A kemi zbritur vertet ne Hene?

olti

Neo
Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

man-on-the-moon.jpg


Cdo dite e me shume shtohen zerat per nje 'megakonspiracion' te NASA-s mbi suksesin me te madh te njerezimit ne pergjithesi dhe Amerikes ne vecanti, ne fushen e eksplorimeve hapesinore. Pra jane shtuar akuzat dhe dyshimet mbi zbritjen e njeriut mbi Hene. Akuzat dhe dyshimet jane te shumta dhe pergjigja e NASA-s, eshte shume e dobet; te pakten keshtu thuhet ne mediat e sotme, sidomos ne revistat qe kane permbajtje shkencore. Nqs dikush ketu ka informacione te sakta mbi pretendimet e dyshuesve dhe pergjigjet e qeverise amerikane, do te ishte i lutur t'i sillte ketu!
help.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

eshte e vertete ajo qe shkruan NEO
eshte nje liber i nje amerikani (se mbaj mend emrin tani) dhe ka qene best seller para disa vitesh

me sa mbaj mend tani nje nga argumentet me te forte ishin ato fotografi qe ke vene ti
po te shihen me kujdes ne ato foto mungon horizonti dhe kane edhe shume probleme me hijet e njerezve etj qe autori i sqaronte shume mire ne ate liber

me duket se shume sot besojne se asnje nga fotot ose xhirimet qe thuhet se jane bere ne hene (sidomos ato te misionit te pare) s jane bere ne hene por ne shkretetirat e amerikes gjate testimeve

megjithese duhet te them se gjate atyre misioneve eshte marre material (gure rere) nga hena dhe eshte vendosur edhe nje trasmetues ne hene qe trasmeton sinjale edhe sot qe verteton se dikush ka shkuar atje

them se NASA kishte shume frike nga ndonje problem dhe deshtim i misionit dhe kishte bere gati fotot filmimet ne rast te ndonje problemi
per te realizuar endrren e te qenit te pare ne hene per ameriken ishte shume e rendesishme se ishin kaluar gjithnje nga BS ne explorimin e hapesires

me sa kam pare sot misioni i pare ne hene i kushtoi NASAs rreth 25miliard dollare dhe duke mos nxjerre asnje perfitim pervec atij moral se cuam njeriun e pare ne hene dhe mendohet se ishte gafe e kohes qe kushtoi shume shtrenjt per ca grush gure qe gjenden edhe ne toke
 

mostro

Putraku
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

jemi akoma kohe qe ti tregojme botes se si ne shqipetaret kemi njul per here te pare komet ne diell dhe kina nrit flamurin e kstriotit :eek:
 

eM

Paper Moon
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

Dy nga pika kryesore ku keta njerez mbeshtetin idete e tyre per konspiracionin e NASA jane valevitja e flamurit si edhe gjurmet. Duhet se ne hene nuk ka ajer dhe flamuri nuk mund te tundet gjithashtu dihet se graviteti ne hene eshte shume i vogel keshtuqe gjurme aq te thella jane pak si genjeshter.

te them te drejten nuk do te mendoja se eshte e pamundur. Nje nga komshite aty ku banojne prinderit e mi eshte prof. physics ne VATech dhe ai qe i pari qe me tha kete ide. Ne fillim thashe ka lujtur i shkreti po se di pse nuk me duket dhe aq e pamundur. Nuk e ve ne dyshim qe kemi qene ne hene po mbase jo ne ate vit. Mbase ajo qe thjesht nje Steven Spielberg movie!

eM
 

olti

Neo
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

Une kam lexuar disa nga akuzat dhe kunderpergjigjet e NASA-s. Pak a shume jane keto:

<ul type="square">
[*]NE fotot e bera nuk duken yjet.
[*]Pergjigja e Nasas: Fotoaparatet nuk ishin te fuqishem sa duhet, per te rregjistruar driten e dobet te yjeve.
[/list]

<ul type="square">
[*]Mungon nje krater ne vendin ku u ul moduli i transportit te astronauteve dhe pajimeve.
[*]Pergjigja e Nasas: Moduli i transportit eshte ulur ne nje zone shkembore, keshtu qe propulsoret e modulit nuk mund te benin nje krater.
[/list]

<ul type="square">
[*]Hijet e astronateve dhe makinave kane gjatesi dhe drejtime te ndryshme, dmth jo normale.
[*]Pergjigja e Nasas: Keto jane anomali per shkak te terrenit jo te rregullt te Henes.
[/list]

