te vuaje pasojat e ketej aksidenti ……mendoni nje femije te rritur ne mes varferise ose mosdashjes nga njeri prej prinderve ………ose edhe qofte te detyrosh nje femer te pergjigjet per nje femije qe seshte e deshiruar edhe nga vete ajo.......
Por gjithe thelbi qendron tek parandalimi dhe kontrolli ………CONTROL, CONTROL......ndoshta nje dite sdo kemi nevoje te flasim per abortin sepse mjete akoma me te sofistikuara per shmangien e shtatzanive do te ofrohen....Pro abortit ne te gjitha rrethanat kur ky vendim merret nga ajo qe e mbart ate ......
 

Guest
Re: ABORTI!

Po si mor popull, ben dashuri me personin qe dashuron dhe femija qe lind quhet aksident?! wow, lumsi ju qe jeni kaq te ftohte! Vini ketu e tregoni qe shtatezania eshte problem i femres dhe ajo duhet te marre vendime te tilla. kur ate krijese e ka bere nga nje akt qe bashkon 2 veta, nje akt bashkimi me perfekt qe arrine nje cift...
Por nese ju nuk e doni femijen, nuk keni mundesi ta doni( se mbi te gjitha per kete ka nevoje nje femije) ka plot mundesi zgjedhjeje sot. KA cifte qe do ta rrisnin e ti jepnin dashuri, ka shtepi familje qe e mbajne per disa kohe kete femije deri sa ju te sistemoheni, ka shtepi femijesh ku do rritej me mire se te tretej nen dhe.
 

Ruri

Primus registratum
Re: ABORTI!

Margerita je me idealiste sec duhet,do ishte nje mrekulli sikur bota te ishte sic e thua ti ,por jo e dashur nuk eshte aq kollaj
Ku e di ti sa cfare halli mund te kete ajo femer qe detyrohet te marre nje vendim te tille??!
Nje fjale goje eshte te thuash jepe per adoptim
Nuk je nene prandaj e thua .Te jesh e sigurte qe sado qe te kete dashur nje femer te beje abort ne muajt e pare ne momentin qe ajo e lind nuk do te mundej ta jepte per adoptim dhe si rrjedhim ai femije do rritet me vuajtje perbuzje apo varferi
Eshte sh kollaj per te gjithe ne te japim mendje por nese te gjithe ne do gjendeshim para nje fakti te tille kushedi si do silleshim
Une per vete jam pro abortit nese ajo femer eshte e bindur qe nuk ka asnje lloj mundesie per ta mbajt ate femije
 

Guest
Re: ABORTI!

jo moj...qenka idealiste ti thuash jetes PO dhe te vrasesh dike qenka te jesh realiste!
Me te vertete une nuk jam nene, por kjo sme pengon ta shikoj nje femije si nje mrekulli! ta shikoj qe edhe pse nje nje shtepi femije rritet me plot enderra. Do ta kete me te veshtire se nje femije qe rritet ne nje familje plot me lodra e me dhurata...por do jete me i lumtur se ai. PAsi cdo gje ne jete do e kete arritur vete dhe per kete gje do ndihet krenar.
Sa per boten nuk e enderroj ndryshe nuk pretendoj ta ndryshoj, por thjesht kush ka sy, vesh e tru te kuptoj qe ne jete ka plot zgjedhje. Jeta eshte e bukur jepuni mundesine ta jetojne te gjithe!

Dhe nese do vihet ne planin qe une jam idealiste e kam per nder te jem idealiste se i them JO ABORTIT dhe PO te qenurit nene! /pf/images/graemlins/wub.gif dhe do kisha fatin te shikoja nje buzeqeshje dhe dy krahe qe vijne drejt meje per te me perqafuar.
 

Ruri

Primus registratum
Re: ABORTI!

