Re: A jane meshkujt dhe femrat njesoj ??
Femra dhe mashkulli janë të ndryshëm si në aspektin mendor ashtu edhe në atë fizik!
Ndryshimet në aspektin fizik fillojnë me mungesën e uterusit tek mashkulli e vazhdojnë pothuaj në të gjithë trupin. Këto ndryshime fizike çojnë edhe në ndryshime mendore (aftësia për të realizuar diçka si dhe bindja se mund t'ia dalësh dhe kjo jo vetëm nga ana muskulare). Gjithashtu, duke qenë se femra ka zakonet çdo 4 javë (20% të jetës së saj adulte)shoqërohet me ndryshim hormonesh që çon në ndryshim të ekuilibrit mendor (perceptimi i gjërave, reagimi ndaj situatave, etj.) d.m.th që femra ndryshon akoma më shumë mendërisht/fizikisht. Për më tepër, në përgjithësi tek meshkujt gjendet më shumë hormoni mashkullor (që nuk po më vjen emri në botë) që i bën meshkujt të mendojnë ndryshe nga femrat, nga ku edhe shprehja e famshme që meshkujt mendojnë me mikun poshtë.
Ka edhe shumë ndryshime të tjera por që ia lejmë të tjerëve t'i nxjerrin gjatë zhvillimit të temës!