<ul type="square">
[*]Horizonti eshte shume i afert. Eshte sikur te ishte nje studio filmi.
[*]Pergjigja e Nasas: Horizonti i Henes eshte me i vogel, sepse diametri i Henes eshte kater here me i vogel se ai i Tokes. Gjithashtu mundojne dhe objektet e referimit qe kemi ne Toke, si shtepite, pemet etj.
[/list]

Si thoni ju?!
unsure.gif
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

dhe mua, tani qe e ve re me kujdes, s'ma mbush syrin ajo valvitja e flamurit. Ajo valevitje tregon se, aq shume ere sa po fryn atje, e merrte me vete jo vetem flamurin po edhe njeriun me gjithe flamur.
Shume e dyjshimte me duket ajo valvitja te fotoja e dyte, sec kam nje bindje qe nuk eshte foto origjinale.
 

gjekec

Primus registratum
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

Per ate te valvitjes ca pergjigje kishte Nasa se se kapem.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

Bah..
Flamuri nuk valevitet.. ka nje bosht horizontal qe e mban te ndere dhe materiali me te cilin eshte bere eshte nje beze e vecante e lare me nje &quot;kolle&quot; rrobash dhe me material qe ta beje qe t'i rrezistoje mikroshiut te meteoriteve dhe te jetoje sa me gjate. Forma qe ka eshte e perhershme dhe flamuri ASNJEHERE NUK eshte valavitur.
cernan-salutes_02b.jpg


Horizonti ne Hene eshte dicka me pak sesa 2km larg pikes se vendndodhjes.
Ka filmime qe tergojne mungesen e atmosferes dhe efektin frenues te saj ne renien e lire, me i njohuri renia e nje cekici dhe nje pende ne toke te njejten kohe.
Matjet e &quot;kercimeve&quot;-hapa pas filmimeve tregojne per nje gravitet 6 here me te vogel se sa ai i Tokes qe perkon me gravitetin ne Hene.
Gjurmet jane aq te thella sa ne Toke ne nje fushe te mbushur me nje shtrese te trashe pluhuri. Pesha eshte 6 here me e vogel per njeriun qe i shkel, dhe po ashtu per pluhurin i cili ngjishet nga pesha e vet 6 here me e vogel.

<span style="font-style: italic">Things are not as complicated as they look.. never!</span>
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

shtese dhe korigjim..
Horizonti dicka me shume sesa 2km larg pikes se vendndodhjes.
Krateri kerkon force impakti qe te krijohet aq i madh sa nje meteorit me mase te njejte me modulin e uljes qe bie me shpejtesi. Moduli eshte ulur bute dhe ne frenim, ose s'do te kishte fare modul.. ose se paku astronaute te gjalle brenda.
Hijet e astronauteve vertet qe jane te ndikuara nga terreni dhe duket fare qarte. Dhe me nje vizore mund te shihet se drejtimi i hijeve eshte i sakte dhe konvergjon ne piken e perspektives.
Per fotografite e yjeve, cdokush e di qe ndricimi ne paraskene (ne rastin konkret i astronautit dhe "tokes" ku qendron) fillon e humbet fokusin nga sfondi ne aparatin fotografik, aq me teper kur pjesa e ndricuar ze me shume se gjysmen e fushepamjes. Gjithashtu nje rritje e hapjes se diafragmes se aparatit per te lejuar dritat e zbehta te jene te dallueshme do te conte ne efektin e verbimit te paraskenes, i cili ka qene praktikisht dhe qellimi i fotografise.


------------------
"When God created sunrise, He was trying to copy your smile."
 

gjekec

Primus registratum
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

doni me per belulin? /pf/images/graemlins/laugh.gif po me verte si nuk e pam ate boshtin ne plak, ..prap duket cik valvitje
wacko.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

Gjergji, të bëjnë sytë ose nuk do ta shikosh. Pak në të djathtë të mesit ke një vijë vertikale që nuk formohet kurrë në flamur të valëvitur nga era.

Përdorni pak logjikë. Po të donin t'ia hidhnin botës, nuk gjenin dot një ditë pa erë që mos t'u prishte punë valavitja. Ja dhe një mendim tjetër që e shkruajta para ca ditësh tek tema e pytjeve të përgjithshme.

