A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

MLK

Primus registratum
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

Per "vedi" si i thoni ju nga Shkodra Blue i kam nja tre karroca me ushqime dhe ja kam dhuru shoqatave qe çonin ndihma nga Evropa per kosovaret gjate luftes e ato karrocat i kam ble me paret e djerses time /pf/images/graemlins/wink.gif
Kurse atje ne Shqipni kam pas shoke qe kan ik kan marre familje kosovare nga kampet e i kan mbajt 6 muj ne shite e tyre pa i kerkuar asnje kokerr leku e keto qe them si kam lexu as gazetave e as forumeve po jane fakte /pf/images/graemlins/wink.gif
 

zog

Primus registratum
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

s'ma ha mendia ti ken mbajt pa interes, megjithese pa para. me siguri llogarisnin diçka tjeter, tu kthenin viziten, ti ndihmonin te emigronin, te pakten njerin nga pjestaret e shtepise, e keshtu me rradhe.

kosovaret te gjithe e kishin dike jashte, e ishin pikerisht keta qe u çonin para te paguanin shtepite e pritjes, ne rastin kur keta u kerkonin para.

megjithate asnje shqiptar nuk e kishte kapacitetin e as nuk e ka te mbaje PER NJE KOHE TE PACAKTUAR, nje familje te madhe si ato te kosoves.

fakti qe kur ndodhi lufta ne maqedoni, asnje nga refugjatet kesaj rradhe nuk e preferoi me shqiperine, por shkuan ne kosove, tregoi qe "mikpritja shqiptare" ishte me shume demagogji, si ato qe aq shume na e ka qejfi ti degjojme ne çdo cep, sesa gje tjeter.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

A e keni pare ate skecin kur bie kosovari ne det,- leket i thot shqiptari ndryshe s'ta jap doren te dalesh nga uji.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

Zog, ata shqiptarë që i kishin mundësitë veç nuk kërkuan pare. Në raste të tjera ishin vetë kosovarët që i jepnin paratë sepse e shikonin se në ç'gjendje ndodheshin familjet mikpritëse të tyre. Mos i mat të gjithë me kutin tënd
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

Ore,po me habisni perzotin!!!Dikush i fut te tan Kosovart ne nji thes(si per mir ashtu edhe per keq) e dikush tjeter i fut tan shqiptart e Shqipnis ne nji thes(si per mir ashtu edhe per keq),a thu kaq e kishte mirkuptimi i jone tash sa vite ne kete forum?

Blue,MATRAPAZI NUK KA KOMBSI/IDENTITET!!!!

Armiku i shqiptarit asht vetvetja,fjal me vend keto te dikujt para nji shekulli!!!
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb]

Armiku i shqiptarit asht vetvetja,fjal me vend keto te dikujt para nji shekulli!!! [/qb]
dhe duket se do vazhdoje te jete e vertete dhe shume shekuj me radhe :shrug:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

Fillimisht postuar nga Isabelle:
[qb] SHirazo ke fol si Skenderbeu :lol: ... [/qb]
mos eshte ndonje stermbese......se ja lypa direkt..doren /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

blendiys

Primus registratum
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

Shume nga ne nuk i ka lidhur ndonjehere puna me Kosovaret,dhe mbase as kane takuar nje,dhe kur vjen puna dhe pyet nje shqiptar te Shqiperise per kosovaret thone aman se nuk i duroj dot :eek:
(Ky eshte fakt)

Ne vitet 90-te,ne Shqiperi erdhen nje pjese e madhe kosovaresh te cilet i takonin nje shtrese si ajo e fluksit te ambasadave ne Tirane.
Pra,shume prej tyre aventuriere,te rinj pa te ardhme,matrapaze,hajdute dhe shume pak intelektuale,puntore te mashtruar me dekada me rrogat qesharake dhe familjare.

Ne kohen e luftes ne Kosove,Tironsat rrudhnin buzet duke thene : na myten Kosovaret ,a thua se keta te fundit ishin kanibale.

Edhe me sot, perendimoret,'dridhen' dhe nderrojne rruge kur degjojne te flitet per shqiptare (dhe pse shume prej tyre nuk kane takuar nje te tille dhe nuk dine se ku shtrihet Shqiperia gjeografikisht).
Kur i takon ne rruge dhe prezantohesh,me ironi dhe 'humor' te quajne mafia ,dhe pse ti mund te punosh me teper se ta dhe te jesh me i rrespektuar se ata!


Uroj qe kjo teme te mbyllet sa me shpejt /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

Ne kohen e luftes ne Kosove,Tironsat rrudhnin buzet duke thene : na myten Kosovaret ,a thua se keta te fundit ishin kanibale.
Në Tiranë kam dëgjuar edhe : Na mbitën malokët ëre, ose Na mytën malokët ose Na mytne malokt :shrug: .

Pra nuk është për tu çuditur që të jetë thënë e njëjta gjë për kosovarët. Pra ne vazhdojmë të jemi rracistë me njëri-tjetrin.
 

Guest
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

NUk eshte e vertete qe ne tr nuk i mirepriten kosovaret.
Mos thoni gjera te paqena! Kam qene tek pallati i sportin kur kane ardhur kamionat e pare me kosovare gjate luftes...dhe kishte plot familje qe i kane pritur edhe pse nuk i njihnin. KAne sjelle ushqime e rroba, kodra e cokollata.
Ata qe kishin lek kane ardhur me makina e te organizuar e kane marre shtepia me qera...ndersa nje pjese e mire kane ardhur te pa ngrene e te papire.Dhe tr si cdo qytet tjeter i ka pritur me aq sa kishin mundesi.
Nuk eshte pak te presesh nje familje tjeter qofte edhe prej 2 vetash ne nje "apartament dhome e kuzhine".Kishte probleme sa te duash!!! nje pjese e tyre ishin mesuar te kishin vila lukzoze dhe mendonin se Shqiperia ishte e tille.Ishte shume me mire se Kosova. Mendonin ate cfare mendonin ne ne vitet '90 qe cdo gje na vinte po te ulerinim shesheve "LIRI".
Ata jane akoma patriarkal dhe fanatik...por kjo nuk i ben as kanibal as hajdut as ku ta di une.


ps.Mos u perpiqni te mbyllni cdo teme sepse po nuk pati disa batuta hudh e prit me baze seksin temat duhet te mbyllet.
 

blendiys

Primus registratum
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

Une thashe 'se shpejti',pra pasi ti kemi nxjerre ujin e zi diskutimit /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Guest
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

ore ke fillu me u bo si bicim pistreci eeeee..qy kur te ka ik druni dmth shotja /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

kameleoni

Primus registratum
Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?

Eshte vetem nje ndryshim

Ne i quajme Kosovare dhe ata e quajne veten Shqiptare Kosovare

cdo gje tjeter per vllaznit tane eshte e gabuar te thuhet qe jane ndryshe.
 
Top