Mos fol per vete e dashur
Une jam nene dhe eshte dhurata me e bukur qe me ka bere zoti
kur ngela shtatzane ishte komplet jashte planeve te mija isha e fejuar dhe jo e martuar dhe e mbajta ,ne asnje sekonde nuk me shkoi ne mendje ta hiqja pasi e kisha me njeriun qe doja dhe me donte kishim nje ekonomi te mire dhe martesa ishte ne planet tona
Dmth i kisha te tera kushtet per ta mbajt ate femije dhe jam njeriu me i lumtur ne bote qe e kam
Poor e dashur nuk mund ti bej moral nje femre qe i dashuri sa e merr vesh qe eshte shtatzane e braktis ,familja po ashtu eshte e vogel ne moshe nuk ka asnje lloj te ardhure
e cfare jete mund ti ofroje ajo atij femije
A jeton ne shqiperi ti??A e di cdo me thene te ngrihesh kunder te gjitheve e te besh nje femije jashte martese dhe te te tregojne te gjithe me gisht ty dhe femijen tend ,te jesh e braktisur prej te gjitheve
Apo ajo nene qe ka nje nr te madh femijesh qe nuk i ngop dot me buke e te sjelle dike tjter ne jete??
E dashur per rastet fatkeqe mgjse eshte sh e dhimbshme eshte e vetmja rruge .
ne gje duhet te kene te qarte te gjithe le te mesohen me sexin e sigurte qe mos te gjenden para dilemave te tilla qe do i kene gjithe jeten ne mendje
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: ABORTI!

bashkangjitem ne menyr totale me mendimet e rurit,
as un nuk kam femij, nuk e di çdo te thot te jesh nene, dhe nuk kam abortuar noj here, por sot e di qe nese bie shtatezan dhe qe nuk jam gati te pergjigjem per nje femije, do te preferoja abortin.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: ABORTI!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Me te vertete une nuk jam nene, por kjo sme pengon ta shikoj nje femije si nje mrekulli! ta shikoj qe edhe pse nje nje shtepi femije rritet me plot enderra. Do ta kete me te veshtire se nje femije qe rritet ne nje familje plot me lodra e me dhurata...por do jete me i lumtur se ai. PAsi cdo gje ne jete do e kete arritur vete dhe per kete gje do ndihet krenar.

[/ QUOTE ]

<font color="brown"> Margerita, je e sigurt se kjo qe thua me siper eshte e vertete? Ke takuar ndonjehere ndonje femije qe jeton ne shtepine e femijes, ose a ke shkuar ndonjehere atje? Sa i ndergjegjshem eshte nje femije pese vjeç se po e arrin gjithcka vete, kur nuk ka nate mos enderroje qe te nesermen, ashtu si me magji, t'i vije e ema tek dera dhe ta marre me vete. Sa e sigurt je qe keta njerez arrijne nje jete normale si te tjeret qe kane patur nje familje pas vetes? Une kam patur qe ne fillore femije nga jetimorja dhe nuk e ke idene se si shperfilleshin (me vjen turp edhe mua ta them tani, por ja qe ka ndodhur). Nejse, ky eshte nje diskutim kaq i gjate saqe nuk e perfundojme dot ketu, por thjesht doja te te thoja se ajo qe mendon ti per femijet e rritur pa familje nuk eshte e vertete.
Sa per abortin, nuk jam dakord me te kur mendohet si zgjidhja e pare, nderkohe qe mund te ekzistojne zgjidhje te tjera. Megjithate, edhe ajo qe permend Ruri me siper eshte shume e vertete. Nese jeton ne Shqiperi, duhet ta dish se njerezit ketu nuk kane mentalitet aq te hapur, edhe pse mund t'i lene vajzat e tyre me minifunde nga blloku, apo mund t'i pyesin djemte nese kane ndonje shoqe... Probleme si ai i nje femije ne 'rrethana te pazakonta' per shoqerine tone jane ende çeshtje shume te nxehta ketu.

Te te bej nje pyetje tjeter ne lidhje me abortin: si do t'ia beje nese fetusi diagnostikohet me probleme ne formim (flas probleme te pakthyeshme)?
</font>
 

ana karenina

Primus registratum
Re: ABORTI!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Askush nuk ka te drejte tu tregoje femrave cfare munden ose nuk munden te bejne me trupin e tyre. Jane ATO dhe vetem ATO qe mund ta kene kete kontroll.
Pro abortit ne te gjitha rrethanat kur ky vendim merret nga ajo qe e mbart ate ...