Amerikanët u trembën kur Bashkimi Sovjetik vuri satelit në orbitë para tyre. U trembën akoma më shumë nga një lojë e bukur e KGB-së, e cila përhapi informacionin që ishin manovra të qëllimshme kur dy satelitë sovjetikë do kalonin pranë njëri tjetrit rastësisht.

Amerikanët u trembën dhe vendosën që të ishin të parët në hënë. Kur ata shpallën fitoren, po të ishte fallco, nuk mendon se do e kishte përgënjeshtruar lajmin Krushovi? Do i linte imperialistët amerikanë t'i hidhnin hi syve proletariatit botëror me këtë fitore të rremë?
 

eM

Paper Moon
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

Nese keni pare dhe xhirimet flamuri eshte valevitur!

Megjithate qendron idea se pse do ta benin ne nje dite me ere? Nuk e mendonin dot? Duket sikur te jete gabim shuem ordiner!

eM
 

Admirali

Primus registratum
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

Para 4 vjetesh gjeta rastesisht ne Internet nje dokument qe analizonte ne detaje ate qe sipas NASA ishte mrekullia amerikane, dergimi i njeriut ne Hene. Analiza behej dhe nga fotot qe NASA ka pblikuar.Nje nga ato analiza eshte dhe kjo: mesa mbaj mend ne nje foto tregohej Neil Armstrong me flamurin amerikan(foto qe ka postuar Neo). Kozmonautin po e fotografon shoku i tij. Sipas NASA njeri nga kozmonautet ngeli me pjesen tjeter te anijes ne orbiten e Henes, dhe ne Hene zbriten dy veta. Por po te shihni me vemendje ne kasken e Armstrong, aty qarte pasqyrohet dhe silueta e nje kozmonauti tjeter. Pra i bie qe aty te kemi 3 kozmonaute, Armstrong, ai qe po e fotografon ate, si dhe silueta e nje te treti, plus dhe ate qe ishte ne orbiten e Henes, na dalin 4 kozmonaute. Si ka mundesi qe te jene 4 kozmonaute, kur dihet qe u nisen vetem 3 te tille??????
Analiza ka te beje dhe me gravitetin, valevitjen e flamurit, si dge faktin se pse NASA nuk con me njerez ne HENE, tani qe teknologjia eshte me e perparuar se ne vitet 60????


P.S.
Fatkeqesisht ate dokument une nuk e kam me, po ta kisha, do e postoja ne forum, se bashku me fotot qe analizohen.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

ndricimi i yjeve ne hene eshte shume here me i madh se sa ne toke per mungese te atmosferes
dhe po me te njejtat aparate ne ato vite rreth '60 jane bere edhe foto ne hapesire dhe aty yjet dallohen

nq se ju kujtohen filmimet se mbaj mend cili mision apollo po eshte bere nje xhiro e vogel me makine ne hene nga levizja e pluhurit reagimi i makines ne perplasje mendohet se as qe i afrohet fare kushteve te henes po duket si nje udhetim ne toke

hijet e objekteve me te vertete jane ne te shumten e rasteve nga nje burim por supozohet qe ai burim eshte jo me shume se disa dhjetra metra larg

por prape nga hena jane marre materiale dhe eshte vendosur edhe nje transmetues kush e ka bere ate pune njerez apo robote ??(se di sa ka qene e zonja teknollogjia e asaj kohe) kesaj do i jepet pergjigje kur ndonjerit ti teket te shkoje prape atje

si thoni a ja vlen te shkosh ne hene
pervec se per turizem se di se ka ndonje vlere tjeter perberja e henes eshte e njejte me ate te tokes
 

Darien

Primus registratum
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

Fillimisht postuar nga Admirali:
[qb] ...si dhe faktin se pse NASA nuk con me njerez ne HENE, tani qe teknologjia eshte me e perparuar se ne vitet 60????[/qb]
1) teknologjia për udhëtim me ekuipazh njerëzor në hënë nuk është më e përparuar sesa ishte në vitet '60 dhe '70 - shumica e njohurive mbi raketat u zhvillua në bashkëpunim me përmirësimin e arëmve bërthamore, të cilat nuk kanë përparuar shumë që në 1988 - W-88 është maja (warhead) më e përparuar për raketat Minuteman ku 88 tregon vitin e prodhimit

2) Shtytja kryesore për mbërritjen në hënë ishte lufta e ftohtë - tani nuk ka arsye ekonomike ose politike që të shkojë

