Re: A MUND TA FALNI NJE SHOK KUR AI JU KA TRADHETUAR ME TE DASHUREN
Pershendetje te gjithve!
Tema qe po kuvendoni eshte shume interesante dhe e nevojshme per kohen dhe kushtet ku jetojme...
Une po ju jap mendimin tim, ashtu si dhe ju paskeni mendimet e juaja te ndryshme...
Une mendoj se:
Ne qofte se e dashura, qofte ajo shume e lidhur apo me pak e lidhur me mashkullin, qofte edhe serioze lidhja apo deri dhe bashkshorte, ne se ka shukar me shokun...apo shoku i yt ka shkuar me te...
Cdo mashkull duhet te dale para pasqyres dhe te shohe vehten thelle ne shpirtin e tij, ne ndjenjat e tij, ne cdo gje qe ai zotron dhe ta pyes ate, pra vehten:
C'te mungoje ty qe ajo shkoje me tjetrin?
A je ti i afte qe te ja plotsosh asaje shpirtin, krahun, zemren, ta mbhushish ne cdo boshkllek qe ka...???
Dhe pastaj mendo, ne se nuk je ne rregull, te mungon dicka ne sjedhjet ndaj saj...terhiqu e shiko per nje tjeter qe te pershtatet ty...
Nuk ka faj as shoku, as shoqja, as e dashura as gruaja...por ka faj ai te cilit i iken dicka nga dora per pa zotsite e tij...
Ai apo ajo...se ndodh qe te ik dhe i dashuri e shkon me shoqen tende te ngushte...
Prandaj duhet te heqim dore nga mentaliteti shpellor si : "i kput koken"... etj...
Ato jane ndejnja kriminele qe ja shujne njeriut ne shpirt cdo ndjenje te paster dashurie...e bejne te pa afte per te dashuruar...
Femrat ndjejne deri dhe me lekure, nuhatje, levizje e nepermjet cdo gjeje e ndjene mungesen, ate qe u mungon...dhe prej natyre ato jane ne kerkim te me te mires gjithmone...ndryshe nuk do te kishte fuqi aq te madhe dashuria njerzore...
Duart e buta ndjejne dhe me te prekur, e ato i zotrojne mire shueme ato arte...
Duart e ashpra te meshkujve nuk ndjene shume gjera, pervec parase qe e bejne aq pis ne perdorim, dhe ndjene dhe gjerat e forta si gotat ne dore, shishet, armet etj...gjera qe ja bejne jeten te akullt dhe shpesh te pa jetueshme...
Tek vehtja duhet shikuar cdo gje qe na humb...jo tek ai qe e gjen...ai eshte me i kujdeshem dhe me i perkushtuar, ndaj e gjene...
Mendimi per te vrare shokun apo miken tende kur i sheh bashke e len shume thelle ne shpellat e injoranmces mashkullin...
Ah, zgjidhja do te ishte:
Ne se nuk e akzepton, nuk e pranon dot, ashtu sic eshte ajo ngjarje...te marresh anen tende dhe te shikosh per nje tjeter, por me nje kujdes me te madh...per te mos i lene hapsire boshe ne shpirt qe ajo apo ai te kerkoje ate qe i mungon...
Nderime e shume fat ne dashuri te gjithve!
"Nder udhtime"