[/ QUOTE ]

Po mashkulli ne kete mes apo mbetet thjesht nje ish farembjelles? Cudi se meshkujt jane ata qe marrin vendime, qe thone fjalen e fundit, ata na udheheqin, mbeshtesin, ne jemi seksi i dobet me nje fjale. Kur vjen puna ke aborti qenkemi te gjithepushtetshme? Epo me ne fund, meqe asnje nga cunat e forumit nuk te ka kundeshtuar, po e marr te mireqene kete te drejte te femrave /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: ABORTI!

Pershendetje eniad,

Persa i perket pyetjes tende ne kam qene ne shtepine e femijes se tr pergjigja eshte po kam qene. dhe nese ai "shtepi" u rikonstruktua para 5 viteve u be sepse une dhe nje shoqja ime i morem zyrat e karitaseve nje e nga nje derguam plan-projektet e asaj ndertese. Ishim nje klase me me 17 vjecare qe per krishlindje mblodhem ato pak te ardhura dhe u bleme disa karamele atyre femijeve dhe degjuam histori shume te dhimbshme.U perpoqem te luanim me to dhe ti argetonim. Dhe ato ishin plot enderra...
Jane femije qe vuajne dhe kete gje nuk ua ndryshoj dot Zoti jo me une... ama mund ta ndihmoj te besoj qe nje dite per te do jete me mire...se edhe ai si shume te tjere mund te jete i lumtur. Se ka femije me prinder gjalle dhe jane me jetim se jetimet!

Persa i perket mentalitetit "te mbyllur shqiptar" keta njerez kaq me principe dhe me fytyre te bukur pse nuk e mendojne para se te bejne femijen per mentalitetin? apo shtatezania eshte aksident kohet e fundit...sepse familja ka perdetyre ti japi nje femije lodra, ti plotesoje deshirat, ta lere te lire...e pse jo mos te shkembejne rolet femija prind e prindi ti bindet femijes!
Pastaj si kryeni marredhenje me dike duke mos marr parasysh edhe rreziqet? si cdo vendim ne jete edhe seksi( sepse kur mendohet per nje abort nuk behet dashuri por kryhet seks) ka disa ane pozitive dhe ane negative... Por ketu dalim tek disa probleme te mos bisedimit ne raport qe dalengadale po sjellin degjenerimit te qelizes se shoqerise, FAMILJES!

Persa i perket pyetjes qe ke shtruar ne fund per mendimin tim ai eshte moment problematik dhe i dhimbshem...pasi sjell edhe trauma te medha psikologjike deri ne veshtersi per te pasur serish nje femije /pf/images/graemlins/frown.gif(
 

eniad

Forumium maestatis
Re: ABORTI!

<font color="brown"> PSE-te e tua jane me vend, por keto jane argumente per parandalimin e shtatezanise se padeshiruar. Flasim per momentin kur nje femer eshte shtatezane. Ky eshte momenti qe diskutojme.
Me vjen mire qe ka njerez si ty e te tjere qe kujtohen dhe u kushtojne sadopak kohe femijeve pa familje, megjithate, e the vete, nuk ua ndryshon dot gjendjen. Rrjedhimisht, pavaresisht sesa endrra kane, eshte kaq shume e veshtire per ta t'i arrijne. Ne moshen 18 vjec ata nuk pranohen me nga shtepite e femijes dhe nuk ta merr mendja se ku dhe si jetojne nje pjese e mire prej tyre.
Ka shume arsye per te qene kunder dhe pro aktit te abortit, ne varesi te rrethanave te caktuara, por nuk mund te dalesh me te verteta absolute dhe te thuash se e kunderta e tyre eshte e shemtuar.

Nejse, a te bej edhe nje pyetje tjeter? Je vertet e bindur se nuk do te abortoje asnjehere? /pf/images/graemlins/confused.gif

PS. Pyetja eshte dashamirese.
</font>
 
Top