3) buxheti i NASA-s ka ardhur në rënie gjatë 4 presidencave të fundit (Bush, Klinton, Klinton, Bush) dhe po të kërkojnë fonde të shkojnë në hënë nuk do miratoheshin kurrë ne Kongresin dhe Senatin amerikan

4) Në kushtet e atyre viteve, popullsia amerikane ishte e gatshme të pranonte humbje njerëzore për të arritur qëllimin - udhëtimi i sotëm në hënë do kërkonte shumë garanci të tepërta për sigurinë e astronautëve - këto kërkesa shtojnë koston e udhëtimit dhe e bëjnë pothuajse të pamundur

5) gjysma e shkëmbinjve që u sollën nga hëna në tokë janë akoma në amballazhin origjinal ku u futën para se të ngarkoheshin për rrugën e kthimit - kjo ndodh për dy arsye A) se mendojnë që nuk do të nxjerrin ndonjë informacion shumë të vlefshëm nga studimi B) mungesë fondesh për studime të tilla


kjo e pesta nxjerr një argument tjetër në favor të faktit që njeriu shkoi në hënë - shkëmbinjtë e sjellë nga hëna janë studiuar anembanë botës nga mijëra shkencëtarë - përdorni pak logjikën: "gjithë këta mijëra shkencëtarë janë pjesë e konspiracisë? sa i pagoi NASA këta? Al-Jazeera do paguante miliona dollarë që të ekspozonte këtë gënjeshtër të madhe amerikane; pse nuk e ka gjetur një nga këta shkencëtarët me faktet që nxjerrin gënjeshtrën në shesh?"
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

No comment! /pf/images/graemlins/smile.gif


-------------------
"When God created sunrise, He was trying to copy your smile."
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

Per Gjergjin, se qeka kokeforte fare dhe s'i mbushet mendja per qamet, hehe.

-- Quoted message --
A picture of an astronaut standing to one side of the flag, which still has a ripple in it (for example, see this famous image ). The astronaut is not touching the flag, so how can it wave?

The answer is, it <span style="font-weight: bold">isn't </span>waving. It looks like that because of the way the flag was deployed. The flag hangs from a horizontal rod which telescopes out from the vertical one. In Apollo 11, they couldn't get the rod to extend completely, so the flag didn't get stretched fully. It has a ripple in it, like a curtain that is not fully closed. In later flights, the astronauts didn't fully deploy it on purpose because they liked the way it looked. In other words, <span style="font-weight: bold">the flag looks like it is waving because the astronauts wanted it to look that way.</span> Ironically, they did their job too well. It appears to have fooled a lot of people into thinking it waved.


PS: PaperMoon. Ne fakt u shpreha gabim per valevitjen e flamurit pak me lart. Duhet te kisha thene &quot;valevitet nga era&quot;, sepse valevitjet qe jane pare neper filmime kane qene te tera gjate procedures se ngritjes se flamurit dhe me shume kane qene lekundje sesa &quot;valevitje&quot;.

-----------------
&quot;When God created sunrise, He was trying to copy your smile.&quot;
 

Darien

Primus registratum
Re: Kemi qënë mbi Hënë, apo jo?!

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] si thoni a ja vlen te shkosh ne hene
pervec se per turizem se di se ka ndonje vlere tjeter perberja e henes eshte e njejte me ate te tokes [/qb]
Ia vlen shumë. Misione për në brezin e asteroidëve do ishin shumë më të lehta me një bazë në hënë.

Që të zhvillosh koloni të përhershme në hënë duhen edhe stacione të tjera, vendosja më e mirë e të cilave është në pikat e lagranzhit (po deshe të lexosh më shumë rreth kësaj bëj një kërkim në internet për shprehjen "Lagrange Point"). Në fakt NASA ka filluar ta studiojë konceptin e stacioneve në orbitë të lartë (shumica e satelitëve janë në orbitë të ulët - LEO = Low Earth Orbit).

Ben Bova ka shkruar disa libra tërheqës në lidhje me kolonizimin e hënës. Këta janë libra fantastiko-shkencorë që i vendosin ngjarjet në të ardhmen e afërt dhe eksplorojnë ide rreth të ardhmes së njerëzimit. Dy librat që kanë të bëjnë me hënën janë "Moonrise" dhe "Moonwar".
 
Top